Dëshmitar i një sjelljeje arrogante dhe praktike korruptive

March 27, 2019 22:25

Dëshmitar i një sjelljeje arrogante dhe praktike korruptive

Përshëndetje z. Thano

Duke ju falenderuar edhe një herë për botimin e analizës time të parë për çështjen e korrupsionit me tenderat, tani po ju dërgoj një artikull tjetër, i cili analizon, me një rast konkret, sjelljet arrogante dhe praktikat korruptive të Delegacionit të BE në Tiranë dhe nënkontraktorit të saj EU Info Center. Personi që e ka shkruar ka qenë dëshmitar i kësaj sjelljeje dhe e ka vuajtur vetë mbi kurriz.

Nëse ju e gjykoni me interes për lexuesin tuaj, atëherë, ju lutem botojeni.

Faleminderit.

 

****

Kisha dëgjuar lloj-lloj thashethemesh për korrupsionin dhe arrogancën në zyrat e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Kur vendosa të marrë pjesë në konkursin e arkitekturës të organizuar nga kjo zyrë, disa miq më thanë: “Mos u lodh kot, se konkurset e organizuara nga kjo zyrë janë sa për sy e faqe”. Por nuk i mora shumë parasysh. Ose më mirë, nuk desha t’i merrja parasysh.

Në faqen zyrtare të Delegacionit të BE në Tiranë ishte shpallur, me fanfare të mëdha, konkursi me titull “Turizëm mbështetur tek traditat”. Aty premtohej ringjallja e traditës së banesave tradicionale, përshtatja e saj me turizmin, e ardhmja e saj e ndritur në relaitetin modern të kulturës shqiptare, etj, etj. Një mal me premtime që më pas do të rezultonin të gjitha pallavra.

Unë e dija që konkurset e organizuara në Shqipëri janë në më të shumtën e rasteve një falsitet, pasi e kam parë e dëgjuar vetë që rezultatete manipulohen e vidhen, por kësaj radhe u gënjeva nga emri i instutiocionit që e organizonte konkursin dhe autoriteti që presupozohet se duhet të ketë. Zyra e Delegacionit të BE në Tiranë, madje, kishte krijuar edhe një video të gjatë e ndjellëse ku u bënte thirrje të gjithë të interesuarve që të merrnin pjesë në këtë konkurs unik dhe shumë të rrallë në llojin e vet.

Por videoja e bukur e konkursit dhe autoriteti i BE nuk ishin të vetmet arsye pse doja që ky konkurs të ishte i vëtetë. Kam pasur gjithmonë një dashuri të jashtëzakonshme për artin dhe kulturën shqiptare dhe një konkurs i tillë, ku në qendër të vëmendjes ishte arkitektura popullore, ishte diçka, jo vetëm e shumë pritur prej meje por edhe e munguar, pasi fatkeqësisht arkitektura popullore shqiptare është lënë në harresë nga tregu i ndërtimeve dhe arktiektët e sotshëm.

Kur pashë shpalljen zyrtare, me thënë të drejtën, u entuziasmova shumë. Fakti që shpallja ishte në faqen zyrtare të BE, shoqëruar me një përshkrim mjaft serioz, më dha besimin se kësaj radhe do të organizohej diçka serioze, prej vërteti. Kisha shumë dëshirë që të merrja pjesë, jo vetëm me idenë për të fituar ndonjë çmim por edhe me qejfin për të marrë pjesë në një aktivitet me fokus arkitekturën popullore. Këtu nuk do të flitej për të shkuarën dhe për potencialin e humbur të saj. Jo. Këtu do të parashtroheshin ide dhe koncepte për të ardhmen, dhe për vendin e arkitekturës popullore në të. Në parim ishte një koncept ideal. Premisat i kishte të gjitha shumë të mira.

Duke mos pasur fare idenë e asaj që po më priste, u ula për të punuar me një zell të jashtëzakonshëm. 5 javë intensive, nga 10 orë në ditë, ulur para kompjuterit për të krijuar një projekt propozim bazuar në idetë dhe konceptet e mia. Ndërkohë që punoja intensivisht, me naivitet të plotë përfytyroja momente nga zhvillimet e aktivitetit: ballafaqimi me jurinë, argumentet, kundër argumentet, diskutimet që mund të lindnin, krahsimin me projektet e tjera, afishimin publik të tyre, etj. Pra, çdo aspekt të një konkursi të mirëfilltë ariktekture, të organizuar nga profesionistë, njerëz me inegritet e seriozë në punë.

Pasi e kopsita projektin dhe e printova, vajta për ta dorëzuar pranë adresës së indikuar në shpalljen zyrtare. Dosja ime përbëhej nga një projekt propozimi prej 21 faqesh ku shpjegoja konceptin tim, me rreth 20 ilustrime 3D, 13 planimetri të printuara në A3 dhe një poster të madh A0, të cilin, sipas shpalljes zyrtare, zyra e BE do ta afishonte publikisht në qytete të ndryshme të Shqipërisë, edhe nëse projekti nuk shpallej fitues. Vajta tek zyrat e EU Info Center (Europe House) të Delegacionit Europian, pranë Pallatit të Kongreseve dhe pasi gjeta zyrën përkatëse trokita në derë.

Alarmi i parë

Alarmi i parë do të binte që në kontaktin e parë me punonjësit e zyrës. Atje ishte një si tip sekretareje, komplet shushkë, që nuk ishte zgjuar ende nga gjumi, një kuqse turi vrenjtur, me një vështrim aspak mikpritës dhe një tjetër që nuk e vura re se ç’ishte e se ç’po bënte. Kishte kaluar një muaj e gjysmë pas shpalljes së konkursit dhe ato as që ia kishin idenë fare se “qysh?”, se “çfarë?”, se “kush?” dhe se “kur?”. Ato thjeshtë dinin që diçka do të organizohej nga “ata” të Delegacionit të BE por më tepër nuk kishin asnjë informacion. Më kot bëja pyetje, ato nuk dinin gjë.

Edhe dorëzimi i projekt propozimit nuk e përmirësoi situatën. Kur i pyeta se ku duhet ta dorëzoj projektin, më treguan një karrige bosh dhe me thanë “lëre aty”. Asnjë listë pjesëmarrjeje, asnjë dokument zyrtar pranimi ku mund të hidhja firmën, asnjë mundësi për të specifikuar ndonjë info në lidhje me projekt propozimin. Asgjë. Edhe në takimet më të thjeshta, ekziston një protokoll organizativ ku pjesëmarrësit shënojnë emrat, kontaktet dhe hedhin firmën. Këtu po organizohej gjithë ai konkurs arkitekture, që medmek do t’i hapte dyert një procesi revolucionar, dhe nuk ekzistonte as edhe një shenjë organizimi.

Megjithatë, kisha aq shumë pozitivitet saqë vendosa t’i injoroja këto shenja. Të nesërmen, më 14 Dhjetor 2017, në emailin zyrtar të shpallur për këtë qëllim, dorëzova projekt propozimin tim edhe në format dixhital. Në email u kërkoja që të më konfirmonin marrjen në dorëzim të projektit në të dyja formatet por edhe kësaj radhe nuk mora asnjë përgjigje. Ky ishte alarmi i dytë që, për shkak të entuziasmit, sërish vendosa ta injoroja.

Surpriza të hidhura dhe rrugaçëri institucionale

Kaluan ditët dhe javët por nuk kishte asnjë lajm nga konkursi. Atëherë vendosa të kërkoja informacion nëpërmjet emailit. Ky ishte momenti kur arroganca, indiferenca dhe paaftësia e organizatorëve filloi të dalë në pah. Ndërkohë që unë kërkoja informacion për zhvillimet e konkursit, duket pritur ditën e ballafaqimit me jurinë, ata më thonin “nuk i kemi ende rezultatet nga juria profesionale” ose “do të njoftoheni në fillim të Majit”.

Një herë më përgjigjej një person pa emër, pastaj një farë Ardian Jashari, pastaj më përgjigjej një Betim Dibrani, pastaj emaili që kishin shpallur si kontakt zyrtar me organizimin e konkursit kishte dalë jashtë funksioni. Nuk pata mundësi të komunikoj dy herë me të njëjtin person dhe nuk mora asnjëherë asnjë informacion te skate në lidhje me zhvillimin e konkursit.

Kishin kaluar plot 5 muaj nga data e dorëzimit të projekt propozimeve. Kaloi dhe java e parë e Majit dhe unë nuk morra asnjë njoftim. Kur krejt rastësisht, në faqen zyrtare të facebookut të Delegacionit të BE në Tiranë shoh programin e Javës Europiane, ku ndër të tjerat ishte futur sanduiç edhe shpallja e fituesve të konkursit. “E pamundur”, thashë me vete. “Kaq arrogantë e të paaftë të jenë?!” Një konkurs aq i rëndësishëm do të përmblidhej vetëm me një ceremoni për dhënien e çmimeve? Kjo nuk kishte ku të rrinte. Ishte jo vetëm një shfaqje e qartë e mungesës së seriozitetit por edhe një tallje e madhe bythe me të gjithë ne që punuam aq intensivisht për atë konkurs. Mesazhi ishte i qartë. Këta palaço, këta palo zyrtarë kishin vendosur që të na bënin të gjithëve për budallenj.

Nuk durova dot dhe mora në telefon Ardian Jasharin, drejtuesin e ri të Europe House (EU info center), organizata që ishte përgjegjëse për zbatimin e projektit. I kërkova sqarime dhe e pyeta: “Si është e mundur që ju paskeni shpallur ceremoninë e dhënies së çmimeve ndërkohë që unë kam kërkuar informacion disa herë dhe nuk jam njoftuar për asgjë?”. Me një ton prej arroganti ai mu përgjigj “Kush të tha ty për cermoninë?”. Unë ia ktheva, “Si, ore, kush më tha? Ju e keni të shpallur tek faqja zyrtare e facebookut”. “S’është e vërtetë”, ma ktheu ai me po të njëjtin ton. “Ore, zotëri, e keni të shpallur tek faqja zyrtare e Delgecaionit të BE.” e sqarova unë. “Shumë muhabete paske ti” më ndërpreu ai, “Nu ka kam kohë të merrem me këto çështje. Dërgo një email që të marrësh përgjigje”. “Unë skam pse dërgoj më emaila kur spo marr asnjë përgjigje. Prandaj të mora ty që të më sqarosh, sepse jam pjesëmarrës në konkurs, jam drejtëpërdrejt i interesuar dhe spo më begenis njeri, dhe jam shumë i indinjuar” ia ktheva unë. “Nuk më intereson fare indinjata jote” vazhdoi me po të njëjtën arrogancë, “Po deshe dërgo email.”

Ishte e qartë që kisha të bëja me një rrugaç tipik zyrash, nga ata që u qyrraviten eprorëve dhe u hakërrehen vartësve. Megjithatë dërgova një email (drejtuar edhe Delegecaionit të BE) ku u kërkoja sqarime se pse nuk isha njoftuar për ceremoninë, pse çdo gjë ishte mbajtur në fshehtësi të plotë, pse nuk kishte asnjë aktivitet lidhur me vlerësimin e projekteve, pse nuk kishte asnjë informacion në lidhje me jurinë dhe metodën e vlerësimt, pse nuk kishte numra kontakti dhe a ishte kjo mënyra me të cilën BE organizonte konkurset? U kërkova sqarime për të gjitha ato gjëra që mungonin por që duhet të ishin normale për një konkurs.

Injorim total. Asnjë përgjigje, asnjë rresht. Këtë shqetësim timin si qytetar i interesuar dhe i angazhuar drejtëpëdrejtë me konkursin as që e morën parasysh fare. As këta të Europe House, as ata të Delegacionit të BE. Sikur nuk ekzistoja.

Konkurs pa konkurencë

Një ditë para ceremonisë së dhënies së çmimeve marr një email zyrtar nga Europe House, me anë të të cilit më njoftonin: “Na vjen keq t’ju informojmë se ju nuk jeni ndër fituesit e konkursit. Faleminderit për pjsëmarrjen tuaj dhe ju inkurajojmë të merrni pjesë sërish në të ardhmen. Urimet më të mira. Shrepsojmë të dëgjohemi sërish. Nënshkruar: Europe House.” Pa emër, pa adresë zyre ose departamenti, një email i rëndomtë i dërguar disa personave por me adresa të fshehura. D.m.th diçka formale sa për sy e faqe.

Më iku truri. Në moment më kapi një mërzi e jashtëzakonshme. Ndihesha i fyer, i tallur dhe i poshtëruar. Jo për faktin që nuk kisha fituar. Ajo ishte bërë e qartë qysh në fillim. Isha i xhindosur për faktin se këta palo zyrtarë e burokratë të korruptuar që flenë nën petkun e Bashkimit Europian i kishin shkelur të gjitha parimet e sjelljes institucionale të vetë institucionit që përfaqësonin. Ata kishin guxuar të talleshin në mënyrën më të shëmtuar të mundshme me mua dhe me gjithë pjesëmarrësit e tjerë. Ne kishim investuar mundin dhe kohën tonë të vyer për tu marrë me një punë pa shpërblim, ndërkohë që ata do ta shfrytëzonin punën tonë për ta shpallur projektin të realizuar me sukses.

Nuk kishte asnjë publikim në lidhje me zhvillimin e konkursit. As sistemi i pikëve, as kriteret e vlerësimit, as tabelat e pjesëmarrësve bashkë me pikët për çdo pjesëmarrës. Asgjë prej gjëje. Ndërkohë këndej njoftohej ceremonia e dhënies së çmimeve.

Këta palo zyrtarë që marrin rroga të majme duke plotësuar reporte gjysmë fallco, për të justifikuar shpërdorimet marramendëse të fondeve të BE, po na trajtonin neve, profesionistëve, që rraskapitemi gjithë ditën e ditës për të mbijetuar në tregun kaotik të Shqipërisë, si dele.

Menjëherë reagova duke u kthyer përgjigje se ky ishte një njoftim fals, pa identitet, që kishte si qëllim pengimin e hetimit të çështjes në mënyrë të mëtejshme. Më tej shprehesha se asnjë konkurs i financuar nga BE nuk mund të zhvillohej me dyer të mbyllura pa një proces transparent vlerësimi. Asnjë konkurs i financuar me fondet e BE nuk mund të mbante të fshehur pjesëmarrësit, jurinë, procesin e vlerësimit, etj. Asnjë konkurs i financuar me fondet e BE nuk mund të zhvillohej pa një aktivitet publik ku të prezantoheshin pjerësmarrësit.

Këto nuk janë kushte që i kam shpikur unë. Këto i kërkon vetë BE nga OJF-të që realizojnë projekte në Shqipëri. Çdo OJF e di mirë se as biletë autobusi nuk mund të blesh pa marrë faturë dhe pa justifikuar qëllimin e udhëtimit. Jo më, pastaj, të zhvillosh një projekt të tërë me dyer të mbyllura. N.q.s. për të tjerët kërkon edhe qimen pse në këtë rast Delegacioni i BE e quajti të pranueshme mungesën e transparencës? Sepse në këtë rast vlen ajo shprehja “Bëj si them unë por mos bëj si bëj unë”.

Natyrisht, edhe kësaj radhe nuk mora asnjë përgjigje.

Ankesa në veshin e shurdhët të zyrës së Delegacionit të BE

Ishte e qartë që ky konkurs vinte era mashtrim e vjedhje dhe ata po më injoronin pasi unë u kisha hyrë si pykë e rrezikoja t’u prishja planet, prandaj vendosa që të bëja një ankesë zyrtare direkt tek zyra e Delgacionit të BE në Tiranë. Formulova një ankesë në të cilën rendisja të gjitha zhvillimet deri në atë moment dhe dyshimet e mia për mangësitë e konkursit. E dërgova dhe prita. Prapë, asnjë përgjigje. Stafi i delegacionit po më injoronte në të njëjtën mënyrë si edhe Europe House.

Delegacioni i parlamentit të BE, i të famshmit parlament të BE, i cili bën be e rrufe për demokraci e sjellje qytetare, e përpilon çdo vit raporte mbi mungesën e demokracisë dhe etikës institucionale në Shqipëri, po e tregonte veten para një qytetari të thjeshtë shqiptar në mënyrën më shëmtuar të mundshme, duke më injoruar plotësisht.

Ankesa në zyrën e Ombudsmanit Europian

Me vullnetin dhe besimin e budallait, si të thuash, mendova se kjo çështje nuk duhej mbyllur me kaq. Më ishte bombarduar aq shumë koka me propagandën mbi korrektesën dhe drejtësinë absolute të supozuar të institucioneve Europiane saqë nuk doja ta besoja se nuk mund të gjendej dikush që do ta trajtonte me seriozitetin e duhur këtë çështje. Vendosa të ankohem te Ombudsmani Europian (Institucioni i avokatit të popullit të BE).

Formulova ankesën tek Ombudsmani Europian dhe ata e pranuan që ta hetojnë çështjen. Fill pas ankesës time tek ky institucion, më vjen një letër zyrtare me firmën e Romana Vlahutin. Në fillim të letrës, Vlahutin justifikohej se ankesa ime, me demek, u paskish “humbur” (në junkmail) dhe për këtë kërkonte ndjesë. Mirëpo Vlahutin nuk përmendte faktin se para asaj ankese unë kisha dërguar edhe dy emaila të tjerë që nuk kishin marrë asnjë përgjigje. Tani mashtrimet ishin me firmë, e zeza mbi të bardhë.

Jo vetëm kaq, por letra përmbante edhe një listë të gjatë justifikimesh e shpjegimesh formale për procedurat e konkursit, nga ato që duken sikur janë të rëndësishme por që në fakt janë fjalë për të mbushur faqet e për t’u dukur si argumente. Natyrisht, ustallarët e zyrave ishin vënë në punë. Në fund të letrës Delegacioni i BE pretendonte se nuk kishte gjetur asnjë gabim dhe se çdo gjë ishte kryer sipas rregullave.

Jo vetëm që nuk përmendeshin asnjë nga çështjet që kisha ngritur unë por në letër nuk kishte as edhe një shenjë keqardhjeje për situatën e krijuar, asnjë ftesë për sqarime nga afër, asnjë mirësjelljeje, asgjë që mund të ulte “gjakrat” si të thuash. Një ftohtësi dhe indiferencë institucionale nga ato të telenovelave.

Unë i ktheva përgjigje letrës së Vlahutinit ku i hidhja poshtë pikë për pikë të gjitha argumentet me prova, ku i vija në dukje gabimet në argumentim, ku i shpjegoja shkeljet e Kodit Europian të Sjelljes së Mirë Administrative dhe ku theksoja edhe një herë sjelljen harbute dhe arrogante të Europe House.

Shkëmbimet e mëtejshme me Delegacionin e BE nuk kontribuuan as në zgjidhjen e çështjes e as në gjetjen e mirëkuptimit. Nja 4 a 5 veta nga Delegacioni i BE ishin në diejni të këtij diskutimi dhe askujt nuk i shkonte në mendje, as ndonjë shqiptari e as ndonjë të huaji, që të thoshte “Ore, të ulemi të bisedojmë një herë me këtë person dhe të bisedojmë shtruar e nga afër, të shohim çfarë halli ka”. Përkundrazi, dallohej qartë që objektivi kryesor i këtyre zyrtarëve ishte që të shmangej përgjegjësia si të ishte murtaja.

Edhe sot e kësaj dite, pas kaq shumë perpiecive, unë, si pjesëmarrës në konkurs, nuk kam takuar as edhe një përfaqësues të Europe House apo të Delegacionit të BE në Tiranë.

Zvarritje të pafundme e të qëllimshme

Ndërkohë, edhe komunikimi mes Delegacionit dhe Ombudsmanit Europian po zvarritej në mënyrë të frikshme. Ombudsmani kërkonte sqarime në lidhje me çështjet që kisha ngritur unë dhe zyra e Delegacionit të BE përgjigjej pas dy muajsh (aq sa e lejonte afati maksimal). Unë ktheja menjëherë përgjigje të nesërmen. Do të kalonin javë dhe Ombudsmani do të kujtohej që të kërkonte një tjetër sqarim bazuar tek komentet e mia. Përgjigja e Delegacionit do të vononte sërish dy muaj të tjerë. Atëherë unë prapë do të detyrohesha të bëja komentet e mia.

Shkoi viti dhe zyra e Delegacionit të BE po bënte çmosin që kjo çështje të zvarritej sa më shumë që të ishte e mundur, në mënyrë që unë të lodhesha e të hiqja dorë. Edhe informacioni që jepte nuk ishte asnjëherë i plotë. Atë informacion që ata mund të ma jepnin që në fillim ata e mbajtën të fshehur deri në momentin e fundit. Ishte një strategji e qartë dashakeqëse.

Pse duhej mbajtur i fshehur informacioni mbi zhvillimin e konkursit dhe vlerësimin e projekteve? Pse u mbajtën të fshehur pjesëmarrësit në konkurs? Pse nuk u publikuan asnjëherë projekt propozimet fituese?

Sepse Europe House donte që konkursin ta mbante të fshehur pas kulisave, që pjesëmarrësit të mos krijonin kontakte me njëri-tjetrin dhe të mos kishin mundësi të bashkonin forcat në një ankesë të përbashkët. Ata nuk donin që rezultatet e konkursit të bëheshin objekt debati sepse me shumë gjasa do t’u dilnin të palarat në shesh. Përndryshe, nuk ka asnjë arsye tjetër që një konkurs arkitekture, ku pamjet vizuale dhe debati publik janë qëllimi përfundimtar, të mbahet i hermetikisht i mbyllur në atë lloj mënyre.

Pas një viti korrespondencash dhe shumë presioneve nga ana ime, më në fund Dlegacioni i BE e lëshoi krejt informacionin mbi zhvillimin e procedurave të vlerësimit dhe unë pata mundësinë ta analizoj me kujdes atë. Ç’të shikoja! Xhevahire pas xhevahiresh. Përveç organizimit të konkursit sa për sy e faqe dhe vleresimit të dyshimtë me dyer te mbyllura, nga dokumentacioni dilte qartë se Europe House kishte bërë jo nje por disa gomarlleqe administrative rresht dhe po përpiqej fortë t’i fshihte. Atje dallohej qartë mungesa e profesionalizmit, pedantizmit burokratik, keqdashjes dhe natyrës korruptive të zhvillimeve të konkursit.

Arroganca, rezultat i paaftësisë dhe dashakeqësisë

Ndër të tjera, unë aty pashë për herë të parë edhe “kryevepren” e gjithë kësaj historie. Arsyeja pse projekt propozimi im ishte skalifikuar qe fakti që atje nuk ishte shenuar vendndodhja e projektit. Kaq. Mungonte një fjalë.

21 faqe studim, me 20 ilustrime profesionale 3D dhe 13 planimetri ishte hedhur në plera vetëm për një fjalë.

Jo për shkak të mungesës së shtjellimit të ndonjë koncepti. Jo për shkak se mungonte ndonjë seksion i rëndësishëm i projekt propozimit. Jo se kishte mospërputhje me kushtet apo me objektivat e konkursit. Jo. Asnjë nga këto. Për shkak se mungonte 1….fjalë….

Kokat e arkitekturës e të etnografisë Shqiptare, ata që do të “ringjallnin” arkitekturën popullore, bashkë me punonjësit “më të ndritur” të Bashkimit Europian na paskëshin dalë në konkluzionin se projekti im nuk ishte i vlefshëm sepse mungonte një fjalë. Kush mund ta besojë këtë? Askush.

Konkursi ofronte 6 çmime. Tre çmime të para dhe tre çmime të dyta. Çmimet e para ishin me nga 3.5 milionë lekë (të vjetra) dhe çmimet e dyta ishin me nga 2 milionë lekë (të vjetra). Secili nga dy çmimet do të jepej për një zonë të caktuar të Shqipërisë. Dy për projektet me tipare të zonës së Shkodrës, dy për projekte me tipare të zonës së Fier-Berat dhe dy projekte me tipare të zonës së Dardhës në Korçë. Secila nga këto zona ka karakteristikat e veta në arkitekturë dhe një ekspert i fushës, jo vetëm që i njeh shumë mirë ato por edhe i dallon me sy mbyllur.

E megjithatë, me justifikimin më pedant, dhe më dembel, dhe më dashakeqas që kam parë ndonjë herë, përzgjedhësit e projekteve kishin dalë në konkluzionin që projekt propozimi im prej 21 faqesh nuk kishte identitet sepse i mungonte një fjalë e vetme, e për rrejdhojë nuk mund të merrte pikët e mjaftueshme për vazhdimin e garës. A thua se Shqipëria është ndonjë shtet gjigand, me qindra milionë banorë, me dhjetëra kultura e civilizime e me lloj-lloj kryeveprash arkitekturore, ku, si të thuash, dallimi i njërit stil nga tjetri është sfidë e jashtëzakonshme.

“Po mirë”, do pyesë ndonjëri, “Kaq e vështirë ishte që të sqarohej kjo çështja e vendndodhjes së projektit me një email, a me një telefonatë, a fundja me një mesazh?” Jo. Nuk ishte e vështirë. Ishte e pa dëshiruar. Përkundrazi, në këtë fazë, kërkimi i informacionit shtesë ishte plotësisht i lejueshëm. Atëherë, çfarë i kushtonte Europe House që të më pyeste mua? Asgjë. Çfarë mund të rrezikonte Europe House nga një pyetje. Absolutisht asgjë.

Jo vetëm kaq, por në përgjigjen e vet, Delegacionit i BE justifikohej me gjithëfarëlloj përrallash protokollare: për konfidencialitetin, për principet e barazisë, për influencimin e jurisë, e të tjera mufka si këto. Çfare nuk ishte përmendur aty, si e si të justifikohej injorimi që më ishte bërë. Ata flisnin për principe të barazisë në vlerësimin e jurisë ndërkohë që projekt propozimi im, në dorë të jurisë, as që kishte kaluar fare.

Se çfarë lidhje kishin të gjitha këto gjëra me nje konfirmim të thjeshtë, akoma nuk arrij ta kuptoj. Në ç’mënyrë do të influencohej juria apo do të shkeleshin parimet e barazisë nëse unë pyetesha për vendndodhjen? Nuk e di. Duhet një llogjikë shabllonisti burokrat që t’i bëjë këto dy gjëra bashkë.

Veprime përjashtuese të qëllimshme

Në këtë fazë mërzia më kishte ikur por neveria për këta njerëz sa vinte e më shtohej. “Kush nga institucionet Europiane i vënë këta njerëz në këto pozicione?” thoja me vete. Nuk e kuptojnë që e paskan kthyer zyrën e Delegacionit të BE në një qebaptore që vetëm sa shpërndan racionet e tasqebapit? Ky na qënka imazhi që BE kërkon të promovojë në Shqipëri?

Megjithatë vazhdoja të kisha besim se Ombudsmani do t’i merrte parasysh të gjitha gafat e këtyre palaçove në Shqipëri dhe do të merrte masat e duhura. Përgatita komentet e mia përfundimtare. Atje theksoja se për veç qëllimeve të dyshimta dhe fshehtësisë së pajustifikuar, Europe House kishte bërë edhe gabime të rënda administrative, një ndër të cilët ishte injorimi i emailit tim, në të cilin kisha specifikuar vendondhjen e projektit. Atë email ata as që e kishin marë parasysh fare.

Gjithashtu argumentova se kriteret e vlerësimit ishin krejt të vagullta, se mund të interpretoheshin sipas qejfit dhe se pikët që më ishin vendosur mua nuk kishin asnjë kuptim. Në skedën time figuronin numra me fraksione si 13.75 ose 17.5 që nuk korrespondonin fare me kriteret e vlerësimit, të cilat ishin vetëm 6 ose 7 dhe që ishin shumë të përgjithshme. Si arritën ata mjeshtra në këto llogaritje kaq ekzakte matematikore?

Dukej sheshit që arsyetimi ishte “t’i japim aq pikë sa të mos arrijë të kualifikohet”. Në fakt, krejt kriteret e vlerësimit ishin ndërtuar në mënyrë të tillë që linin shteg për intepretime sipas dëshirës. D.m.th. që, sido që të ishin projektet, fituesit do të shpalleshin në bazë të gustove personale të jurisë.

Qershia mbi tortë

Kaluan javë e pastaj muaj por Ombudsmani nuk po jepte asnjë përgjigje. Kur më në fund, pas nja 4 muajsh më vjen vendimi. Ç’të shoh? U pataksa! Vendimi i Ombudsmanit ishte më zi se shkresat e Delegacionit. Nuk po arrija ta kuptoja. Atje nuk kishte asnjë argument, asnjë arsyetim, asnjë nga çështjet e reja që unë kisha ngritur por bëheshin krahasime të gabuara me çështje të tjera në dukje të ngjashme. Atje vetëm sa ishin renditur justifikimet e pa argumentuara të Delegacionit të BE dhe kaq.

“Si është e mundur!?” thashë me vete, “Pas gjithë asaj korrespondence dhe kthehemi prapë në pikën fillestare!?” Ç’ishte kjo shprehje e papritur dembelizmi dhe indiference që nuk ishte vënë re më parë?

Ishte e qartë që aty kishte diçka që nuk shkonte. Dhe vërtetë ashtu ishte. Pasi e lexova edhe një herë letrën me kujdes vura re se, ndërkohë që unë prisja përgjigjen, kryetarja e Ombudsmanit Europian ishte zëvendësuar. Jo vetëm kaq por ekspertët që kishin për detyrë të merreshin me çështjen time ishin nga vendet e Europës jugore. Me dembelizmin tipik mesdhetar, ata kishin shfrytëzar periudhen kaotike të zëvendësimit të shefave dhe e kishin mbyllur çështjen shpejt e shpejt, me qëllim që t’a hiqnin qafe një orë e më parë. Njësoj si këta këtu në Shqipëri. Strategjia zvarritëse e Delegacionit të BE e kishte bërë punën e vetë. Si duket, punonjësit e Ombudsmanit ishin lodhur me këtë çështje.

Mirëpo me këtë vendim të nxituar Ombudsmani kishte pranuar automatikisht të gjitha sjelljet arrogante, mospërfillëse, poshtëruese, korruptive dhe jo transparente të Delegacionit te BE dhe të Europe House si sjellje legjitime të një institucioni europian. Ombudsmani po u jepte të drejtë këtyre zyrtarëve palaço e të korruptuar që të vazhdonin me të njëjtën sjellje. Me pak fjalë, Ombudsmani po më bënte për budall mua dhe gjithë ata që do kenë fatin e zi të përballen me këta burokratë palaço.

“Oh, Perëndi e madhe! Na mbytën hajvanët!”. Zyrtarët e BE qënkan më keq se në Shqipëri. Nuk mund ta gëlltisja. Nëpërmjet një emaili kritikova punën e dobët të “ekspertëve” të Ombudsmanit dhe kërkova rishikimin e çështjes, të cilën Ombudsmani e pranoi. Tashmë nuk kam më asnjë emocion. Kjo çështje më është kthyer në hobi. Sa më shumë burokraci, injorancë, pedantizëm dhe dembelizëm do të has, aq më shumë do të merrem me këtë çështje. Do ta shpie deri lart fare, në parlamentin Europian.

Le të diskutojnë atje lart, pastaj, për paçavurrllëqet dhe abuzimet që bëjnë këta lolot këtu poshtë, që kanë futur në Delegacionin e BE frymën e keqadministrimit dhe indiferencës institucionale, të cilat shpien padyshim edhe në zbatimin e skemave të vjedhjes.

Si mund të kontribuuohet në një shoqëri demokratike me këto lloj sjelljesh? Çfarë shembulli i jep BE institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë? Si mos të bëhen njerëzit dyshues e mosbesues ndaj BE kur përballen me këtë lloj arrogance institucionale? Çfarë ndikimi kanë realisht BE në Shqipëri kur përfaqësia e saj nuk organizon dot as një konkurs të saktë?

Ka kaluar pothuajse një vit nga dhënia çmimeve dhe ende nuk është publikuar asnjë nga projekt propozimet fituese. Asnjë imazh i vetëm. As në webfaqen e Europe House, as në webfaqen e Delegacionit të BE në Tiranë. Sot nuk është e mundur që ato projekte të admirohen, të studiohen, të merren si shembull, të shërbejnë si frymëzim për ndërtuesit ose arkitektët e tjerë ose të bëhen shkak për një debat kritik. Sot nuk është e mundur që ato të kryejnë funksionin për të cilin janë krijuar. Sot nuk është e mundur të vleresohet se çfarë kishin më të veçantë nga ne të tjerët ato projekte që te meritonin të shpërbleheshin me plot 18 milionë lekë (të vjetra).

Dihet skema tipike e vjedhjes së fondeve. Shpallet konkursi. Zhvillohen, në fshehtësi të plotë, vlerësimet e projekteve. Shpallet, shpejt e shpejt, fituesi, në rrethana aspak transparente. Kush ankohet, dekurajohet me përgjigje të ftohta e injoruese. Shpërndahen çmimet dhe çdo dokumentacion futet shpejt në sirtar, dhe në fund bëhet një raport sikur çdo gjë ka vajtur sipas planit. Ja kështu duket edhe ky konkurs. Një skemë tipike vjedhjeje.

Nuk mendoj se do të fitoj ndonjë gjë nga gjithë kjo histori, jo. As nuk kam shpresë se do të vihet drejtësia në vend. Tashmë ia pashë bojën edhe institucioneve të BE-së. Por kam shumë dëshirë tua nxi jetën sa më shumë që të jetë e mundur atyre palaçove burokratë, që të rrinë dhe ata pa gjumë ashu siç rrinë njerëzit e thjeshtë që presin korrektesë e drejtësi nga këto farë administratash, të cilat nga njëra anë na japin mënd për parimet e demokracisë dhe nga ana tjerët janë të zhytura në llucën e paaftësisë e të korrupsionit.

 

March 27, 2019 22:25
Komento

22 Komente

  1. kris 1 March 28, 01:57

    Gabim or mik qe merresh me europen.eshte po ajo kurve plake qe ka qene

    Reply to this comment
  2. lora March 28, 02:30

    O Thano, fillove edhe ti me “shkruesa dixhitale” si Saliu?
    Ka emer ky qe ka shkruar gjithe kete jorgan?
    Po ju keni bere ndonje verifikim te zyrat e delegacionit te BE ne Tirane?
    Ore se pene e boje, dmth tasiere, kane te gjithe tani dhe varda dergo ndonje dixhitale ….pa pune e madhe si qendron e verteta

    Reply to this comment
    • P. Adroni March 28, 19:19

      Kur s’e kapi dot dhelpra rrushin tha s’eshte pjekur akoma.

      Kur e dtke qe jorgani i thanos ben qe te te kulloje djersa curk, pse s’shkon te mbulohesh prap me carcafin gjithe arna te mjeros?

      O lexoje shkrimin deri ne fund duke u munduar te japesh gjykim sa me objektiv, ose lexoje perciptazi pa qene nevoja te komentosh fare. Jo per gje por nga e shtrenguara e tepert te rreshqet nder breke ashtu si pa dashur ndonje bresheri nga ai qe s’thuhet.

      Reply to this comment
    • Flutura March 31, 12:44

      Shume bukur Lora,
      Ky qe ankohet per BE, ok, por qe e fillon shkrimin me ofendime per “shushkat, qukset” e ku di une cfare shkruan me tej se nuk mund ta lexonja ne vazhdim, duket qe duhet te jete bosh, se nuk mund te shkruash aq gjate per te argumentuar, duke qene qe edhe pjesmarresit e tjere kane punuar ndoshta me shume se ai, por nje projekt do te fitonte.
      Duhet te kete qene me i dobti projekt.

      Reply to this comment
  3. geg hyseni March 28, 07:34

    Jam shume dakort me shqetesimin qe trajtohet ne ket abalize lidhur me korupsionin e instaluar ne Shqiperi nga te gjitha anet, te brenshme, por edhe te jashteme, siç pershkruan ky deshmitar… Dihet qe nje nder armet me te sukseseshme per mbulimin e korupsionit eshte mungesa e transparences…Atehere ky denoncues perse nuk e shenon emerin e vet… DITES nuk i shkon te botoi keto ANONIMET!!

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi March 28, 10:04

    Artikull me vlere, i domosdoshem dhe mjaft interesant! Artikullit i mungon emri i autorit, qe do te largonte cdo lloj dyshimi, artikulli mund te shkurtohej pak, duke u perqendruar vetem tek faktet dhe lene jashte opinionet e shkruesit, gjithashtu artikullit i mungojne disa detaje te mepasme mbi nacionalitetin e personave qe punojne ne kwto organizma te huaja ne vendin tone, pasi sqarohet ralle mbi vetem nja dy shqiptare dhe disa te huaj jugore.
    Gjithshka tjeter eshte e qarte me perfaqsuesit e Memes tone kurve, Europes, tek ne, qe jane thjesht disa organizma teknikratike e burokratike me se shumti per te thithur dhe konsumuar eurot e marra borxh nga Brukseli, ne menyre qe ky vend te struket e te shterngohet perhere e me teper ne daren e kastes Euro-drejtuese.

    Reply to this comment
  5. Himara March 28, 10:42

    nderkohe qe ankuesi midis te tjerash denon anonimatin dhe mire ben, perse mbetet vete anonim…..?

    Reply to this comment
  6. ziguri March 28, 14:40

    Edhe shkrimin qe je ankuar kot e ke ne shqipri dhe kta te europes gjith hajduta jan ,

    Reply to this comment
  7. Tanush March 28, 16:41

    Keto delegacionet dhe ambasadoret e Evropes vetem per te zhvatur vijne ne Shqiperi….shkruajn raporte sipas qejfit….dhe zhvasin fondet dhe dietat.
    Asnjehere nuk kam qe pro hyrjes se Shqiperise ne Europe. Shqiperia po paguan shume qe te hyje dhe do paguaje dhe me shume kur te jete ne BE.

    Reply to this comment
  8. info analitike March 28, 16:46

    Ore uro qe te mos dale ndonje qe te te pervetesoje meritat e punes e ta paraqese si pune te tijen ne ndonje konkurs qe mund te zhvillohet kushedi se ku.
    Mos prit qe ne keto lloj zyrash te kete standarde perderisa edhe vete punonjesit aty, perfshire Vlahutinken, nuk jane zgjedhur me merite por me tarafe.

    Reply to this comment
  9. Romak March 29, 11:35

    BE eshte nje burokraci hajdute gjigande,kjo dihet per ata qeduan ta dine.
    Shkrimi teper i gjate,shqetesimi me duket se ngrihet nga nje “i pafajshem” qe s ka idene se cfare behet sot ne Shqiperi dhe ne BE.
    Mungesa e emrit te autorit e ben null dhe shqetesimin e tij.

    Reply to this comment
  10. edi March 29, 15:12

    E kërkova per kuriozitet titullin e konkursit dhe me doli faqja zyrtare e shpalljes. Qenka e vertete. Rezultatet e konkursit nuk qenkan botuar ne asnje vend.

    https://eeas.europa.eu/delegations/albania/34334/thirrje-për-propozime-turizëm-mbështetur-tek-traditat-konkurs-kombëtar-arkitekture-20-tetor-–_sq

    Reply to this comment
  11. pishmend March 29, 18:59

    NUk munda dot te lexoja gjithe kete liber dhe u mundova qe te gjeja emrin e personit qe e ka shkruar, por me kot. Qytetari dixhital paska hyre ne gazeten Dita. Kam nje njeriun tim qe te “vret” po i shave gazeten Dita, nuk e di tani se çfare mendimi ka per te, por perveç disa gazetareve dhe personave te veçante, gazeta Dita eshte kthyer ne nje paçavure qe s’merret vesh se çfare shkruan: ka humbur besimin dhe pse jo eshte kthyere ne thasheethemexhese si Monika.

    Reply to this comment
  12. Jimi March 29, 19:08

    Nuk e mora mundimin ta lexoje gjithe kete carcaf, se do t’me duhej qe te merrja edhe buke me vete, pasi do t’me duhej nje dite e tere per ta mbaruar!
    Vetem nga titulli ne mos qofsha i gabuar, mu duk se autori ka marre persiper te ndreq gjithe padrejtesite qe egzistojne ne Europe, madje edehe ne bote, por c’e do se ka harruar te ndreqe shtepine e tij!?
    Kjo eshte si ajo puna e kepucarit ! Ai rregullon kepucet e te tjereve, por nuk rregullon kepucet e tija !?

    Reply to this comment
  13. ppa March 29, 19:40

    Ore shqiptare, po c’rendesi ka emri; fundja ai jep emrin e dy abuzuesve; ne se ata ndjehen te pergojuar , te japin pergjigje dhe te shfaqin emrin e akuzuesit ; per mua rendesi kane dy gjera- se pari tablloja krejt e qarte abuzive e perdorimit te fondeve edhe nga BE ; e dyta kembengulja e lavderueshme e personit ne fjale; sa per leximin, une e lexova me shume deshire dhe kurioziotet, madje edhe me shprese se gjerat do ishin vendosur ne vendin e tyre.

    Reply to this comment
  14. sss March 29, 19:44

    Ore shqiptare, po c’rendesi ka emri; fundja ai jep emrin e dy abuzuesve; ne se ata ndjehen te pergojuar , te japin pergjigje dhe te shfaqin emrin e akuzuesit ; per mua rendesi kane dy gjera- se pari tablloja krejt e qarte abuzive e perdorimit te fondeve edhe nga BE ; e dyta kembengulja e lavderueshme e personit ne fjale; sa per leximin, une e lexova me shume deshire dhe kurioziotet, madje edhe me shprese se gjerat do ishin vendosur ne vendin e tyre.

    Reply to this comment
  15. Lili March 30, 04:15

    Sikur ma shume shqiptare te veprojshin si ju kur ju shkelen te drejtat nga keto zyre t’evropes e t’i dergojne leter bruxelit per sjelljet e te derguareve te tyre,punet do ishin ma mire.
    Kete duhet t’ia dergoni zyres OLAF,qe merret me keqperdorimet e fondeve evropiane, vetem me kete arsyetim : kam dyshim per keqperdorim te fondeve edhe shkelje te kodit e konkurseve te BEse ne favor te nje njeri,parafituese i zgedhuar qysh pa u hap konkursi.
    Pra konkurs farse.
    Zyra olaf nuk jep pergjegje po nuk do me thane se nuk bene punen e vete: zoja vlahutin e di kete e pse…

    Reply to this comment
  16. Lili March 30, 04:21

    https://ec.europa.eu/anti-fraud/olaf-and-you/report-fraud_en
    Ketu mundeni si qytetar me njoftuar zyren e OLAFit per cdo keqperdorim te fondeve evropiane ,ose dyshim per keqperdorim te ketyre fondeve

    Reply to this comment
  17. Genti March 31, 08:10

    Edhe pastaj pyesing, se nga e kopjoi stilin e konkurseve Ed Kokaina.

    Reply to this comment
  18. Genti March 31, 08:10

    Edhe pastaj pyesing, se nga e kopjoi stilin e konkurseve Ed Kokaina.

    Reply to this comment
  19. Flutura March 31, 12:45

    Shume bukur Lora,
    Ky qe ankohet per BE, ok, por qe e fillon shkrimin me ofendime per “shushkat, qukset” e ku di une cfare shkruan me tej se nuk mund ta lexonja ne vazhdim, duket qe duhet te jete bosh, se nuk mund te shkruash aq gjate per te argumentuar, duke qene qe edhe pjesmarresit e tjere kane punuar ndoshta me shume se ai, por nje projekt do te fitonte.
    Duhet te kete qene me i dobti projekt.

    Reply to this comment
  20. tomsojeri April 1, 13:47

    Nuk kuptoj perse jeni “shqetesuar ” kaq shum per emrin e ktij autori, qe po tregon nje histori korupsioni , nga nje organ, qe ne shqiptaret rrezik ti ngrem ndonje “xhami” e ti falemi te na nderoj jeten e te munduarve qe ka drejtuar ky korupsion e krim , qe esht ne krye dhe nuk i le te qet shqiptaret ! Ky ankues kudo qe esht drejtuar sigurisht ka dal me emer ,mbiemer dhe firmen e tij , e sic shofim esht e gjat ruga qe ka ndjekur dhe bravo i qoft ! Letra e tij esht informim te hapim syt e sdo ja zgjidhim ne ! Ne na mjafton te kuptojm si sillen me ne dhe kjo ka arsyet e veta !Kur Lul Basha ,dhe Munika e & turren neper koridoret e BE duke shar ,me nan e bab, si dhe ne parlament edhe rrugeve ,ku te gjejn respektin per kte popull qe zgjedh e ve ne krye hajdut ,vrases ,mashtrus e mafjoz !!! Kush na mer seriozisht ne ? Ky shkrim e cka thot ky “anonim”, tregon qart sa na vlen lekura ! Politikan sheika me pasuri prallore ne nje vend aq te varfer ,a ka shuplak ma e madhe ? Tani na u dashka emri qe te bejm cfar? Hapni syt or shqiptar ,se kur sje i zoti te nxjeresh vet gomarin nga balta ,mos prit te ta nxjerrin armiqt qe i ke me bollek ! Bravo i qoft ktij “anonimi” qe ju qep kryre horave , qe na vijn per burra te mir ktu e tallen me ne

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*