Dëshmia: Mit’hat Frashëri, i dënuar në Itali si kolaboracionist

February 4, 2019 13:29

Dëshmia: Mit’hat Frashëri, i dënuar në Itali si kolaboracionist

Nga Spartak Braho

Nëpërmjet një ceremonie limonadë dhe të pa denjë disa struktura shtetërore, pak muaj më parë, organizuan ceremoninë e sjelljes dhe vendosjes në lulishten Dëshmorët e Kombit të eshtrave dhe bustit të Mit’hat Frashërit, udhëheqës i organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar. Sebepi u justifikua gjoja me glorifikimin e figurës së Mit’hat Frashërit si intelektual me kontribute të shquara në fushën e studimeve albanologjike.

Siç dihet, Balli Kombëtar ishte organizata e dytë politike shqiptare që tentoi të formatohej edhe si strukturë ushtarake që u krijua në vitet e pushtimit fashist të Shqipërisë, në nëntor të vitit 1942.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 75 vjet nga ajo kohë kur kjo organizatë dhe drejtuesit e saj ushtruan veprimtarinë e tyre jo në dobi të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ende sot ka debate rreth një çështjeje kruciale lidhur me profilin identitar të saj, boshtin gravitacional të misionit ndaj altarit të shenjtë të atdheut të pushtuar nga Italia fashiste dhe me pas nga nazistët gjermanë.

Në vite janë bërë analiza të hollësishme lidhur me veprimtarinë e Ballit Kombëtar dhe misionit të tij, veçanërisht muajt e fundit këto analiza kanë qenë më të thelluara, më direkte dhe të shoqëruara me analiza dhe dokumentacion të studiuesve me zë të huaj dhe vendas.

Por le t’i përmendim edhe njëherë më radhë çështjet kryesore dhe qëndrimet e disa studiuesve dhe historianëve të huaj:

Cili ishe qëndrimi i vërtetë i Ballit Kombëtar ndaj okupatorit italian dhe atij gjerman?

A mori udhëheqja e kësaj organizate politike një pozicion të qartë dhe të prerë për interesat dhe fatet e vendit në luftën pa kompromis ndaj pushtuesve të atdheut?

A synonte themelimi i kësaj organizate realizimin e një detyre akute dhe të shenjtë që shtrohej para tërë popujve të Evropës në luftën kundër nazi-fashizmit dhe çlirimin e vendit?

Bernd Fisher, historian dhe studiues amerikan

Në përgjigje të këtyre pyetjeve do të evidentojmë edhe njëherë analizat e historianëve më në zë në krye të së cilës qëndron historiani Bernd Fisher, i cili e ka studiuar me mjaft vëmendje këtë periudhë historike, të Luftës së Dytë Botërore, duke arritur në konkluzionin se “liberalët nacionalistë disa prej të cilëve kishin vendosur disa lidhje të dobëta me Lëvizjen Nacional Çlirimtare, në nëntor të vitit 1942 formuan një grup të quajtur “Balli Kombëtar”. Ky grup shpresonte të përbënte një organizatë politike dhe ushtarake për të moderuarit që nuk kishin besim tek komunistët. Udhëheqësit e Ballit Kombëtar pretendonin se grupi ishte krijuar prej ditës së parë të pushtimit italian dhe në të vërtetë me disa ish politikanë të tij ka ekzistuar një farë organizimi jo zyrtar, por organizimi dhe platforma e Ballit Kombëtar ishin qartazi një reagim i drejtpërdrejt ndaj themelimit të Lëvizjes Nacional Çlirimtare”, (Bernd Fisher, Faqja 184-185.

Pra që në fillim Bernd Fisher qartëson se shënjestra e kësaj strukture ishte “reagimi drejtpërsëdrejti ndaj themelimit të Frontit Nacionalçlirimtar dhe jo lufta pa kompromis ndaj pushtimit të vendit”.

Francy Hibbert duke iu referuar dokumenteve arkivore të misionarit britanik të ardhur në Shqipëri, dëshmitar okular i atyre ngjarjeve dhe zhvillimeve Hibbert, vë në dukje se “Balli Kombëtar refuzoi të bënte luftë guerile dhe ky ishte një vendim strategjik i tij, që nuk u ndryshua asnjëherë…Besohej se udhëheqësit e Ballit Kombëtar i kishin siguruar italianët se nuk do të krijonin turbullira kundër tyre ose nuk do të pengonin përpjekjet e italianëve për të shtypur ushtarakisht forcat partizane dhe luftën e tyre Nacional Çlirimtare. I tillë mendohej dhe synohej të ishte dhe përmbajtja e “Protokollit Dalmacio-Këlcyra” i nënshkruar në mars 1943 ndërmjet komandantit të forcave pushtuese italiane Dalmacios dhe përfaqësuesit të Ballit Kombëtar Ali Këlcyra (Hebbert, f. 94)”.

Francy Hebbert – Historian britanik

Sikundër se bën të njohur nëpërmjet dokumenteve arkivore britanike historiani Francy Hebbert thekson se, “Balli e justifikonte qëndrimin e tij me motivin se ata nuk donin të shkatërronin vendin e tyre dhe shoqërinë, duke organizuar sulme guerilase që do të sillnin për pasojë raprezalie nga ana e forcave pushtuese”.

Duke konkretizuar këtë qëndrim Francy Hebbert bën të njohur se një nga drejtuesit kryesor të Ballit, Muharrem Bajraktari që ushtronte veprimtarinë e tij në zonën Lumës kishte shkruar një “raport”, i cili meriton të vihet si dokument kryesor i arkivit si një monument  i mungesës së realizimit dhe qëndrim e mendim kryesor i nacionalistëve gjatë periudhës së luftës.

Ushtaraku britanik thekson se “të gjithë ne dhe oficerë të tjerë të ndërlidhjes britanike dështuan për të bindur nacionalistët të merrnin pjesë në një rezistencë aktive kundër gjermanëve”.

Piter Lukas, historian dhe studiues amerikan

Interesant është edhe konkluzioni i studiuesit amerikan Piter Lukas, i cili në librin e tij të kujtimeve shkruan se “aty nga fundi i verës 1944, dukej se gjermanët i kishin vënë përpara partizanët, të cilët në një mënyrë apo tjetër dukej se po tërhiqeshin, veçanërisht gjatë periudhës 14-21 gusht, ku ofensiva partizane ishte shpartalluar rrotull qytetit të Fierit, duke shkaktuar humbje dhe vrasjen e 20 ushtarëve gjermanë, nje numri të konsiderueshëm ballistësh në krahë të tyre ku 70 prej tyre u kapën robër dhe u liruan të nesërmen nga forcat partizane”, Piter Lukas, f.123.

Dokumenti autentik i mësipërm na afron një pasqyrë të qartë dhe mjaft domethënëse në raportet konkrete të Ballit Kombëtar me pushtuesit gjerman. Po këtu studiuesi i misionit amerikan Piter Lukas jo rastësisht mendon se një pjesë e forcave balliste kaluan me ato partizane mbas disfatës së forcave gjermane.

Edmund Frank Dejvis – Shefi i misionit ushtarak britanik, Gjeneral

Një moment tjetër i rëndësishëm është ai që përmend gjenerali, shefi i misionit ushtarak britanik, gjenerali Dejvis i cili në datën 8 nëntor 1943 u takua me disa drejtues të këshillit të Ballit Kombëtar me misionin për t’i tërhequr këta të fundit në frontet e betejave kundër forcave gjermane, por në përfundim bën të ditur ushtaraku britanik, Balli ua kishte bërë të qartë se ata nuk kishin ndërmend të luftonin gjermanët, por vetëm partizanët e lëvizjes Nacionalçlirimtare.

Duke analizuar ofensivën gjermane të dimrit të vitit 1943 e cila filloi të jepte shenjat e para të suksesit kundër forcave partizane, njësit të Ballit Kombëtar u bashkuan dhe morën pjesë aktive me ta në luftime, kundër brigadave partizane. Në shkurt të vitit 1944 komandanti i trupave gjermane, Hermann Neubacher informonte komandën tij se mbi 10 mijë nacionalistë shqiptarë ishin rreshtuar në ndihmë të forcave gjermane, operacionet e tyre prej të cilëve me shumë se gjysma i takonte Ballit Kombëtar, fakt të cilën e evidenton historiani Bernd Fisher, f. 261.  Këtë fakt Bernd Fisher e ripërsërit kur pohon se në takimin me Mit’hat Frashërin, komandant i Ballit Kombëtar, i cili i kishte sqaruar se megjithëse Balli është deklaruar kundër forcave të boshtit ai nuk do të ndërmerrte asnjë veprim armiqësor kundër gjermanëve. (Bernd Fisher, f. 251).

Ndonëse nga mesi i nëntorit 1943, siç vë në dukje historiani amerikan Fisher, Mit’hat Frashëri u dorëzoi britanikëve një dokument, ku thuhej se “Balli këndej e tutje do të luftojë gjallërisht kundër gjermanëve, por kjo marrëveshje ashtu sikundër dhe të tjera, nuk u respektuan kurrë dhe pavarësisht disa përjashtimeve rregulli dhe qëndrimi i Ballit Kombëtar mbeti kolaboracionist me pushtuesin,” përfundon vlerësimin e tij historiani Fisher. Kronika e gati dy viteve rresht e përfaqësuesve ushtarakë perëndimorë dukej qartë se kishin bërë maksimumin për të kthyer “në rrugë të mbarë” Ballin.

Peter Hudson – Drejtuesi kryesor i misionit ushtarak të aleatëve

Një ndër drejtuesit kryesorë të misionit ushtarak të aleatëve, Peter Hudson, i cili kishte shkelur pothuajse të tëra territoret shqiptare, kishte vëzhguar me shqetësim bastisjet që kryenin çetat e Ballit, veçanërisht në zonat e bregdetit.

“Për këto shkaqe dhe të tjera, shkruan Hudson, na angazhuan tërësisht OSST, të përkrahnin frontin Nacionalçlirimtar dhe partizanët. Komunistët u shfaqën si i vetmi grup i rezistencës së armatosur, i vendosur për të luftuar kundër pushtuesit gjerman megjithëse, sipas Hudsonit, Enver Hoxha ishte njeri me të cilin nuk mund të merreshe vesh lehtë. Urrejtja e tij e madhe për anglezët ishte e mirënjohur, por edhe mospëlqimi ndaj amerikanëve veçse zbuteshe nga misionari ushtarak amerikan me origjinë shqiptare pranë shtabit të përgjithshëm, Tom Stefani. Nga ana tjetër, Enver Hoxha gjente rastin dhe nuk linte pa mburrur Bashkimin Sovjetik që deri në ato momente nuk kishte lëvizur as gishtin për të ndihmuar partizanët”. Ky është pohimi që bën historiani Peter Lukas në f. 165.

Xhelal Staravecka, kolaboracionist dhe autor i librit “Përpara gjyqit të historisë”

Një dëshmitar tjetër okular i kësaj periudhe i cili ditët e fundit të robërisë u tërhoq së bashku me trupat gjermane nga territoret e Shqipërisë ishte Xhelal Staravecka. Në librin e tij të kujtimeve “Përpara gjyqit te historisë”, ai kujton “krerët e Ballit Kombëtar u gënjyen keqazi dhe ata me veprime fallso vetëm hodhën dy tre pushkë në ajër kundër gjermanëve ditët e fundit të largimit të tyre. Me mbërritjen në Itali, Mitat Frashërin dhe Ali Këlcyrën forcat aleate i arrestuan dhe i burgosen si bashkëpunëtorë të nazifazhizmit dhe i dënuan si kriminel lufte duke i mbajtur në burgjet italiane për disa vite”, (Xhelal Staravecka, f. 153). Të dënuar si kolaboracionist dhe kriminel lufte nga forcat aleate, ky ishte fundi i krerëve të Ballit Kombëtar, i Mit’hat Frashërit dhe Ali Këlcyrës, duke i vënë vulën veprimtarisë së tyre në favor të pushtimit nazifashist. Këto janë fakte që mbështeten në vendime gjyqësore të strukturave gjyqësore ushtarake të forcave aleate ne Itali.

Dihet tashmë zyrtarisht nga raportet e shërbimeve amerikane fundi enigmatik i Mitat Frashërit në një hotel të Uashingtonit në 3 tetor të vitit 1949. Gjithashtu, dihen “kontributet” e tij në fushën e albanologjisë që nuk shkonte më larg se sa përgatitja edhe servilja me delikatesë e filxhanëve të kafesë turke.

Harry Fulz – Misionar i shërbimeve sekrete amerikane

Edhe një tjetër misionar amerikan, ndoshta njohësi më i thellë dhe më i mirë i Shqipërisë dhe historisë së saj, Harry Fulz, më 22 shkurt 1944, referuar një raporti të dërguar nga britaniku Filip Adams, ndër të tjera sugjeronte reduktimin e ndihmave në armatim për frontin Nacionalçlirimtar, dokument të cilin e evidenton në librin e tij “Shqipëria dhe të Mëdhenjtë” f.202-207, studiuesi Hamid Kaba Studiues, historian shqiptar.

Duke informuar shtabin amerikan në Bari të Italisë, me një kronologji të hollësishme të ngjarjeve ushtarake, ku përfshin gjysmën e dytë të vitit 1943, po Harry Fulz rendit edhe fakte të mëposhtme:

“Gjermanët i kanë trajnuar bandat e ballistëve dhe i kanë furnizuar lirisht me armatime dhe municione, i kanë përfshirë këto banda të armatosura në ekspedita ndëshkimore kundër shqiptarëve”. Duke përfunduar kronologjinë e tij, Harry Fulzi konkludon se “nëse ballistët dhe zogistët do të afronin po atë rezistencë që afrojnë partizanët shqiptarë ka pak gjasa që gjermanët të kishin tërhequr gjysmën e forcave të tyre nga Shqipëria. Ndoshta dy divizione e gjysmë gjermane, të cilët tashme nuk janë më në Shqipëri gjenden diku duke vrarë amerikanë dhe britanikë”. Edhe në raportin e tij, gjenerali britanik Dejvis, të 12 nëntorit 1943, bën me dije se “disa nga udhëheqësit kryesor të Ballit dhe Legalitetit si Muharrem Bajraktari, Gjon Markagjoni, etj, ishin inaktiv kundra gjermaneve dhe armiqësor me lëvizjen Nacionalçlirimtare”.

Të gjitha aksionet e fundit luftarake të lëvizjes Nacionalçlirimtare zhvillohen kundër trupave të përziera gjermano-balliste.

Të gjitha provat, dëshmitë, kujtimet të bazuara dhe evidentuara ne dokumentet autentike të misionarëve ushtarakë perëndimorë, amerikanë dhe britanikë, gjejnë konfirmim edhe nga vetë përfaqësuesit e lartë ushtarakë nazistë në Shqipëri.

Hermann Neubaher – I dërguari special i Hitlerit në Shqipëri dhe Ballkan

Në kujtimet e tij, i dërguari special i Hitlerit në Shqipëri dhe Ballkan, Hermann Neubacher, në librin e tij “Guvernetari i Hitlerit për Ballkanin, Tiranë 2017” pohon se “njerëzit e Ballit nuk luftuan kurrë kundër forcave tona. Ata u shpërndanë dhe u  kthyen kundër partizanëve në jug. Vetëm Abaz Kupi që mbahej si ruajtës i fronit të Mbretit Zog, me gjoja një mijë apo më shumë përkrahës, qëndronte në male në hapësirën midis Tiranës dhe Shkodrës, duke patur pranë vetes oficerë koordinatorë anglezë.

Margaret Hezllak – Misionare dhe zbuluese britanike

Misionarja dhe zbuluesja e njohur britanike Margaret Hezllak megjithëse jo fort miqësore me forcat partizane, disa ditë pas hyrjes së marsit të vitit 1944 e befasuar nga zhvillimet politike do të njoftonte qendrën me një vlerësim krejt të kundërt me atë çfarë kishte dërguar dy muaj më pare “rigjallërim i partizanëve, deklaronte ajo, i detyrohet elasticitetit dhe manovrueshmërisë së brigadave partizane për shumicën e të cilave një muaj më parë njoftonin se ishin shpërndarë nga ofensiva gjermane dhe gjendeshin përpara eliminimit të shpejtë…”Arkiva britanike, telegrame 204/10235.

Në të gjithë paraqitjen e mësipërme edhe njëherë kam synuar që të rendis fare pak në ato dëshmi të pafundme të zhvillimeve politike të Shqipërisë së Luftës së Dytë Botërore, për qëndrimin e Ballit Kombëtar dhe lidershipit te tij. Me qindra faqeve dhe dokumenteve të tjera që gjenden në shumë arkiva të vendeve pjesëmarrëse të angazhuar në përplasje të përgjakshme të popujve të Evropës me nazifashizmin gjenden materiale dhe dokumente të tjera me mjaft vlerë për studiuesit dhe historianët. Ato lipset të studiohen, të shkruhen, të analizohen për të paraqitur me vërtetësi faktin se historia e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit në Shqipëri ishte vetëm një histori antikombëtare, turpi dhe tradhtie.

Anthony Quayle – Ushtarak dhe aktor i njohur britanik

Është rasti t’i mbyll këto shënime për të folur një herë tjetër më gjatë se në luftën e lavdishme Nacionalçlirimtare të partizanëve shqiptarë përkrahë tyre dhe bashkë me ta kontribuuan edhe mjaft personalitete të kulturës dhe artit botëror siç ishte rasti i aktorit dhe zbuluesit të madh britanik Anthony Quayle, njëkohësisht edhe pjesëtar i SOE (Special Operational Executive-Shërbimi Sekret Britanik), kujtime të cilat ai i përshkruan me hollësi por edhe me dashuri te veçantë në librin “Tetë ore larg Londrës”, gjatë zbarkimit në Luftën e Dytë Botërore, në brigjet shqiptare të bregdetit të Labërisë, kur ishte vetëm 28 vjeç.

Rasti e solli që ky ushtarak britanik e njohu nga afër luftën partizane të brigadës V Sulmuese, u entuziazmua prej saj dhe nuk i harroi asnjëherë as kur u bë një aktor i famshëm i kinematografisë botërore, përkrah aktoreve të tjerë të njohur si Antoni Kuin, Grigory Pek, David Niven, Kery Grand, Lorenc Oliver, gjë për të cilën do të gjejmë rastin të shkruajmë më hollësisht në një moment tjetër.

February 4, 2019 13:29
Komento

25 Komente

  1. anglo-amerikani February 4, 14:48

    Po si mendon Edi i ballit apo i bythes ?

    Reply to this comment
  2. Korcari February 4, 15:21

    O Spartak!Cte duhet met dajë,ara me tre qe.Cke me Mitatin. Nqs se ai është dënuar në Itali mire ja kanë bërë.Ato bindje ka patur.Por ti more mashtrues sa duhet të dënohesh?Se përveç bemave të Mitatit ke plus edhe krime ekonomike e korrupsion .I ben elozhe dhe i servilosesh Edi RAMES.Pasi je bërë zhele me Tos Ulli Nanon dhe Ilir Rambo Metën.Këta që e bënë Mitatin hero.Nuk e di çfarë ke bërë në mend ti xhvasesh Ramës nen petkun e pseudo revolucionarit të revoltuar Skrap. Njësoj si Pendi Majko me shoke.Ikni more mashtrues qe nuk rini rehat gjithë jeten se ka kohe qe ju ka dale boja.Jo për gjë por fillon SPAKU dhe nuk i dihet.

    Reply to this comment
  3. agroni February 4, 15:29

    Spartak, nuk te pame te ngriheshe ne Parlament t’i thoshje keto fjale!!! Trima pas betje ka pas e do te kete perhere. Populli ta ka dhn voten te flassh ne Kuvendin e Burrave dhe jo te shkruash neper gazeta. Shkruaj neper gazeta,por se pari duhet te flassh te Kuvendi i Burrave, nese je burre./ Ne se je vec deputet-mashkull, fol vetem neper gazeta dhe mos kerko voten e popullit per ne Kuvendin e Burrave.

    Reply to this comment
  4. MH February 4, 15:36

    Kjo mrekulli antikombetare mbyllet pa ceremoni:
    Hiqeni automatikish bustin Mit’hat hale te mos ndyejn atdhetaret te paret e tije.
    Jo vetem kaq.Por Edvin qyrracin e rregjistroni ne ndonji kurse historiet te mesojne historin ku te dalloj te ndershmit me te pandershmit.Ky spurdhjak piktor ma shume po na ngatrron se na shdervillon.Ky karabush ndoset e mate veten te dijshem qe nuk i han as qeni.
    E mate veten filozof me batuta qe nuk kane fare lezet ku i mungon kripa.

    Reply to this comment
    • mirel February 4, 16:01

      Kjo eshte fix zgjidhja. Por poshtersia e Ramutit ka dhe nje efekt tjeter dhe me te ndyre, rihapi nje kapitull te mbyllur te Historise ku merite dhe sherret do nisin nga e para.
      Megjithate Shqiperia ne rrezik. Duhet te mbeshtesim te gjithe Albin Kurtin dhe protesten e studenteve.

      Reply to this comment
      • Albi February 4, 17:01

        Qirio Marenglen Mirel Marks Engels Lenin
        Fajin e ka shteti shqiptar qe te jep rroge ty, sepse te mjaftojne ato qe te jep ambasada serbe dhe ruse.

        Reply to this comment
    • Fidel Kastro February 6, 20:06

      PYETA KIM JONG-UN DHE AI ATE MENDIM KISHTE, TAMAM SI TY MH!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  5. intelektuali February 4, 16:13

    C’A KA BO VAKI?

    Hetuesi kriminel dhe Prokurori gjakatar i Ver Bythos, Gerdalla e Edvinit, Spartak Braho

    NA QENKA BO PROFESOR HISTORIE!

    Po aman o baba Taku na trego edhe per njate kuislingun kryefashist, Bahri Omari,

    sepse:

    Historia e arkivave tregon se Enveri me Nexhmijen e kaluan Luften me gjermonet ne vilen e Bahri Omarit pasi u kthyen nga Italia ku kishin shkuar per llixha ne nje resort lluksoz dhe kur Josip Tito i u pergjigj Vukmanovicit qe e lajmeronte se kishte zgjedhur nje shqyptar qe per pushtet shiste edhe none e baben e vet, ja cfare i tha Vukmanovicit Titua:

    KE ZGJEDHUR NJERIUN E DUHUR PER KAUZEN E JUGOSLLAVISE KOMUNISTE

    Shko ne Beograd, mos perto o gerdalla e Enverit, Spartak Braho qe ta lexosh te verteten me syte e ty dhe jo me perrallat e Piterit apo Pjeterit te KGB-se sovjetike qe hiqet per kamuflim si shqyptar por qe eshte vemje nga dora juaj e xhelateve te pabese komuniste, te percmuar nga Bota Demokratike.

    Reply to this comment
  6. Zorro February 4, 16:28

    Bravo Spartak Bravo!
    Je i vetmi nga deputetet frikacake socialiste qe demaskon hapur ballistin Rama,kete tradhetar te idealeve te LANC-it,qe duhet shporrur nga PS-ja.

    Reply to this comment
  7. Adih February 4, 19:25

    Ty o kasap i Enverit , Spartak Braho ,do ti veme eshtrat dhe bustin tend ne lulishten ne bulevard ???Mos kuj merak ,mjere familja qe te ka ,e jo lagja ,o njeri ordiner . . U shofshim ne shqiptaret ,kush na jep mend neve .
    Per mua ,jane me faj keta qe te botojne ty shkrimet e Braho ,spiuni i Enverit .

    Reply to this comment
  8. katarakti February 4, 19:34

    Une kam dashur te besoj se Balli te pakten do te kishte luftuar sadopak kunder pushtuesve italo-gjermane. Nisur edhe nga emrat e medhenj qe perbenin udheheqjen e saj. Dhe se propaganda ndaj tyre si kolaboracioniste dhe kuislinge ishte thjesht nje propagande komuniste e Enver Hoxhes. Por kur lexova librin e aristokratit britanik Rexhinald Hibert:”Fitorja e hidhur” mesova te kunderten. E keqja me e madhe per mua ishte jo se Balli nuk kishte luftuar pushtuesit, por ka luftuar krahas gjermaneve kunder Fronit Nacional/çlirimtar! Me keto prova qe paska mbledhur Spartak Braho besoj se kjo çeshtje, pra roli i Ballit Kombetar gjate L2B eshte sqaruar perfundimisht. Aq me shume qe te gjitha provat dhe deshmite jane marre nga te huajt qe kane qene ne ato kohe ne Shqiperi. Per mua tani ky eshte nje problem i mbyllur. Bashkepunimi me pushtuesit italo/gjermane thjesht eshte tradhti. Spartak Brahon mund ta shash sa te duash, por fakteve qe ka mbledhur ai, çfare tu besh?!

    Reply to this comment
  9. Bureto February 4, 19:56

    Është në praktikën e historiografisë komuniste dhe postkomuniste, deformimi i fakteve historike dhe manipulimi me gjysëm të vërteta për të mos thënë dhe gënjeshtra. Ja një shembull.
    Spartak “çanta e zezë”, që veçse hetues e prokuror na është bërë dhe kapsohistorian në shërbim të histerisë që ka shpërthyer, qyshse Shteti (kryeministri Edi Rama) nderoi figurën e Mid’hat Frashërit. Në paragrafin që Taku i referohet dëshmisë së Xhelal Staraveckës, e ka dhënë atë të bolduar dhe e ka cilësuar nga xhepi i vet, Staraveckën si koolaboracionist. Nuk di a e ka lexuar Taku gjithë librin voluminoz të tij “Përpara gjyqit të historisë”, por aq më keq nëse e ka lexuar, sepse realiteti është deformuar me qëllim, sa i përket figurës së Staraveckës duke i veshur atij cilësorin “koolaboracionist” që të ngjisë kështu më mirë dhe cilësimi që i bëhet Mid’hatit.
    Xhelal Staravecka ishte komunist me bindje, antizogist dhe si oficer i tij, por dhe komunist, ishte ndër organizatorët kryesorë të lëvizjes së Fierit, në vitin 1936, dhe dënuar për këtë. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia , si antifashist i vendosur ngriti çetën antifashiste bë Skrapar dhe me formimin e Br. I me komandant M. Shehun, në korrik 1943, ishte komandat baralioni aty. Luftoi ne atë brigadë deri në shkurt 1944, kur duke parë veprimtarinë antishqiptare të komisarit jugosllav të brigadës, Dushan Mugosha, e braktisi atë dhe si ushtarak i zoti mori në dorë xhandarmërinë e Tiranës, mbasi u largua Xh. Deva.(Arsyet i ja shpjeguar hollësisht në libër). Mbas çlirimit u largua në Itali ku dhe kishte studiuar për oficer dhe si antifashist (komunist) dhe që kishte vrarë italianë, e dënuan si antifashist komunist, por jo si koolaboracionist me 10 vjet, gjyq i cili përshkruhet hollësisht në atë libër. Pra, përfundimisht, nga na del koolaboracionist Staravecka bashkëfshatari yt skraparlli o Tak?! Nuk është mirë të spekullohet me të vërtetat historike për të arritur disa qëllime të politikës së ditës. Ç’është e vërteta edhe vepra e Xhelalit u ka dogëndisur shumë komunistëve, sepse largimi i tij nga Br. I, u quajt nga ata dezertor, por pa treguar arsyet e vërteta të këtij veprimi. Spekullimi, edhe pse kanë kaluar 75 vjet nga ajo kohë, vazhdon. Kur na doli komandanti i Staraveckës, M.Shehu ‘tradhëtar poliagjent’, si të mos ishte një çikë ‘koolaboracionist’ dhe Xhelali? Në fakt , s’u ka mbetur gjë tjetër , veç t’i thoni dhe Ramës koolaboracionist tani!
    “Komunistët nuk dorëzohen!”

    Reply to this comment
    • bureto February 6, 09:32

      Nuk e di se ku e ka gjetur Braho, deshmine e Xhelal Staraveckes, por iu referova edhe njehere librit te tij dhe ne faqen 153, qe Braho i referohet, nuk ka ndonje citim te tille si ai ne shkrimin e me siperm.
      Mund te jete dhe gabim i tij, por refernca nga ka dale ‘deshmia’, kompromentohet dhe shkrimi i Brahos gjithashtu, sepse kompromentohet vete titulli i shkrimit.

      Reply to this comment
  10. demo February 4, 20:02

    Prandaj qeveria Amerikane e ftoi Mithat beun ne Amerike,se ishte denuar si kolaboracionist?

    Reply to this comment
  11. Kris 1 February 5, 03:42

    Mit”hati sipas Qeverise shqiptare eshte denuar padrejtesisht si bashkepuntor i nazifashizmit nga Italianet.I lind e drejta familjes dmth Rames ti kerkoje Italise demshperblim

    Reply to this comment
  12. KOZi February 5, 09:37

    Mund te kemi shume pyetje por njera eshte -cili eshte problemi qe po rikujtohet edhe nje here kjo ngjarje ? Zoterinj comentues dhe shkrues , ngjarja e Mit’hat Frasherit eshte teper e vogel ne krahasime,ai u nderua pikerisht ne 100 vjetor te Kongresit te Manastirit ku ishte qene pjesemarres e kryetar . Ju pyes juve ?! Ate dite qe ne bulevard u prezentuan portretet e 40 prifterinjve katolike; Qe Papa i Romes ishte vete prezent dhe i shpalli Martire;Qe ne ceremoni moren pjese gjithe politika me maxhorance e opozite; qe moren pjese gjithe profesoret e akademiket; Qe mori pjese gjithe Trupi Diplomatik ; -A foli ndonje si sot me Mithat Frasherin?! Epo ajo ishte ngjarje mbi ngjarjet ! U shpallen Martire gjithe antikomunistet ne kete rast ; dhe sistemi e personat qe i denuan jane ana e erret e historise……….Kush ka per te thene dicka o te flase tani ose te heshte pergjithmone !…..tung

    Reply to this comment
    • Moisi Golemi February 5, 15:55

      O KOZ!!! Ate dite ne bulevard ishin portretet e 40 prifterinjve katolike, por nuk ishte portreti dhe as emri i padre Anton Harapit. As vete Papa nuk pranoi te figuronte Anton Harapi. Pse?? Sepse A. Harapi ishte kolaboracionist, zagar i nazisteve. E pra, dije se gjate Luftes, Harapi ishte figura me e larte e katolikeve. Ik tani, lexo para se te llapesh!!!

      Reply to this comment
      • KOZi February 5, 19:42

        Ate Anton Harapi, Pader Leke Luli, Imzot Bumci e ndonje tjeter kishin ne jeten e tyre aktivitet politik e administrativ, jo se ishte me nazistet.Ishin veprime qe nuk afroheshin me parimet fetare. Ate Anton Harapi ishte ne Regjence pra zevendes mbret.Nuk ka pune koloboracionizmi. Po te ishte per koloboracionizem ishte Dom Lazer Shantoja por eshte Martir,Lexo ne Wikipedia per Shantojen……e megjithate perderisa heshtet ate dite heshtni pergjithmone. …tung

        Reply to this comment
  13. lalai February 5, 10:13

    Doli Taku Uturaku…..dhe nipërit e dobiçat e Enverit filluan të lehin për gjyshin npër webe,gjyshi pederast enver nuk dinte kë kishte Baba……Baba Çenin (xhaxhain)apo Babanë e vet që ishte si morr bythe!!!

    Reply to this comment
  14. demo February 5, 16:08

    Leri lloqet Taku hetuesi sigurimit,se ju me kesoj lloqesh keni denu si kolaboracioniste edhe foshnjet ne djep.
    KU E KE DOKUMENTIN E GJYKATES ITALIANE,QE MITHAT FRASHERI ESHTE DENUAR NE ITALI PER KOLABORACIONIZEM?
    Ke nxjerre deshmi nga Xhelal Staravecka qe ju e quani xhelat fashist,nazistdezertor,bashkepunetor te nazisteve,Autor te masakres se 4 shkurtit?Mos me ta besue kush sa shume i cmoke deshmite e Xhelal Staraveckes?
    Te jem i sinqerte,nuk i kam lexuar kujtimet e Xhelal Staraveckes,por duke ditur cfare mashtruasi eshte Taku,se do ta kishte cituar te plote me faqe dhe rreshta,ashtu si ka cituar Englezet.

    Reply to this comment
  15. Lili February 6, 00:17

    Gjithe keto emera edhe deshmi te te huajve qe dita na jep ketu ,te gjithe ishin njereze te sherbimeve qe me urdher punojshin kunder interesat e Shqiperise si shtet,sepse zbatojshin urdherat e churchillit per ndarjen e Shqiperise ndermjet serbise e grekise. Amerikanet ne kete histori ishin ma larg ngjarejeve edhe i lane ne duarte e anglezeve…qe ishin spektatore kur çamet u shfarosen,kur shqiptaret e kosoves u shfarosen nga tchekniket..
    Qe sigurimsat perdorin sigurimet te huaja per propaganden e tyre,ok,po kjo nuk do me thane qe ne te besojme perallat e sigurimsave te te gjitha llojit..
    Mesoni t’i lexoni per cka jane : propagande nga sigurimsa ne sherbim te shtetit te tyre,interesat e te cilit ishin kunder shqiptareve.

    Reply to this comment
  16. Fidel Kastro February 6, 14:48

    Thoni çte doni ,por Shqiperia do te ishte bere nje Zvicer po te kishin triumfuar idete liberale te Mit’hat Bej Frasherit, kjo figure madhore e kombit, ky pinjoll i familjes atdhetare e patriotike te FRASHERLLINJVE qe sot pergojohet nga disa ordinere e zogj pa pende!!!!!!!!!! Komunizmi Sllavo-Ruso-Ortodoks shkaterroi vendin sa qe edhe sot e kesaj dite spo gjen derman. Komunizme eshte fara me e keqe dhe veçanerisht per kombin tone, nje ideollogji shkaterrimtare e gjakesore. FAKTET FLASIN VETE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim