Dëshmia nga burgu i Shën Kollit: Florianin e lanë të vdiste qëllimisht

November 22, 2017 10:55

Dëshmia nga burgu i Shën Kollit: Florianin e lanë të vdiste qëllimisht

Ngjarja e rëndë qe ndodhi në burgun e Shën Kollit ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje situatat e ngjashme në këtë burg.

Ditën e djeshme i dha fund jetës 20 vjeçari Florian Kodra nga Shkodra, i cili ishte vetëvarur me çarçaf në dushet e burgut.

Kjo ngjarje nuk është pranuar nga të burgosurit e tjerë në këtë burg, të cilët pretendojnë se i riu është lënë qëllimisht nga punonjësit e burgut të vrasë veten.

Një dëshmitar ka shkruar për JOQ duke treguar se Floriani vuante nga depresioni dhe askush nuk i erdhi në ndihmë.

“Përshëndetje JOQ! JU shkruaj për atë djalin që vdiq sot, Florianin. Ai ka tentuar që të vrasë veten që të hënën dhe s’kanë marrë asnjë masë për të, vetëm sollën një infermiere që i mati tensionin.

T’i masësh tensionin një njeriu që është në depresion s’kisha pa ndonjëherë! Nuk e rruan njeri këtu, çdo gjë është katastrofë, s’ka mjekë, s’ka ilaçe, s’ka kushte jetese por veç mbijetese. Nga ora 4 e mëngjesit e deri në 11 paradite kanë pasur kohë boll për t’i ardhur në ndihmë Florianit që vari vetën, po shkurt e shqip këtu nuk i intereson askujt. Erdhën mediat sot pas derës së burgut dhe nuk i kanë lënë me hyr fare dhe vetëm i kanë dezinformu.”

November 22, 2017 10:55
Komento

2 Komente

  1. ??? November 22, 11:38

    Ne kete lajm nga faqja idote “jeta osh qejf” askush nuk permend faktin se te burgosurit perdorin cellular ne burg, te tjerat pastaj jane opinion burgaxhinjsh qe nuk I duhen dreqit!

    Reply to this comment
  2. fteri November 22, 16:08

    po akuzoni kot,së koti !!!…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim