Dëshmia e 29-vjeçares: E mbyta foshnjën, nuk kisha zgjidhje tjetër

September 5, 2014 08:24

Dëshmia e 29-vjeçares: E mbyta foshnjën, nuk kisha zgjidhje tjetër

Erjona Sirika, 29 vjeçarja,e cila mbyti menjëherë pas lindjes foshnjën e saj dhe e varrosi në oborrin e shtëpisë tregon se ka qenë e detyruar të marrë një akt makabër, pasi fëmijën e saj nuk e donte askush, madje i ati biologjik i kishte thënë se do mohonte se e kishte njohur nëqoftëse mbante foshnjen.

“Po kam qenë shtatzënë dhe kam lindur një djalë në datën 2 shtator. Djalin e linda në shtëpi. Ishte i shëndetshëm, e nuk kishte asnjë shqetësim. Por e kisha vendosur që nuk do ta mbaja, sepse nuk kam kushte që të rris një fëmijë. Unë jam e papunë dhe me dy prindër të moshuar në shtëpi. As ata dhe askush nuk mund të më kuptonte që unë të mbaja një fëmijë, ndërkohë që edhe babai i fëmijës nuk do ta pranonte asnjëherë si të tijin”, është shprehur ajo.

Erjona ka thënë përpara togave të zeza se gjendja e vështirë ekonomike, pasi ajo jetonte vetëm me dy prindërit e moshuar, por edhe opinioni i rëndë që do kishte në fshat, si një nënë beqare e kanë shtyrë të bënte këtë çmenduri, të cilën do ta fshijë nga mendja.

“Nuk e di se më kishte ikur mendja. Nuk mund ta mbaja dot. Dua që të gjithë atë skenë ta fshij nga mendja ime. Është kaq e dhimbshme për mua, kaq e rëndë ajo që ka ndodhur. Por nuk kisha asnjë mundësi ta rrisja e vetme. Ai nuk jeton më. Kishte muaj që unë duhej ta kisha abortuar se askush nuk e donte atë fëmijë, por nuk mundesha ta abortoja. E kam mbytur dhe e kam futur në dhe në oborrin e shtëpisë”, tregon e reja.

29 vjeçarja thotë se vetëm prindërit e saj ishin në dijeni të shtatëzanisë.

“Vonë e mësuan prindërit e mi me të cilët jetoj. Ata janë të moshuar. Më thanë që kush është babai i fëmijës, por nuk jua kam treguar. E kuptoj shumë mirë edhe gjendjen e tyre të rënduar. Në fshat opinioni të vret shumë. Këtu përflitesh për çdo gjë. Mua si nënë beqare me fëmijë do të më bënin copash”,citon “GSH” 29 vjeçaren.

Ndërkohë pas dëshmisë së vajzës në polici, është marrë në pyetje edhe personi me të cilin e reja pretendon të ketë pasur lidhje dhe e cilëson si babain e foshnjës. Ky i fundit ka mohuar të ketë pasur lidhje me 29-vjeçaren dhe jo më të jetë përfshirë në krim.

Nga të dhënat e prokurorisë, ky shtetas rezulton të jetë mik me familjen e vajzës dhe ka pasur hyrje-dalje. Gjithsesi, nëna e re në deklarimet paraprake, e përjashton personin e pretenduar si babai i foshnjës që të jetë përfshirë në vendimin e saj për mbytjen e foshnjës.

September 5, 2014 08:24
Komento

14 Komente

  1. bir selmani nenes September 5, 08:49

    si mund te vrasesh nje foshnje moj vajze, cfare faji ka ai/ajo qe erdhi ne kete jete…………per kete veprim qe ke bere (nese eshte vertet cfare deklaron) do te ndeshkoje zoti ne kete bote dhe ne tjetren. mundej shume mire ta kishe cuar ne jetimore dhe mos lije asnje identifikim…………perse nuk pyete per opiniionin kur shkove me djalin qe doje??? perse nuk pyete per nenen dhe babane perpara se te plotesoje qefin tend……….epo mos kerko te justifikohesh me kete qe bere se eshte nje krim shum i rende nga ana jote, nuk te fal vetja e jo me te tjeret…………..turp per kete mentalitet te mykur, turp per djalin qe te la shtatzene dhe s mori persiper pergjegjesite e atesise ……………… vepra te tilla duhen denuar rende, nuk ke asnje te drejte te varrosesh nje jete te pafajshme……….

    Reply to this comment
    • mirel September 5, 19:55

      turp per djalin qe e la shtatzane thuaj, se fatin e saj e dime si do ishte,
      Asaj do i thoshin buce dhe djalit dobic.
      Qelbesira ketu eshte i jati

      Reply to this comment
  2. Dardan September 5, 10:09

    Tragjedianet dhe dramaturget e medhenj per te shkruar veprat e tyre te pavdekshme jane nisur nga subjekte ku ne ku me te thjeshta sesa “krimi” i vajzes Erjona…. Por sot ne Shqiperi nuk ka nje pene qe te flase per helmimet e shoqerise shqiptare sepse te gjithe e kane futur mendjen ne xhep. Askush nuk pyet per peshen monstuoze qe e theu balancen e amesise, ndersa shume vrapojne ta gjykojne se: Sido qe te ishte puna ajo, ose te mos lindete ose te mos vriste foshnjen. Sa kollaj……. o Zot! Joooo Zoti nuk egziston, eshte thjeshte Krijesa e Pamundesise!

    Reply to this comment
  3. Bedriu September 5, 10:16

    Deklarimet e ketij njeriu se nuk eshte babai i femise mund te zbardhen duke bere DNA -ne e femise. Ai eshte po aq pergjegjes per vdekjen e femise sa ceshte edhe kjo grua e mjere.

    Reply to this comment
  4. gruaja e mencur September 5, 11:19

    Nuk ka femer qe te mos doje te behet nene . Aktin makaber qe e kreu kjo vajze fatkeqe , me shume i takon seksit mashkull , qe e mashtroi dhe mohon lidhjen e krijesen e tij . Keta meshkuj , qe jane me shumice , i DENOFTE ZOTI e vuajtshin tere jeten per krimet e bera me vajzat e pambrojtura !!

    Reply to this comment
    • SEKRETARJA ..me floke te palara September 5, 12:04

      o ti shoqe e mencur ketu me siper
      shkruani vetem “O zot me ndihmo te kuptoj ”
      mos na trazoni mendjet dhe shpirtin duke ushqyer me shume idiotesine kolektive
      29 vjece dhe eshte vajze fatkeqe? vajze e pambrojtur??
      “kjo fatkeqe dhe e pambrojtur” arriti te mbyse foshnjen dhe ta varrosi ne oborr, ta shkeli me kembe siper , ishte i saja femija ,i saja dhe i askujt tjeter , 9 muaj ne bark ,9 muaj qe rritej nga fryma e saj ,nga gjaku i saj
      seksin mashkull kto fatkeqet e tua e duan si tutor sepse kurva kane lindur !

      Reply to this comment
      • Sallakja September 5, 13:11

        Dio !
        Che pesante ?
        Shqiptare “doc”, 24 carat.
        Difekte i mdhe, alla shqiptarce, 5 min. mbas lajmit,
        Sentenca: kurve,kriminele,kafshe………….me pushkatim,
        me gijotine, pa gjyq, me litar,karrige elektrike,
        Vrau foshnjen e saje?
        Si ka mundesi ?
        Hera e pare ne historine e njerezimit.
        Da djegim me gjithe fis……mire bente Enveri.

        Cazzo !

        Jesù perchè ???
        Perchè Jesù ???

        Reply to this comment
        • SEKRETARJA ..me floke te palara September 5, 15:17

          Koha juaj na ka bere nje krim shume te madh
          nuk lejonte prezervativin ,keshtuqe u shtua rraca e budallenjeve qe do realizonin planin e preshit .
          nuk dua as ta diegin ,as ta vrasin .Por nuk eshte as fatkeqe as e pambrojtur …mbyti dhe varrosi nje femije ,pardon ,nuk kemi ende raportin qe e ka mbytur me pare ,thjesht sepse e kuptoi qe ai tutori ,dashnori ,nuk do shkonte me me te per kte femije .Nuk e ka bere as nga opinioni ,sepse ne nje fshat aq te vogel ,e kane dite te gjithe kush ishte ai qe i bente vizita ,naten dhe diten .
          Nuk eshte kafshe ,une kam shume kafshe dhe te garantoj qe te nxjerrin syte per kelyshat e tyre .
          Eshte thjesht shtaze ,mban emrin njeri …e vetmja specie qe ha te ngjashmin e vet .
          Nuk do ta justifikoj perse nuk eshte e para ne historine e njerzimit ,ngelet nje kriminele .
          Nuk di cfare ju ka bere mire apo keq enferri juve
          di qe kte “opinionin” nga ai e kemi trashgimi
          moralin e te pamoralshmeve ,Kurva shpirterore …sepse ajo fizikja me shqeteson shume pak ….thuajse me kenaq

          mos blasfemoni
          Dio non esiste per i comunisti come te !

          Reply to this comment
          • Sallakja September 5, 18:21

            ……dio non esiste per i comunisti come te !…..
            Dio non esiste comunque.
            Ma si fa per dire.
            Io comunista ?
            Si, l’ho ammetto. A volte mi piacerebbe essere.
            Credo che capita anche a te, che comunque, rimani “cattiva”

  5. turi September 5, 12:38

    Po ne te gjithe jemi kriminelet e asaj foshnje,ne qe ne komente ketu bejm si te macipuar po gjitonin ruajme ku ti shkase kemba dhe ta komentojme,se ashu arime ne orgazem duke pare keq fqinjin. Ca te bej 1 vajze kur asnje se pranon ate femije,ne ate gjendje shendetsore qe ka qen,pa ndihme te mjekve fare me ate turpe mbi koke,me njerzit ne shpine te gjithe,me llafazanet e fshatit qe njesoi si ajo jane,po ajo ra shtazane ato kane pire kontraceptive,dhe jane hedhur te gjithe ne shpine. PA TE DALE 1 FEMER TJETER QE TA MBANTE KETE PRESJON TE PESHTIRE TE NJERZVE 1E NUK SHIKOJNE VETEN E TYRE QE JANE BERW BJUTIFULLER PO MEREN ME JETEN E NJERZVE,DHE TANI BEJNE SIKUR U HAPET BARKU. O NJEREZ NE ATO KUSHTE VARFERIJE,ME 1 PALO DASHNORE QE KA SHUM3 MUNCI TE JETE MIKU FAMILJES,ME KETE MENTALITET TE DHJERE QE BEJN ME KEQ NA AJO,PO GJETEN ATE TE DOBET DHE I RANE NE SHPIN,CA DO BENIT JU? Lereni ne hallin qe i re mjeranes,se ca beshtyne lepin ne kete dynja.Ne jemi me te keqinjte jo ajo,ne jemi kruminelat jo ajo,pradaj do gjykuar vetja jo ajo e mjere. Mjere ke ze halli,e pasta sa me te lete dhe ne kriminelat u befshim me te meshirshem me njerzit qe na rrethoin. TUNG

    Reply to this comment
  6. drenica September 5, 13:58

    A paguan shteti nje mami ne ate fshat e cfar ben ajo konkretisht….?

    Reply to this comment
  7. goca lalit vet October 9, 10:19

    Vetem per te ardhur keq nuk eshte kjo femer…..po kur takonte mikun e familjes i vinte turp nga mentaliteti apo e hante turpin me buke…..nena e saj e ka hequr buken nga goja e saj per te tritura kte moster po kjo pse nuk sakrifikoi per femijen e saj? Pse gjithmone ne femrat shqiptare duhet patjeter te justifikohemi mbas mentalitetit, frikes, turpit, varferise dhe gjinise mashkullore? a e ka takuar kaq kohe kte mashkull kjo? A e ka bere me deshire gjithcka qe ka dashur? Pse nuk i vuri gjerat ne peshore dhe te mendonte se po ja punonte mbas kraheve atyre dy te moshuarve per te cilet sot i vika keq? Kur e kishte vendosur mos ta mbante pse nuk e abortoi? Si mund te vrasesh me duart e tua nje krijese qe mori jet nga ty…u rrit brenda teje…dhe ti i mer jeten dhe per ironi te fatit e varrose oborrin e shtepise… kaq e pashpirt paske qene si femer sa dhe femise tend nuk i dole per zot…..asnjeri nga ne ska pse gjykon gjinine mashkullore por kte palo femer qe beri qef sa deshi dhe kur duhet te mbante pergjegjesi lau duart me gjakun e femijes se vet dhe po me ato duar te ndyra i hapi gropen ne oborrin e shtepise aty ku shkel cdo dite…………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*