Dëshmia e një gjenerali: Në Turqi një e treta me gjak shqiptar

October 23, 2018 18:56

Dëshmia e një gjenerali: Në Turqi një e treta me gjak shqiptar

DOSSIER-ARKIVË/ Pjesë nga ditari personal i Ali Ymerit, ish- diplomatit shqiptar për 20 vjet në Turqi. Diplomacia turke pranon se shqiptarët drejtuan perandorinë që pushtoi Kostandinopojën. Si u vlerësua Enver Hoxha nga turqit për çështjen e Qipros dhe qëndrimi i tyre pas daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës

 

Nga Leonard Veizi

Ali Ymeri shkruan se kënaqësia për të punuar në një vend të tillë si Turqia, ishte rezultat i një opinioni pozitiv që ndihej në të gjitha shtresat e shoqërisë turke ndaj Shqipërisë. “Pozicioni gjeopolitik që zënë të dy vendet në rajon dhe interesat e përbashkëta, që rrjedhin prej tij, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore (për shkak të sistemeve ideologjike të kundërta), këtyre marrëdhënieve u pat dhënë një përmbajtje të re simpatie e miqësie. Një ndjenjë e tillë pati zënë vend dhe mund të themi qe bërë e pranishme (pavarësisht nga qëndrimet zyrtare për shkak të sistemeve) në ndërgjegjen e çdo qytetari të thjeshtë dhe zyrtari në të dy vendet”, shkruan në ditarin e tij diplomati. Sipas tij, krejt ndryshe nga ç’thuhej e ndodhte në vende të tjera të botës së civilizuar, në Turqi shqiptarët janë njerëz të dashur e të respektuar.

Enver Hoxha merr në mbrojtje Turqinë

Ish-konsulli i Stambollit shkruan se miqësia midis dy popujve tanë u rrit sidomos dhe nga qëndrimet që mbajti qeveria shqiptare gjatë krizave të njohura të Qipros në vitet 1965-1974. Ai shton se mbështetja e bërë nga ana e Shqipërisë, nuk duhej kuptuar si një çështje emocionesh, por si domosdoshmëri për zgjidhjen e konfliktit në rrugë paqësore mes dy vendeve të interesuara, Turqisë dhe Greqisë. Mirëpo ky qëndrim rriti edhe një herë në sytë e opinionit turk respektin ndaj shqiptarëve. “Për të qenë i sinqertë, dëshiroj të theksoj se, mbas këtyre ngjarjeve, Enver Hoxha filloi të lakohej në gojët e shumë qytetarëve turq, si përfaqësues i politikës së drejtë dhe parimore në marrëdhëniet midis vendeve”, pohon diplomati.

Denoncimi i Traktatit të Varshavës

Në shënimet e tij Ali Ymeri shkruan për ndikimin mjaft pozitiv në marrëdhëniet shqiptaro-turke të politikës së kohës, të cilat u ngritën dukshëm nga pika ku kishin ndalur për shumë vite në të kaluarën, 15 vjet para Luftës së Dytë Botërore. “Impuls të fuqishëm morën këto marrëdhënie sidomos nga qëndrimi i guximshëm i qeverisë shqiptare në mbrojtje të lirisë e të pavarësisë së popujve nga Bashkimi Sovjetik dhe Traktati i Varshavës. Shkëputja nga Lindja, denoncimi dhe çmontimi i bazave të vendosura në territorin shqiptar dhe dalja nga Traktati i Varshavës (1968), u vlerësuan nga Turqia si akte që meritonin vëmendje dhe admirim. Këtyre akteve i duhet shtuar edhe qëndrimi i pavarur që mbajti vendi ynë në përkrahje të Turqisë në OKB në vitin 1965. Shtypi dhe propaganda turke këto akte i komentonin si veprime të pavarura, që buronin nga një politikë e jashtme principiale, e drejtë, pa ekuivoke, që ishte në funksion të respektimit të të drejtave dhe lirive të cilitdo vend për vetëvendosje”, shkruan diplomati.

Dhurata për Sekretarin e Parë

Ali Ymeri shkruan se ishte kuptimplotë gjesti i kryetarit të Bashkisë së qytetit Golxhuk në brigjet e gjirit të Izmirit, i cili, me rastin e vizitës së ansamblit artistik “Rozafa” të Shkodrës (1981), në shenjë të mirënjohjes e miqësisë ndaj Shqipërisë dhe udhëheqësit të saj, Enver Hoxha, më dorëzoi për të një bust të Qemal Ataturkut. “Kjo atmosferë e krijuar në ato vite, nuk qe as e para dhe as e fundit. Ansamblet tona si dhe grupe të tjerë artistikë, ndryshe nga ato të vendeve të tjera pjesëmarrëse të festivaleve të organizuar nga Turqia, duartrokiteshin në mënyrë më të ngrohtë dhe me tifozllëk të jashtëzakonshëm.

Çlirimi nga paragjykimet

Ali Ymeri thotë se janë të panumërt personalitetet, që kontribuuan shumë, sidomos pas viteve ’60-të në forcimin e miqësisë turko-shqiptare dhe që i dhanë kësaj, duke e çliruar nga paragjykimet ideologjike, një përmbajtje të re. Në shënimet e tij, ai evidenton disa prej tyre: “Prof.dr. Neshit Erez, mjek gjinekolog me emër në Turqi, me origjinë tepër të lashtë shqiptare, fliste për prejardhjen e tij sikur të kishte emigruar ato ditë nga Prizreni për në Turqi. Po aq të angazhuar e të përkushtuar e shikonim forcimin e miqësisë mes dy popujve tanë edhe personalitete të tjerë si Barllas Kumtay, deputet dhe ministër i Turizmit në disa qeveri, Qerim Gokai, ish-ministër e Vali i Stambollit, Haluk Chilloi, profesor e dekan në Universitetin e Stambollit, për një kohë, ministër i Tregëtisë, i nderuari Tasin Osguc, për një kohë të gjatë rektor i Universitetit të Ankarasë, etj”. Për sa i përket marrëdhënieve me median Ali Ymeri shkruan: “Gazetarët, pa as më të voglin kompleks, kanë shkruar me objektivitet dhe respekt për vendin tonë. Midis tyre dëshiroj të kujtoj Burhan Felek, kryetar i Bashkimit të Gazetarëve turq, Nadir Nadi, gazetar dhe pronar i gazetës “Xhumhuryet” (Republika), që kishte filluar të botohej që në vitet e përmbysjes së Sulltanatit. Jehonë të fuqishme gjatë këtyre viteve patën edhe shkrimet e botuara në mjaft gazeta me emër e tirazh të madh”

Turqia pranon se është shtypur nga Shqipëria

Ndryshe nga kombet e tjerë, shqiptarët janë më të pranishëm në strukturat shtetërore dhe të integruar plotësisht në shoqërinë turke. Në një rast domethënës diplomati shqiptar, Ali Ymeri shkruan: “Me rastin e 500- vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në vitin 1968, ambasadori i atëhershëm turk në Shqipëri, Ruzhdie Vejseli i kërkoi takim zotit Reiz Malile, atëherë zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Në këtë takim u ndodha edhe unë, meqë puna ime në Ministrinë e Punëve të Jashtme lidhej edhe me Turqinë. Ambasadori Vejseli, sa hyri, iu drejtua zotit Reiz: “Eh, keni më për të folur kundër Turqisë”? Kuptohet që gjatë këtij jubileu u fol natyrshëm për të kaluarën 500-vjeçare. Por e keqja ishte se në propagandën tonë Turqia moderne njehsohej me perandorinë Osmane. Zoti Reiz, pasi u përshëndet me të, i tha: “Kjo propagandë nuk ka të bëjë aspak me Turqinë moderne, të krijuar si rezultat i luftës çlirimtare që organizoi e zhvilloi populli turk me Ataturkun e madh e që përfundoi me rrëzimin e Sulltanit, por me Perandorinë Osmane”. Përgjigja me sa dukej e kënaqi. Duke qeshur, ambasadori vazhdoi: “Sa për mua nuk e dimë se kush e ka shtypur njëri-tjetrin, pasi në atë periudhë, duke filluar nga sadrazemet (kryeministrat), vezirët (ministrat), gjer te gjeneralët e shumtë dhe, në përgjithësi, administrata shtetërore turke ka qenë e predominuar nga shqiptarët”… Ky keqkuptim u evitua, por duke nxjerrë në shesh edhe një të vërtetë të madhe për dominimin e elementit shqiptar në administratën gjigante të Perandorisë Osmane.

Një shqiptar në çdo tre turq

“Komandanti i armatës së parë të Stambollit gjatë një vizite kortezie që i bëra në pranverë të vitit 1972, me rastin e emërimit tim në postin e Konsullit të Përgjithshëm në Stamboll, duke folur për marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis dy popujve tanë nënvizoi se shqiptarët në Turqi janë pjesa e respektuar e shoqërisë turke. Ata i kanë dhënë kësaj shoqërie dijetarë të mëdhenj në të gjitha fushat dhe komandantë të shquar e më emër në histori. Kontributi i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet i pranishëm këtu. Pasi më pyeti për numrin e shqiptarëve në Turqi dhe pasi mori përgjigjen time, sipas së cilës shqiptarët në Turqi janë qytetarë, prandaj dhe nuk mbajmë ndonjë evidencë, ai shtoi: Shqiptarët në Turqi janë vërtet të shumtë, pothuajse në çdo 3 veta, 1 duhet të jetë i tillë… Është vështirë, nënvizoi gjenerali, që të gjesh familje pa 3 veta të lidhur me persona me origjinë shqiptare. Martesat e vendasve me vajza me origjinë shqiptare janë nga më të preferuarat. Kjo e ka shpjegimin te karakteri i tyre i mirë… nikoqire, të ndershme e shtëpiake, pa folur këtu për bukuritë e cilësi të tjera me vlerë. Me gjeneralin mbetëm miq të mirë. S’kisha se si të mos e falënderoja për një të vërtetë të tillë. Është fakt se turku, ndryshe nga kombësitë e tjera që ndodhen në këtë vend, e ka të vështirë të dallojë nga vetja shqiptarin”, shkruan në kujtimet e tij diplomati Ali Ymeri.

Stërnipi i Ali Pashës, gjyqtar në Stamboll

Një nip i Ali Pash Tepelenës, ka qenë gjyqtar në Stamboll. Në shënimet e tij, diplomati shqiptar Ali Ymeri shkruan se e ka harruar emrin e tij, por takimi me të ka ndodhur më shumë se 40 vjet më parë, në vitin 1973. Stërnipi i Ali Pashait i ka thënë diplomatit shqiptar se edhe në fushën juridike ka pasur shumë shqiptarë. Pa u shkëputur nga një temë e tillë, Ali Ymeri shkruan: “Në një kafene ku ndodheshin turq e shqiptarë bëhej një bisedë e lidhur me temën e mësipërme. Njëri prej pjesëmarrësve në bisedë, shqiptari i quajtur Rushdi, nisi të flasë me superlativa për vendin që zënë shqiptarët në jetën politike, shoqërore, ekonomike, institucionale, ushtarake, etj., në Turqi. Mirëpo ky theksim i natyrshëm, nuk i pëlqeu një zyrtari turk që u ndodh aty, duke ndërhyrë ai iu drejtua Rushitit: “Ju mos doni të na i nxirrni edhe Pejgamberin shqiptar? Miqësisht ky i fundit iu përgjigj: “Nuk përjashtohet që edhe ai të jetë i tillë”.

