Dëshmia e burrit që tentoi të vriste gruan gjyqtare: Isha i dehur. Nuk mbaj mend asgjë

July 21, 2015 09:22

Dëshmia e burrit që tentoi të vriste gruan gjyqtare: Isha i dehur. Nuk mbaj mend asgjë

Burime nga Policia e Tiranës thanë se 51-vjeçari Fadil Kasemi, që u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes së të dielës, është shprehur se nuk mban mend asgjë nga çfarë ka ndodhur. Ai është shprehur se kishte pirë dhe thuajse ishte në gjendje të dehur, ndaj nuk i kujtohet qartë se çfarë ka ndodhur mes tij dhe ish-bashkëshortes.

“Nuk kam çfarë t’ju them. Nuk mbaj mend asgjë, pasi isha i pirë”, ka deklaruar Kasemi para oficerëve të Policisë, teksa merrej në pyetje në Komisariatin e Policisë së Kavajës. Burimet thanë se akuzat paraprake të ngritura ndaj tij janë “armëmbajtje pa leje” dhe “dhunë në familje”, ndërsa materialet i kanë kaluar për vlerësim Prokurorisë së Kavajës.

Policia tha të dielën se në momentin e arrestimit atij iu gjet një çantë krahu, brenda së cilës mbante një pistoletë “TT”, për të cilën nuk kishte leje dhe çelësat e makinës. As për armën që mbante pa leje ai nuk ka dhënë shpjegime, duke deklaruar se do të fliste në një moment tjetër. Ndërsa ka pranuar se është i divorcuar me të dëmtuarën, së cilës Gjykata i ka dhënë edhe kujdestarinë e dy fëmijëve, vajzës 14 vjeçe dhe djalit 12 vjeç.

July 21, 2015 09:22
Komento

11 Komente

  1. salem July 21, 09:56

    Thenie primitive.Ne se ka paguar (si gjithmone deri tani kj vepron) edhe mund te dal pa lagur.
    Meqe ishte i dehur,pse nuk ja hoqi vehtes dhe shpetonim edhe nga nje pleh?

    Reply to this comment
    • Pjeter Mustakuqi July 21, 13:28

      Ky rast eshte me i komplikuar. Mbas divorcit, grate marrin femijet, dhe duan ti shkepusin nga babai.
      Ky burre nuk vajti te vrase nje njeri, apo ta grabise, ky ka probleme familjare.
      Mos e beni engjell kete grua pa e ditur si eshte puna.

      Reply to this comment
      • nazim July 21, 16:35

        Sipas teje Mustakuq u dashka rrahur gruaja me qe nuk te le te shohesh kalamajte, dhe ku e di ti kete gje. Nuk e lexova se ka pasur akuza per dhune ne familje? Apo jeni burra zamani ju e i zgjidhni gjerat me te rrahura?

        Reply to this comment
        • Lleshi July 21, 16:55

          Tani qe grate bejne qe te gjitha poshtersira te tilla qe te shkepusin femijet nga babai , kjo eshte nje e vertete publike ! Por une them qe burrat mos te shkojne keshtu tek e tek e te rrahin perbindeshat gra ! Une them qe te behet nje ligj dhe per cdo here qe gruaja pengon femijet qe t’i takoje babai , te rrihet ne nje nga dhomat e gjykates me 20 thupra bytheve ! Me dhjete thupra te rrihet , kur vertetohet se i flet keq per babain !

          Atehere do t’i dallonim kollaj keto gra se nuk do te rrinin dot ulur neper lokale , por ne kembe nga qe e kane gjak menderen nga thuprat ! Ha…ha..ha..

          Reply to this comment
    • nazim July 21, 16:35

      Po polocia ja beri testin ne se kishte alkol ne gjak me qe ky pretendon qe ka qene i dehur? Pallavra.

      Reply to this comment
  2. Elena July 21, 11:16

    Nje pijanec me pak,lereni ne qeli e te shpetoje familja e gruaja qe pane tmerr me sy.

    Reply to this comment
  3. Eli July 21, 11:20

    Monstra ben sikur nuk mban mend,po kur e mori pistoleten e mban mend????

    Reply to this comment
  4. Goni me July 21, 12:27

    Se pari ,ka nje thenie populli”Cfare ka barku,nxjerr bardhaku!’ qe do te thote asnje nuk i di arsyet qe e shtyne deri aty,megjithese akti eshte teper i denueshem.Por zonja eshte gjyqtare,ate arme e ka patur ne shtepi,por tani qe tyta po kthehej kunder saj foli.Pa shikoni se mos zonjeza ka pase probleme flirtimesh andej nga puna qe ky eshte bere ne ate derexhe derisa edhe jane ndare.?Por problemi eshte se dosjen e kane shoket e shoqet e gjyqtares dhe dihet perfundimi.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 July 21, 13:06

      lali keta janë të ndarë!!
      se me kë shkon nuk është puna as e kësaj dhe as e këtij!!i kanë ndarë shap e sheqer veç!!e ka pas më parë TTnë a e ka marrë tashti?! këtë se di as ti as unë!!
      ky ka bërë tentativë për vrasje!!
      dënohet për atë dhe për armmbajtje pa leje!!dhuna në familje nuk është më!!duke qënë të ndarë nuk janë më familje!!

      Reply to this comment
    • Ina July 21, 16:30

      Cfaredo probleme te kene pasur nuk eshte arsye per te marre jeten dikujt.
      Ju be mire te dyve u martuan edhe pse mendoj se ishte nje zgjedhje shume e gabuar nga secili prej tyre. Nuk I jepet e drejta askujt ti marri tjetrit jeten.
      Atehere, zoteri mbani pergjegjesi per te gjitha veprimet tuaja si te dehuar ashtu edhe esell.

      Reply to this comment
  5. SuloKapedani July 21, 13:27

    Qè ka qènè i dehur qènka i vetèdijshem,dhe veprimin e ka berè me vetedije te plote ashtu si ka pasur armèn ne çante.Burg dhe dènim te rèndè.Me vetedije ka marre edhe gruan mè te vogel 20 vjete.Burr legen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim