Dëshmia ime për kampin e të internuarve në Tepelenë

August 30, 2018 17:36

Dëshmia ime për kampin e të internuarve në Tepelenë

 

Nga Krenar Progonati*

Me anë të këtij shkrimi mbi të vërtetën e Kampi të Tepelenës që po e quajnë “Aushvici shqiptar”, i drejtohem gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

Quhem Krenar Isuf Progonati. Kam qenë vetëm mësues i letërsisë, me përvojë 45 -vjeçare, ‘Personalitet  i shquar i letërsisë”, momentalisht: mësues në pension.

Nuk kam qenë asnjëherë komunist. Jam banor i qytetit të Tepelenës që nga viti: 16 tetor 1943. Jam  vëllai  i  Heroinës së Popullit NIMETE PROGONATI. Ne tepelenasit e kemi në gjak humanizmin, tolerancën, por nuk durojmë padrejtësitë ngado që ato vijnë dhe aq më tepër kur ato fabrikohen nëpër kuzhinat djallëzore për qëllime aspak njerëzore, por shumë poshtëruese e të pamoralshme. Që nga 23 gushti i vitit 2017 nëpër ekranet televizive dhe në atë të shkruar filloi një fushateë e egërsuar duke shitur për konsum mjaft sajesa jashtë logjikës duke ngjallur zemërim, revoltë tek ne tepelenasit. Dëshmitë e mia realiste i kam paraqitur para popullit në Konferencën e Organizatës së Dëshmorëve më 23 shtator 2017, nëpër mjediset familjare, fisnore e shoqërore, si dhe në takimin me Ministren e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro. Nuk do të përsëris ato që u thanë në takimin e datës 22 gusht me nja 15 vetë të ardhur nga Tirana si përfaqësues të të internuarve në kampin e Tepelenës që u ra dakord për shumë gjera. Gjithashtu, nuk do të përsëris ç’u bisedua me Znj. Kumbaro, sepse këto u pasqyruan drejt e shumë gjerë në një shkrim të publikuar nga shokët: Shyqyri Ruci, Hasan Musta dhe Bujar Sula, por unë dëshmoj edhe disa të vërteta historike të tjera të përjetuara: për lidhjet miqësore e familjare që kam pasur me disa prej të internuarve dhe asnjëherë nuk na është dukur veshi nga autoritetet e rrethit.

Lutemi kini durimin të më dëgjoni dëshminë time:

…Kampi i të internuarve në Tepelenë është quajtur “Kampi i vdekjes”, ” Kamp i shfarosjes”, “Kampi ferr”, “AUSHVICI SHQIPTAR”. Dhe me sajesa bëjnë shëmbëllim me 14 mijë kampet naziste në të cilat është realizuar gjenocid antisemit, siç ka ndodhur në kampet në Mathauzen, Dakao, Bukenvald, Aushvic të Polonisë, në Prishtinë tj.

Burimet tregojnë se helmimi i parë me gaz CIKLON B filloi në BELZEK më 17 mars 1942 ku ky kamp kishte kapacitet për të vrarë 15 mijë njerëz në ditë dhe një vit më vonë në SOBIBOR vriteshin në ditë 20 mijë dhe në TREBLINKA e MAJDASREK 25 mijë njerëz. Bashkëpunëtori i Adolf Hitlerit RUDOLF MESSI dhomat e gazit i quante “kapilarët e kufomave”. Dhe në AUSHVICIN e Polonisë u vranë e u dogjën në krematoriume 2 milionë çifutë, përveç të kombësive të tjera. I dhashë këto të dhëna që të kuptohet fare mirë se në vendin tonë edhe pse ka pasur kampe të krijuara nga fashisto-nazistët nuk kanë pasur fytyrën e kampeve të krijuara në vendet e tjera evropiane. Në kampet naziste jashtë Shqipërisë panë tmerret edhe 53 tepelenas dhe brenda vendit edhe 38 tepelenas. Të etiketosh kampin e të internuarve në Tepelenë si “KAMP AUSHVICI SHQIPTAR” është më shumë se marrëzi dhe çmenduri.

Ne dëshmitarëve tepelenas na duhet të çmontojmë çmendurinë. Edhe vetë gjaksorët gjermanë të asaj kohe do të reklamonin të vërtetat e veprimtarisë së tyre lidhur me kampet në vendin tonë, që s’kishin pamjen e kampeve të tyre naziste nëpër Evropën e përgjakur përgjatë LDB. Atëherë pse bëhet ky revanshizëm? Çfarë fshihet pas fabrikimeve të tilla që edhe shkëmbinjtë mund të copëtoheshin e të shkërmoqeshin, edhe diellin mund të çmendej, edhe hëna e qiellit mund të bëhej copë e çikë e thërrime, por tepelenasit janë strallë për nga karakteri, mendja dhe veprimtaria patriotike dhe të gjitha këto e të tjera e bëjnë tepelenasin kryevepër.

Me Çlirimin e Shqipërisë më 29 nëntor 1944 bashkëpunëtorët e nazifashizmit u arratisën e u strehuan në Amerikë, Gjermani, Angli, Francë, Itali e gjetkë. Ata të Francës krijuan Komitetin “SHIQIPERIA E LIRË” dhe me forma të ndryshme bënin çmos për rrëzimin e pushtetit, kurse në vendet e tjera përgatiteshin nëpër shkolla spiunazhi dhe hidheshin diversantë e vinin në Shqipëri nga toka, ajri e deti. Një pjesë e bashkëpunëtorëve që nuk munden të arratiseshin krijuan në Shqipëri organizatën : “KOM ITETI I MALEVE” që përbehej nga banda kriminale. Vranë sa deshën. Nga dora e përgjakur u vranë: MARTA TARAZHI e PRENDA TARAZHI me 25 prill 1948, SHKURTE CARA më 5 korrik 1949 MRIKE LOKJA më 26 maj 1947, DILE MARKU(DILICA), HAJDAR TAFA më 2 dhjetor 1950, NDREC NDUE GJOKA më 17. 2. 1946, BABA FAJA MARTANESHI më 17 prill 1947, LLAZI PULLUQI më 25 dhjetor 1947, më 12 prill 1950 vritet në pyjet e UJLUTHIT të Mirditës PAL MELYSHI e qindra e qindra të tjerë bij e bija nënash, luftëtarë të progresit shoqëror e të lartësimit të atdheut në rrugën e qytetërimit e të përparimit. Në emër të kujt u vranë? Tepelenasit, si gjithë populli shqiptar kur dëgjonte për këto krime thërriste me gjithë fuqinë e zërit: “NË LITAR, NË LITAR” Edhe i varfër e rrobaçjerrë, por me moralin atdhetar në shpirt e zemër. Lind pyetja legjitime: Ç’ përfaqësonin këta të internuar që i sollën në Tepelenë? Këta kishin në familjet, në fisin e tyre njerëz të arratisur, ose në “Komitetin e Maleve”. Që të mos krijohej në Veri gjakmarrja e hakmarrja u realizua internimi i tyre, që të mos hakmerreshin ndaj tyre familjarët që u ishin vrarë njerëzit e tyre nga bandat kriminale, fjala vjen ata që përmenda me lart, si Marta Tarazhi me shoqe e shokë. Lindi pyetja: Pse u internuan ? Përgjigja është e kuptueshme: që t’u sigurohej jetesa, që t’i shpëtonin vëllavrasjes, gjakmarrjes dhe hakmarrjes. Po ku duheshin sistemuar? Ku të sistemoheshin? Në Mirditë, në Pukë, në Tropojë, në Kukës, në Peshkopi, Krujë? Në asnjë mënyrë. Kurrsesi në këto vende. Dhe pse jo në këto vende atdhetare me historinë – këngë , kënduar me lahutë dhe me çifteli nëpër epokat historike, me ato legjenda të trimërisë që yllëzojnë me tërë bukurinë dhe madhështinë në panteonin e lavdisë shqiptare, frymëzim për brezat, por jo në këto vende, sepse ishin troje ku kishin ndodhur vrasjet dhe ekzistonte rreziku i gjakmarrjes dhe hakmarrjes, ngaqë sipas Kanunit gjaku shlyhet me gjak, sepse ishin troje ku kishin ndodhur krimet makabre.

Meqë në Tepelenë ishin bosh kazermat e ushtrisë italiane dhe se në rrethin e Tepelenës s’bëhej fjalë për gjakmarrje e hakmarrje ishte bërë zgjedhja e duhur. U sistemuan në kazermat e ushtrisë italiane në periudhën 1949-1953. Krevatet ishin krevate marinari. Hanin në mencë. Një të vërtetë përmendi historiani Pëllumb Xhufi në një emision televiziv. Tha: “Në një dokument të CIA-s Amerikane thuhet se kampi i të internuarve në Tepelenë ishte model…” Dhe mjaft të verbuar iu sulën me tërbim sikur këtë vlerësim e kishte bërë Enver Hoxha dhe sipas tyre zoti Xhufi ishte bërë zëdhënës i Hoxhës. Jo më shumë se 100 burra me sëpata e kosore, të shoqëruar nga dy policë kalonin Urën e Ali Pashait dhe bënin dru për të gatuar, për larje të teshave, apo në dimër për t’u ngrohur. Gratë rrinin në kapanone, merreshin me qëndisma, bënin pupa, a zbukurime mjaft estetike që mund të bëheshin ekspozita në Tepelenë, por Tepelena në ato vite nuk kishte pallat kulture. Ata jetonin në kapanonet e kazermave të ushtrisë italiane, kurse unë dhe gjithë të tjerët kishim shtëpitë- kasolle, mbuluar me llamarinë, muret me katerma dhe dyshemetë të lyera me bajga lope.

Hanim qull me lakra e hithër, ekzistonte sistemi i triskëtimit. Ne kishim racionin e bukës elbi, thekre, a misri 400 gr, në ditë, kurse ata 500 gr. e ca, ne hanim edhe oriz me krimba, po ashtu edhe ata.

Ato kushte ishin kur Shqipëria kishte moçale, këneta, sëmundje të shumta, do të ndërtonte shtëpira, do ndërtonte rruge, hekurudha, fabrika, uzina, kombinate, hidrocentrale, do të luftonte kundër diversantëve , do të luftonte në fushën politike, në sferën ekonomike e të tjera e të tjera. Ç’mund të bënte më shumë shteti atëherë? Të jemi realiste e mos kërkojmë qiqra në hell .

Të mos fluturojmë me presh, se bëhemi gaz i dynjasë. Fëmijët e tyre vinin në shkollën 7 vjeçare “ABAZ SHEHU’ të qytetit. Ishin të veshur mjaft bukur. Binin në sy me ne nxënësit e qytetit. Ishin në të gjitha klasat. Drejtor i shkollës ishte Rait Braho, edhe e shoqja e tij ishte mësuese. Simon Miraka qe nxënës në klasën e dyte. Kaloshaj e Gjon Markaj qenë në klasat e larta.

Unë Krenar Isuf Progonati deklaroj si gjithmonë se kam pasur në klasë këta: Djalin e Hamit Matjanit, Xhavit Matjani, nipin e Ahmet Zogut, Xhalal Zogu, motrën e Pal Mëlyshit, Maria Mëlyshi, një vajzë me emrin Luftanije dhe një djalë me emrin Engjëll. Mësonin shumë mirë. Ne ishim miqësuar me ata. Qemë tamam si vëllezër e si motra. Duheshim shumë. Unë rrija në bankë me Marien, motrën e Pal Melyshit. Maria dhe Luftanija këndonin mjaft bukur.

Këngët që na pëlqenin ishin: “Ahmet Zog, o faqezi/ që na shite në Itali”, “ 39 mos ardhsh kurrë, / që na rrëzove flamur,/ o ministra, ministrat tanë / harram e paçi paranë , / që na shitët vatanë|”Maries i kemi festuar edhe ditëlindjen ku kanë qenë të pranishme nëna ime Fatimer Alikio Progonati, Xhito Kopaci, Nazo Qibini, Qibro Selimi, Naxho Ali Luzi. Kur një herë isha lagur nga shiu e dridhesha nga të ftohtit shoqja ime e bankës Maria Melyshi hoqi bluzën e leshtë e ma veshi mua. Faleminderit, o motër e shtrenjtë Marie që më shpëtove nga ndonjë plevit. Maria më ka dhuruar një palë çorape të bëra me dorën e saj e ku ta dija unë që t’i ruaja dhe pas kaq e kaq vjetësh t’jua tregoja edhe juve se ç’dorë artisteje ishte dora dhe mendja e Maries. Me nënën e Maries, nënën Dava, (kështu e quanin) kishim miqësi familjare, vinte në shtëpinë tonë-kasolle, hanim bashkërisht qull me lakra, petulla me ujë, fasule dhe ndonjëherë edhe qullapite, edhe ndonjë pulë, por edhe oriz me krimba. Doktor nuk kishte në Tepelenë. Kam qenë i dëshpëruar shumë dhe tani që kanë kaluar shumë vite kur i kujtoj me shkasin lotë, na vdiqën dy shoqe: Borziloke Çunaj dhe Anife Mellaraj. Mësues kishim gjirokastriten Hysen Harshova i cili na donte shumë dhe ne i kapnim dorën me shumë dashuri.

Përmenda më lart nënën Dava Mëlyshi, që ishte nëna e Pal Melyshit dhe Maria Melyshi, motër e Pal Mëlyshit. Kjo është diçka interesante. Më 7 gusht 1949 vritet nga bandat kriminale të “komitetit të maleve” Bardhok Biba, që ishte shok i zemrës i Pal Mëlyshit.

Bardhok Biba kishte qenë partizan në brigadën e 7-s. Pas çlirimit ishte kuadër që luftonte me mish e shpirt për përparimin e Mirditës, por veprimtaria e tij patriotike në shërbim të atdheut ndërpritet, se vritet nga bandat kriminale.

Pal Mëlyshi pikëllohet për këtë humbje për mirditorët. Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu e infiltrojnë te komiteti i maleve. Fillimisht u cilësua tradhtar i atdheut që të fitohej besimi te krerët e organizatës ”komiteti i maleve” Pali i zgjuar, trim e guximtar vrau sa mundi e sa deshi, madje një herë kishte nxjerrë revolverin e kishte plagosur veten në dorë për të hequr çdo dyshim që mund t’u kishte lindur, sepse radhët e tyre po pakësoheshin.

Pal Mëlyshi mbante pseudonimin “furtuna”. Më 12 prill 1950 Pal Mëlyshi vritet nga bandat kriminale. Pra, edhe babanë e tij Nikolla, Nënën Dava dhe motrën Marie e internuan në kampin e Tepelenës.

Kjo është dëshmia ime. Realiste, e shenjtë, duke qëndruar si shenjtor para Bibles e Kur’anit, para së vërtetës historike. Dhe s’më ka ardhur aspak mirë kur pashë në ekranet televizive Presidentin e Republikës duke folur para një grushti njerëzish, të ardhur nga Tirana, kurse tepelenasit refuzuan pjesëmarrjen : të fyer, të indinjuar gjer atje sa nuk mban më nga spekullimet, sajesat, mashtrimet dhe profkat e hipokrizia e manipulatorëve të historisë që marrin guximin e inskenojnë ngjarje të pavërteta.

Presidenti Ilir Meta do të jetë ndier keqas, por duhet të kuptojë se është viktime e skenarëve pa bereqet. Nuk duhet shkuar sipas berihajt. Hidhet një gur nga dikush në lumin e turbulluar dhe ftohen për ta nxjerrë. Kjo marrëzi kërkon ndëshkim dhe jo dekorata e lëvdata. Lavdi Popullit Heroik të Tepelenës që kur është puna për të drejtat historike nuk pyet për ministra, deputetër, qoftë dhe për presidentë.

Në Tepelenë është krijuar edhe forumi : “Patriotizmi tepelenas nuk pranon simbolika fantaziste. ”Tepelenasi përkulet me nderim dhe adhurim vetëm para flamurit kombëtar, para dëshmorëve të atdheut dhe para së vërtetës. Aventurat frenohen, nuk ushqehen, sepse sjellin rreziqe. Ja pse dhe përse duhet dëgjuar nga të dy veshët. Unë, Krenar Progonati, si dhe shumë të tjerë, do të ishim të mrekulluar nëqoftëse do të lexonim komentin special të akademikut Rexhep Qosja “ Qytetar nderi’ i Tepelenës, pasqyrë e pasurive shpirtërore, intelektuale e me vlera njerëzore, koment që në vesh, mendje, shpirt e zemër do na ylberonte si diçka hyjnore, e shenjtë dhe e shtrenjte për kujtesën kolektive të Tepelenës që ka të bëjë me të vërtetën historike të kampit të internuarve në Tepelenë. Edhe për këtë më buçet në ndërgjegje; mirënjohje Profesor, akademik Rexhep Qosja.

*Dëshmitar okular, mësues në pension, vëllai i Heroinës së Popullit Nimete Progonati, që u vra në Sinjë të Dibrës më 26 korrik 1944

 

August 30, 2018 17:36
Komento

30 Komente

  1. santiago August 30, 19:09

    doni me per Belulin ..sakt dhe paster

    Reply to this comment
  2. Dhimbia e madhe popull. August 30, 19:15

    Nje patriot i vertete ju zoti Krena Isuf Progonati vertet kenar atdhetar me ate qe kei shkruar. me te lumte vertet vellai i te ndires-Herroine e Popullit -Nimete Progonati. Lavdi te RNEVE te KOMBIT.
    Asnje presie nuk i hiqet mendimeve tuaja atdhetare sa bir i asaj Tepelene HEROIKE.treve HERONJSH.
    Keq me vjen dhe mua qe presidenti i Republikes eshte nxituar ne ate vizite e mbeshtetie te atij”KAMPI” te sajuar, antishqiptaret e kohes qe jetojme.
    Ndiese familieve te te pesekutuarve padretesisht ne shqiperine tone te atyre viteve,po nuk kemi patur Kampe cfarrores si “AUSHVICI” etj. njohur bota. .
    Dhimbia e madhe Popull.

    Reply to this comment
  3. Lili August 30, 20:50

    E pra te behet krahasimi me cka thonjshin hitlerianet per Auschwitzin.njesoj ishte nje kamp pune,me regulla e hygjien qe as germanet nuk e kane pasur,me ration buke mbi normalen e gjermaneve etj .. njete sikur ky deshmitari jone edhe deshmitaret nazi..
    Kriminelet kane gjithemone te njetet argumente per te shfajsuar vetin..

    Reply to this comment
  4. kapedani August 30, 23:06

    Rrofte shoku Enver Hoxha dhe partia e punes. JO vetem se ju dha krimba por ju krimbi mendjen e shpirtin ju la pa zot ….

    Reply to this comment
  5. Bashkim Peçi August 31, 01:46

    Bashkim Peçi
    Fillimisht dua ta nis me ndjesë ndaj të internuarve, që kanë qenë në atë kamp.
    Kam shkruar dhe diku mbi “Aushvicin” e Tepelenës, ku e konsideroj paradoksal faktin se, kam jetuar ne Tepelene ne vitet ’60 dhe s’kam dëgjuar asnjëherë se aty ka pasur një Aushvic. Fillimi i viteve 60 (kur vajtëm familjarisht në Tepelenë) nuk është larg në kohë nga vitet e funksionimit të kampit, dhe do të kishte shfryrë ndonjë fjalë.
    Pikërisht në She Thanas, sikurse i thoshin vendit, kryenim shumë aktivitete, si: luanim futboll, shpesh me klasa, laheshim në lumin e Bënçës, që rridhte poshtë tij, disa kapnin peshq, më të shkathëtit edhe ndonjë vidër (lundërz), mblidhnim fiq në Tola, mbi fushën për të cilën flitet, shkonim në thertore dhe në mulli që ishin aty pranë dhe nuk mora vesh se aty paska pasur një Aushvic.
    Për analogji mund ti referohem një rasti me ngjyrimin politik të kohës. Pak pas mesit të viteve ’60 në Tepelenë u bë gjyqi i Z. Daut Gumeni dhe Tepelenasit, me zgjuarsinë që i karakterizon, gjenin mënyrën për t’u shprehur, edhe për çështje të mprehta politike. Unë nuk e njihja z. Daut, por flitej se po dënohej një arsimtar i ditur, me krahë të fuqishëm, që çante Vjosën me pash, kundër rrjedhës. Çka nënkuptonte përkrahjen e përpjekjeve sublime për aktin që kishte kryer, duke inspiruar të tjerët për një jetë më të mirë, ndërkohë që jetohej në fukarallëk.
    Kushdo, edhe në monizëm, ka dëgjuar për bëmat dhe gjëmat e kampeve të Spaçit dhe Burrelit, për revoltën e Qaf Barit, 1967, ku është vrarë dhe një djalë i hallës sime. Por do të ishte e ekzagjeruar ti krahasoje këto me kampin e Tepelenës, që funksionoi pas çlirimit, për 5-6 vite. Janë këto dhe arsye të tjera, që tepelenasit i dinë më mirë, që bëjnë të mos ngjit përçapja për ta konsideruar kampin e dikurshëm në një Aushvic.

    Reply to this comment
    • Lili August 31, 20:50

      Bashkim edhe katundet perreth auswichit nuk kane degjuar kur se aty ishte nje kamp shfarrojse,kane degjuar bile se edhe orkester te musikes klasike kishe aty me shfaqje cdo jave…
      Sikur ne Tepelene…njerezet nuk ´dishin ´gje kishe…

      Reply to this comment
  6. Onkezmi August 31, 04:34

    Pershendes autorin per shkrimin jo vetem per te vertetat,por edhe per lirizmin e tij.Pa kapeleshe dhe leshe ka patur dhe do kete shqiperia…

    Reply to this comment
  7. Paul Tedeschini August 31, 08:39

    Llafe qe perseriten tash ma se 70 vjet.

    Pyetje autroit: Pse pikrisht ne Tepelene u be ky kamp fame-keq?

    Reply to this comment
  8. intelektuali August 31, 10:21

    KRIMET KUNDER NJEREZIMIT NUK MATEN AS ME NUMER VITKTIMASH, AS ME SASI SKELETESH TE ZBULUARA

    Por po te krahasojme egersine e krimeve te Enverit, jam i mendimit, se krimet e Hitlerit ne Kampin e tij te shfarosjes ne mase “Auschwitz-Birkenau” jane krejtesisht te krahasueshme me ato te Tepelenes, bile vdekja me gazin helmues “Ciklon B” qe u shpik nga nje hebre, shkencetar, mik i Anjshtajnit me emerin Frtz Haber per te luftuar tifon dhe morrat, por u perdor nga fashistet nga kendveshtrimi pragmatik i ka lehtesuar vuajtjet viktimave me ane te nje vdekje te shpejte sipas mendimit te shume historianeve qe studiojne krimet kunder njerezimit.

    PSE NE SHQYPNI ATEHERE DALIN “KRENARE” QE KRENOHEN ME KRIMET E ENVERIT NE TEPELENE?

    Shiko se cfare shkruan ky Krenar-Rezili i Enverit:

    “… kampi i të internuarve në Tepelenë ishte model…”

    ME KE ISHTE “MODEL” KAMPI I ENVERIT NE TEPELENE?

    sepse:

    Kampi i Enverit ne Tepelene me shume ishte “Model” me kampet e Stalinit Gulag ne Siberi ku te linin te vdisje mengadale nga uria dhe torturat, sesa ne Auschwitz-in e Hitlerit prane Krakovit ne Poloni ku vuajtjet perfundonin ne cast ne dhomat e gazit te Fritz Haber-it.

    PO AFRO 300 FEMIJE QE U LANE TE VDESIN NGA URIA NE TEPELENE?

    Dhe qe Krenar Rezil Progonati i Enverit nuk i fut ne liste fare dhe as qe kujtohet qe kur nenat i hidhnin femijet e tyre matane telave me gjemba per t’i shpetuar nga vdekja e sigurt, ushtaret qellonin me plumb ne mish njeriu dhe kur ndonje tepelenas shpirtmire ja arrinte te merrte femijen dhe ta fshihte ne shtepi, komshinjte e spiunonin tek Sigurimi dhe keta tepelenas te ndershem gjithashtu jane ndeshkuar nga regjimi i Enverit ne forma mjaft antinjerezore. Te gjitha keto jane te dokumentuara ne Arkivat e Shtetit,

    PSE ATEHERE ME KSTO SHKRIME REZILI PO TENTOHET MOHIMI I KRIMEVE TE KOMUNIZMIT DHE ENVERIT NE SHQYPNI?

    kur:

    Mohimi i krimeve te komunizmit per ben veper penale dhe denohet nga ligjet nderkombetare ne baze te rezolutes se KE qe eshte miratuar edhe nga OKB?

    PSE O GAZETA DITA PUBLIKONI KETO SHKRIME REZILI DHE TURPI ME DIVERSANTE DHE IMPERIALISTE PER SHQYPNINE QE ESHTE NE NATO DHE PO KERKON TE ANTARSOHET NE BE?

    Ja shikoni ne faqen e internetit ketu me poshte si respekton Bota viktimat e Auschwitzit dhe si e kane kthyer kete qytet horror te Polonise ne nje pike atraktive me miliona turiste ne vit qe paguajne afro 80 dollaro per cdo vizite ne kampin e shfarosjes ne mase te Hitlerit ne Auschwitz ne menyre qe e KEQJA te mos harrohet lehte.

    https://www.viator.com/tours/Krakow/Auschwitz-Birkenau-Small-Group-Tour-from-Krakow/d529-5752AUSCHWITZ

    Nje pergjigje me pozite te qarte qytetare europiane per krimet kunder njerezimit ne teresi dhe per krimet e Enverit ne vecanti:

    Nga intelektuali.

    Reply to this comment
    • Tili September 8, 22:58

      Goxha “intelektual” qenke! Ditke shume dhe flet si kau peles! Shkrimi ska te beje me Enverin dhe krimet e regjimit, por per historine e atij kampi dhe asaj kohe. Nuk e di cmoshe ke patur ne ate kohe apo i ke me gojedhena, por besoj se ke patur “mjaftueshem” per te ngrene. Edhe pas 10 vitesh me vone njerezit nuk kishin cfare te hanin, por edhe akoma me vone, deri ne vite 90 ishim te racionuar.
      E tille ishte situata e Shqiperise ne ate kohe pas lufte, ku njerezit vdisnin nga uria, nga semundjet, etj.
      Kane vdekur femije ne ate kamp? Po, kane vdekur femije, te moshuar, gra e burra. Ne te tilla kushte kane vdekur edhe jashte atij kampi, ne te gjithe vendin.
      Shiko me mire te flasesh per te tjera kampe, ku vertete kane ndodhur tortura e pushkatime se per Tepelenen te kane perrallisur.

      E po te quhet Auschwitz kampi i Tepelenes, cdo te te ngelet per ate te Spacit etj. Ata qe i kane perjetuar padrejtesisht keto kampe ne shqiperi respektohen dhe nuk u hidhet poshte koha dhe ckane vuajtur, por ty te kane yshtur me friken e Enverit dhe flete percart.

      Sa per pjesen e fundit te ketij komenti, “o intelektual”, rrofsh per sugjerimin! Hajde ti i pari te mohojme historine sic kemi bere e duam te bejme, ta quajme edhe auschwitz-in e Tepelenes, te grisesh edhe breket se do te vijne vizitore qe do paguajne nga 60 euro per te te pare.
      Te tjere mbushin xhepat e populli grindet me kot.

      Reply to this comment
  9. intelektuali August 31, 10:23

    KRIMET KUNDER NJEREZIMIT NUK MATEN AS ME NUMER VITKTIMASH, AS ME SASI SKELETESH TE ZBULUARA

    Por po te krahasojme egersine e krimeve te Enverit, jam i mendimit, se krimet e Hitlerit ne Kampin e tij te shfarosjes ne mase “Auschwitz-Birkenau” jane krejtesisht te krahasueshme me ato te Tepelenes, bile vdekja me gazin helmues “Ciklon B” qe u shpik nga nje hebre, shkencetar, mik i Anjshtajnit me emerin Frtz Haber per te luftuar tifon dhe morrat, por u perdor nga fashistet nga kendveshtrimi pragmatik i ka lehtesuar vuajtjet viktimave me ane te nje vdekje te shpejte sipas mendimit te shume historianeve qe studiojne krimet kunder njerezimit.

    PSE NE SHQYPNI ATEHERE DALIN “KRENARE” QE KRENOHEN ME KRIMET E ENVERIT NE TEPELENE?

    Shiko se cfare shkruan ky Krenar-Rezili i Enverit:

    “… kampi i të internuarve në Tepelenë ishte model…”

    ME KE ISHTE “MODEL” KAMPI I ENVERIT NE TEPELENE?

    sepse:

    Kampi i Enverit ne Tepelene me shume ishte “Model” me kampet e Stalinit Gulag ne Siberi ku te linin te vdisje mengadale nga uria dhe torturat, sesa ne Auschwitz-in e Hitlerit prane Krakovit ne Poloni ku vuajtjet perfundonin ne cast ne dhomat e gazit te Fritz Haber-it.

    PO AFRO 300 FEMIJE QE U LANE TE VDESIN NGA URIA NE TEPELENE?

    Dhe qe Krenar Rezil Progonati i Enverit nuk i fut ne liste fare dhe as qe kujtohet qe kur nenat i hidhnin femijet e tyre matane telave me gjemba per t’i shpetuar nga vdekja e sigurt, ushtaret qellonin me plumb ne mish njeriu dhe kur ndonje tepelenas shpirtmire ja arrinte te merrte femijen dhe ta fshihte ne shtepi, komshinjte e spiunonin tek Sigurimi dhe keta tepelenas te ndershem gjithashtu jane ndeshkuar nga regjimi i Enverit ne forma mjaft antinjerezore. Te gjitha keto jane te dokumentuara ne Arkivat e Shtetit,

    PSE ATEHERE ME KETO SHKRIME REZILI PO TENTOHET MOHIMI I KRIMEVE TE KOMUNIZMIT DHE ENVERIT NE SHQYPNI?

    kur:

    Mohimi i krimeve te komunizmit perben veper penale dhe denohet nga ligjet nderkombetare ne baze te rezolutes se KE qe eshte miratuar edhe nga OKB?

    PSE O GAZETA DITA PUBLIKONI KETO SHKRIME REZILI DHE TURPI ME DIVERSANTE DHE IMPERIALISTE PER SHQYPNINE QE ESHTE NE NATO DHE PO KERKON TE ANTARSOHET NE BE?

    Ja shikoni ne faqen e internetit ketu me poshte si respekton Bota viktimat e Auschwitzit dhe si e kane kthyer kete qytet horror te Polonise ne nje pike atraktive me miliona turiste ne vit qe paguajne afro 80 dollaro per cdo vizite ne kampin e shfarosjes ne mase te Hitlerit ne Auschwitz ne menyre qe e KEQJA te mos harrohet lehte.

    https://www.viator.com/tours/Krakow/Auschwitz-Birkenau-Small-Group-Tour-from-Krakow/d529-5752AUSCHWITZ

    Nje pergjigje me pozite te qarte qytetare europiane per krimet kunder njerezimit ne teresi dhe per krimet e Enverit ne vecanti:

    Nga intelektuali.

    Reply to this comment
  10. Arben August 31, 10:59

    Edhe .njehere nuk Kane vlere deshmite folkloristike.

    Ka patjeter persekutore qe kane punuar aty, perse nuk

    japin deshmi????!!!!

    Vete ky fakt eshte kriminal.

    Edhe njehere

    Vdekje sigurimit te shtetit

    Reply to this comment
  11. Orteku i Fekenit August 31, 12:27

    Ore sigurimi ka vdek! Po ky Krenari flet me emra!! S’ ka njeri gjall nga keta!!!????

    Reply to this comment
  12. NNP August 31, 13:33

    Shoke prap foli intalektuhali/ qe gjersa fryma ti dali/ vrerin kur sdo ta ndali/do te pjerdhe si bythe kali

    Reply to this comment
    • intelektuali August 31, 14:54

      Po kush te detyron te lexosh intelektualin o Kafshe Pylli?

      sepse:

      Mua me dukesh si Shaban Hunderri qe po mos ta tallte dikush gjate dites per hunden e tij te madhe nuk e zinte gjumi naten.

      Reply to this comment
  13. intelektuali August 31, 14:35

    PSE MOHIMI I KRIMEVE TE ENVERIT DHE TE KOMUNIZMIT ESHTE NJE FENOMEN TIPIK SHQYPTAR?

    Asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore nuk ka mohuar deri tani krimet e regjimeve diktatoriale ne vendet e tyre, perkundrazi qe kur ra Muri i Berlinit ne vitin 1989 qeverite demokratike qe u formuan i kerkuan falje popujve te tyre per krimet e komunizmit, ata pushtetare qe ishin te implikuar direkt ose indirekt ne keto krime u ndeshkuan rreptesisht nga Drejtesia dhe familjet e tyre u ndaluan te bejne pjese ne administraten shteterore dhe te bejne biznes me fonde publike.

    CFARE NDODHI NE SHQYPNI?

    Asnje nga qeverite post-komuniste qe erdhen ne pushtet pas renies se Murit te Berlinit nuk levizi as gishtin e vogel per te zbardhur krimet monstruoze e Enverit dhe Mehmetit gjate Luftes dhe pas saj, viktimat e komunizmit akoma nuk dihet se ku i kane varret, nuk ka asnje statistike te sakte per numurin e viktimave vendas dhe te huaj dhe akoma spekullohet me Kampet e Perqendrimit te Enverit qe kalemxhinjte dhe fanatiket e Partise se Punes i quajne ne gazeten DITA si “Kampe Pushimi” me nje cinizem te papare, sic eshte edhe rasti i Kampit te Tepelenes qe permendet sot ne kete artikull te radhes, nga autore pa moral qe pa piken e turpit e quajne Kampin e Vdekjes ne Tepelene si MODEL dhe kete turp ja ngjisin sikur e kane deklaruar SHBA. Ja cfare thone kriminelet dhe xhelatet e Enverit sic eshte edhe ky matuf fanatik qe hiqet si “Personalitet i shquar i letërsisë”:

    “… kampi i të internuarve në Tepelenë ishte model…”

    KUSH NE SHBA MUND TE DEKLAROJE NJE REZIL TE TILLE?

    Kjo eshte njesoj sikur ne Gjermani te dale Merkeli sot dhe te deklaroje qe Kampet e Hitlerit kane qene model!

    PSE NUK REAGON POLITIKA KOMBETARE PER KETO REZILE QE PAPUSHIM PUBLIKON MEDIA?

    sepse:

    Te gjitha qeveriste pas rezimit te Ramizit dhe Nexhmijes, qe nga qeveria e Ylli Bufit, e Fatos Nanos, e Sali Berishes dhe e Edi Rames tani:

    JANE PJELLA TE ENVERIT DHE TE PARTISE SE PUNES.

    prandaj:

    Edhe Shqypnia eshte ne bisht te kavallit ne radhe per atarsim ne BE.

    Reply to this comment
    • Tili September 8, 23:24

      Na doli perseri historiani “intelektual” dhe i tregon arrat babait. Do kesh degjuar shpeshhere ndonje histori te vertete te burgut Burrelit/Spacit kur te kane vene ne gjume me duket. Ne Tepelene kane vdekur vetem nga uria dhe semundjet, si cdo banore i shqiperise ne ate kohe.

      Vendi yne quhet Shqiperi dhe ne Shqiptar. Njerez si ti mundohen te lene Shqiperine ne fund.

      Reply to this comment
  14. Dhimbia e madhe Popull August 31, 15:38

    NPN te lumte goja,se dhe une ate do te thoja.. Na u be i neveritshem ai “intelektuali”qe vtem i tille s’mund te jete sa bere BAJAT. Si duket me ato shkrime mbijeton. .”GRENZA”
    Dhimbie e madhe popull.

    Reply to this comment
  15. artdashesi August 31, 15:53

    Ky fare Krenari qenka kriminel. Te justifikosh nje krim ne emer te nje verbimi ideologjik eshte per te ardhur keq, por ta shesesh nje krim, per me teper kolektiv, si mase mbrojtese per viktimat, ky eshte krim cinik qe vetem nje kriminel mund ta beje.

    Reply to this comment
    • Tili September 9, 00:13

      Shko e merru me art dhe ler historianet te merren me historine. E di cdokumente ka: Urdher qe femijet e kampit te ndjekin shkollen, Urdher qe banoret e kampit nga fshati Turan, nga stalla e kushte mezerje te shkojne ne gazermen ne Tepelene, etj. Pra, perkujdesje per ata “te burgosur”?! Po te flisni me ata te te mbijetuar te ndershem mund tu thone me shume. Po njeres te indoktrinuar si puna jote apo si ata qe duan te perfitojne.nga vuajtjet e te tjereve ka sa te duash. Me deshmi te trilluara te ish te “burgosurish” behen libra e shtremberohet e verteta. Rastesisht e lexova kete shkrim dhe cthuhet eshte e vertete per ate kamp. Po me pushime nuk ishin per kohen qe ishte, do punonin ato pune qe ishin, me ato kushte per kohen. Ca per dru, ca ngulnin shtylla e shtrinin tela, ca gatuanin, ca lanin e ca te pafuqishem rinin. Nje polic i shperndane ne qytet neper pune e i mblidhte perseri ne fund te dites.

      Reply to this comment
  16. Lili August 31, 21:00

    Ballafaqimi me poshtersite e juaja n’ate kohe eshte i veshtire, se ai kamp pa ju nuk do ishte aq i tmerrmshme ndoshta,po jeni jue njerezet si ju qe arsyetojne kete njeri qe keni mundesuar krimet ne Shqiperine komuniste,jeni ju kriminelet qe keni krye me duarte e juaja torturat ,perdhunimet,
    Jeni ju turpi i ketij kombi jo ata qe ishin n’ate kamp e qe edhe sot tregojne fisnikerine e tyre kurse ju prape tregoni poshtersine tuaj,shpirtin katil e kriminel tuajin si dje si sot jeni ju ata kriminel qe shendetuan kete kamp ´model’ ne ferr per njerezet qe kaluan aty..
    Jeni kriminela ,si dje si sot edhe do te permendeni vetem si te tille njereze qe kane shitur shpirtin tek dreqi per nje privilegj te vogel, per t’u dukur tek brigadieri,tek komisari politik etj etj servila e katila qe mbyten edhe vellahun per Partine.

    Reply to this comment
  17. Bashkim Peçi August 31, 23:29

    Në këtë shkrim flitet për kampin e internimit në Tepelenë, për statusin e tij, dhe jo për krimet e komunizmit, që është temë shumë e gjerë. Vetë togfjalëshi Kamp internimi tregon edhe për ngarkesën e rëndë që përmbante. Çështja që diskutohet është: Në se i përmbante ai kamp elementet për t’u konsideruar një Aushvic? Autori i shkrimit jep disa përshtypje mbi kampin dhe njerëzit, duke u fokusuar në sjelljen e ndërsjellë, në ato kushte dhe rrethana. Edhe pse është një temë e mprehtë, mirë do të ishte që përshtypjet të shpreheshin, duke ruajtur sensin etik dhe respektin për njerëzit, sidomos për vuajtësit. Çka do ti shërbente së vërtetës mbi këtë çështje, për të cilën janë të interesuar të gjitha shtresat.

    Reply to this comment
  18. artdashesi September 1, 10:54

    Zoti Peci, ajo qe me revolton ne kete shkrim eshte cinizmi. Natyrisht qe nuk mund te flas per kushtet e jeteses se nuk i kam pare, por nuk mund te pranoj idene se keta njerez fatkeqe qenkan derguar ne ate kamp per t’i mbrojtur nga Gjakmarrja. Besoj se ndani te njejtin mendim me mua.

    Reply to this comment
  19. info analitike September 1, 14:11

    Na kenaqi qy vellai i Nimetes! Qysh thote qy qe qeverria i internoi per ti mbrojtur nga hakmarrja e gjakmarrja???
    Ore po a ka kufi fantazia juaj kriminale? Domethene qeverria i shpetoi nga hakmarrja e gjakmarrja per ti lene te vdisnin nga stermundimi ne kampin e Tepelenes? Aaaa pos posi shoke tamam nje gjest human qy i shokeve te partise qe kujdeseshin per popullin pa marre fare parasysh luften e kllasave.
    Po mire mo vellai i Nimetes ti nga c’pozita deshmitari shkruan kur nuk ke jetuar brenda kampit por jashte tij?
    Ore keto pamfletet propagandistike te sherbenin ne kohen e kumandarit per te pasur favoret ne emer te sat motre po tani nuk te pijne me uje!
    Meqe e paske permendur Bardhok Biben, lexove se cfare makabriteti ka perjetuar e motra se Bardhok Bibes nga kriminelet e kumandarit? Per kete luftoi e u vra Nimetja qe te masakronit edhe familjaret e njerezve tuaj. Kumandari shfarosi gjithe ato shoke armesh nen sajesa e pretekste me absurde e ti ke akoma guxim sot te na “tregosh te verteta” si perrallat me mbret qe tregoheshin ne ate kohe. jeni e njejta race me nazistet qe deri ne vdekje mohonin krimet e tyre me cinizem e justifikime nga me absurdet

    Reply to this comment
  20. Krist September 1, 20:58

    Nga shkrimi i ketij Krenari,qe ne vend te emerit te vet,ne fund te shkrimit,shenon “vellai i deshmores……”pra pa personalitet,por ama fare,si dhe nga shume komente qe pasojne shkrimin,une,qe nuk me ka lidhur,asgje me ato ane (pra me zonen e Tepelenes),por i degjoj si histori (duke presupozuar,qe njerezit mesojne dhe duhet te mesojne,nga historia),po mesoj dhe “po bindem” se ky kampi i Tepelenes,na paska qene nje kamp pushimi,qe ate qe i paskan quajtur “te internuar”,i paskan derguar atje,per tu “qetesuar”,nga prapesite,qe i kane shkaktuar edhe lodhje,regjimit komunist.Atehere,pse qaheni,more ju qe paskeni qene atje te internuar,per pushime?

    Reply to this comment
  21. une kaq di, po ti? September 1, 23:45

    Jo per pushime , krist, por qe ti shpetonin gjakmarrjes barbare, asaj qe behet sot. Po keshtu eshte: rrite kuten, te te haje kuken. Keta jane te pabese e te pa moralshem se me sa duket, morali e demton demokracine e sotme!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*