Dëshmitarët e Tepelenës

August 27, 2018 11:59

Dëshmitarët e Tepelenës

Refleksione për ish-kampin e qytetit jugor që do të kthehet në muze si “Aushvici shqiptar”

Pse populli i Tepelenës refuzoi të merrte pjesë në ceremoninë e kthimit në muze të ish-kampit. Disa pyetje për ministren e Kulturës që nuk morën përgjigje në një ballafaqim të hapur. A e di zonja Kumbaro se ai ishte një kamp pune, por kurrsesi një vend ku është kryer gjenocid ndaj të internuarve. Një sugjerim Presidentit të Republikës. Fakte dhe dëshmi të kohës, kur ish-të burgosurit hanin më shumë bukë se banorët e Tepelenës, që në vitin 1945 ishin 119 dhe në vitin 1950 u bënë 400. Pse mohohet Lufta Antifashiste dhe një keqardhje për ata që mbyllin sytë para të vërtetave…

Javën e kaluar me iniciativën e Kryetarit e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi u organizua një ballafaqim midis disa prej dëshmitarëve okularë të ngjarjeve gjatë periudhës së ngritjes së kampit të Tepelenës dhe përfaqësuesve të Projektit për ngritjen e një Muzeu Kombëtar për kampet e Punës.

Në takime nga pala e Tepelenës morën pjesë Hasan Musta , Shyqyri Ruçi, Bujar Sula , Krenar Progonati, nga pala tjetër merrnin pjesë Gentiana Sula, Drejtoreshë e Autoritetit të Dosjeve, Simon Miraka përfaqësues i të përndjekurve politikë si dhe shumë profesorë e historianë e të persekutuar me një grup të gjerë rreth 15 veta.

Në ballafaqim u hodhën e diskutuan shumë mendime. Në përfundim të ballafaqimit u pranuan nga të gjithë të vërtetat tona e nga pala tjetër që u shprehën si z. Simon Mirakaj, i cili u shpreh me respekt për pritjen që u kishin bërë populli i Tepelenës duke shpjeguar raste të takimit me tepelenas dhe ndihmës me ushqime. Në fund të takimit znj. Gentiana Sula kërkoi mendimin tonë për vlerësimin e kampit të Tepelenës.

U pranuan këto mendime: historia e kazermave të Tepelenës është e gjerë, por ramë dakord që atje të ngrihet, së pari një lapidar për çlirimin e qytetit të Tepelenës, sepse në atë vend forcat partizane të batalioneve e çetave çliruan Tepelenën më 15 shtator 1943.

Së dyti ngelëm dakord që atje të ngrihet një memorial për ekzistencën e këtij kampi (i gjashti në gjithë Shqipërinë). Por në asnjë mënyrë nuk do të ketë as muzeum kombëtar as një shtesë tjetër.

Së treti : Të ngrihet një memorial për të përjetuar jetën për më shumë se 40 vjet të brigadave ushtarake që ishin dislokuar në rrethin e Tepelenës. Po ashtu u diskutuan edhe probleme të tjera.

***

Ne që po ju shkruajmë jemi dëshmitarë okularë të asaj kohe dhe kemi bashkëjetuar tre vjet në klasa me nxënës pjesëtarë të kampit. Kemi ndarë edhe dhimbjet edhe hallet tona, ata ishin bashkë me ne në të njëjtën klasë dhe tre vjet i kemi trajtuar me shumë dashamirësi. Në kujtimet e asaj kohe e kemi thënë në libra e gazeta, se gjithsesi ata ishin bijtë e familjeve të njohura, por prindërit e tyre ishin bashkuar tërësisht me pushtuesin fashist dhe nazist. Në përgjithësi ata nxënës ishin inteligjentë dhe demonstronin kulturë dhe komunikim me ne.

Populli i  rrethit të Tepelenës nuk e njeh  urrejtjen, dhunën, gjakmarrjen. Ai është popull human dhe e ndan kafshatën e bukës me ata që sillen mirë. Mbas kapitullimit të garnizonit Italian, kur u ngrit flamuri i bardhë u ndërprenë goditjet dhe u lejuan italianët të largohen pa dëmtime. Me kapitullimin e Italisë fashiste, ushtarët u ndanë në familjet e tepelenasve dhe tepelenasit i trajtuan si pjesëtarë të sofrave e familjeve të varfra.

Po japim një shembull: në fshatin Damës u sistemuan shumë italianë dhe u trajtuan më së miri deri sa u larguan. Të gjitha varrezat e grekëve dhe italianëve u ruajtën e nuk u zhdukën kurrë, deri sa ata i nxorën njerëzit e tyre.

Kur ne kemi respektuar varret e ushtarëve të huaj përse mbështetësit e këtij Memoriali akuzojnë dhe shpifin  se ne tepelenasit i hodhëm eshtrat e shqiptarëve në lumë?! Si është e mundur të thuhen këto gjera të pavërteta dhe te pa mbështetura në dokumente të kohës?

Kampi i Punës në Tepelenë, i cili u ngrit nga sistemi komunist, sigurisht ishte një kamp pune por kurrsesi një vend ku të jetë kryer gjenocid ndaj të internuarve, përbuzje nga populli i Tepelenës apo trillime e tjera.

Nuk mund të lëmë pa përmendur takimin e zgjatur me Ministren e Kulturës zonjën Mirela Kumbaro. Ajo na dëgjoi e evidentoi me kujdes problemet që ngritëm dhe pyetjet që bëmë në pamjen e parë kështu na u duk, por asnjë problemi nuk iu dha përgjigje dhe kështu mbetëm të zhgënjyer.

Kampi i Punës në Tepelenë, i cili u ngrit nga sistemi komunist, znj Ministre sigurisht ishte një kamp pune, por kurrsesi një vend ku është kryer gjenocid ndaj të internuarve, përbuzje nga populli i Tepelenës apo të tjera insinuata të paqena.

Në ballafaqimin me palën e interesuar për mbështetjen e këtij projekti nuk u prezantua asnjë dokument i saktë për të mbështetur insinuatat apo trillimet e bëra në shtyp nga njerëz të cilët ose kanë qëllime të fusin përçarje krahinore ose për qëllime të tjera hedhin baltë mbi popullin e Tepelenës.

Dëshirojmë të theksojmë për të gjithë lexuesit se në këto aktivitete të zhurmshme ku ishin Ministrja e Kulturës dhe Presidenti i Republikës, mungoi tërësisht pjesëmarrja e popullit të Tepelenës. Perse populli i thjeshtë nuk mori pjesë në ketë aktivitet plot zhurmë?  Organizatorët dhe pushtetarët duhet ta lexojnë mirë këtë refuzim të popullit për t’u bërë pjesë e një farse e cila në mendimin tonë nuk bëhet për të lehtësuar shpirtrat, por si një shou për të huajt dhe fondet që ata japin për të tilla raste. Nëse organizatorët do të ishin të sinqertë në përpjekjen e tyre duhet të ishin ulur me kohë me të gjitha palët e interesuara për të folur  mbledhur dëshmi, paraqitur fakte dhe për të treguar anën e errët të këtij kampi por edhe dëshmitë e dhëmbshurisë njerëzore të tepelenasve ndaj të dënuarve.

Shprehim keqardhjen edhe për pjesëmarrjen e zotit President Ilir Meta në takim.  Do e ishte e udhës që pa u vendosur se ç’do bëhet më tej zoti President, ruani unitetin kombëtar se po bëheni zëdhënës i Bujar Nishanit.

Populli i Tepelenës është shquar në historinë shekullore, ka respektuar mendimin ndryshe, por gjithmonë ka luftuar për atdheun. Si në maj 1943 kur mblodh Kuvendi i Tepelenës në Rrepet e Dervenit dhe u diskutua gjerësisht për fatin e Shqipërisë. Mbi 2000 burra ndoqën ballafaqimin e krerëve të luftës Nacional Çlirimtare Abaz Shehu, Mustafa Matohiti, Asim Zeneli dhe përfaqësuesve të Ballit Kombëtar të përfaqësuar nga Ali Bej Këlcyra etj. Pas diskutimesh të forta të dy krahëve për vazhdimin e pandërprerë të luftës për çlirim nga përfaqësuesit e luftës për çlirim dhe nga përfaqësuesit e luftës së nisur dhe Ali Beut që ngulte këmbë të mos vazhdohej se ishim të papërgatitur, u vendos njëzëri nga populli: Luftë pa kompromis deri në çlirimin e plotë të vendit!

