Dëshmia e vajzës së abuzuar: Bill Clinton ka qenë në ishullin e orgjive të miliarderit Jeffrey Epstein

July 31, 2020 18:50

Dëshmia e vajzës së abuzuar: Bill Clinton ka qenë në ishullin e orgjive të miliarderit Jeffrey Epstein

Bill Clinton ka qëndruar në vilën e Jeffrey Epstein, në ishullin privat në Karaibe, të miliarderit pedofil, sepse “i kishte një borxh”… Kështu thuhet në një dëshmi të dhënë para 9 vitesh, por të publikuar vetëm të enjten në gjykatë, nga Virginia Roberts Guiffre, një prej viktimave të Epstein.

Në dokumentet e publikuara në gjykatë thuhet se, Guiffre, e cila akuzon edhe Princin Andrew se ka abuzuar seksualisht me të, pyet Epstein se çfarë donte Clinton në ishullin e tij, pasi e kishte parë në festë, ndërsa Esptein i ishte përgjigjur “më ka një borxh”.

Dëshmia e Virginia Roberts është dhënë në 2011 dhe në të përfshiheshin edhe dëshmitë kundër Ghislaine Maxwell. Por edhe pse këto dëshmi ishin bllokuar nga gjykata, të enjten ato u bënë publike.

Në dëshmi, Roberts pretendon se ka parë në avionin privat të Epstein, edhe ish-zëvendëspresidentin Al Gore dhe modelet Naomi Campbell dhe Heidi Klum. Sipas saj, festat erotike dhe orgjitë që Epstein organizonte, bëheshin edhe në avionin e tij privat, jo vetëm në ishullin në Karaibe.

Maxwell është momentalisht në një burg në Bruklin, ndërsa pret të gjykohet për akuza e trafikimit seksual. 58-vjeçarja i mohon akuzat dhe nuk pranon të ketë ndihmuar Epstein të sigurojë vajza, edhe të mitura, për festat e tij me personazhe të famshëm. Ajo u arrestua më 2 korrik, por gjyqi do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij gushtin e kaluar në Manhatan, ndërsa po priste gjykimin për akuza të ngjashme dhe për abuzimin e vajzave të ndryshme. Edhe ai nuk i kishte pranuar ato.

l.h/ dita

July 31, 2020 18:50
Komento

7 Komente

  1. Gzim Kulufi July 31, 19:20

    Nuk kini pse shkoni ne ishullin privat te cifutit Epshtajn per te gjurmuar ofrimin e seksit me vajza 16, 17, 18 vjecare. I keni neper disa ishuj te Greqise, i kini ne hotelet e Shqiperise, i keni neper hotelet e Qipros, kudo e gjithandej! Mosha e lejuar per prostitucion dhe oferta erotike eshte 18 vjec e lart. Megjithate keto profesione i gjen sot -fatkeqesisht- ne mase te madhe nga mosha 16 vjec, ne disa raste edhe 15 apo 14. Kjo vjen sepse politikanet e sotem neper bote jane ne nje perqindje te madhe sherbetore servile te kapitalit te madh!
    Vajtja e Kintonit ne ishullin e Epsteinit i ul piket ish-presidentit amerikan, ndonese nuk eshte provuar se ai ka vajtur me minorene, as nuk eshte provuar elzistenca e orgjive!

    Reply to this comment
  2. A e ke pare faktin? July 31, 19:59

    Fakti ishte brenda Z.gjykates.Si ta shikoja une!!!

    Reply to this comment
  3. Jamarber July 31, 20:02

    E mo dhe ju te uruar.
    Mund te kete vajtur thjeshte per te ngrene nje peshk te fresket, ashtu sic e ha Rama sa here qe shkon në Vlore.

    Reply to this comment
  4. A thu ti ket rreshqit kemba edhe Presidentit te famshem :Klinton ?! July 31, 20:38

    Un nuk besoj .
    Mediet jane gjithmon te dhena mbas sensacioneve
    dhe sigurishte te ndikuara nga situata politike .
    Klinton eshte i elipit kundershtare te Tramp dhe
    gjithcka mundet te ndodhe .
    Akuza – kunderakuza .
    Me praktikanten Monika Levinski , ishte vertet nji aksident brenda Shtepise Bardhe – i shkaktuar nga shtresi edhe pse Levinski ,(siedhe zbulohet me pas )
    e perdori ate Maredhenje me Klintonin , duke pas nji mbasStradegji .
    Dhe si e dijm ,
    me mbarimi e ceshtjes Levinski shkruajti Romanin e saj ,
    ku fliste mbi maredhenjen intime te seksit ( Oral -duhet theksuar ) me Presidentin Klinton .
    Nuk eshte kollaj ,sado mashkull i fort te jesht ,
    ti besh ball nji Femre te re , sexi si Levinski ,
    ku Viktima e vertete ishte thjeshte Klinton .

    Reply to this comment
  5. Martin July 31, 20:39

    Edhe une kam qene ne vilën e Jeffrey Epstein në ishullin privat te tij në Karaibe, por nuk pashe aty ndonje minorene. Virginia Roberts Guiffres ka mani te pergojoje Presidentet e SHBA-se dhe Princerit e Britanise se Madhe, duke harruar se nuk e mori njeri me zor ne ishull por ia donte pussy qe i lengezonte (liquefy) nga qejfi!

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 August 5, 09:09

    lajme bythe lajme për të fituar klike e krrodhen e bukës në darkë!!
    nuk thuhet asgjë për ndonjë implikim të klinton në ndonjë pisllëk të epstin!
    paska qënë atje,dhe përse??
    sipas “akuzueses” klinton “i kishte një borxh” epstin!
    pra për të larë borxhin mos vallë klinton paka qënë i detyruar të bënte seks me të mitura??
    nuk ma merr mëndja!
    epstin si miliarder dhe njeri me influencë ka shumë mundësi ta ketë ndihmuar në fushatë elektroale,dhe për këtë arsye është dhe “borxhi që i kishte”klinton!!
    pra me vizitën në vilën e tij ai i ka ngritur reputacionin epstin!
    ne gjithnjë i marrim “faktet” o faktet si na leverdis dhe i interpretojmë si na pëlqen!!nuk japim asnjë mundësi për ti vlersuar si fakte në një hapsirë 360 gradëshe!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim