Dëshmia e Xhelilit në polici. Ja tri akuzat që Prokuroria ngre ndaj tij

May 13, 2016 13:39

Dëshmia e Xhelilit në polici. Ja tri akuzat që Prokuroria ngre ndaj tij

Zbardhet dëshmia e ish-kryebashkiakut të Dibrës dhënë në polici gjatë momentit të marrjes në pyetje në lidhje me videoskandalin.

Xhelili e ka quajtur inskenim videon ndërsa ka pranuar se e njihte vajzën prej një viti dhe se kishte 3 muaj që ishte punësuar në bashkinë e Dibrës, bën të ditur kanali Ora News.

Mësohet se Xhelili u pyet në prani të avokatit.

‘E njoh vajzën prej një viti, ka 3 muaj e punësuar. Ngjarja është inskenim” mësohet të ketë thënë Xhelili në polici.

Ndërkohë ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, nuk do të mbahet në burg, por do të hetohet në gjendje të lirë.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria e Dibrës, e cila thotë se Xhelili do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për tri akuza.

“Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrë”, e mbetur në tentativë, “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pak orë para se qeveria të firmoste shkarkimin e tij nga detyra dhe para se policia ta shoqëronte në komisariatin e Dibrës, Shukri Halili ka thënë se e gjitha ka qenë kurth.

“Ka qenë një kurth i ngritur nga kundërshtarët e mi, unë rashë në grackë”, ka thënë Xhelili.

 

May 13, 2016 13:39
Komento

3 Komente

  1. demo May 13, 14:30

    Inskenim,kurth ka qene!E hengri Pango para teje.E ka lene gjeneral Shefqet Peci:Me shume hengri gopi,se hengri topi!

    Reply to this comment
  2. tan_tironci May 13, 14:31

    Ti nuk re ne gracke, Ti re ne p..dh. Dhe kaq.

    Reply to this comment
  3. Gruaja e Shukriut May 13, 15:21

    Ndërkohë ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, nuk do të mbahet në burg, por do të hetohet në gjendje të lirë.
    ………………
    -Nuk e pranoj me ne shtepi brekegrisurin se na turperoi..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*