Dëshmia e plotë e Tahirit: Nëse më thoni të rri në burg, do rri

December 16, 2017 16:43

Dëshmia e plotë e Tahirit: Nëse më thoni të rri në burg, do rri

 

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është thirrur ditën e djeshme nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masën e bllokimit të pasaportës duke mos e lejuar të dalë jashtë vendit. Në seancë, Tahiri u shoqërua nga avokati i tij, Maks Haxhia dhe kërkoi që të rrëzohet bllokimi i pasaportës, duke argumentuar se provat e sjella nga Prokuroria kanë qenë të njohura më parë për të dhe se ai nuk ka pasur kurrë qëllim të largohet jashtë vendit për t’iu fshehur drejtësisë.

Gjithashtu, ish-ministri tha në seancë se nuk e trembte masa e sigurimit, por ajo që e cilësoi si vendim i pabazuar ana e gjykatës. “Panorama” ka mundur të zbardhë gjithë dëshminë e dhënë nga Tahiri ditën e djeshme:

Gjyqtarja: A jeni në dijeni të kësaj mase të sigurimit personal?

Tahiri: Më falni, por kjo seancë po zhvillohet që të më pyesni mua vetëm nëse jam në dijeni, apo jo? Natyrisht që jam në dijeni dhe ndaj kam ardhur këtu…

Avokati: Kjo është një seancë dëgjimore, nuk do të thotë se seanca do të zhvillohet për të pyetur nëse është në dijeni apo jo klienti im?

Gjyqtarja: Kur ju drejtova me atë pyetje, doja të thosha nëse do të jepnit sqarime të mëtejshme…

Avokati: Kjo seancë nuk mund të zhvillohet vetëm me pyetje, pa dëgjuar edhe pretendimet tona. Ne kërkojmë që të revokohet kërkesa e Prokurorisë. Provat që paraqiti Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk janë të reja. Ato i ka pasur që më 20 tetor dhe janë shqyrtuar nga Komisioni i Rregullimit të Mandateve në Kuvend. Pas shqyrtimit, ky komision vendosi të mos pranojë kërkesën e Prokurorisë për t’i hapur rrugë arrestimit, por lejoi që Prokuroria të kryente veprimet e tjera të mëtejshme. Ky material, në bazë të të cilit ju keni marrë këtë vendim, tashmë është i njohur dhe i njëjtë me atë që na u paraqit në Komision. Më 1 nëntor u arrestua shtetasi Orest Sota, të cilit iu gjetën edhe dy patenta të zotit Tahiri, ndërsa ajo ngjarje iu bashkëngjit dosjes së tij. Kjo për ne nuk është korrekte. Sa u përket materialeve për Habilajt, ato janë marrë nga autoritetet italiane dhe nuk kanë asnjë lidhje me çështjen në fjalë. Kushtet dhe kriteret për të cilat kjo Prokurori kërkon këtë masë sigurimi janë të njohura për ne. Klienti im është deputet, dhe është më i interesuari nga të gjithë që t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

Gjyqtarja: A keni prova për të paraqitur?

Avokati: Ne nuk kemi prova për të paraqitur. Materiali i Prokurorisë është i autoriteteve italiane. Këtë duam ta theksojmë dhe nuk ka argument pse merret kjo masë.

Gjyqtarja: Në kërkesën e depozituar nga Prokuroria argumentohen hyrje-daljet e shtetasit Tahiri jashtë vendit me mjete të shitura te të pandehurit Habilaj dhe të zotit Sota. A keni ndonjë gjë për të thënë për këtë?

Avokati: Zoti Sota dhe familja e tij ka vite që është në botën e biznesit dhe është korrekte me ligjin. Sota nuk është një person i inkriminuar. Dalja e zotit Tahiri jashtë vendit me mjetin e tij nuk tregon asgjë për inkriminim. Ndërsa, sa u përket lëvizjeve jashtë vendit të zotit Tahiri me mjetin “Audi”, na lejoni të shpjegojmë se mjeti ka qenë i zotit Tahiri dhe është shitur, por ai edhe kur e ka përdorur, në asnjë moment nuk e ka marrë nga personat që po procedohen në Itali, por është sjellë nga xhaxhai i tij. Nga data 17 nëntor, zoti Tahiri ka qenë jashtë vendit dhe organi i akuzës ka qenë në dijeni për këtë. Nuk ka qenë në shtetin italian, por ka dalë për arsye personale a shëndetësore.

Tahiri: Zonja gjyqtare, më lejoni t’ju them se në marrjen e vendimit për këtë masë, ju keni pasur dy mundësi; ose të thërrisnit palët për të marrë vendimin, ose të merrnit vendimin dhe më pas të thërrisni palët. Këtë gjë keni bërë…

Gjyqtarja: Këtë parashikon ligji…

Tahiri: Kam përshtypjen se ligji i parashikon të dyja, megjithatë nuk dua të argumentoj shumë për këtë pjesë. Ajo që dua të them është se a ekziston rreziku që unë të largohem jashtë vendit nga frika për veprat penale për të cilat akuzohem? Ato janë akuza që unë i dija, isha njohur më parë dhe nuk kishte asnjë akuzë të re për mua, apo ndonjë rrethanë të re rënduese që do të më shtynte të largohesha. Nëse për këtë vendim u jeni referuar hyrje-daljeve të mia, unë kam hyrje-dalje pafund, me kë makinë kam dashur, por për asnjërin prej tyre unë nuk kam pasur dijeni që personat që e kanë poseduar kanë qenë të inkriminuar. Nuk më dhemb aspak mosdalja jashtë vendit. Madje, nëse më thoni që të rri në shtëpi, apo në burg, do të rri. Ajo që më dhemb është marrja e vendimeve të pabazuara, të pambështetura. Sa u përket dy patentave apo edhe dy personave nën hetim që kanë përmendur emrin tim, pse duhet të merren masa të tilla? Kemi rastin e një kryetari gjykate, të cilit iu përmend emri nga dy persona se kërkonte para për një vendim dhe asnjë masë nuk u mor për të. Dua t’ju them, se nuk do doja as për ju dhe as për askënd që të merreshin masa të tilla vetëm se përmendet emri nga dy të inkriminuar.

Gjyqtarja: Po zoti Prokuror…

Prokurori: Depozitimi i kërkesave është bërë sipas ligjit në fuqi. Është e vërtetë që më 21 nëntor është depozituar materiali i plotë i përkthyer nga Ministria e Drejtësisë i dosjes së Katanias. Ky material është një nga shtyllat kryesore të kësaj kërkese. Neve na janë dashur dy javë që ta shqyrtojmë këtë material dhe prandaj kjo kërkesë është bërë këtë javë. Ne iu drejtuam Kuvendit dhe tani iu drejtuam Krimeve të Rënda.

December 16, 2017 16:43
Komento

11 Komente

  1. Idjoti Bathores December 16, 17:21

    DOSJA ME 1600 FAQE U PERKTHYE NGA ITALISHT NE ARABISHT SE SHQIP NUK SHKRUAN E LEXON ASNJE ‘HAJDAR’ I PROKURORISE SE LLALLES E SALES……..

    Reply to this comment
    • Hetuesi Bruksel December 16, 20:47

      Ne 15 vitet e fundit i kemi derguar me dhjetra leter porosi autoriteteve te drejtesise shqiptare, per arrestimin e shume qytetareve (delinkuente) shqiptare te denuar apo akoma nen hetim nga autoritetet evropiane, por 90 perqind e tyre jane hedhur ne koshin e plerave nga prokuroria apo gjykatat shqiptare, me argumentin se provat nuk jane te qarta. Nje rast, 3 here e kane pas hedhur poshte leter porosine per arrestimin e Mirit te Xhikes.
      Ndersa ketu kemi te bejme me nje rast ku, prokuroria italiane, pas me shume se tre vjet hetime, i mbyll ato duke paraqitur aktakuzen me listen e te pandehurve qe duhet te arrestohen, liste ne te cilen nuk ben pjese Tahiri, mbasi nga hetimet ne itali del qarte qe nuk ka asnje lidhje me fshataret e mariuhanes. JO, thote prokuroria e SALIUT, per ne Tahiri eshte brenda grupit, eshte i pleksur. Nuk kane asnje prove, harxhuan leket e kontribuenteve shqiptare per te perkthyer fashikujt qe i kerkuan autoriteteve italiane, ku shpresojne te gjejne ndonje element, nderkohe qe per italianet nuk ka.
      Vendos gjykata, i sekuestron pashaporten.
      Une do u thoja ketyre gjykatesve, po ju keni ndergjegje apo jo? Sepse me prokurorine e Saliut nuk merremi tani, do merret Vetingu dhe do ju gjeje vendin e duhur.

      Reply to this comment
  2. intelektuali December 16, 17:28

    PO CFARE ME SHUME KERKON TE BESH TI O ISH MINISTRI I RENDIT DHE BENIAMINI I EDVINIT?

    Cdo gje qe prek ti o del e lyer me MUTIN e Habilajve dhe cdo gje qe prek Rilindja e Edvinit del e lyer me KAKEN e Balilajve.

    PO KOMISARI YT DRITAN ZAGANI QE TI E MASAKROVE SI NJE ENVERIST I VERTETE A TE KUJTOHET O SJAME QORRI?

    Dhe jo vetem qe e masakrove me liber shpie, por e shpalle edhe ARMIK te popullit dhe vure ne loje edhe Edi Ramen me buldozeret e pushtetit te tij qe e anatemuan si drogaxhi Komisarin tend te policise Dritan Zagani, vetem sepse guxoi te tregonte ty me gisht o Saimir Tahiri si nje BOS narkotrafikant dhe si KOKA e Habilajve te Vlores.

    prandaj:

    PERPARA SE TE SHKOSH NE BURG DUHET T’I KERKOSH FALJE DRITAN ZAGANIT QE TE PAJTOHESH ME ZOTIN,

    sepse:

    Ne shqyptaret qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe xhelatet e tij njesoj sic veprove ti me Dritan Zaganin,

    NUK TE FALIM PER KRIMET QE I KE BERE VATANIT!

    Reply to this comment
  3. intelektuali December 16, 17:29

    PO CFARE ME SHUME KERKON TE BESH TI O ISH MINISTRI I RENDIT DHE BENIAMINI I EDVINIT?

    Cdo gje qe prek ti o del e lyer me MUTIN e Habilajve dhe cdo gje qe prek Rilindja e Edvinit del e lyer me KAKEN e Balilajve.

    PO KOMISARI YT DRITAN ZAGANI QE TI E MASAKROVE SI NJE ENVERIST I VERTETE A TE KUJTOHET O SAJME QORRI?

    Dhe jo vetem qe e masakrove me liber shpie, por e shpalle edhe ARMIK te popullit dhe vure ne loje edhe Edi Ramen me buldozeret e pushtetit te tij qe e anatemuan si drogaxhi Komisarin tend te policise Dritan Zagani, vetem sepse guxoi te tregonte ty me gisht o Saimir Tahiri si nje BOS narkotrafikant dhe si KOKA e Habilajve te Vlores.

    prandaj:

    PERPARA SE TE SHKOSH NE BURG DUHET T’I KERKOSH FALJE DRITAN ZAGANIT QE TE PAJTOHESH ME ZOTIN,

    sepse:

    Ne shqyptaret qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe xhelatet e tij njesoj sic veprove ti me Dritan Zaganin,

    NUK TE FALIM PER KRIMET QE I KE BERE VATANIT!

    Reply to this comment
    • Qimi December 16, 19:10

      Nje nga krimet dhe urrejtjet e popullit per Enver Hoxhen eshte se ,ju pleherat e ketij kombi jo vetem qe nuk ju vrau e ju la gjalle por se tere soji juaj beri edhe universitet e per ne kerkonte mesatare e biografi!Kjo po qendron o intelektuhale qe histrikisht e keqja e ketij vendi ka ardhur ngahera prej jush , qe se keni per gja me shit edhe robt e shtepise e jo kete vend qe keni 27 vite qe po e shisni ku e kush t’ju dali perpara,te vetmen pune qe e keni ba brez pas brezit!

      Reply to this comment
  4. info analitike December 16, 18:49

    Edhe qy kapobanda e pesoi si Kadri Hazbiu madje dhe reagimin e paska te njejte.

    Reply to this comment
  5. pak seriozitet . December 16, 20:07

    ” intelektuali” eshte psiko denigrant, si dhe info . i orientoni per vizite tek doktoi dhe jo t’i pranoni ne komente .

    Reply to this comment
    • intelektuali December 16, 21:49

      Po pse PSIKO intelektuali?

      Ja edhe Qimja e Enverit thote qe ta vrasim fare intelektualin dhe ta leme Shqypnine ne dore te KOQE-LOQE-ve fanatike gojembyllur si robotet qe kishte Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes,

      sepse:

      intelektuali do qe Sajme Qorri te ndeshkohet nga Drejtesia per krimet qe ka kryer duke lejuar kanabizimin e gjithe Vatanit dhe duke u vene ne krye te bandes se Habilajve, njashtu sic del ashiqare nga pergjimet italiane.

      CFARE PSIKO KA KETU?

      sepse:

      Po te shtojme ketu si e ktheu REZILIN e kokaines se Xibrakes ne fitorje te Rilindjes Socialiste kur kishin emeruar nipin e Enverit si administrator dhe i shpetoi ndeshkimit me ndihmen e Kryeprokurorit dhe te Edvinit, por duke helmuar Boten me kokainen e Taulant Balles qe vinte nga Kuba Socialiste,

      Po te shtojme ketu si Sajme Qorri masakroi me familje e liber shpie Komisarin e tij, Dritan Zagani pa pike meshire duke futur ne loje edhe Edi Ramen megjithe makinen e rende te pushtetit te tij te mashtrimit dhe dezinformimit,

      Sajme Qorrin duhet ta denoje jo vetem Drejtesia, por edhe Zoti ne Qiell per mekatet antinjerezore qe ka kryer njesoj si Enveri.

      Reply to this comment
    • info analitike December 17, 04:46

      Ja merreni me seriozitet kete me siper njesoj si Ramen.

      Reply to this comment
  6. intelektuali December 16, 21:50

    Po pse PSIKO intelektuali?

    Ja edhe Qimja e Enverit thote qe ta vrasim fare intelektualin dhe ta leme Shqypnine ne dore te KOQE-LOQE-ve fanatike gojembyllur si robotet qe kishte Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes,

    sepse:

    intelektuali do qe Sajme Qorri te ndeshkohet nga Drejtesia per krimet qe ka kryer duke lejuar kanabizimin e gjithe Vatanit dhe duke u vene ne krye te bandes se Habilajve, njashtu sic del ashiqare nga pergjimet italiane.

    CFARE PSIKO KA KETU?

    sepse:

    Po te shtojme ketu si e ktheu REZILIN e kokaines se Xibrakes ne fitorje te Rilindjes Socialiste kur kishin emeruar nipin e Enverit si administrator dhe i shpetoi ndeshkimit me ndihmen e Kryeprokurorit dhe te Edvinit, por duke helmuar Boten me kokainen e Taulant Balles qe vinte nga Kuba Socialiste,

    Po te shtojme ketu si Sajme Qorri masakroi me familje e liber shpie Komisarin e tij, Dritan Zagani pa pike meshire duke futur ne loje edhe Edi Ramen megjithe makinen e rende te pushtetit te tij te mashtrimit dhe dezinformimit,

    Sajme Qorrin duhet ta denoje jo vetem Drejtesia, por edhe Zoti ne Qiell per mekatet antinjerezore qe ka kryer njesoj si Enveri.

    Reply to this comment
  7. Arberia December 16, 22:14

    Une i them djalit te Gusmarit: qendro se m…. kane per te te ngrene!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*