Dëshmia e diplomatit amerikan në Senatin e SHBA­-së për origjinën dhe territoret e shqiptarëve

September 3, 2015 18:35

Dëshmia e diplomatit amerikan në Senatin e SHBA­-së për origjinën dhe territoret e shqiptarëve

Misionari Amerikan Charles Telford Erickson la Hartfordin e Konektikat më 1 Gusht 1908 për të shërbyer si drejtues i misionit Amerikan Protestant në Elbasan. Që nga kjo ditë Erickson do t’i përkushtohej me një dashuri të rrallë Shqipërisë në gjithë procesin historik të pavarësimit, moscopëtimit nga fuqitë europiane dhe njohjes së shtetit shqiptar nga Lidhja e Kombeve dhe SHBA.

Në vjeshtë të vitit 1913 ai dëbohet nga ushtria serbe dhe nis prej kësaj kohe të ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët e shpërngulur nga masakrat sllave dhe greke. Më 2 Shtator 1919 komisioni i jashtëm i senatit Amerikan me kërkesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Amerikës dëgjoi delegacionin Shqiptar që prezantoi situatën dhe deklarimet për Shqipërinë .

Ky është dëgjimi i parë për Çështjen Shqiptare përpara Senatit Amerikan për të ndaluar copëtimin e tretë të Shqipërisë Londineze nga fqinjët me ndihmën e fuqive Europiane pas dy copëtimeve të para më 1878 dhe më 1913.

Të tre ligjëruesit: Kristo Dako, Konstantin Çekrezi dhe Charles Telford Erickson, diplomat në shërbim të Çështjes Shqiptare, bënë një prezantim të detajuar me fakte. Ata dëshmuan për intrigat e fuqive Europiane dhe të fqinjëve Sllavë e Grekë për ta copëtuar Shqipërinë londineze dhe për të shpërngulur me dhunë Shqiptarët nga trojet e tyre të grabitura nga territori i Shqipërisë që u kërkua të njihet që në Kongresin e Berlinit nga delegacioni i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Duke ju referuar dokumentit 7605 të Kongresit për këtë dëgjim, me interes janë përgjigjet që u dha Charles Telford Erickson pyetjeve të Henry Cabot Lodge, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Senatit.

Kryetari: Mr Erickson, dua të të bëj një pyetje. Çfarë janë Shqiptarët etnikisht ? Ju flisni për ta që kanë qënë përpara të gjitha këtyre rracave. Çfarë janë ata ?

Zoti Erickson: Zoti kryetar, etnologët dhe antropologët nuk janë absolutisht në një mendim të njësuar për origjinën e Shqiptarëve, por janë praktikisht, kështu që ata (Shqiptarët) konstituojnë pasardhësinë e rracës së Pellazgëve që ndërtuan kështjellat e mëdha në Ballkan dhe pasi rraca Pellazge erdhi, ata ishin në tre degë.

Kryetari: Ata janë Arianë atëherë ?

Zoti Erickson: Po. Epirotët, Maqedonasit dhe Ilirët flasin të njëjtën gjuhë ose degë të së njëjtës gjuhë.

Kryetari: Gjuha e tyre është rrjedhim i gjuhës Ariane ?

Zoti Erickson: Po, me ndërtim si gjuha Latine. Dialogu me George Moses, senator, anëtar i komisionit të Jashtëm të Senatit.

Senator Moses: Sa është popullsia Mohamedane e Shqipërisë?

Zoti Erickson: Cilës Shqipërie i referoheni ju? Senator Moses: Shqipërisë së lashtë, Shqipërisë që ju dhe unë njoh.

Zoti Erickson: Rreth dy milion e gjysëm Shqiptarë, popullsia është 65% Mohamedane. Senator Moses: Ata janë kryesisht në pjesën qëndrore, apo jo ?

Zoti Erickson: Po, por përgjithësisht janë të përhapur në Veri dhe në Jug. Në fakt, lart në Veri, jashtë territorit të tanishëm të Shqipërisë, kufijtë e parë të Shqipërisë, pjesa më e madhe e popullsisë (Shqiptarëve) janë 90% Mohamedanë Senator Moses: Ajo pjesë e Shqipërisë e aneksuar nga Mali i Zi sipas Traktatit të Berlinit përfshin një pjesë të konsiderueshme të Mohamedanëve. /Illyria Press

September 3, 2015 18:35
Komento

10 Komente

  1. [email protected] September 3, 19:00

    shume interesante por dhe nji dialog shume i varfer !

    Reply to this comment
  2. SuloKapedani September 3, 19:39

    Pavarsisht se biseda eshte bere para ,afer 100 vjeteve, thelbi i çeshtjes shqiptare del i qarte.Ujqerit e ballkanit ne bashkepunim me europianet e coptuan dhe vazhdojme te jemi keta qe jemi.

    Reply to this comment
    • Dragoljup September 4, 14:14

      Po mire more po perse gjithe bashke kunder Shqiptarve,kjo ka nje domethenje????perfundimishte neve jemi bajga e ballkanit,dhe Eiuropes bashke,me mire te ishim copetuar se do kishim mare drejtim…..Shqiperia nuk ka qene e nuk do jete kurre shtet,pavarsishte se e kane lene ate per ca kohe.Edhe te dhjere edhe krenar,perse duhet shteti Shqiptar,per te pasuruar llumin, dhe te mjeret kane mare rruget e botes,Historikishte nuk ka qene shtet e nuk do behet,mer e ne ik,mbushe thaset e ne pjerdh,vrit e ne shit,ka ardhur koha e nje referendumi popullor,dhe te ndahet sic i ka hije,me mire te jemi ne hyqem te botes,sesa te kryekriminelve Shkipetar,dhe te jeshe i sigurte qe do votojne 100% per ndarjen.

      Reply to this comment
      • fieri March 11, 21:03

        Ti mor turko-sllav shqipfoles,idete i ke mare nga shqupi se disi keshtu mendojne edhe ata.te q.fsha rracen

        Reply to this comment
  3. GAMORI September 3, 19:41

    MISIONAR FETAR

    Reply to this comment
  4. Realisti. September 4, 06:52

    Carls Erford Erikson, nuk njihet nga shqiptaret qellimisht,per faktrin se kokat tona drejtuse mbanin fronin e tyre, duke e eresuar kete burre realist.
    Ndryshe serbet dhe greket minosnin qeveritaret qe drejtuan 68 vite.Kjo kohe ka perenduar,me cadren e Bashkimit Evropian..

    Reply to this comment
  5. lexuesi September 4, 12:38

    Pervec historikut te lashte te shqiptareve qe thote z.Erickson tregohet dhe menefreglleku ndaj kombit, interesimi per ndarjen sipas besimit fetar te senatorit Moses.

    Reply to this comment
  6. studjuesi September 4, 13:28

    Kur flitet per popull shqiptar ne trojet e veta nuk eshte e nevojshme pyetja sa jane muslimane dhe sa te krishtere ,kjo pyetje nuk eshte bere asnje here per shtetet e tjera perse duhet te behet per shqiprine.Ne kete dialog te personave shume vite me pare e rendesishme eshte se kombi shqiptare eshte ne trojet e tij autoktone dhe per ate kohe qe eshte bere dialogu dhe ne kete kohen e sotme nje pjesae e madhe e territorit te tij eshte jashte kufijve zyrtare te Republikes Shqiprise.Sot klasa politike qe qeveris shqiperine nuk kekon trojet e saj qe i kane marre shtetet e tjera te ballkanit por thone se aspirata e ketij populli eshte te bashkohet ne BE me te gjithe shtetet qe jetojne dhe punojne shqiptaret .

    Reply to this comment
  7. lato September 4, 14:30

    Amerika e madhe shpetoi Shqiperine.I jemi mirenjohes ketyre burrave amerikane se te ishte per europen dhe qeveritaret shqiptare,sot ishim gjysma grek e gjysma serb.

    Reply to this comment
  8. petrika September 4, 15:55

    Dua ti them atij qenit te serbise me pseudonimin dragoljup,tu thafte gjuha qe ne rreze,ju thafte edhe vera asaj qe te ka pjelle.Ne shqiptaret ketu kemi qene prej mijra vjetesh dhe kemi zoteruar gjith ballkanin,mesdheun dhe pjesen me te madhe te azise se vogel.Ne kurre nuk kemi per ti lejuar sllavet qe te dalin ne Adriatik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*