Dervishaj takim me emigrantët shqipëtarë në Greqi: Konfliktet politike po na mbajnë peng

June 11, 2017 22:00

Dervishaj  takim me emigrantët shqipëtarë në Greqi:  Konfliktet politike po na mbajnë peng

Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Socialsite për Integrim kanë zhvilluar takime me emigrantet në Greqi. Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, u ndal te situata politike në Shqipëri, konflikti i së cilës tha se po mban peng vendin.

 LSI u shpreh, Dervishaj, është parti që punon për qytetarët shqiptarë brenda dhe janë vendit.

Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim e kanë shtrirë fushatën elektorale përtej kufirit të Shqipërisë.

Sokol Dervishaj, Vangjel Tavo si dhe kandidatë të tjerë kanë zhvilluar në fundjavë takime me emigrantë në Greqi.

Dervishaj u ndal te situata konfliktuale e politikës në Shqipëri, duke thënë se kjo nuk është rruga e duhur për zhvillimin e vendit.

Dervishaj: Ajo që keni parë kohët e fundit, është një sherrnajë, është një konflikt i panevojshëm që na mban peng. Ju e dini që themi: Njëra dorën lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Por nëqoftëse ne i presim dorën njëri-tjetrit nuk kemi çfarë lajmë dhe mbi të gjitha mbetemi peng i historive të pakuptimta.

Një politikë në konsensus, tha Dervishaj, është më e kujdeshshme edhe ndaj problemeve të shqiptarëve në emigrim.

Dervishaj: Sa më paqe, sa më stabilitet, sa më siguri, sa më garanci të ketë Shqipëri aq më mirë do të ecin punët e Shqipërisë, por edhe aq më e kujdesshme do të jetë Shqipëria edhe ndaj problemeve të shqiptarëve kudo ku ata janë.

Ndërsa Vangjel Tavo, u ndal në politikën e jashtme, duke akuzuar Ramën se e mbylli mandatin duke krijuar probleme me të gjithë fqinjët, me përjashtim të Italisë.

Kandidatët për deputetë kanë premtuar se do të angazhohen për të garantuar të drejtën e votës për emigrantët.

 

June 11, 2017 22:00
Komento

2 Komente

  1. Kariz Matik June 12, 07:45

    Kur Ditaret njoftojne per takime dervishjotesh me emigrante, por emigrantet s’duken gjekundi, atehere mendja te shkon menjehre ke vlerat pozitive te kesaj gazetarie “investigative”…

    Bravo Dita, bravo !

    Me qe ju gazetaret e keni bere zakon te raportoni per takime “ekspertesh” sidomos me ca refugjate greke, dhe ceshtja kryesore e ketyre takimeve “kaq te rendesishme” vertitet gjithmone rreth premtimeve te ca lesh-integruesve per “garantim vote”, ju lutem te merrni dhe pak shembull nga pervoja e kosovare ne kete drejtim. Ata nuk merren me premitme boshe, por veprojne!

    Ketu poshte mund te gjeni “Listen e Votuesve jashte Kosoves”,

    http://www.kqz-ks.org/Uploads/Documents/Lista%20e%20Votuesve%20jashte%20Kosoves%202017_xzuxplfvwm.pdf

    A ishte vota e emigranteve kosovare, ajo qe mundesoi dhe shuplaken e VETEVENDOSJES ne zgjedhjet e djeshme ?

    Reply to this comment
  2. Cen Sura June 12, 12:19

    Ende pa komente? Ver8?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*