Dëshmia: Grabitësit e marketit në Kamëz, me makinë të mbuluar me flamurin shqiptar

June 17, 2016 09:51

Dëshmia: Grabitësit e marketit në Kamëz, me makinë të mbuluar me flamurin shqiptar

kohën e përshtatshme për të realizuar ngjarjen, edhe pse nuk u ka ecur ashtu siç duhet.  Rrugët kanë qenë të boshatisura nga kalimtarët, pasi shumica e tyre kanë qenë të ulur nëpër lokale duke parë ndeshjen e “Euro 2016”, Gjermani­-Poloni.

Ndërsa supermarketi që ata kishin si synim të grabisnin ishte drejt mbylljes dhe ky ishte qëllimi, që të vidhnin paratë e xhiros që do të transportoheshin nga policia private.  Një dëshmitar që ndodhej në lokalin përballë vendngjarjes tregon se autorët kanë përdorur për ngjarjen një makinë të mbuluar me flamurin shqiptar.

“Isha me disa miq duke parë ndeshjen në lokalin përballë supermarketit. Dëgjuam të shtënat me armë dhe ato na tërhoqën vëmendjen. Kur u kthyem të shihnim se çfarë kishte ndodhur, pamë një djalë që po dilte me një kallash në dorë. Ai hipi në një makinë që ishte parkuar para supermarketit. Ishte një makinë e zezë e mbuluar me flamurin tonë. Iku me shpejtësi, por targën nuk ia pamë dot, sepse ia mbulonte flamuri. Më pas, morëm vesh që ishte plagosur edhe një vajzë aty, më duket se ishte shitësja”, tregon një nga dëshmitarët e ngjarjes./Panorama

June 17, 2016 09:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*