Ministri i Jashtëm turk, pohon origjinën shqiptare

Duke dashur t’i referohemi drejtpërdrejt atë çka ka shkruar diplomati shqiptar, po citojmë një nga dëshmitë diplomatike të tij: “Ishim në hollin e hotel “Keban” në Stamboll. Në një çast nëpunësi i recepsionit më afrohet dhe më pyet: “Në çfarë gjuhe flisni? Po flas në gjuhën shqipe, i përgjigjem (aty pranë ishte dhe gruaja ime). Ua, tha ai, edhe unë jam shqiptar, por nuk di shqip. Nuk ka gjë, mjaft që nuk keni harruar se jeni shqiptar dhe krenoheni për këtë, i thashë unë. Ju jeni shumë i ri dhe shqipen edhe mund ta mësoni. Dhe më tej vazhdova ta pyes prej nga ishte dhe kur kishte ardhur familja e tij në Turqi. Familja ime ka ardhur nga Shkodra, më tha ai. Babanë e kam pasur gjeneral e tani është në pension. Gjyshja më ka folur shumë për Shkodrën dhe njerëzit e saj të mirë dhe trima. Pasi mbaruam bisedën rutinë, i dhashë kartëvizitën time dhe ai të tijën. E lexova dhe vura re se mbiemri i tij ishte i njëjtë me atë të ministrit të Jashtëm turk. Çfarë e keni ju ministrin e Jashtëm, i drejtohem përsëri atij. Axhë, tha tjetri në shqip. Në bisedë me ambasadorin tonë në Ankara, Ylvi Lulo, i tregova këtë ngjarje. Avash (shprehje e tij e zakonshme), tha ai duke qeshur, se na e bëre Turqinë të gjithë shqiptare. Ylviu nuk kishte shumë kohë që kishte ardhur në Ankara, ndaj reagonte edhe kështu, ndërsa unë isha më i vjetër në Turqi. Ti mos harro, i thashë duke qeshur, se tët at (xha Zabitin) e ke patur vali në Irak në kohën e perandorisë osmane. Por edhe të dy dajat e Qeros (e shoqja) u vranë në Çanakala në kohën e Luftës Çlirimtare. Ai nisi të tërhiqej dhe të më jepte të drejtë. Ky diskutim vazhdoi gjatë dhe unë i solla edhe shumë shembuj të tjerë të pranisë së shumtë elementit shqiptar me banim në Turqi. Duke dashur ta mbyll këtë diskutim, Ylviu me të qeshur më tha: “Më trego një vend këtu, në Turqi, ku nuk ka shqiptarë, se për të pasur ka kudo”. Pas pak kohësh do të gjendeshim përballë një rasti jo të zakonshëm, ambasadori ynë në Ankara, Ylvi Lulo kishte ftuar për darkë ministrin e Jashtëm turk të asaj kohe (1972), Haluk Bajulken, së bashku me disa drejtorë të kësaj ministrie dhe tre ambasadorë të huaj miq të tij. Në këtë darkë isha dhe unë i pranishëm. Atëherë isha në Stamboll Konsull i Përgjithshëm. Gjatë kësaj darke sa intime aq dhe miqësore, ministri turk, duke folur me ambasadorin norvegjez, tha këto fjalë: “Ne me ju jemi anëtarë të të njëjtave aleanca politike, ekonomike, ushtarake, ndërsa me shqiptarët jemi vëllezër e në të njëjtën kohë na lidhin fate dhe interesa të përbashkëta”. Po aty gjeti rastin, pa as më të voglin hezitim të deklarojë se edhe ai vetë ishte shqiptar me origjinë nga Shkodra. Sikurse na tha ai, e ëma i kishte folur shumë për vendlindjen e saj. Bisedat më të preferuara kishte ato që bënin fjalë mbi Shkodrën. Shumë domethënës qe fakti që, pas këtij deklarimi, edhe disa prej të pranishmëve pohuan se ishin me origjinë shqiptare. Kurse njëri prej tyre kishte gruan me origjinë shqiptare. Kjo flet për atë realitet e për numrin e madh të shqiptarëve në Turqi, të cilët, në shumicën e tyre, ndonëse nuk e ruajnë gjuhën e origjinës, asnjëherë nuk i fshehin ndjenjat për ta quajtur veten shqiptar. Kjo shpjegohet me opinionin shumë pozitiv që ekziston në Turqi për shqiptarët në shekuj, për ndershmërinë , aftësinë etj. Besa ndaj fjalës së dhënë njihet botërisht dhe formulohet “arnaut besase”. Konsiderata të tilla i ndesh gati në çdo bisedë me njerëz të zakonshëm, por dhe me ata të niveleve të larta zyrtare. Kjo na gëzonte dhe na lehtësonte misionin tone”.

