Shënim: Kryeministrin ndoshta duhet ta informojnë më mirë

January 7, 2020 16:38

Shënim: Kryeministrin ndoshta duhet ta informojnë më mirë

Shkruan sot kryeministri Edi Rama në Facebook:

“Deri javën e shkuar, për 30 vjet me radhë, për të marrë një DËSHMI PENALITETI, aplikohej në postë, me një pagesë 430 Lek. Aplikimi shkonte tek zyra e gjëndjes gjyqësore, ku bëheshin verifikimet për RRETH 15 DITË mesatarisht dhe më pas, dëshmia i dërgohej qytetarit prapë në postë, ku ai duhet të shkonte përsëri për ta marrë.

Çdo ditë kryhen mesatarisht 400 aplikime të tilla, pra 12 mijë qytetarë në muaj shkonin mbanin radhë në postë, një herë për ta kërkuar dhe një herë për ta marrë dëshminë.

Sot ky shërbim kryhet me ZERO LEKË, përmes smartfonit apo kompjuterit, duke hyrë në portalin e-albania, ku BRENDA 6 DITËSH vjen edhe përgjigja me vulë elektronike”.

Kuptohet ka edhe një video promocion:

 

Ky postim ilustron sesa i painformuar është ky njeri që është zgjedhur të qeverisë këtë vend – shkruan ResPublica.

Së pari kërkesa e dëshmisë së penalitetit me postë nuk aplikohet prej 30 vjetësh. Shërbimi në fjalë përmes postës u vendos gjatë qeverisë Berisha dhe në atë moment ishte një çlirim me të vërtetë i madh.

Zotit Rama nuk i është dashur ndoshta dëshmia e penalitetit, sepse ndoshta – por ndoshta ama- ka përfituar kalimin e kufirit me statusin e hipiut apo bohemit siç përshkruhet me eufemizëm ai në qarqet e veshura mirë të Tiranës.

Për të marrë dëshminë e penalitetit njerëzia dyndeshin te rruga e Kavajës dhe pranë një vrime që ishte institucion shtetëror shtyheshin dhe ngjesheshin deri sa u vinte radha. Më tej tërheqja te Ministria e Drejtësisë por me apel. Pra pa radhë.

Ka dallim mes shërbimit në postë dhe radhës sepse ata që e kanë provuar e dinë shumë mirë se posta ka zgjidhur mjaft sëkëlldi në këtë drejtim.

Sot mundet që të jetë bërë një punë shumë e mirë që ta marrësh këtë dokument përmes portalit, por sërish afati gjashtë ditor provon se Ministria e Drejtësisë thjesht merr aplikimin përmes portalit dhe përpunon atë duke ofruar një dokument që pajiset me vulë elektronike.

Ajo nuk ka bazë të dixhitalizuar si Gjendja Civile p.sh e cila e ofron certifikatën në çast.

Heqja e pagesës? Patjetër gjë shumë e mirë.

 

January 7, 2020 16:38
Komento

13 Komente

  1. demo January 7, 11:46

    Tek ERTV do te hapen kurse per mesimin e kompjuterit?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 7, 11:59

      pyte o dem se çdo të bëhet me ata që na sorrollatnin ,këkronin rryshfet dhe na mbnin në radhë??
      ku do të shkojnë??
      ata do të shkojnë tek ERTV!!
      ne paguanim taksat për të marrë një çertifikatë,sot duhet të punojmë vetë për ta marrë çertifikatën dhe taksat tona,ata që na jepnin çertifikatën,do të shkojnë tek ERTVja!!
      prap rrotullohu si të duash “në bythë e kemi”!!

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 January 7, 11:47

    shkëlqyeshëm o dobiç,POR përse nuk thua asnjë fjalë se çfar do të bëhet me ata njerëz që merrnin rroga,punonin në administratë:
    1-për të na mbajtur në ” pa radhë,”
    2-për të na kërkuar” pa rryshfet,”
    3-për të na sorrollatur”pa ecejake”??
    do ti pushosh ng puna?!
    ata që merrnin ryshfet,që ti e paske ditur dhe si ke çuar asnjëherë para gjyqit,çdo të bësh??do ti pushosh,denoncosh në drejtësinë që ke “vetinguar”??
    çfar do të bëhet me këta njerëz që dalin të tepërt nga puna që do të bëjmë ne TAKSAPAGUESIT vetë??
    mos vallë ne do të paguajmë akoma taksa për këta njerëz,do të bëjmë punën e tyre dhe ata dot ë bëjnë agjithacion e propagandë për partinë tënde??
    pra ne nuk do të sorrollatemi më nëpër zyra!?
    por do të na sorrollasin nëpër forume e nëpër rrugë me tallkarta për ty??apo do ti punësosh tek ERTVja kryeministrore që si dihet se ku i gjen paratë për të funksionuar??

    Reply to this comment
  3. Arben January 7, 13:50

    Populli publikon video. Duam

    Anullim te koncesioneve.

    Sekuestrim të llogarisë Bahamas olsi rama

    Ekzekutim me varje prej gjuhe të edrogës me 40 hajdutët.

    Reply to this comment
  4. Arben January 7, 14:16

    .

    Reply to this comment
  5. Konti Sbalta January 7, 18:02

    Tek “Don Kishoti” i Servantesi ka nji episod ,ku Don Kishoti cliron disa te burgosur ,te lidhur me zinxhira neper kembe qe i conin per te punuar ne nji gurore; por mbasi u cliruan te burgosurit dhe rojet e te burgosurve kishin marre arratine , te burgosurit filluan te qellojne me gure edhe vet Don Kishotin qe i cliroi ! Mos valle ata donin skllaverine me shume se lirine ?Po keta ketu larte cfare duan ?

    Reply to this comment
  6. Miku January 7, 18:11

    Ky sharlatani vetem genjen dhe mburret.Sot hapa faqen per deshmi penaliteti, dhe faqka e ketij zorraxhiut, me thoshte shko rregjistrohu.Me nje fjale me tha shko pordhu le Edi dhe lali pordha.

    Reply to this comment
  7. Konti Sbalta January 7, 18:16

    Tek “Don Kishoti” i Servantesi ka nji episod ,ku Don Kishoti cliron disa te burgosur ,te lidhur me zinxhira neper kembe qe i conin per te punuar ne nji gurore; por mbasi u cliruan te burgosurit dhe rojet e te burgosurve kishin marre arratine , te burgosurit filluan te qellojne me gure edhe vet Don Kishotin qe i cliroi ! Mos valle ata donin skllaverine me shume se lirine ?Po keta ketu larte cfare duan ?(Mos duan “ti falen “administrates me ndonji peseshe apo dhjeteshe nendore”?

    Reply to this comment
    • Berati January 7, 21:18

      Aty qendro o harbut i Konizbaltes patriot i lali Erit. As rojet e as te denuarit nuk ishin jashte realitetin faktik si Don Kishoti. Padyshim qe nje pyetje si kjo jotja mund ta bente vetem Sanco Panco dhe padyshim padroni i tij qe kujtonte se ishte akoma ne mesjete e se kuptonte qe epoka e kalorseve kishte perenduar shekuj me pare. Pra more debil i Konizbaltes mos u merr me filozofi pasi tregon fiks nivelin tend fshataresk. Ky Don Kishoti yne kujton se duke bere nje portal idiot do tu mbushe mendjen shqiptareve se tani jetojne ne Finlande Suedi apo ne Korene e Jugut. Dhe po si Don Kishoti ankohet se nuk e kuptojne.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 January 8, 08:05

        berato
        ky dobiçi ynë ju jep këshilla atyre që vuajnë nga urija se si duhet të ruajnë shëndetin!se si duhet të hanë me dietë që të mos krijojnë shtesë në peshë,sepse dhjami i tepërt dëmton shëndetin,sjell shumë sëmundje!!
        dhe një pjesë e këtyre që “vujnë nga urija”,fterri me shokë,i besojnë!!
        çti bësh!?
        aq ju kanë rrënë!!kur u ndanë trutë ata ishin duke dhjerë!!

        Reply to this comment
  8. fteri January 7, 19:26

    Mir për dëshminë e penalitetit ,bravo !…,por shumicës popullit i duhet çertifikata e pronësisë -shtëpisë e tokës. Kësaj plage si të ja bëjmë ?…
    Se hipoteka e kadastra po na gënjen, ka 30 vjet që tallen me popullin ,
    e mer vesh apo jo ?…
    të vje zëri NË VESH ,
    apo bë sikur,
    nuk DËGJON !…
    e nuk SHIKONË ?

    Po zgjidhe këtë nye ,ke zgjidhur një plagë të madhe. Populli do ta di për nder z. Kryeministër..Kur vure ti dorën në zemër për votat që të dhamë ,edhe ne do të vemë dorën në zemër kur të marim hipotekën e shtëpisë pa dallim te zyrat e shtetit të qeverisë tënde.Jo llogje Kavaje.

    Reply to this comment
  9. Barty72 January 7, 21:52

    Edi droga me kurven e sorosit ne krahe hahahahahhahahahahhh. Dhe zahon

    Reply to this comment
  10. Tori January 8, 08:56

    Me falni por per çfar duhet kjo deshmia e penalitetit ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim