Të paketuar në kuti, dramat pa fund të një emigrimi që nuk ndalet

July 22, 2019 14:32

Të paketuar në kuti, dramat pa fund të një emigrimi që nuk ndalet

Gazeta “Daily Mail” shkroi sërish një artikull në lidhje me emigrimin e shtetasve shqiptarëve drejt Britanisë.

Ajo sjell historinë e dhimbshme të katër shqiptarëve që janë trafikuar brenda kutive të kartonit, ndërsa shkruan se kanë paguar nga 700 Euro.

“Katër emigrantë shqiptarë u gjetën  brenda disa kutive të lidhura kartoni në anën e pasme të një furgoni. Rojet kufitare ndaluan furgonin, i cili po udhëtonte nga Frankfurti në Derby, në Calais para se të kalonte Kanalin në Britani të Madhe.

Më vonë doli se burrat kishin paguar më shumë se £ 600 (700 euro) secili për një bandë të trafikimit të njerëzve, një prej të cilëve tani është burgosur”, shkruan Daily Mail.

Vladimir Tollumi, 39 vjeç, ishte një nga katër njerëz që trafikonin emigrantë të paligjshëm në Britani. Tollumi ndodhej në Britani në mënyrë të ligjshme.

Por tani ai përballet me dëbimin pasi u dënua me 40 muaj burg.

e.t./dita

July 22, 2019 14:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*