Dëshira e çuditshme e një të sëmuri me kancer

September 11, 2016 11:55

Dëshira e çuditshme e një të sëmuri me kancer

Connie Willhite, një i apasionuar pas peshkimit dhe njëkohësisht veteran i luftës në Vietnam, e dinte se nuk e kishte jetën të gjatë në këtë botë, pasi beteja e tij me kancerin mori një kthesë të keqe.

Por ai kishte vetëm dy kërkesa të thjeshta, përpara se të vdiste: të pagëzohej dhe të merrte pjesë në një garë peshkimi. 68-vjeçari, që shërbeu në marinë gjatë Luftës së Vietnamit, i tha stafit të spitalit: “Nuk ka asgjë si peshkimi. Madje edhe kur ata nuk futen në grepin tënd, është ende një ditë e mirë për të qëndruar jashtë. E di se jam duke vdekur dhe kanceri më ka zaptuar, por për aq kohë sa do të jetoj, dua të peshkoj”.

Kërkesa e parë ishte e thjeshtë dhe u krye në spital; në prezencë të stafit dhe familjarëve. Dëshira e dytë ishte më pak e komplikuar, por stafi ishte i përkushtuar që t’ia plotësonte.

Connie Willhite ishte aq i sëmurë saqë nuk mund të qëndronte në këmbë, kështu që mori pjesë në garë, duke qëndruar i shtrirë në krevat. Edhe pse në atë gjendje, 68-vjeçari i habiti të gjithë pasi kapi 4 peshq.  Kjo, thuhet se për të ishte një nga ditët më të lumtura të jetës.

September 11, 2016 11:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*