Origjina e Qemal Ataturkut

Në shënimet e tij diplomati shqiptar thotë se shumë zyrtarë, kur binte fjala për Ataturkun, nënvizonin vëmendjen që tregonte ky i fundit për Shqipërinë, aq sa në vitin 1928, kur Ahmet Zogu u shpall monark, pakënaqësia e tij shkoi deri në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me të. Aktin e shpalljes së monarkisë, Ataturku e konsideroi hap mbrapa dhe ndërprerje të progresit në Shqipëri, në kundërshtim, natyrisht, me atmosferën civilizuese ku pat hyrë Evropa prej vitesh. Ali Ymeri shkruan se edhe përpara këtyre ngjarjeve, Ataturku ishte interesuar për të ardhmen e një Shqipërie moderne e të pavarur nga fuqitë e huaja. Pikërisht për këtë dhe në funksion të këtij qëllimi, rreth viteve 1920, dërgoi një numër kuadrosh me origjinë shqiptare e mes tyre kolonelin Selaudin Shkoza (prizrenas), i cili në qeverinë që doli nga Kongresi i Lushnjës, në 1920, u caktua Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë. Qëndrimi zyrtar i matur i vendit tonë ndaj origjinës shqiptare të Ataturkut është një arsye më tepër që ndikonte vazhdimisht në rritjen e respektit, të konsideratave pozitive për Shqipërinë. Ataturku në politikën tonë shqiptare është cilësuar gjithmonë si burrë shteti, reformator i madh turk, çlirimtar i vendit të tij, Turqisë dhe mbrojtës i flaktë dhe i vendosur i pavarësisë nacionale turke. Ne kurrë nuk kemi rrahur gjoksin për origjinën e tij, sepse kjo nuk ishte një meritë. Ai i përkiste popullit turk dhe vetëm atij. Pozicionime të tilla patën vlera të veçanta, sidomos pas viteve ’70, kur forca të caktuara politike në vend, sidomos ekstremi fetar, nëpërmejt ekspozimit të “huaj”, kërkonin të denigronin dhe godisnin personalitetin e Ataturkut. Më kujtohet mirë kur në vitin 1970-’72 në gazetën “Aksham” botohej një shkrim i gjatë ku vërtetohej origjina shqiptare e Ataturkut. Shkrimi u bë objekt i gjerë diskutimi në shtyp dhe gjithë mjetet e informacionit deri në parlament, por në fund u la me të vërtetë ashtu siç ishte. Gjatë këtyre diskutimeve pati shumë persona zyrtarë që pyesnin e donin të dinin mendimin tonë si diplomatë shqiptarë. Ndërsa ne iu dhamë përgjigjen zyrtare, sipas së cilës Ataturku nga shteti ynë njihej si reformator i madh i shtetit turk, të cilit i shërbeu me devotshmëri gjatë gjithë jetës së tij. Ish-ministri i parë në qeverinë Ataturke, Tefik Rustu Aras, gjatë një vizite kortezie (pensionist në atë kohë) që i bëra me rastin e emërimit të tij në Stamboll si Konsull i Përgjithshëm, në bisedë e sipër, midis të tjerash, më tha: “Ataturku nuk kishte thënë asnjëherë se ishte shqiptar, por kurrë nuk e kishte mohuar”.

 

Jetëshkrimi/ Shënimet e një diplomati

Ali Ymeri u lind në 1927 në Sevaster të Vlorës. Studimet e larta i mbaroi në Moskë e më pas në Tiranë, për Histori-Gjeografi. Në vitin 1966 emërohet në Ministrinë e Jashtme, në vitin ‘69 emërohet pranë Ambasadës së RSH në Ankara, dhe në vitin 1972, Konsull i Përgjithshëm në Stamboll. Këtë funksion e kreu derisa doli në pension në vitin 1985. Ishte i martuar me Abe Haziz Hitajn. Në tetorin e 15 viteve më parë, diplomati i njohur, ndërroi jetë, duke lënë pas kujtimet e tij. Në ditar, Ali Ymeri shkruan se ka pasqyruar shkurtimisht marrëdhëniet miqësore shqiptaro-turke, të cilat, veçanërisht pas viteve ’60, kanë njohur vetëm progres.

 

Leonard Veizi/ DITA

October 23, 2018 18:56
Komento

42 Komente

  1. MH October 23, 19:15

    Meqe nji e treta asht me gjak shqiptarit.Gje qe e ka ndigjue edhe shume ma heret nga sot.A ekzistojne shkolla shqipe ne ate Turqi. A njihet gjuha Shqipe gjuhe e dyte zyrtare.
    Ne qoftese ekzistojne keto te drejta ne duhet te lidhim miqesi serioze me Turqin.Mbasi para 500 vitesh e kendej nuk na lejoj as gjuhen as shkollimin shqip ne truellin Shqiptare.komshinjet qe na rrethojne nuk i kane garantue asgja etnitetit shqiptare ne shtetin e tyre si greku ashtu dhe shkijet maqedonas,serb dhe malazez.

    Reply to this comment
    • Mali October 23, 20:58

      Meqenese shqiptaret atje kane qene sundimtare, atehere gjuha shqipe duhet te jete gjuha e pare zyrtare e atij vendi.

      Reply to this comment
  2. Kevin October 23, 19:27

    Pirdh pirdh se lirohesh

    Reply to this comment
  3. fery October 23, 19:55

    1/3 ose 33.33 % e popullesise se Turqise qenka me gjak shqiptari por , deri ne vitin 2017 ne Turqi nuk kishte asnji shkolle shqipe kurse shqiptaret ne Turqi filluan te shperngulen pase vitit 1913 dhe , Turqise u deshen mbi 100 vite qe Ajo te hape shkollen e pare fillore ne gjuhen shqipe
    Sot ne shtetin e Turqise ka shume individ ne politiken dhe institucionet shtetrore me preardhje shqiptare por, shumica nga ata nuk deklarohen si shqiptar dhe ai numer nuk permbanin 1/3 ose 33.33% te personelit zyrtar turk por , ky numeri i sherbyesve te institucioninal eshte shumefish me i vogel

    Reply to this comment
  4. Turkish October 23, 20:26

    Ik mor legen njeri i paguar te dhjefsha turqine

    Reply to this comment
  5. Shqiptari October 23, 20:30

    Jo more Ali Ymer po na mahnit me kete numerimin tend te shqiptareve ne Turqi. Paske numeruar nja 23-24 milion te tille atje. Paskemi pushtuar Anadollin e nuk na eshte dhene kurre ky sihariq me pare.

    Reply to this comment
  6. Sazani October 23, 20:41

    Këto llafe të zbrazura këtu , pa doganë , në adresë të Turqisë janë një ilustrim i shkëlqyer për të kuptuar Sindromin e Stohkolmit- lidhja ( dashuria ) që krijohet midis viktimës ( që jemi ne ) dhe agresorit, që është Turqia.
    Ky është thelbi i muhabetit , të tjerat janë pallavra . Egërsia e sundimit turk mbi kombin tonë nuk fshijet kollaj nga ndërgjegjia popullore.
    Diplomatet dhe politikanët gënjejnë edhe kur shajnë edhe kur lëvdojnë . Ua kërkon zanati !

    Reply to this comment
    • Sazani October 23, 21:22

      More , se harrova:
      Turqia ka 82 milionë banorë , një e treta është 27 milionë.
      Pra në Turqi paskemi 27 milionë tanët !
      Përrallë e bukur , që e paska thënë një gjeneral. Pse pak gjeneralë hajvanë ka nëpër botë ?!
      Ndryshon puna nëse kjo e dhënë del nga një studim i akademisë të shkencave !

      Reply to this comment
  7. Dibrani October 23, 21:04

    Pse nuk i lejoni shkollat Shqipe kur qenka gjith kjo dashuri e madhe ?????

    Turqit,..Turq mbeten ,..rrac e poshtre

    Kujtojn se jemi analfabet ,..dhe nxjerr ca klysh mercenar duke folur ne emer te Shqiptarise per te na inspiruar .
    E di ca ,..ik keput qafen ,..se perralla te tilla nuk pin uj me .
    I njohim Turqit mir,…nuk kemi nevoj per vellazerin e tyre.

    Reply to this comment
  8. Amerikani October 23, 21:47

    Ore gazeta Dita pse i keni fshire komentet ne shkrimin e F. Tarifes?
    Mesa po shoh po testoni opinionin per perceptimin e shqiptareve ne raport me shtetin Turk te Erdoganit.
    Perceptimin e keni mare sa here botoni shkrime te tilla. Edhe komentet ne shkrimin e Tarifajt e jepnin qarte kete perceptim.
    Perceptimi eshte qe shqiotaret e shohin shtetin turk te Etdoganit per interesat e tyre kombetare njesoj si rezikun qe vjen nga Greqia dhe Serbia.
    Politika neo otomane e Erdoganit eshte po aq e rezikshne ne mos me e rrezikshne se e fqinjeve tane.
    Tuqia sot nuk eshte ne Turqia e Ataturkt.
    Interesi i shqiptareve ne rajon nuk konvergon me interesat e Turqise mike e Rusise dhe e pabesueshme per aleancen e NATO qe pas blerjes se sistemit raketor nga Rusia.
    Ultimatumi per deportimin e te ashtuquajturve Gyleniste sic ndodhi ne menyre te turpshme ne Kosove dhe qe kerkoi ministri turk eshte shkelje e te drejtave lirive dhe sigurise se jetes se individit gje te cilen konventat dhe parmimet demokratike te perendimit nuk e pranojne.
    Ishte gabimi me i madh i kesaj qeverie e cila Turqise i dha statusin e nje vendi strategjik.
    Dhe ne lidhje me temen , meqe paskemi nje numer kaq te madh shqiptaresh ne Turqi , perse shteti turk nuk hapi kurre nje shkolle per kete diaspore te asimiluar tashme?
    Mos shohim historine e deportimeve te shqiptareve ne marrveshjet midis Turqise dhe Greqise. Dhe Turqise dhe Jugosllavise.
    Turqia te mbaje vendin e vet dhe te mos e percjelle konfliktin e saj te brendshem ne Shqiperi e Kosove. Endrat me Rumeli osmane jane te papranueshne per shqiptaret. Kero endra jane fundosur qysh me 1878 kur P.Osmane falte toka shqiptare grekeve, malazezeve, bullgareve e serbeve.
    Mos na shtyni te dyshojme se jeni pjestare te listes se supes turke si koleget tuaj ne listen e supes greke gazeta Dita.
    Boll na bombarduat me lajme nga Turqia.

    Reply to this comment
  9. !?!?!? October 23, 22:05

    pa nerva fare; kush nuk e pranon, s’ kemi ct’i bejme .
    te thuash se ka shqiptar ne turqi (po them shqiptar numuri njejes) eshte sikur te thuash …PJELL GOMARI MASHKULL .
    po a nuk kemi thene se qameti, si gjak mund tE kene nje te qinten, ndersa si komb s’behet fjale as nje te mijten .
    shqiptaret, qe me dorexzimin e gjon kastriotit, e kishin per turp te quheshin shqiptar, sepse donin te quheshin …TURQ .

    Reply to this comment
  10. Babalja October 23, 22:07

    Shqiptaret me pushtet ne perandorine osmane kane punuar per perandorine jo per shqiptaret.
    Per Shqiperine luftoi Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Rilindasit tane te ndritur.

    Reply to this comment
  11. A October 23, 23:19

    Edhe presidenti aktual i Turqise REXHEP TAIP ERDOGAN eshte me origjine shqiptar me nene dhe me babe nga rajoni i Shkodres, ne Malesine e Krajes, ne bregun e Liqenit te Shkodres nga Zogaj (Shqiperi) dhe deri ne Virpazar (Mali i Zi). Por deri tani nuk ka thene se ka gjak shqiptari.
    Kusheri i afert i tij eshte Musa Kraja, ish drejtori i Gjimnazit “Partizani” ne Tirane, ka vdekur ne 2017.
    Verteta eshte se turqit asnje here nuk kane hapur shkolla ne gjuhen shqipe ne vendin e tyre.
    Fjalet e teperta jane broçkulla. Bile edhe perpara dates 28 nentor 1912 te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise Sulltani i kohes nuk beri as veprimin me te vogel me nje fermat formal te bente bashkimin e KATER VILAJETEVE SHQIPTARE ne nje vilajet. Tung.

    Reply to this comment
  12. Tosi October 23, 23:28

    Gazete muti pse i fshite komentet per fatos tarifen apo doni te Bombardoni opinionin shqiptare me iditotizmat e tarifes qe turqit Jane te mire turqit greket dhe dhe serbet Jane tè tre armiqte e shqiptareve

    Reply to this comment
  13. Arben October 23, 23:56

    DHE QE TE GJITHE, E DUAN SHQIPERINE DHE SHQIPETARET.

    E 90% E DEPUTETEVE TE AGIMIT TE ARTE GREQI JANE ARVANITAS

    Reply to this comment
  14. Pellazgos October 24, 00:17

    Ja realizuat endrat e Ilyreve,e shndruat kete shtet me mijera Xhamija,me emra Turq,me bythe perpjete ne shtet “model”.
    Historia e Ballkanit dhe ajo e “Shqiperise” mashtron qe Osmanet pushtuan,vrane,moren pengje nga gjiri i nenave nje djal per shtepi.
    Ata erdhen me saze,me muzike,me lule dhe Skenderbeu per ta nuk eshte e vertete qe luftoi,pir i priti me lule,llulludhja.
    Sa per turko Enverin beri ate qe emrat islamike turq nuk i lejonte.
    Lexoni feminte e tyre p.sh te Beqir Ballukut se xfare emrash vune,Mahmuti mehmet po ashtu,Enveri turku po ashtu.
    Arvanitasit e Kastriotis me keta turkoallvani luftuan qe sot jane ajo fare qe shkon ne Siri.
    Ju turqit barbare nuk kini ndryshim nga sllavet,njesoj,cfare ti bej une politikes percarese te Amerikareve qe per hir te Rusise po ju mbeshtet juve qe i kini duart me gjak.

    Reply to this comment
    • Taku October 24, 12:21

      U shfaq dhe supa e grekut. O pellazgos karis nuk i percan dot shqiptatet nga feja. Mblidhe mendjen o supe greku. Shqiptatet si musliman si te krishtere jane shqiptare. Ju greket ju bashkon feja se jeni popull laraman. Heterogjen. Me shqiptare, sllave, vllehe, turq etj.
      Pjaten e supes e more dhe per kete koment.

      Reply to this comment
  15. R. Nauti October 24, 02:56

    Po mire bre vllazen turq!
    – Kur i doni kaq shume shqiptaret, si s’u hapet nje shkolle shqipe aty ne Turqistan qe te mos humbisnin gjuhen, se pa gjuhen llapin kot ata se jane shqiptare prej Shkodre.
    – Por ju as ne vendin e tyre, Arnautstan, nuk i late te shkruanin gjuhen e tyre, por i perndoqet si te ishin kriminele. Ndersa serbeve, bullgareve, grekeve ja u njohet gjuhen e fene.
    – Po a e dini qe ishit JU TuriQirat qe e katandiset Vendin e Shqipeve me 28K km2!?
    1. dhate tokat tona si placke lufte te serbi e greku si ti kishit arat e babait
    2. Na vrate e na dogjet me zjarr e hekur qe te mos shkeputeshim nga ju, kerrma perandori. As autonomi nuk na dhate kur te tjereve u dhate pavaresi!
    3. Turqit e rinj, ja bene te zezen Shqiperise me c’shkrova me siper!
    Dhe doni t’ju kemi vellezer?! E thyet buken qe me Ali Pashain e nuk u ngjit me kurre.
    Sa me shume krenoheni me Perandorine Otomane, aq me shume largoheni nga NE.
    Nuk jeni me te mire se greku e serbi. Ata dalin hapur e ju dilni si vellazen…

    Reply to this comment
  16. sigurimsi i PD October 24, 09:01

    edhe ne Shqipri 60% jane turqo arab qe falen tek sheshi skenderbej.
    ne kemi saliun turko serb,presidentin vendit turko arab,kryetarin bimbash lulash turko hollandez idriz camin e sa e sa si sherefidini……

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 24, 11:19

      po ti ça pidhin e satëme je??
      gërko beqir??
      se ti bësh shqiptarët turq!?
      vetëm bythëshqyer greqije mund të jesh!!

      Reply to this comment
      • Taku October 24, 12:50

        Doli dhe supa e grekut “sigurimsi i PD” te percaje shqiptaret mbi baza fetare.
        Si Muslimanet dhe te Krishteret jane shqiptare o supe greku.

        Reply to this comment
  17. anticensurë25642654 October 24, 09:21

    shkrim i mirë,që tregon atë që shqiptarët në përgjithsi mendojnë për turqinë!
    pra një shtet mik që me ardhjen në fuqi të islamikëve ekstremist të erdoganit,po këthehet ngadal,ngadal në një vënd armik!!
    shqiptarët në turqi,si e thotë dhe zotëria,1/3 me origjinë shqiptare,në shumicën e tyre kanë mbështetur laicitetin e turqisë!!kjo është shprehur dhe në tërë mbrojtjen që i është bërë këtij laiciteti!!po të kujtojmë se para shumë vitesh erdogani kur filloi spastrimin e ushtrisë,për të mos pasur urdhëra për të lënë pushtetin si 5 paraardhësit e tij,të parin goditi shefin e shtabit që ishte një shqiptar!shumë shqiptarë kanë qënë në grushtin e shtetit të fundit!!
    kuptohet ka dhe nga ata që janë erdoganistë të thekur!!

    ta lëmë këtë shkrim se përveçvlerave kujtimore të një personi nuk ka ndonjë vlerë të madhe,por ajo që më bën përshtypje është CENSURA,CENSURA E NDYRË QË BËN GAZETA E mazllëm THAOS për komentet që i bëhen shkrimeve të të shiturit me TARIFË prej FATOSI!
    PËRSE CENSUROHEN KOMENTET TEK SHKRIMET E ATIJ TË SHITURIT,ATIJ NDYRËSIRËS fatos tarifa??
    ky bastard,që dje na mbushte mëndjen se vetëm komunizmi egzistonte,më pas se komunizmi ishte mut e kapitalizmi flori,tashti na është këthyer në një islamist të ndyrë!në një qën që leh për të zotin e tij!!pes lekë erdogani në dorë dhe tarifa e ulët e ka bërë të lehë më shpejt,më shumë dhe zbuluar fare!!

    PËRSE LEJOHEN KOMENTET TEK BEDRI ISLAMI DHE HIQEN ATO TEK FATOS TARIFA??
    përse o THAMO?????????
    NËSE NUK KE BYTHË??
    MOS BOTO NA AI MASKARA MUTI!!

    Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit October 24, 11:46

      E nise keq shkrimin ,po e marove mire Antice..
      Ne nuk bejm politike .Kompromiset per “miresine” turke le ti bejne ata e ta mbajn pergjegjsine vete! Per mua as duhet ti hedhim syte nga lindja!!

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 October 24, 17:27

        orteko
        seicili të tijën!!
        dhe mardhënjet po kështu!!
        thënja e theçerit duhet të jetë gur tehmeli për çdo qeveri”një shtet nuk ka miqsi të përherëshme,por interesa të përhershëm”!
        sot interesat tona nuk përputhen me ato të turqisë!
        ps:”E nise keq shkrimin ,”mundohu ti lexosh deri në fund shkrimet e mija!!atëherë do të shoshësh se si fillimi dhe fundi janë të njëjtë!!
        ndjekin njëri tjetrin!!

        Reply to this comment
  18. Krist October 25, 00:59

    Diplomati yne,paska qendruar gati 15 vite ne Turqi,kur ne Shqiperi,punonjesit e administrates qendrore,qarkullonin,me nje ligj qe quhej:Qarkullimi i kuadrove”.Ambasada jone ne Ankara,si dhe konsullata ne Stamboll,ishin,vende per “Vakancat”-pushime te rehateshme,per njerez te privilegjuar.Sic permendet edhe ne shkrim,ambasadori Ylvi Lulo,kish kaluar moshen e pensionit,por si shok femijerije me Enverin dhe mik i ngushte i tij,edhe kur ishte ambasador atje,vinte shpesh ne Tirane,per te luajtur (sipas tij) letra me” udheheqesin”,ku i bashkohej edhe Xha Pilua (i cili i bente hile Enverit,duke e ulur ate -Enverin-me shpine nga pasqyra,ku shiheshin letrat dhe per humbjen e lojes,fajesotne Pilon,pa e ditur se si ja bente hilen).Ndersa Ali Ymeri,i derguar,nga Husniu i Partise,i bente fresk Ylviut,se pune tjeter nuk kishte fare.Ne fakt,sic e thote edhe vete,ishte shume i zene me dreka e darka,.Ne te tillaraste,lajmeronin edhe grate qe te sajoheshin,si te sajoheshin,per te ngrene,se ai ishte shume i “zene”.Mos u cuditni,e kam degjuar me veshet e mij,kur nje tjeter punonjes i ministrise “jashtem”,por kur ishte ne Tirane,e merrte rrogen ne ministrine e brendeshme,pra dihet detyra e” rende”,qe kishte,nuk na u nda asnje dite ne cdo “sebep” (apo quajeni sajdi) qe na benin tregtaret turq,bile-bile,ishte aq serbes ne tryeze,sa qe i propozonte edhe turqeve (neve,po-e-po),menune.Dhe ata e komplimentonin,per zgjedhjen qe kish bere.Pra ishin bere mjeshtra vetem per kete pune. Kete “diplomat”sigurims,e kam degjuar vete duke porositur te shoqen.Pyetjeve qe i benim per te mesuar dicka me shume sasa dinim,per Turqine ( per ekonomine,aresimin,kulturen e tj,) as qe ja kishin idene fare.Kishin mesuar permendsh,shprehjen se ketu,kudo qe te shkosh do gjesh Shqiptare,e pastaj e kthenin,d.m.th.me origjine shqiptare.Shpesh ziheshin ngusht,p.sh.pyetjes se pse jo vetem ne Turqi (qe edhe mund te justifikoheshin),por ne Meqedoni,pothuaj shumica e shqiptareve,e quajne vehten turq,bile e kane te shenuar edhe ne pasaporte -Kombesia turk.Bile edhe ne familje dhe komunitetin shqiptar,flisnin turqisht,megjithese nuk e mohonin se ishin shqiptare,-pra i pergjigjeshin se edhe ketu (ne Turqi)te gjithe e kane shenuar kombesine turke,dhe fjala shqiptar,nuk figuronte askund.Pse e pyeta,pergjigje ishte fantastike-“Hec e merre vesh,po mujte”.Keta ishin diplomatet tane ,prandaj,turqia duhet te jete e gezuar tani qe nuk i ka me,se rrezik e benin po te qendronin edhe me,gjithe popullin turk,me origjine shqiptare.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 25, 11:28

      lali turqia në atë kohë,si thua dhe ti, ka qënë vënd pushimi,sepse interesi ka qënë gati afër zeros!!
      përfitimi ekonomik ka qënë 0.00 vetëm kërkohej një farë mbështetje politike!dhe ajo pothuajse afër zeros!!
      mos krahasoni fuqinë e turqisë pas mes viteve’90!!

      Reply to this comment
  19. e verteta October 25, 01:26

    Ore lexues te nderuar!
    Po pse re nuk kuptoni turce juve?!?
    Po ne re gjysmen e fjalorit turce e kemi.
    Autori,pra konsulli, ambasadori vetem nje sqarim te vogel ka harruar te beje: behet fjale vetem per pjesen evropiane te Turqise. Pra nje e treta e saj jane arnaut. Jo pjesa aziatike se keshtu si e paskeni kuptuar juve i bie qe edhe kurdet jane me origjine shqiptare. Nc, nc! E kete ne nuk e pranojme se i bie qe shqiptaret jane rrace jevgu
    A e moret vesh tani o pis milet?

    Reply to this comment
  20. e verteta October 25, 01:50

    Ore lexues te nderuar!
    Po pse re nuk kuptoni turce juve?!?
    Po ne re gjysmen e fjalorit turce e kemi.
    Artikullshkruesi qe ka kaluar nje pjese te madhe te jetes se tij ne ate vend, vetem nje sqarim te vogel ka harruar te beje: behet fjale vetem per pjesen evropiane te Turqise. Pra nje e treta e saj jane arnaut. Jo pjesa aziatike se keshtu si e paskeni kuptuar juve i bie qe edhe kurdet jane me origjine shqiptare. Nc, nc! E kete ne nuk e pranojme se i bie qe shqiptaret jane rrace jevgu
    A e moret vesh tani o pis milet?

    Reply to this comment
  21. Myslyman shqiptare Jo turk October 25, 17:02

    Ju dhjefsha jevgjit e anadallit ne jemi europiane raca me e bukur ne bote te vetmit myslyman te bardh na lidhen feja po’ Jo kultura dhe prejardhja po’ kto mutat duan te perfitojn nga feja

    Reply to this comment
  22. Krist October 25, 17:12

    Ato qe tregova,kane ndodhur gjate viteve 70 dhe jo mbas 1990,prandaj i nderuar Anticensura,nuk flas se Turqija ka qene vend per pushime,sepse ne ate kohe.nuk lejohej te shkonte asnje shqiptare (pervec per pune zyrrtare,apo tregetare-shteterore),por per diplomatet tane ,ai vend ishte aq i rehatshem,sa e quajta,vend per vakanva.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 26, 12:51

      të njëjtën gjë po ta them dhe unë,prandaj kam përmëndur thënjen tënde,”vënd pushimesh”,pa e zgjatur, për dipllomatët!sepse turqia ishte një vënd që nuk kishte nevojë për dipllomaci!pra për ne mjaftonte të mbanim “miqësinë”,dhe asgjë më tepër!!

      Reply to this comment
  23. KOPI NISHKU October 26, 14:28

    Ore vellezer komentues pse nuk vendosni emerin tuaj nder komente por nenvizoni me gjithfare epitetesh dhe neneshkrimesh te pa hijeshme.Kaq te pa burra ini dhe keni frike nga bindja e juajMos shani e fyeni qofte njeri tjetrin qofte autorin e shkrimit.Sejcili te shprehe mendimin etij. Askush nuk ju gjykon sot per te denuar mendimet e lira.Keshtu besoj i bejme mire edhe autorit te shkrimit por edhe vehtes Persa i perket artikullit ne fjale nuk duhet harruar edhe ndihma reale qe Turqia i ka dhenedhe po ijep Shqiperise jo vetem xhamia por edhe ne ekonomi dhe ne infra stukture ne aeroporte dhe industri.Edhe kjo nuk duhet harrur. Per kujtese te nje komentuesi shtojme se Turqia sa ishte ne Shqiperi kurre nuk fali toka vecse ja morren me lufte.Mos horroni se tokat e Shqiptareve ja u a dha konferenca e ambasadoreve evropiane ne 1913Kopi.

    Reply to this comment
  24. demo October 26, 20:30

    Po kush e fali Nishin,Kurshumlijen,Tivarin,Ulqinin,Plave e Guci,Sanxhak,Xhabjak e Podgorice.Po a nuk ishte Ushtria turke,qe arrestoi Hodo Sokolin ne Shengjin dhe marshoi drejt Ulqinit per tja dorzuar Malazezve,sepse kishte firmosur ne Berlin?Po pse shkruan Gjergj Fishta
    M`nimo zot si m`ke ndihmue
    Peseqind vjet kishin kalue
    Se te bukren ket Shqipni
    Turku e mbante ne robni
    Krejt tue la t`mjeren ne gjak
    Frymen tue i zanun njak
    ——————————-
    Uf Evrope,Ti kurva e Motit
    qe i rae mohit beses e Zotit
    A kjo asht shenja e qytetnis
    Me da Tokat e Shqypnise
    Per me ngope Klysht e Rusise?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim