“E dërgova vajzën me duart e mia tek mjekët vrasës”

May 16, 2017 14:09

“E dërgova vajzën me duart e mia tek mjekët vrasës”

Në shtëpinë e Blerta Pepës janë hapur dyert e mortit ndërsa vaji e lotët nuk kanë pushuar nga çasti që 16-vjeçarja humbi jetën në sallën e operacionit në spitalin privat ‘Continental’.

Britmat e vajtimit dëgjohen në mbarë lagjen, ndërsa nxënës të shkollës ‘Çajupi’ kanë pushtuar banesën e shoqes së tyre që nuk jeton më.

Për Report Tv, Bardhyl Pepa, babai i vajzës nuk ngurron të rrëfejë momentet më të rënda të jetës së tij, sesi vajza, ‘jeta ime’ siç e quan ai, i iku për shkak të një operacioni të thjeshtë në gju të planifikuar në një spital privat .

Babai i Blertës ka një apel për shtetin, “të verë duart në këto klinika që hapen dhe reklamojnë emrin me të madhe”.

Biseda e gazetares së Report Tv me babain e Blerta Pepës, Bardhyl Pepa

Blerta, vajza juaj u shua papritur…
Dhimbja është shumë e madhe, më iku një jetë, më iku ‘jeta ime’, vajza ime për arsye të mjekësisë që kemi sot. Në këtë situatë, vajzës i ndodhi një pakujdesi shumë e rëndë nga spitali ‘Continental’, që ka marrë një emër të madh dhe në këtë gjë që ka bërë ky spital, më mori jetën e vajzës.
Për një arsye të kotë, për një ligament që m’u vra vajza, një menisk i dëmtuar më iku jeta e vajzës. Mospakujdesia e mjekëve, të anestezistëve, shkaku që morëm vesh është se i kanë futur dozë të tepërt të fortë. Dhe vajzën unë e kam dërguar me duart e mia tek ata, u kam thënë që vajza është alergjike, që ia bëjnë ndërhyjen apo jo dhe ata më thanë që mund të bëhet operim.

Si i justifikuan ata pjesën e vonesës në operim?
Ata thanë që nuk ka vend në sallë, është futur një tjetër dhe të merrte vajzën vajza u fut në sallë në orën 7 e gjysëm, pas kësaj vajti 3 orë operim. Mjeku kirurg ishte i huaj foli me kunatin se fliste anglisht, çdo gjë shkoi ‘Ok’, operacioni shkoi në rregull, dhe Menisku nuk është aq i ndërlikuar sa e tregon rezonanca.

Po mjeku çfarë bëri?
Ai iku pastaj, dhe pastaj shohim lëvizje të mjekëve që vraponin dhe doli një infermiere dhe e pyes, ka gjë vajza ime. Jo more tha, është një tjetër jo vajza jote. Aty kam shkuar tek dera e operacionit e shklyeva derën dhe shoh vajzën që po i bënin pompim në gjoks aty më ka rënë të fikët, për momentin nuk jam përmendur fare, më morën mjekët dhe në kohën që rashë qetësi, dhe si përfundim në orën 1 të natës dalin mjekët dhe kërkojnë kunatin dhe ai hyn dhe i japin lajmin e fundit për vajzën time.

Keni një apel pas kësaj?
Dua që drejtësia të vejë në vend për këtë jetë që ma morën. Shteti të verë duart në këto klinika që janë hapur, dhe të merren masa për atë njeri që më mori jetën e vajzës.

Blerta ishte këngëtare…
Vajza ime ka qenë artiste, aktivizohej në aktivitete shkollës, por nuk e di sesi ndodhi kjo, jam shumë i indinjuar.

Pse zgjodhët spitalin “Continental’, nuk bëtë kosnluta me mjekë të tjerë?
Po bëra. Mjekët thanë nuk mund të operohet tani, duhet të kalojë një periudhë 2 apo 3 mujore. Menduam që kjo klinikë ishte përparuar, e morën me 100% të garantuar dhe na thanë se është operacioni garantuar pa probleme, por doli e kundërta (shpërthen në të qara)

May 16, 2017 14:09
Komento

6 Komente

  1. anticensurë25642654 May 16, 15:50

    humbja e një njeriu,sidomos kur është i ri,dhe mbi të gjitha nga pakujdesia është një humbje e madhe,në radhë të parë për vetë personin që i ndërpritet ajo që ska për ta pasur kurrë,për familjen dhe për vetë mjekun ose grupin e mjekëve!!
    por që të bindesh pacient,ose ti thuash pacientit se është “me 100% të garantuar dhe na thanë se është operacioni garantuar pa probleme”është një budallallëk nga të dy palët!!
    pala e pacientit,duhet ta dijë se 100%shi nuk egziston!se po hyre në thikë nuk mund të pretendosh se do të dalë gjithçka me sukses!po ashtu dhe mjeku nuk duhet të bëjë budallallëkun që të premtojë absoluten 100%!!
    vetë kam pasur disa operacione dhe kam asistuar dhe në poeracionet e të tjerëve,jashtë shqipërisë!!në të gjitha rastet mjekët të japin një formular për të firmosur në të cilin të shpjegohet në mënyrë të thjeshtë operacioni,të jepet përqindja e suksesit dhe po ashtu ajo e mossuksesit.kjo e fundit në përqindje sipas dëmit që mund të shkaktohet!!
    aty vendos pacienti në do apo jo të bëjë opercionin,në të njëjtën kohë pranon dhe rreziqet që mund të lindin!!
    në dy operacione kam firmosur për një 6% mundësi për të mos dalë i gjallë nga operacioni!!
    meqënëse jam gjallë do të thotë se nuk kam qënë pjesë e asaj 6 %!!por ka njerëz që kanë humbur 94% të suksesit që pata unë!!
    këtu ne duhet të fillojmë e të kuptojmë e më pas ta zbatojmë se nuk shkon çdo gjë me “hëmo mos ki merak se do ta bëjmë”,”hëmo ske besim te una it,aaa”!!nuk është punë besimi,nuk është punë dëshire është thjeshtë punë statistike!në të cilën mblidhen problemet e njeriut pacient dhe e njeriut mejk!!dhe në fund rastësia fatale!!
    ngushëllime për vajzën dhe shpresoj që si në të gjithë botën,perëndimore,të hetohet për shkaqet!!
    ka ndodhur si k andodhur kjo vdekje,prapë duhet hetuar!!
    çdo gjë mund të kalohet dhe duke mbyllur një sy,por jo në rastet e vdekjes!

    Reply to this comment
  2. Arber I May 16, 17:12

    Ngushellime!

    Reply to this comment
  3. kenveshtrim i thjeshte . May 16, 18:55

    kodi i fajsimit, po behet i pa durueshem . mos gjetshi ndonje mjek, ndonje infermier, ndonje mesues, apo ndonje te shkrete edukatore, qofte dhe me pak faj neglizhence dhe, jo koshiente dhe jeni gati t’i piqni ne hell . doemos qe dhimja eshte e madhe per humbje jete te afermish, por po dhe aq e madhe eshte dhe dhimja nga ndeshkimi i tejskajshem mediatik dhe penal qe i behet “fajtoreve” ne fjale : kam ketu parasysh; pangot shukrite, bombajt, anjezat dhe shume e shume anonimer e anonimse, qe me aq zell “ndeshkohen”, fillimisht nga medja .. por a nuk jane pelle e nje sistemi moral e ligjor keto fenomene dhe ne vend, qe te luftojme ne front te gjithe fenomenin, meremi me individe, qe perfaqesojne nje pike uje faji, ne fajin kolosal, qe ka perfshire gjithe shoqerine, ne drejtimin moralo-ligjor e profesional ?? ç’ bejme duke “masakruar” dhe me te drejte, keto “pika uji” te fajit, kur nuk luftojme me efikasitet, lumenj faji dhe korrupsioni, ne gjirin e shoqerise shqiptare !? vetem se bejme, qe ato fajtor, qe s’kapen dhe s’kapen, nga nje fiks, pyke, apo boom, zgerdhihen kur i shohin prapa ekraneve dhe ndoshta thone : pirdhni, pirdhni . po me erdhi radhe mua, nami te behet . dhe keshtu, vazhdon moskokçarja dhe korrupsioni, ne ç do fushe, pa u zbuluar dhe pa u ndeshkuar . Zgjidhja ??…… “VETIIIIIIIINGU”…..dhe jo siç ka filluar te thuhet. nga te akuzuarit per t’a çvleftesuar: eee…..ç’do na bei vetingu ne ???.. ai “verfikues” eshte . Epo…. verifikues eshte . pastaj eshte akuzues, gjykues, penalizues dhe pastaj ndeshkues…dhe ndeshkues,, sa ne disa raste aq i rrepte, sa te mallkosh diten kur ke lindur…… Apo jo !?!?

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic May 16, 20:01

    Ngushellim.! Sa me pake tek spitalet private dhe sa me shum ne spitalin e shtetit.
    MKos harroni kete.

    Reply to this comment
  5. kasem gahinji May 16, 20:35

    une mendoj se pa pergjegjesi spitali nuk eshte(theksoj spitali,)marrin nj mal me leke per cdo pacient apo operacion.po si nuk gjejne para per nje ampule qe shrben pikerisht per keto raste a ekziston?.po,te gjithe specialistet e fushes e dine.pse nuk i blen spitali?aq me teper qe eshte privat,i cveshur nga burokraia shteterore.po shteti pse si blen?keto mungojne edhe ne spitalet shteterore.se kushtojne shume?por edhe rastet jane te rralla.ju nuk e dini me cmjete punojne anestezistet,sepse ato qe sigurohen nga tenderat jane cilesi e dobet.ka ndonje qe i blen me leket e veta,sepse duan te mos u mbetet pacienti ne dore.mire eshte qe shoqata e anestezisteve te kerkoje pezullim te operacioneve deri ne plotesimin cilesor te kushteve.mjaft me me neglizhence.eshte i dyti femije qe iken per kete shkak:-mungesen e asaj ampules qe ul vdekshmerine ne keto raste ne 98%.ne nuk jam mjek,por keto mi shpjegoje nje specialist i kesaj fushe.

    Reply to this comment
  6. . May 16, 21:37

    kujdes media ne keto raste

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*