Dëshmia e një ish-komunisti, e vërteta për kampin e Tepelenës

August 21, 2018 19:36

Dëshmia e një ish-komunisti, e vërteta për kampin e Tepelenës

Krimet e komunizmit të dënohen por të mos hiperbolizohen. Flet një ish-komunist, dëshmitar i kohës në Tepelenë dhe në kampin që synohet të kthehet në muze si “Aushvici shqiptar”    

                    Dragua Shehu

Kohët e fundit e sidomos në fillim të muajt prill është hapur një debat i madh për Kampin e të Internuarve në Tepelenë. Kanë marë pjesë profesorë, historianë, poetë, shkrimtarë e gazetarë, ata që kanë vuajtur dënimin, si dhe ata që e kanë parë me sy. Shumica kanë qenë nga ata persona që e kanë me të degjuar dhe në unison, ç’thotë njeri, thotë dhe tjetri dhe nuk bazohen aspak në fakte.

Jam banor autokton nga Kalaja e Tepelenës. Babai im Reshat Shehu, nga familjet e pasura të qytetit, me tokë, në fushë për rreth gazermave të kampit te internimit, me dhjetra kokë bageti, dhe me mulli bloje etj. që i punonim me të tjerë, të gjitha, këto 29 ha tokë.

Brenda vijes së verdhë i mori e Reforma dhe ne s’kemi marrë asgjë !

Babai para çlirimit të vendit, ish kryetar komuneje, në Sevaster, Prongji dhe së funfdi në vitin 1942 në Labovën e Zhapës. I lidhur me LANÇ-in babai ishte delegat në Kongresin e Përmetit. Pas çlirimit ishte shef i seksionit të Financës në Gjirokastër dhe Tepelenë. Në dhjetor 1949, mbasi kisha mbaruar dy vjet të shkollës  teknike, dega elektrike do të bëhesh elektrifikimi i qyteit, në atë kohë une isha 17 vjeç (jam lindur në 25.9. 1932).  Per të më ndihmuar në vendosjen e shtyllave elektrike në qytet, Dega e Brendshme më dha të punoja dy të internuar, Vejsel Cervoi, nga Durrësi me profesion elektricist dhe Fahri Jasinin, një shofer nga Konispoli. Të dy njerez shumë të mirë dhe të edukuar, rreth moshes 30 vjeç. Vejseli ish i internuar, se një vëlla i tij në moshën 16 vjeç me shokë me një varkë ishte arratisur nga deti. Kurse për Fahriun nuk e mbaj mend arsyen. Me te dy krijova një shoqeri të madhe dhe një afinitet, sidomos me Vejselin që më ndihmonte në profesion. U njohën dhe me familjen time, që nëna shpesh iu jepte mjell, vezë, vaj e tjera për të gatuar në kamp. Në atë kohë, edhe unë ishja me rrogë dhe i ndihmoja.

Në çdo mëngjes, të dy këta dhe punëtorë të tjerë, vinin në vargan në fronte pune të ndryshme dhe në fund nxënësit e shkollës. Të gjithë i shoqëronte një polic. Dhe më pas polici do t’i mblidhte. Vejseli dhe Fahriu shpesh qëndronin në centralin elektrik, që në atë kohe ishte te rrapi, busti i Selam Musait, në hyrje të Tepelenes nga rruga e Vlorës, ata prisnin kur të veja unë ose centralisti Mehdi Hamiti në orën 8.oo.

Është folur dhe shkruar se fëmijët e kampit nuk venin në shkollë në Tepelenë, kjo s’është e vërtet, sa filloi kampi, filloi dhe shkolla. Bashkëngjitur ju dergojmë një fotografi, kur të internuarat dhe një vajzë (me shigjetë, 14 vjeçe më vonë do të bëhej bashkëshortja ime).

Nga qyteti i Tepelenës kanë mbaruar klasën e 7-të në vitin 1952, vajzat e internuara janë Mirakaj, Markagjonaj, Merlikaj etj, që emrat, nuk i di. Në klasat më të ulta kam pasur tre vëllezërit e mi Fizioni Isakun, Maksin, unë (inxhiniera)  motrën Burbuqe Çela, me një vëlla në klasë ka qenë dhe Kurt Kola, po për këtë s’jam i sigurt. Le të publikohet kjo foto me këto vajza!? Në shkollë në atë kohë, mësues ka qenë një djalë i mikut të babait tonë Tomor Dosti, që i njifte të internuarat dhe mundet të pyetet. Më vonë dhe Tomor Dosti u burgos.

Në të gjitha gazetat dhe në debat flitet pa përgjegjesi, çfarë shkruan njëri i kopjon tjetri. Flitet në përgjithësi, çdo gjë është me të degjuar, prandaj dhe janë të deformuara. Janë të rrallë ata që e kanë hequr në kuriz ose që e kanë parë me sy.

Kam  respekt për moshën dhe vuajtjet ndaj Vasil Kokalit, po në artikullin e datës 14 prill 2018 në gazetën Telegraf, janë dhënë tregime jo të sakta.

Kampi nuk ngrihej rrëzë kalas, po më në perendim, në afërsi të urës së lumit Bënçës. Siç shikohet është ndikuar nga disa skica të Lekë Prevazit, të pasakta që dhe si “skica të fusin tmerin, kur i shikon”. Gazermat dhe ambjentet per rreth jane ngritur ne trojet e Shehajve, në pronat e Luto Bektashit, Kaso Bonaj etj.

Të gjitha gazetat, dhe disa gazetarë që siç thotë njeri thonë të gjithë, gratë ngarkoheshin me dru zjarri dhe driza nga 7- 12 km larg kampit! Po pse kaq larg ? Kur atëherë Pallçia Majkoshi, Veliqoti kanë qenë mbushur me dru e driza?  Thuhet se drutë përdoreshin nga Drejtoria e burgut dhe të tjerat nga banorët e qytetit. Kjo e fundit s’është fare e vërtetë!? Qytetarët i blinin nga fshatarët tradicionalisht, dru ngarkuar në kuaj, si në çdo qytet.

Nuk e di si ka mundësi që një skuader me vajza të mitura ngarkoheshin dy herë në ditë me driza kur ato shkonin në shkollë, dhe pse duhet të merreshin drizat aq larg në Dragot? Ç’duheshin kaq shumë driza ?

Kampi i të internuarve, nuk ka një shifër të saktë. S’ka arkivë Ministria e Punëve të Brendshme?(Bunkart -2 ) Thuhet se kanë qenë 1600 , Telegraf thotë 2000 dhe gazeta Panorama 3200 dhe 3600.

Ajo që s’e kam degjuar as në përralla ishte “kazani i mbushur me krimba… per ta ngrenë !?… Më e besuar është  ngrënia e mishit të Ngordhur…!” që thuhet në gazeta dhe këtë nuk e kontrollonte kush.

Zhdukja e varreve nga Drejtoria e Kampit!

Edhe këtu z.Kokali mund të jetë ndonjë lapsus nga ana juaj. Ju thoni se në vitin 1952 jeni larguar për në Çorovodë. Thoni se gjatë dimrit të vitit 1954, (kohë kur kampi ishte prishur dhe kishte ardhur Rep.Usht.N.84) Për kufomat e të internuarve që i merrte lumi i Bënçës dhe i çon në Vjosë !? Cila ishte arsyeja që të vdekurit Z. Kokali, diktatutra i zhvarrosi 3 herë ? Pse eshtrat i kishte kaq inat ? … Diktatura s’kishte frikë nga të gjallet… kur të donte i vriste!  Aty, poshtë kampit familjet Shehu, Laze Manaj, Kaso Bono kanë pasur Moçalet që ë mbillnin me zarzavate deri në vitet 1955!

Që ka kufoma të humbura edhe unë bindem … Se familjarët s’kërkojnë kot ! Po ku? Ne tepelenasit që kemi respektuar eshtrat e “kalit te vdekur” s’mund të silleshim shtazërisht me NJERËZIT…Besojeni këtë, ajo që më çudit është pse unë po e dëgjoj tani. Ku kam qenë?

***

Është folur shumë për distancimin e komunistëve nga krimet. Unë kam qenë komunist, distancohem nga krimet. Kam punuar në Rrugen Kukës-Peshkopi vullnetar, në shumicën e ndërtimit të Hekurudhave të vendit, po vullnetar. Kam punuar dhe pak kohë në digat e Hidrocentralit të Fierzës me Ndërmarrjen Gjeofizike, me specialistët kinezë…

Po ç’krim kam kryer unë?

Dhe të dy femijët e mi kur kanë qenë studentë kanë  punuar vullnetarë në dy hekurudha. (Ju lutem hapni dosjen time).

Thuhet se kur keni qëne në fshatin Luzat, Z. Kokali, për të punuar, për të prerë shtylla për elektrikun?(Kur për Tepelenën mjaftonin vetëm 10 copë) një fshatar theri një dhi dhe ati i erdhi keq për juve, që banonit në një kasolle, në temperature e fshatit -minus10 gradë ju dha zorrët e dhisë të pa lara për t’i ngrënë! E pabesueshme se fshati Luzat dallohet në Tepelenë për mikëpritje dhe humanizëm.!?

Një sqarim për lexuesin: fshati Prongji është një fshat i thellë i Gjirokastres dhe jo i Tepelenës. Nga ky fshat ka qenë Xhafer Pogaçja, që kohët e fundit e kam dëgjuar edhe si përdhunues, ish-drejtor. Unë nuk e njof, por po të ketë berë këtë krim le të përgjigjet vet. Po një gjë duhet ditur. Se diktatura për tre gjëra të përjashtonte nga Partia, të dënonte ose dhe të pushkatonte. 1. Për Tradhti. 2. Për imoralitet dhe 3. Për vjedhje.
Eshtë folur dhe shkruar në shtyp se në kamp punohej jo 8 orë po 16. Po ku punohesh në Tepelenë? Ku kishte fronte pune veçse për dru a driza! S’kishte hekurudhë, hidrocentrale, rrugë, fabrika, kantiere ndërtimi… Ku? Në ato vite është folur shumë edhe për 500 gr bukë misri që merte i internuari në ditë. Kur racioni i qytetarit, të shtepiakëve ishte më i vogël! Kur në arkivin e çdo bashkie mund të jenë më të sakta.

Është dhënë mundësia të shkruajmë dhe të flasëm çdo gjë të dëgjuar, dhe jo të parë dhe të jetuar vetë. Zoti Prof. Sam Repishti njeri inderuar thotë: Se e ndjera Nanë më pat tregu per tmeret në kete kamp. Ndër të tjera tregon se motra e tij 14 vjeçe tërhiqte karrocën nëpër rrugët e Tepelenës ngarkuar me ushqime të Kampit? Dhe ne, e njerëzia do ta shifnim atë vajzë pa dhimbje? Kur në atë kohë Tepelena ishte shumë, shumë e vogël! Zoti Profesor, atëherë Tepelena s’kishte rrugë, po të shtruara me gurë e plloça, nuk ecje dot në këmbë, nuk kishte as karrocë as dhe vend për të marrë ushqime. Këtë ndodhi se kam parë, as e kam dëgjuar. Se së paku do ma thoshte Vejseli a do ta kisha parë vetë!?

Z.Prof. Repishti si ka mundësi të quani ju një… “Tragjike e mendjes së mbyllur” Prof. Pëllumb Xhufin? Njeriun me kompetent në fushën e historisë, kur ka botuar qindra artikuj brenda e jashtë vendit, shumë libra të kesaj natyre, pa përmendur botimin me 1500 faqe të një libri  vitin e kaluar, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.!?

Kurse unë, mbas mbarimit të shkollës kam punuar (si gjë e rrallë) 16 vjet rresht Kryetar Dege dhe funksione të tjera, në Presidiumin e Kuvendit Popullor, kam qenë komunist. Për figurën time mund të hapet dosja (dhe dosjet e vëllezërve që kanë qenë kuadro). Komunistët nuk duhet të futen në një “ thes”  të gjithë, ashtu se dhe të internuarit, të Ballit Kombëtar etj, që bënë krime ose jo dhe që disa u bashkuan me pushtuesit. Nuk duhet harruar asnjëherë Lufta Nacionalclirimtare e popullit tonë. Mijëra dëshmorët të vrarë dhe mijra partizanë e çliruan vendin tonë dhe e renditen në krahun e fitimtarëve kundër nazi-fashizmit.

***

Në këtë material, u përpoqa të shkruaj ç’farë kam parë e jo ç’kam dëgjuar, me vërtetësi, aspak nuk i kam dhënë ngjyra politike, po si tepelenas gjatë qendrimit të Kampit në këtë qytet.

Si tepelenas, përsa thashë jam në krah të Prof. Pellumb Xhufit dhe të kryebashkiakut të Tepelenës Termet Peçit. Ne e dënojmë hapjen e këtij kampi dhe kthimin e tij në muze, si gjithë tepelenasit dhe shqiptarët e tjerë. Por s’ka si të jemi  pro, për ta  quajtur Kampin e internimit Golgotha e Tepelenes ose më keq, Aushvici Shqiptar.

Ne Tepelenasit jemi të pafajshëm, për të mbajtur një akuzë të tillë në krahët tona. Varrezat e kampit kanë qenë në anë të gazermave në pjesën perëndimore, dhe jo në zall të lumit të Bënçës, aty kishim kanalin nga furnizohesh mulliri me ujë dhe më vonë hidrocentrali që u ndërtua po në mullinjtë e Shehajve. Më poshtë siç thashë ishin moçalet, kopshtet dhe arat e qytetarëve. Populli i Tepelenes dhe i fshatrave të tij e ka treguar në shekuj trimërinë, besnikërinë, ndershmërinë, kulturën, atdhedashurinë. Këto kanë qenë tiparet dalluese të tij. Boll është hedhur baltë mbi tepelenasit. Në disa raste na kanë quajtur njerëz “të egër”.              Fransua  PUKVILI i dëguar i posaçëm i Bonapartit, konsull pranë Ali Pashës, në 1820, që sa ish gjallë Pashai i jepte Pukvilit një qese me flori çdo muaj. Kur Pashait iu pre koka Ai shkroi në Paris një libër famëkeq për shqiptarët duke e quajtur kombin shqiptar: Vend Barbar!” Që “s’kam fare simpati për kete racë…” E që e quante Tepelenën… si një LUGUBER… e Sarajet e Pashait si një burg vdekjeje… Racë të eger…etj e tj. Ky libër voluminoz prej 680 faqesh që nuk u pranua të përkthehej në kohën e Mbretit Zog, u përkthye para 10 vjetesh nga një perkthyes i talentuar që nuk jeton më…

EDIT Durham e ushqyer nga theniet F. Pukvilit tha se: “Do të gjeja një vend të egër, me njerëz të egër “! Pas 3 ditë qëndrimi në Shehaj në shtëpinë tonë, në Kalanë e Tepelenës tha: “…Gjeta një vend, me male të eger po njerëz me ZEMËR TË MADHE…” ( Në vitin 1909 ).

Po kështu i drejtohem Drejtorit të ISKPK Poetit Agron Tufa. (Më kanë pelqyer poezitë e tija, të pa politizuara). Me respekt për ata që shkruajnë dhe thonë të vërtetat për vuajtjet e tyre dhe që s’kaloni në ekstremizma. Cili eshtë ai shqiptar që ka vrarë me qellim fëmijt ? …Edhe eshtrat të hidhen në lumë!? Eshtë e pabesueshme. Ulkonja nuk e preferon të bente këtë veprim antishtazor… !? Jam plotësisht dakord për hapjen e dosjeve. Kush ka dhënë Urdhër për veprime të tilla të dënohet  dhe të publikohet në shtyp, si kriminel. Vetëm s’jam dakord kur thoni: “Tepelena  në mënyrë simbolike mund të quhet: “Aushvitzi ynë”.                    

Në Kampin e Tepelenës nuk kam parë, as nuk kam dëgjuar të pushkatohej ndonjë i internuar, burrë, apo grua. Vdekje të natyrshme ka patur, po si kanë vdekur me tortura ose pa tortura edhe këtë nuk e di!

Varrezat kanë qënë jo në Moçale ose në zall të lumit, po siç e thashë më lart, në krahun perëndimor të Gazermave. Me leje të kapterit të shoqerimit e si elektricist jam futur në kamp, sigurisht që kushtet ishin të keqija… E po Konvikt si i Shkolles tënde nuk është… Më tha Kapteri!…

Kur vdiq nëna e nje punetori nga Kampi që kishim në central, po me leje të kapterit shkova në varrim, ku me kujdesin e nënës time i përballova një pjesë të ushqimeve.

Për kampin e Turanit s’kam asnjë dijeni. Nuk e kam parë.

Në fotografinë që po ju dërgoj, me sa njoh unë janë të paktë ata që kanë dalë me bashkëshorten time, që ende janë dhe sot, po dhe të internuarit që nuk i njoh. Në këtë foto janë Luan Hajnaj, Kalo Shehu, Estref Shehu, Idriz Gjoka.

Vëllezërit e mi si Fizioni, Isaku Burbuqia, Maksi, mbajmë mend mirë Kampin dhe të internuarit në klasë, po dhe shokët e tjerë si Gjon Agaraj, Gylani Koçi, Sulo N. Gërbi, Avni Meçe, Valentina Leskaj, Natasha Beluli, Petrit Koçiaj, djemtë e Patriotit Gole Mërtiri,( Leonidha dhe Kristua), Bashkim Qeli, Krenar Progonati, studiusi Lavdosh Dimrraj, Muharrem Bushi, Bajram e Fatos Shehu, Hasan Musta, Qendro Ciko, Qendro Qendro, Hasije Shehu, e shumë e shumë të tjerë, kanë njohuri për kampin e Tepelenës. Pa përmendur atje njerëz të majtë e të djathtë si dhe autoritetet qendrore në rreth, bashki e institucione të tjera.

Jam plotësisht dakort me artikullin e Mero Bazes botuar në gazetën DITA datë 18 gusht 2018. Vetëm do ngatërrohen lexuesit: “Një  Kamp në Tepelenë” dhe jo “Kamp i Tepelenës”…

*Ish banor në Tepelenë nga viti 1949 deri në vitin 1956

Tiranë, më 19. 08. 2018

 

 

 

 

 

August 21, 2018 19:36
Komento

44 Komente

  1. Alban August 21, 20:27

    Bo, bo! Keta tepelenasit si Dragua jane te ndershem, trima, bujare, por nuk e kane haberin fare per ekonomine e tregut! Po pse te mos e ngreme nje muze për ta quajtur Kampin e internimit “Golgotha e Tepelenes” ose më mire “Aushvici Shqiptar!” Mijera e mijera turiste nga e gjithe bota do te vershonin ne gryke te Tepelenes dhe te Bences per te pare AUSHVICIN sHQIPTAR dhe do te derdhnin mijera e mijera euro e dollare…!? Po pse, o te uruar doni te na lini vetem me nje Migjen e Lasgushin, apo me Kadarene e Agollin e shekullit XX, kur shekulli XXI do te krenohej me poetin e madh te “Aushvicit Shqiptar” Agron AgaTufa?! Pa le Prof. Dr. Pellumb Xhufi arratiset nga 1000 vjet histori qe i kemi lene ne dispozicion per studim dhe ia heq buken e gojes Prof. Dr. Hamit Kabes, qe ka ne dispozicion te studimeve te tij vetem 10 vjet histori te Shqiperise (1945-1955)?! Nuk e kuptoni ju se pse hesht Prof. Hamit Kaba? Sepse ai eshte tepelenas dhe e do nje muzeum me fame boterore ne vendlindjen e tij, ku te kaloje ditet e pensionit te majme te pleqerise midis turisteve e turisteve te te gjitha racave!. Aman o tepelenas, behuni pak largpames!

    Reply to this comment
    • N.VJOSA August 22, 07:54

      Aman ore Alban,
      Po sikur të fusim një Hu tyja ne fund te kurrizit,
      që të vijnë e te shohin turistet?( Dhe të fitosh Para ti…)
      Pse tja fusim Tepelenës, kur nuk e meriton?!
      Aman ore vellezer,
      nuk na u ndanë budallenjt dhe Qorrat…!!!

      Reply to this comment
    • ELIOT August 22, 12:14

      MORE KOMUNIST QAZIM MULLETI THONTE PO TE RRINTE 3 MUAJ NE BURG ME BOLSHEVIKET DO TE BEHEJ BOLSHEVIK DHE JU KENI JETUAR 50 VJET ME AVANTAZHET E BOLSHEVIKEVE DHE JENI ME I KUQ SE LENINI ME KRIMET E TIJE ..PRANDAJ ASGJE SJU BESOJ …ME VJEN KEQ POR NJE BOLSHEVIKU SI BESOHET AS NJE THES ME PATATE ..MERCI QUAND MEME ..

      Reply to this comment
    • Montro August 22, 16:13

      Alban bre!
      Po dergoje nenen,motren,gruan etj tende ne Tepelene,qe te shikojne turistet se si i perdhunonin femrat tuaja atje!
      Kjo do ishte me fitim edhe per ju si familje edhe per Tepelenen!
      Keni 28 vjet qe na cani trapin me gjoja vuajtjet tuaja,por akoma nuk keni shkruar nje liber,nje historik,tre ngrini nje memorial,nje bust,fundi edhe nje mal me…mut,se ju muter keni qene e jeni akoma!

      Reply to this comment
      • Alban August 22, 18:08

        Montro, kuptoje ironine. Ngritjen e kampit “Aushvic Shqiptar” ne Tepelene nuk e kerkoj une, por “Poeti i madh” Agron Tufa me familjaret e ish-diversanteve armiq te shtetit shqiptar te vendosur me votimet demokratike te Dhjetorit 1945 ne Shqiperi. Ndryshe nga te perndjekurit politike, te denuar ne baze te nenit famekeq “55” per agjitacion e propagande; te internuarit ne kampin e ngritur perkohesisht ne Tepelene, ishin grumbulluar si nevoje operative per te siguruar krahet e forcave shteterore te Ndjekjes per te debuar diversantet kriminele qe kishin hyre ne Shqiperi per te rikthyer regjimin feudal e bajraktar monarkist ne Shqiperi.

        Reply to this comment
    • Gallate August 22, 16:18

      Ne foton me siper jane te internuarit e Tepelenes!
      Bo bo sa te dobet,sa keq te veshur,sa te vuajtur duken keta hallexhinj!
      Po keta jane te Aushvicit,o kelyshe te fashizmit?
      Po as prinderit tane qe cliruan Shqiperine ne ate kohe nuk ishin veshur kaq mire,ndersa te internuarit na paskan dale edhe ne foto!
      Dhe kulmi,per te treguar se diuktsatura komun iste ishte me e egra ne botre,na doli se nje vajze e internuar ne Tepelene qenka martuar me kete komunistin!
      Ha ha ha haaaaa,hajde vuajtje hajde!
      Tamam sakec per portokalli!
      Shporruni o antir Shqiperise dhe i keni merituar denimet!

      Reply to this comment
  2. demo August 21, 20:30

    Nuk po ta ndyn kush Tepelenen tende! Se diktatura komuniste vendosi te ndertoje kampin e cfarosjes per gra e femije ne Tepelene,nuk ju pyeti kush ju!Nuk beri diktatura ndonje REFERENDUM ne Tepelene,prandaj qejfi te mos te prishet,hateri te mos te mbetet.Tepelenasit jane mikprites,por edhe kalaja e Tepelenes ka qene nje LUGUBER ku vriteshin,torturoheshin njerez nga DRAKULA gjakpires Ali Tepelena.ashtu si shkruan Pukevili,qe paska marre nga pashai nje qese flori cdo muaj.As pashai beri ndonje referendum te pyeste Tepelenasit,pranonin,apo jo te mbylleshin aty viktimat e pashait,as i pyeti kur vrau 600 Kardhiqote dhe 200 Hormovite ne hanin e Valarese.Ne ndryshim nga lubite Enver Hoxha,Mehmet Shehu,pashai i Tepelenes nuk vrau gra dhe femije ne hanin e Valarese.Qe Tepelenasit jane njerez te paqte dhe bujare kete e dime te gjithe,e paska thene edhe Bajroni edhe miss Durham,Po cfaj kane tepelenasit,qe enveri,mehmeti e ngulen kampin mu aty.si derguan te internuarit ne Saver te Lushnjes,ne Kosove te Belshit etj.,I biri i autorit te kampit te vdekjes ne Tepelene e thote me gojen e vet,qe burgu i Burrelit ishte kamp pushimi krahasuar me Aushvicin e Tepelenes.Coc din edhe Bashkimi nga rrefimet e te atit.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 22, 13:40

      o dem a ke parë ndonjë foto të plotë në krye të artikujve??
      unë asnjëherë!
      mendoja se kisha problem me kompiuterin tim,por nuk qënka e vërtetë!!
      është problem i gezekarisë së ditës dhe i përgjegjësve të grafikës!!si gjithandej,çyrykë!!

      Reply to this comment
  3. Xha Teme August 21, 20:36

    Te lumte pena dhe mendja more njeri i mire qe te vertetetn e sheh drejt e ne sy. Bashkohem me ty kur thua Tepelena djepi trimerise, atdhedashurise, bujarise dhe mikpritjes. Falemniderit Z. Shehu.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN August 21, 22:15

      temen mor xha Teme, kur duam te dime te verteten pyesim xhelatet?? ah xha Teme ,xha Teme, u plake e akoma si poqe, gjithe jeten ngele koqe-thone vlonjatet.
      xha Teme, dmth partia i hoqi nga shtepite e tyre e i çoi per pushime kta ??? asgje nuk ka ndodhur atje dmth ???
      vetem TOMOR DOSTI vajti pak ne burg, po vetem pak, e moren 23 vjeç nga mesues ne shkollen e kampit te ‘pushimeve’ i futen nje akuze tentim arratisje dhe beri pak burg 25 vjet…po s’ka gje dmth ;
      te gjithe ata qe u çuan ne Tepelene ishin gra e femije, ose pak me shume se femije, qe u qene arratis prindrit, ose u pushkatuan, dhe partia e ktij Koleres me siper i çoi ne Tepelene, se ishte parti e mire ???
      Kolera Komuniste ishte trime me gra e femije ??
      xha Teme, komunistet nuk kane atdhe, as tradite, as mikpritje e as Tepelene !!!
      ju erdhi dita tu paraqesin faturen, dhe ne ferr rehat nuk do gjeni ;
      KOMUNISTET DENOHEN ME VDEKJE DHE PAS VDEKJES!!!!

      Reply to this comment
      • Saliu August 22, 05:01

        Xha temes i ka ngrire kaka ne bythe dhe eshte bere si loqe e shfryre

        Reply to this comment
      • Xxx August 22, 09:20

        O Black suma vertet mendon se ju erdhi dita?
        Me ti dhe sorollopin tend i kemi lare hesapet me kohe.
        Tani merni nga nje bris e ruajin trapin gjithe komunisteve qe kane mbetur gjalle meqe u ka ardh dita te paguajn faturat.
        Sa per historine lera e tradhetise qe keni bere nuk mbulohet duke na e bere macen tiger.
        Te dhjefsha ty, Tufen e Godolen.
        Nuk e ndryshoni dot historine perpiquni sa te doni.
        Damka e tradhetise do ju ndjeke pas gjithmone.

        Reply to this comment
      • Montro August 22, 16:20

        Alban bre!
        Po dergoje nenen,motren,gruan etj tende ne Tepelene,qe te shikojne turistet se si i perdhunonin femrat tuaja atje!
        Kjo do ishte me fitim edhe per ju si familje edhe per Tepelenen!
        Keni 28 vjet qe na cani trapin me gjoja vuajtjet tuaja,por akoma nuk keni shkruar nje liber,nje historik,tre ngrini nje memorial,nje bust,fundi edhe nje mal me…mut,se ju muter keni qene e jeni akoma!

        Reply to this comment
      • Prof.dok. August 22, 16:22

        O sorre!
        Komunisteve ua ke rruar lesht sa here kane dashur!
        Edhe sot Shqiperine e sundojne bijte e komunisteve,prandaj ti ha…mut kot!
        Ti ha mut,ne sundojme tere jeten!
        Bile te kemi dhene te drejte aq shume sa te hash mut pa… tallon!

        Reply to this comment
      • Vlora August 22, 23:27

        Ti Black Swan je nje pasardhes/e i/e denje e fashistit Hasan Dosti. Te kishe jetuar ne kohen e Hitlerit do ishe bere nje nazi-fashist/e i/e shquar.

        Reply to this comment
      • getisburg August 27, 16:58

        SWAN SEE… von Tschaikovski….. Mercy!

        Reply to this comment
  4. demo August 21, 20:56

    Perse ja keni prere koken kesaj fotografie,,perse nuk e paraqitni te plote?

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN August 21, 22:03

      se do dale qe bashkeshortja e ktij ka qene e internuar per moral , u martua me kte qe te rregullonte biografine …sidoqofte ky ishte nate e dite ne sherbim te partise ….

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 22, 07:53

      o dem a ke parë ndonjë foto të plotë në krye të artikujve??
      unë asnjëherë!
      mendoja se kisha problem me kompiuterin tim,por nuk qënka e vërtetë!!
      është problem i gezekarisë së ditës dhe i përgjegjësve të grafikës!!si gjithandej,çyrykë!!

      Reply to this comment
      • Demo Strim August 22, 09:44

        Ti Ceno s’ke probleme me kompiuterin, por me njohuritë fillestare për të.

        Fotoja e paprerë = FotoLink -905×395

        Hysnije Muçaj me të internuarit

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 August 23, 13:00

          DemoStrim
          nuk e mbaj veten për gjeni e aq më pak të kompiuterit!
          po flas për këtë foto që shoh dhe jo për atë që mund të ket artikull shkuresi në shtëpi!!
          këtu,dhe në të gjithë shkrimet shihet gjithnjë fotoja kryesore shoqëruese e çdo artikulli,e prerë!!
          që ajo është skanuar,ose është marrë e gatshme nga diku!?asqë e vë në dyshim si profan i PC që jam!!
          nuk më intereson ta shoh,por më intereson që në gazetë të vendosen fotografitë që duhet dhe të sakta e jo të prera sipas formatit që grafikuesi tuaj e bën automatikisht!për të mos lodhur byçkën!!
          demostrim
          në asnjë vënd nuk e gjeta “FotoLink -905×395,Hysnije Muçaj me të internuarit”!
          pavarësisht se nuk kam ndonjë interes për ta parë prap do të më pëlqente një sqarim nga ana tënde si ta gjej!!
          vetëm se duhet ta shkruash shpjegimin për mua dhe jo për vete!!
          ma shpjego si një fëmije 2 vjeçar!!kështu thoshte denzel uashington tek “operacioni pelikan”!

          Reply to this comment
  5. eh, ç'me gjeti! August 21, 21:45

    E me çfare mirreni! Plehrat e kohes shkuar jane ngritur ne piadestal sot. I lerni te çfryjne si kane karakterin e tyre. Mos kujtoni se dhe Edi rama apo ajo ministrja e kultures jane njerez te mire. Dhe ata bashibozuke jane e duan ta ndyjne kohen se u ka ardhe dhe ne dore, por s’kemi te tjere; ke Saliun apo Moniken?!

    Reply to this comment
  6. mirel August 21, 22:10

    ashtu sic shpifin qelbesirat repishte per aushvicin e Tepelenes, ashtu e pesofshin ne realitet.
    Plera antishqiptare ishin, plera antishqiptare ngelen

    Reply to this comment
  7. Shefqet Cela August 21, 22:20

    Të lumtë edhe ty o XHA TEME për komentet serioze që ben.
    TË PËRSHËNDES!

    Reply to this comment
  8. SHKOLLA-XHERXHINSKI-RUSSI August 21, 22:27

    VETEM NJE FJALE RESPEKT…ke thene te Vertetn..
    Nje Kusheriri ime ishte “Komuniste” por punonte HAMALLE ne Ngarkim-Shkarkim…lol
    AJO KOHE ISHTE…lol

    Reply to this comment
  9. Arben August 21, 23:34

    Pordhe me rigon.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 22, 07:55

      rroftë erdogani dhe 14 mln osmanllinjtë që kanë falur para shetit të ri osman!!
      ah se harrova dhe ata që kanë thyer me vare celularët amerikanë!!
      shnet o berat nga qerreshniku!!

      Reply to this comment
  10. MH August 22, 00:34

    BLACK SWAN !!!
    Mendimi i yte vertet brilante.E ke qare me kete filozofi!
    Dhe une te mbeshtes plotesisht.Pa kurrfare lekundje.

    “KOMUNISTET DENOHEN ME VDEKJE DHE PAS VDEKJES!!!!”

    Sa ishin gjalle i rruanit trapin e sumes.
    Mbasi te vdesin ju jeni trima e kaluar trimave.Sepse jeni trima qe merreni me denimin e te vdekurve.Kete lloj trimberie e kryen edhe nji adoleshent qe nuk din te nxjerrin rrushin per ta shurruar te vdekurin e denuar nga trimberia e juaja.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN August 22, 09:37

      MH, ke iniciale te çuditshme, direkt me shkoi mendja te Mut Hoxha, po nejse;
      komunistet nuk vdesin, ata ngordhin, si te gjalle e te ngordhur ne nuk harxhojme as peshtymen me ju, por eshte HISTORIA ajo qe po ju jep vendin qe meritoni ,ate te KRIMINELIT .
      dhe kte trimerine me te vdekur , ik tregoja rraces tende qelbesire, atyre qe hodhen kockat e FISHTES ne lume,ata qe vrisnin shqiptare me plumb pas koke, tregoja rraces tende te ndyre qe thau kenetat duke futur inxhinieret e doktoret te gjalle.
      ik tani, imagjino brezat qe do vijne, imagjinoje veten ne ferrin ku do jesh dhe ku syte e brezave do ju shohin si XHELATET E NJE KOMBI ,TE KOMBIT TUAJ !!
      ÇFARE NEVERIE !!!

      Reply to this comment
  11. Dhimbia e madhe Popull August 22, 00:36

    Per sinqeritetin tuaj i nderuar Dragua Sheu ju pergezoj sa per logjiken qe kundershtoni ate ndertim te ish Kampit te te inerhuarve si nje Aushic shqiptar, Marrezi sa nje diskretitim i pa merituar i kombit tone, te asnje kohe…
    Faleminderit per sinqeritetin tuaj.
    Dhimbia e madhe Popull.

    Reply to this comment
  12. Kola August 22, 07:20

    Pse u dashka besuar ky langaraqi qe do te na mbushe mendjen se ne kampin e Tepelenes femijet shkonin ne shkolle, lexonin libra e madje shikonin edhe filma me Zhan Mare e te mos besoj rrefimet e atyre qindra nenave malesore qe te ngjethin mishin? Perfundimisht: kjo rrace nazisto- komuniste eshte e pandryshueshme.

    Reply to this comment
  13. pitu August 22, 08:12

    pukvili e ka thene teper sakte kujtoni pas 97 sa njereze u vodhen u turperuan grate ne syte e burave qe ukontrolloonin breket per para jane vrare ku ishit ju komunistet e tepelenes hiheni dhe aliun se femijte do ti ngjajne atij qe nga hajtut u be pasha dhe i sherbeu turqise dhe jo tplenes

    Reply to this comment
  14. Bureto August 22, 08:43

    Dragoi, (gjë e rrallë thotë!…), paska qenë 16 vjet kryetar i Degës së Punëve të Brendshme. Mjafton fakti, që njerëzit e kohës e kujtojnë mjaft mirë, sa të dëgjonin “Gazin e Degës” e bënin në brekë, kaq i tmerrshëm ishte ai. Në fakt metafora e mjetit sovjetik ‘Gaz 69’, që përdorej rëndom nga sigurimi, pjesë e degës ku ishte kryetar për 16 vjet shoku Shehaj, kujtohet si realiteti i tmerrit që shkaktonte në shpirtrat e njerëzve ai organ ku brenda bodrumeve të tij mjeranët kanë parë tmerre me sy. Askush të mos presë që këta lloj ‘dëshmitarësh’ të regjimit të tregojnë krimet e regjimit, edhe nëse në ndonjë rast nuk kanë qenë vetë ekzekutorë. Por urdhër dhënës mund të kenë qenë po ashtu dhe dëshmitarë. Këto, të vërtetat ata do t’i marrin me vete në botën tjetër. Ne jemi të prirur të besojmë ata që i kanë parë e jetuar në kurrizin e tyre. Ashtu siç thonë për hajdutin që, nuk është i tillë po nuk diti të fshehë vjrdhjen, dhe për kriminelin vlen e njëjta gjë, nuk do të ishin të tillë që ta pranojnë krimin. Natyrisht kjo nuk vlen domosdoshmërisht dhe për shokun Dragua, sepse nuk e njoh dhe mund të jetë një përjashtim. Pak e çuditshme po le ta pranojmë. Në fund kujtoj se Dragoi nuk jep ndonjë dëshmi për Kampin e Turanit, që ishte tjetër gjë dhe që, sipas dëshmive (persona, dokumenta arkivore etj) ishte vërtet i tmerrshëm. Edhe kundërshtarët e çështjes së “Aushvicit”, e pranojnë që ishte i tillë, veçse s’janë dakord me cilësimin. Kjo është çështje tjetër.

    Reply to this comment
  15. Bedo August 22, 08:45

    Po qe se kjo foto i perket kampit te Tepelenes, duhet te kuptojme se kampet e perqendrimit komunist, kane qened kampe pushimi. Turpi e mbulofte kete gazeta qe merr guximin te fyej vuajtjet dhe poshterimin e mijra shqiptareve te torturuar ketyre kampeve.

    Reply to this comment
  16. Babalja August 22, 09:04

    Te shkosh pas mendjes se Tufes e Godole Gogoles histerike keni pjerdhur te gjithe.

    Ju ka zene syte urrejtja.

    Reply to this comment
  17. intelektuali August 22, 09:30

    E PAGUAN EDHE NJE KRIMINEL TJETER QE TE MASHTROJE DHE GENJEJE ME LLOGJE FANATIKESH PER “AUSCHWITZIN” E ENVERIT NE TEPELENE

    Shikoni se cfare shkruan ky kriminel dallkauk qe mburret se eshte komunist:

    “…Në Kampin e Tepelenës nuk kam parë, as nuk kam dëgjuar të pushkatohej ndonjë i internuar, burrë, apo grua. Vdekje të natyrshme ka patur, po si kanë vdekur me tortura ose pa tortura edhe këtë nuk e di!…”

    PO A KA TORTURE ME TE MADHE QE TE URDHEROSH VDEKJEN E NJEREZVE NGA URIA?

    Po ne “Auschwitzin” e Enverit ne Tepelene kane vdekur nga uria mbi 300 femije te vegjel dhe tepelenasit kur nenat i hidhnin foshnjet e tyre matane telave ishin spiunet e Enverit qe kallezonin tepelenasit e ndershem ne perpjekjet e tyre humane per te shpetuar bebet nga torturat e vdekjes nga uria dhe mjerimi kur nenat i hidhnin matane telave me gjemba. Ne Arkivat shteterore ka disa raste kallezimi ku jane pershkruar me hollesi keto raste duke u cilesuar si veprime armiqesore nga qytetare te Tepelenes qe kane ndihmuar “armikun e kllases”.

    Lukunia imorale e fanatikeve te Enverit i quan keta femije te masakruar ne Tepelene si “diversante” qe kane bashkepunuar me gjermanet,

    Krimineli kalemxhi i Enverit, Pellumb Xhufi e quajti me nje cinizem te papare Kampin e shfarosjes ne Tepelene si “Kamp Pushimi”,

    Gazetari fanatik enverist, Viktor Malaj e quajti poetin disident nga Kukesi, Havzi Nelen si “terrorist” duke hapur nje plage te thelle ne debatin politik aktual te vendit:

    A KA MUNDESI SOT QE KRYEMINISTRI I SHQYPNISE TA KETE BABANE E TIJ NJE KRIMINEL KOMUNIST QE KA URDHERUAR VARJEN NE LITAR TE NJE POETI DISIDENT ANTIKOMUNIST?

    Po si mund te hyje Shqypnia ne BE me kete Kryeminister me baba kriminel dhe vrastar gjakatar komunist?

    Gazetari tjeter fanatik i Nexhmijes, Xhevdet Shehu nga ana tjeter qan dhe vajton si kukumjacke pylli per draftin lidhur me “censuren” qe po pergatitet ndaj filmave dhe veprave te Realizmit Socialist dhe poshteron dhe fyen ne shkrimin e e tij ne gazeten DITA Fondacionin e respektuar “Konrad Adenauer” duke e quajtur si “…Fondacion i huaj…” pa e ditur se kjo “censure” eshte aplikuar prej kohesh ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore qe pas renies se Murit te Berlinit sepse propaganda komuniste ne filmat dhe veprat e Realizmit Socialist eshte cilesuar nga KE si “…e demshme per shendetin mendor te popullates…” dhe Shqypnia nese do qe te behet pjese e BE duhet ta miratoje kete rekomandim te Botes Demokratike pa fyerje dhe pa ofeza poshteruese per ata qe kane hedhur themelet e BE-se.

    Duke lexuar keto shkrime rezili ne gazeten DITA, qe mbijne si “kepurdhat pas shiut” nuk mund te mos i besh pyetjen vetes:

    KU PO E CON MUSHKA ENVERISTE SHQYPNINE?

    sepse:

    Me keto artikuj njeri pas tjetrit si me porosi, une per vete them se:

    MUSHKA ENVERISTE PO E LARGON SHQYPNINE NGA BOTA DEMOKRATIKE.

    Reply to this comment
  18. Thanasi qe ta plasi August 22, 11:37

    Kta halete nuk po shpallin muze Spaçin, dashkan te shpallin kampin e Tepelenes Auschvitz. Ka qene ky kamp me i eger se Spaci? Apo Spaçin nuk e permendni se ashtu kane qene ca muhabete aty brenda

    Reply to this comment
  19. MH August 22, 15:05

    BLACK SWAN

    Une nuk kam kene e nuk jam komunist.Por sic po ju shikoj temperamentin duke luftue me komunistat e vdekur me vjen per te qeshur.Me vjen per te qeshur mbasi ju te gjithe ishit gjalle ne nji kohe kur komunizmin e kishit parasyve posht birave te hundes qe nuk ju linte t’iu dilnin as cimet e musteqeve te burrnis e te trimerise e jo ma ti denonit kur gjymtyret e tyne iu dridhnin damaret e gjakute e nuk goxonit as te pjerdhin brenda apartamenit te banimit qe vec veshve tuaj nuk ndigjonte askush.Me ban per te qeshur se kemi afer 30 vjet sistem pluralist kapitalist demokratik kapitalist merreni si te doni dhe askund shtet por rrupall bjeri ti bijem i forti te ligut.Asht fat i madh qe ai monizmi nuk bani krushqi me ju,e le ma,ju te kishit marre pushtetin para 70 e kusur vitesh cfare do ti benit Shqiperise.Per 30 vite dhe e cuat ne kete derengje.Ku sot po mundohen ta rreformojne demokracin nga pislleqet qe nuk ka zog nanet a bire kurvet ti heqin njollat carqfit ish te bardhe si bora per ta rikthye ne gjendje fillestare.Te pakten ne pastertin e vitit 1990 qe nuk kishte askurrfare danget.Pa asnji borxh njeriut te gjalle e jo ma te ndonji banke apo shtetit.
    Ti kalon direkt te rraca.Por u ne nuk po te them gja per racen qe gezon.Por di te them,cfare rracet njerezore mund te futen nji pjese e robve te shtepise qe puthen me pushtuesin dhe pjeses tjeter i vejne gryken e pushkes.E meqe nuk i doli hesapi.Pjerdhin gjithe diten e naten me goje si puna e gojes tande tu ia vlersue vetvetes pislleqet e kryera per te ndershme e plote krenari.E ne vashd i meshoheni sistemit te monizmit si ma negativi historik i kombit.
    Kur autori i shkrimit mbi “Aushvicin”Tepelen.Deklaron nga perjetimi konkret qe i shkolloi trashigimtaret e pafajshem te fundrrinave tradhetare te kombit.Ku njeri nga keto tradhetar fundrrinash pse te mos mendojme qe je dhe ti.
    Falemindedrit per cudin se si te erdhi imagjinate e emrit tim.Por une te uroje t’ia hash emrin Hoxhes sa te ngopesh e te mos njohin njeri me pamjen te lyer surratin me emrin e Hoxhes plota arome e avullim deri na tharje.
    Kaq si sefte.
    Ne te pelqefte,vashdojme.Te mirepres!

    Reply to this comment
  20. info analitike August 23, 11:33

    O shoke te Dites e di si i thone kesaj qe per kampet e perqenedrimit nazist te pyesesh nazistet se cfare do te thone.
    Kaq problem e keni qe te pyesni personat qe vuajten tmerrin e atyre kampeve ndaj preferoni te pyesni xhelatet?

    Reply to this comment
  21. MH August 23, 13:18

    Fotografia tregon nji “Aushvic” te shendetshem dhe asnjeri koc e lekur.Si,dhe te gjithe me dashamiresi kane marre poza sa ma te kendeshme per tu dukur bukur me sy drejte aparatit fotografik.
    Kjo fotografi te bind tmerrin e “Aushvicit” te shendetshem,dhe simbas okularit perjetues z.Dragua Shehut,edhe te shkolluem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*