Dëshironi një shtëpi falas në qendër të Londrës? Kujdesuni për gjyshen time

September 30, 2016 19:13

Dëshironi një shtëpi falas në qendër të Londrës? Kujdesuni për gjyshen time

Londra është një nga qytetet më të shtrenjta në botë, por gjithashtu edhe një nga vendet më të lakmuara nga ata që kërkojnë të kenë fitime të mëdha.

Megjithatë, ka një mënyrë për të jetuar në këtë zonë jo shumë larg nga lumi Thames, duke kontaktuar një çift të ri i cili ka postuar një njoftim të çuditshëm në internet.

Ata ofrojnë një dhomë falas në një apartament ku më e pakta që duhet të paguash është jo më pak se 1500 paund, më shumë se 1,700 euro. Por për këtë ka një kusht që duhet të plotësohet, shkruan Metro.co.uk.

Ross dhe Sofi, dy pronarët janë duke kërkuar për një vajzë që është e ëmbël, e duruar dhe dashamirëse. Qiramarrësi duhet të kujdeset për 10 orë në ditë për tre ditë në javë, për Margaret, gjyshen e Ross 93 vjeçe.

Ajo ka nevojë për vëmendje të vazhdueshme, por është ende mjaft autonome e aftë për të ecur dhe për tu ushqyer vetë. Ajo luan edhe piano dhe i pëlqen të këndojë.

Problemi është se, gjyshja Margaret është duke vuajtur nga çmenduritë e pleqërisë, kështu që herë pas here të thotë gjëra mjaft të çuditshme. Megjithatë, ata që janë të interesuar për këtë punë paksa të “vështirë” do të kenë të mundur të jetojnë qetësisht në qendër të Londrës.

shpi londer

September 30, 2016 19:13
Komento

1 Koment

  1. Your mam September 30, 20:31

    1 ore pune = £18 mimimalja
    36 ore pune = £648.00

    Ne jave nese punesohet ne kete pune????
    Ku trapin e shikoni falas ju mioper

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*