Në luftën për liri populli i Tepelenës ka dhënë shumë gjak, këtë e tregojnë 518 dëshmorët e atdheut, 418 dëshmorët e LANÇ-it  dhe 7 Heronjtë e Popullit që ne i kemi vendosur mbi kokën e Tepelenës dhe i kemi vend të shenjtë nga ku na bëhet thirrje çdo ditë për vigjilencë, të mos lozin me zjarrin historianë e gazetarë që thonë të pavërteta, ndërsa politikanët e qeveritarët t’i  bëjnë siç duhet dhe me përgjegjësi vendimet për zbatimin e tyre.

Si përfundim, kërkojmë nga drejtoresha Gentiana Sula të na vihet në dispozicion  Dosja e kampit të Tepelenës.

Mbështesim plotësisht apelin e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, Organizatës Kombëtare të familjeve të dëshmorëve dhe Shoqatës së invalidëve të LANÇ-it.

Për informacion të lexuesve 

TEPELENA ka qenë dhe është një nga rrethet më të varfra të vendit.

Viti 1945 e gjeti Tepelenën të shkretuar nga Lufta me 39 familje dhe 119 banorë. Sa e varfër ishte Tepelena mjafton të përmendim disa fakte: Mblidhej komiteti Ekzekutiv i rrethit për të shpërndarë 10 kv kripë për gjithë rrethin e Tepelenës. Në Tepelenë kishte një klub që konsumonte 1 kg kafe dhe 4 kg sheqer, kishte një restorant me 2 kazanë, 20 pjata alumini, 40 lugë e pirunj. Për herë të parë në vitin 1949 filluan ndërtimet për godinën e postës dhe 1 hoteli.

Furnizimi me materiale për këto objekte bëhej me kafshë se nuk kishte mjete transporti.

Tepelena u rrit dhe në vitin 1950 kishte 400 banorë. Mund të japim shumë fakte për varfërinë e Tepelenës por nuk është kjo tema për të cilin shkruajmë.

Tepelenës ia shtuan varfërinë edhe dy luftërat. Lufta italo-greke e përqendruar në territorin e Tepelenës dhe lufta kundër fashistëve italianë e gjermanë.

Pas fitores mbi fashizmin,  populli iu përvesh punës pa pagesë, duke përballuar humbjet e mëdha njerëzore, por dhe të grabitjes së asaj pasurie që kish dhe ndihmën e shtetit të varfër të sapokrijuar, për rindërtimin e vendit të dalë nga lufta dhe më pas ndërtimin e tij.

Në këto kushte e në gjendje të varfërisë u prunë nga shteti në rrethin e Tepelenës  një numër familjarësh të pjesëtarëve të të  ashtuquajturit “Komiteti i Maleve” i cili vepronte për përmbysjen e shtetit të ri të sapoardhur nga LANÇ. Mos harrojmë se ky Komitet në Veri vrau gra e vajza sipas kanunit të cilat kërkonin arsim dhe kishin shkuar në ndërtimin e hekurudhës. Sigurisht internimi i këtyre familjeve nuk ishte diçka për t’u përshëndetur dhe ne e respektojmë vuajtjen e tyre, por sot pas kaq vjetësh, nuk mund të spekulohet me këtë vuajtje duke e kthyer atë në një lojë politike për qëllime të caktuara.

Nga muaji prill e në vazhdim po zhvillohet një betejë e papranueshme nga njerëz dashakeqë për ta paraqitur Kampin  e Tepelenës si “Aushvicin e Shqipërisë”.

Shtrojmë pyetjet:

Në cilat dokumente provohet se ka pasur një politikë shtetërore për shfarosje politike, krahinore apo religjioze në këtë kamp?

Në cilat dokumente provohet se populli i Tepelenës është sjelle keq me të dënuarit në këtë kamp?

A ka dijeni Autoriteti i Dosjeve dhe Ministrja e Kulturës se fëmijët e kampit shkonin në të njëjtën shkollë me ne letërshkruesit dhe moshatarët tanë?

A ka dokumente për të provuar dëshminë tonë se të internuarit e Kampit lëviznin lirisht në qytet edhe pse të internuar?

Si mund të kuptohet që mësues pjesëtarë të kampit të jepnin mësim në shkollën 7-vjeçare të qytetit?Thuhet se kampi ish ngritur për punë të detyruar! Për çarë pune të detyruar bëhet fjalë për kampin e Tepelenës? Në një kohë kur punë nuk kishte fare në këtë rreth?!

Pjesëtarët e këtij kampi lëviznin të lirë në familjet dhe fshatrat e Tepelenës dhe fshatarët i ndihmonin me ato që kishin.

Shtypi ka trajtuar probleme të shumta e të neveritshme gjatë kësaj periudhe. Ne shprehim keqardhjen dhe indinjatën për të pavërtetat që janë thënë e po thuhen.

Nuk mund të pranojë tepelenasi thënie të tilla që janë vrarë e pushkatuar fëmijë, që vajza e kampit tërhiqte karrocën me ushqime dhe i çonte në kamp e shumë e shumë fakte të tjera që nuk mund të numërohen dhe janë jashtë realitetit të Tepelenës.  Thuhet se vajzat dhe gratë e kampit ngarkoheshin me drizë 12 km larg kur dihet nga i gjithë qyteti se drize kishte boll rreth e rrotull kampit. Por a mund të na e shpjegojnë ata që nxjerrin këto “fakte” se për çfarë duhej driza në atë kohë?

Shkruhet se drutë përdoreshin nga drejtoria e burgut dhe të tjerat ia shisnin qytetarëve. Absurditet! Thuhet se vajzat që shkonin në shkollë ngarkoheshin dy herë në ditë me driza. Janë shumë të pavërteta fjalët që shkruhen e thuhen, që në kamp ishin 3200, 3600, 3000, 2800 dhe sipas “bunkart 2” 1600. Si ka mundësi dy institucione shtetërore Autoriteti i Dosjeve dhe Ministria e Kulturës ende nuk kanë një ide të qartë se çfarë shifrash prezantojnë.

Le  të mblidhen të gjithë të japin një mendim se nuk është në nderin e atyre që flasin dhe populli të dijë cilën të besojë. A ka dokumentacion për këtë kamp?

Ne, si dëshmitarë të kohës mund të themi pa frikë kur pjesëtarët e kampit merrnin 500 deri 600 gr bukë në ditë, siç e pranojnë dhe vetë, ne  jashtë kampit merrnim 400 gr racion.  Ky ishte realiteti në atë kohë të sapo dalë nga Lufta.

***

Si konkluzion, mbështesim plotësisht apelin e Komitetit Kombëtar të organizatës së veteranëve të LANÇ, Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqatës së invalidëve të LANÇ-it.

Të respektojmë vuajtjet e njerëzve të pafajshëm, por edhe të mbrojmë me vendosmëri idealet, vlerat e kontributet patriotike e kombëtare të vendit tonë që e radhitën atë në krah të aleatëve të Mëdhenj kundër nazifashizmit.

Falënderojmë popullin e Tepelenës, i cili gjithmonë ka ditur të vlerësojë situatat si dhe të respektojë vuajtjen. Mbështesim qëndrimet e gjithë tepelenasve që po marrin pjesë në këtë debat dhe vërtetojnë gjithë të vërtetat e kohës, sidomos z.Pëllumb Xhufi për objektivitetin që ka mbajtur dhe po mban, ish-kongresmenin Dioguardi, Mero Bazen, zotërinjtë Bedri Islami, Auron Tare, Dragua Shehu, Beqar Skenderi, por dhe gjithë ata që kanë mbushur rrjetet sociale me mbështetjen e vlerësimin e tyre. Ndërsa shprehim pakënaqësinë për shumë kuadro intelektualë tepelenas për qëndrimin e tyre indiferent ndaj të pavërtetave që thuhen për Tepelenën tonë.

Përgëzime për gazetën më popullore DITA për objektivitetin që paraqet në faqet e gazetës.

Hasan Musta-  Shyqyri Ruçi-  Bujar Sula

Tepelenë 25.08.2018

August 27, 2018 11:59
Komento

41 Komente

  1. Arben August 27, 12:20

    Ballafaqimet behen me pergjegjesit e kampit qe jane akoma.gjalle, sic ka ish te denuar patjeter qe ka edhe persekutore. Keto ballafaqimet me popullin e tepelenes Jane muhabete tallava. Kampin as nuk e themeloi as.nuk e administroi populli I tepelenes, por kriminelat anti-shqipetar. Mese e besueshme qe populli ka mund ti kete ndihmuar me sa mundesi ka patur ata te mjere.

    Reply to this comment
  2. info analitike August 27, 12:46

    Po te lexosh cfare shkruajne keta enveristet e Tepelenes te duket se ne kamp behej qejf e jetohej si ne parajse me mire se vete tepelenasit. Po meqe paska qene keshtu more shoke perse nuk i nderruat vendet te shkonit ju te benit qejf se me siguri nuk doi te vdisnit nga stermundimi i kampeve te internimit e te linit ata te gjoret te “vuanin” si ju? keshtu do te kishit nje rast te mire ta provonit ne lekuren tuaj se cfare do te thoshte te jetoje ne ate kamp internimi. E kam shkruar edhe me pare se kjo perpjekje per te paraqitur kampet e internimit si kampe pushimi eshte e njejte me ate te nazisteve qe i paraqisnin kampet e perqendrimit si kampe defrimi. I keni parasysh ato imazhet e kampeve te pergatitura nga Leni Riefenstahl qe paraqitnin nje realitet gezimi e hareje shume larg nga ai i furrave krematore. Aq efekt pati kjo propagande ne popull sa ata vone e kuptuan se ato kampe ishin kampe vdekje. Keto qendrime jane te gjitha rezultat i nje Nurembergu te munguar per krimet e enverizmit e derikur te mos behet nje gje e tille akoma do te kemi enveriste qe do te mbajne anen e kriminelit.

    Reply to this comment
  3. Skender August 27, 12:49

    Respekte per zoterinjte Hasan Musta,Shyqyri Ruci dhe Bujar Sula dhe per gjithe tepelenasit patriote ne shekuj.
    Materiali qe prezantojne ka mbeshtetjen time totale (Per kete i kam shkruajtur edhe zotit Termet Peci nen nje shkrim ku ishte botuar kerkesa e ish-kongresmenit te NDERUAR Dioguardi)
    Autoriteti i Dosjeve dhe Ministria e Kulturës kane detyrimin ligjor qe te bejne publike Dosjen e “torturave” te kryera ne kete kamp dhe ne tepelenasit kemi detyre te respektojme vetem faktet historike.
    Personalisht jam i bindur se Tepelena ska absolutisht asnje ngjashmeri me kampet e shfarosjes.
    Gjykoj qe edhe Presidenti ne diten e Torturave …nuk kishte pse shkonte ne Tepelene pasi pa dashur ju ka dhene suport atyre qe duan te cvleresojne trimerine, mencurine dhe bujarine e tepelenasve.

    Reply to this comment
  4. Çika August 27, 12:58

    Ç’merreni me Kumbaron e Edvinit dhe me Mirakën , zyrëtarin e Edvinit ?!
    Armiku i së majtës është kryetari I së majtës , që e morën nga rruga dhe e vunë në krye të tyre , debilët dhe injorantët e së majtës- Ruçët me shokë !
    Nuk i lëviz asnjë presje , asaj ç’kam shkruar për Enverin , Saliun e Nanon , por , k/ministri më i qelbët nga të gjithë është Edvin Rama !

    Reply to this comment
  5. BLACK SWAN August 27, 12:59

    ça thone kta veteranet me prostate, ça thone ??
    hanin me shume buke ne kamp ata se keta jashte kampit ??
    o Kazan, ashtu Hasan, po pse nuk vajtet dhe ju bashke me ta ??
    ose pse nuk u futet ju ne kamp e te dilnin ata ?? po del qe ishin me pushime ne ate kamp, ateher pse nuk u futet ju ??
    ultimatum per Gentianen, ti jape dosjen Hasanit, ndigjuat apo jo, do dosjen hasani, kazani,roçi e poçi,
    duan dosjen se do lexojne krimet e tyre!!

    kazano-roçi-poçi, qe ka qene 1, 100, 1000, nuk ka asnje pike ndryshimi, juve ngeleni VRASES !!!!

    Hasano, nuk erdhi populli Tepelenes, se kane marre rruget e kapitalizmit per buken e gojes, se ju la partia me 400 gram buk misri, socializmi juaj ju la 50 vjet duke ngrene bar, e sot gjysmat e tepelenasve po e pine barin, jane ne burg per barin 😛

    lutuni zotit mos tu çoje ne ferrin qe gatuat, derisa sa te shikoni me syte tuaj sesi historia do ju vendose ne piedestalin e KRIMINELEVE !!!

    Reply to this comment
    • N.VJOSA August 27, 21:15

      Bejleresha SWAN,
      Hasan Musten quaje me emrin qe i ka vene Nena e Baba!
      Mos e quaj Kazan!..
      Kazan quaj po deshe Gjyshin tend, Hasan Dostin, ate qe Fashizmi e beri Minister…!
      Eh, or Shevqet Musaraj, u bere i pavdekshem me Epopene tende:

      Viktime thote Dosti
      vajta dhe une
      Me zor Minister
      vane e me vune…!

      O bejleresh qe do pushtet!
      Gopin e sateme do marresh pushtet ti ,
      per sa kohe jane gjalle antifashistet shqiptare qe ju vune shkelmin tek gryka fashisteve dhe ju tradhetareve ballisto- zogiste qe bashkpunuat me Pushtuesin!
      Ja pergjigja qe ju jep Populli i Tepelenes!
      Te tre keta deshmitare okulare jane djem tepelene!
      Une i njoh te tre!
      Njeri me i mire se tjetri!
      Te ndershem. patriot dhe atdhetare te shquar!
      Nuk jane si Gjysh Hasani yt qe iku ferrave per te shpetuar lekuren dhe e mbrajti vrapin ne Kalifornin e larget, ne anen tjeter te Globit…
      Gjysh Hasanit tend thuaj Hasan Kazani…
      se hante ne Kazanin e Fashisteve qe e bene Minister!
      Keta tepelenasit e mi qe shkruajne nuk jane genjeshtare dhe mashtrus si ju shurdhjesat e Ballit e te Legalitetit.
      Ju u mundet ne luften e madhe Antifashiste!
      Dhe po u ngritet prape, prape do tu mundin tepelenasit e mi…
      Vetem bejini mire llogarite, mos percani Popullin se ne ate zjarr qe ndizni, do perveloheni vet!
      Nuk do te kete me kampe internimi…, por Gjysmen e lekut Kokes!… po provokuat gjakderdhje!
      Grushti i tmerrshem i Antifashisteve shqiptare, te cileve nuk ju jane thare akoma plaget e Luftes Antifashiste, nuk do njohe me se cfare eshte meshira!…
      Shume mire ua ka bere populli i Tepelenes qe ju ka abandonuar!
      Heronjt e Luftes Antifashiste nuk mund te rrine tok me Vrasesit e tyre!

      Reply to this comment
  6. mirel August 27, 13:03

    Si e shprehni keqardhjen per qendrimin e Ilir Metes?
    A ka ngelur me kriminel pa u bere protagonist i shtremberimit e historise se Shqiperise?
    Historia e Shqiperise po rishkruhet nga histeriket e krimit.
    Ju vazhdoni i drejtoheni me keqardhje.
    Letra duhet te kete nje gelbaze te madhe mbi fytyren e Metes dhe kesaj kurves ministres.
    Ptuuuhhh putana
    Keshtu duhet te filloje

    Reply to this comment
  7. Ramushi August 27, 14:12

    Tepelenasit e kane treguar vehten se po u kruajte me ta dijne te ta tregojne vendin!Keto çupurinat qe mendojne se mund te vijnene Tepelen e mund te pshurrosin gabohen rende,ndersa per toto LIken i them se mos kruaj me Tepelenasit se mos mendo se ua ke hedhur e kane akoma kaseten qe mendon se e asgjesove!(kujtohu e do te bindesh)!Ndaj lereni ate vend e popull ne meshiren e fatit pasi keshtu eshte mesuar si ne monizem edhe tani pa asnje investim te mirefillte e mos shfrytezoni bardhesin e zemres se tyre duke menduar se ia keni hedhur se vjen dita dhe pendoheni!Mos luani me zjarrin se do digjeni vete!Ndertoini ku te doni n.q.se keni premtuar qofte edhe ne Surel apo ne Gjirokaster atje ku ta ia ka lene amanet i ati (Mireles)por kurrsesi ne Tepelene !

    Reply to this comment
  8. intelektuali August 27, 14:33

    KRIMINELET DHE CHELATE E ENVERIT NUK KANE SI TE FLASIN ME GJUHE HUMANE

    Si mund te presesh nga ata qe jane pergjegjes per vrasjen makaber te mbi 300 femijeve ne Tepelene si:

    NJE VEPRIM QE NUK MUND TE PERSHENDETET

    Po a ka CINIZEM me te madh o pushta enveriste?

    Reply to this comment
  9. Bureto August 27, 14:36

    Tepelena u çlirua në 15 shtator 1943?
    Nga cili okupator? I bie të jenë italianët, se gjermanët ende nuk kishin ardhur. Po nëse nga italianët, këta i larguan me ndonjë betejë partizanët e Tepelenës, apo ata kapitulluan dhe kapitullim do të thotë tërheqje, largim. Pra boshllëkun që lanë ata mbasi u larguan vetë e mbushën partizanët. Ku qëndron çlirimi këtu në kuptimin real që ka kjo fjalë?! Nëse Italia kapitulloi se i mundën partizanët, atëhere biem dakord. Kemi çlirim. Por historikisht nuk rezulton kështu.
    Me fjalë të tjera, njihet ndonjë betejë e fundit, midis italianëve dhe partizanëve si rezulat i së cilës Tepelena u çlirua? Se shumë kush në Shqipëri tashmë e di se lufta guerile ishte një gjë dhe betejat në front tjetër gjë. Dhe s’mund të ndodhte ndryshe. Do ndesheshin formacionet partizane në front ne italianë, apo më pak, me gjermanë?! Në fakt që, ndoshta për Tiranën bën përjashtim, ndodhte që kur largoheshin/tërhiqeshin gjermanët, hynin nëpër qytete partizanët, që praktikisht i gjenin ato bosh. Nuk njihet nga historia ndonjë luftë/betejë për çlirimin e Korçës, Elbasanit, Vlorës, Gjirokastrës, Durrësit apo e fundit, Shkodrës. E përmenda më sipër që përjashtim, pjesërisht, ka bërë lufta e Tiranës, për arsye që dihen.

    Reply to this comment
  10. Dash Pacja August 27, 14:39

    Osht nji fare info analittike qe vallahi ma ka ftof menien. Nuk ka fushe te politikes, artit, industrise, filozofise, shkurt gjthe shkencat qe permledh kjo dynja mos me e zotru.

    Cere osht Leonardo da Vinci para ketij info analpublike?
    Forgjoje!

    Reply to this comment
    • info analitike August 27, 14:53

      Pi caj osé kamomil qe te nrofesh menjen atehere. Se icik i ftof m tajar e icik ka mente na del kaqol komplet mo keq se kriepsiko.

      Reply to this comment
      • I tille je , sa here qe hap gojen August 27, 17:27

        Si idjot i vertete qe je , more infoanaleshi , je teresisht i pa afte dhe per te meshiruar , ndaj nuk je ne gjendje , per te bindur as edhe nje njeri te vetem , me absurditetet e tua ! Jini verbuar nga urrejtja ndaj popullit e atdheut ! Nuk iu kemi pare asnje here te flisni si shqiptare , por vetem si gjarperinj , pa asnje dallim nha Kisha Greke dhe ajo Serbe . Meritoni vetem te urreheni , fara juaj e “intelolesheve” , “bllack-idjoteve” e disa te tjereve , qe nderrojne pseudonimet , per tu dukur shume . Terbimi i juaj eshte i pa permbajtshem , sa here flitet e dokumentohen probleme te historise se kombit tone , duke u rreshtuar kurdohere perballe shqiptareve !
        Yyyyt , pleeeeehra ! ! !

        Reply to this comment
  11. Bureto August 27, 14:47

    Tepelena u çlirua në 15 shtator 1943?
    Nga cili okupator? I bie të jenë italianët, se gjermanët ende nuk kishin ardhur. Po nëse nga italianët, këta i larguan me ndonjë betejë partizanët e Tepelenës, apo ata kapitulluan dhe kapitullim do të thotë tërheqje, largim. Dihet që Italia kapitulloi botërisht më 9 shtator 1943 dhe Tepelena, me 39 shtëpi dhe 130 banorë, qënka çliruar më 15 shtator?! Ndryshe është të ‘mbushësh’ me partizanë, atë ‘boshllëk’ që lanë ata mbasi u larguan vetë. Ku qëndron çlirimi këtu në kuptimin real që ka kjo fjalë?! Nëse Italia kapitulloi sepse i mundën partizanët, atëhere biem dakord. Kemi çlirim. Por historikisht nuk rezulton kështu.
    Me fjalë të tjera, njihet ndonjë betejë e fundit, midis italianëve dhe partizanëve si rezulat i së cilës Tepelena u çlirua? Se shumë kush në Shqipëri tashmë e di se lufta guerile ishte një gjë dhe betejat në front tjetër gjë. Dhe s’mund të ndodhte ndryshe. Do ndesheshin formacionet partizane në front ne italianë, apo më pak, me gjermanë?! Në fakt që, ndoshta për Tiranën bën përjashtim, ndodhte që kur largoheshin/tërhiqeshin gjermanët, hynin nëpër qytete partizanët, që praktikisht i gjenin ato bosh. Nuk njihet nga historia ndonjë luftë/betejë për çlirimin e Korçës, Elbasanit, Vlorës, Gjirokastrës, Durrësit apo e fundit, Shkodrës. E përmenda më sipër që përjashtim, pjesërisht, ka bërë lufta e Tiranës, për arsye që historianët i dinë.

    Reply to this comment
  12. info analitike August 27, 14:54

    Pi caj osé kamomil qe te nrofesh menjen atehere. Se icik i ftof m tajar e icik ka mente na del kaqol komplet mo keq se kriepsiko.

    Reply to this comment
  13. Konti Sbalta August 27, 16:21

    Historia nuk “rishkruhet”; ajo eshte shkruar njihere nga ata qe ben dhe fituan luften ! E shumta mund te lejohet ndonji plotesim , por edhe ky duhet bere duke kaluar ne nji “site te mire” apo filter te imet ! Bashkepuntoret e nzmit nukazifashizmit nuk duhet te pranohen as per te dhene mendime jo me teshkruajne historine!Sa per kampin e Tepelenes qe po i ngjan “historis” me teatrin kombetar;me pelqeu mendimi i nji arqitekti pe ka paraqitur nji projektide per te mbjelle 300 qiparisa apo selvi ne kujtim te atyre qe vdiqen ne ate kamp dhe qe nuk kane as varre .Sa per numurin le te gjykohet e diskutohet me shume , por rendesi ka qe aty te mbillen keto peme ne kujtim te atyre qe u flijuan aty!Sa per “Aushvicin”, per ata qe jane permalluar per ate qe e ndertoi Aushvicin , le te shkojne ne Gjermani se tashti me avion nuk eshte shume larg .Ne Shqiperi nuk ka pasur te tilla kampe cfarosese , ndersa vende denimi per kriminele e ata qe bashkepunonin me kriminelet apo i strehonin e ndihmonin kata per te kryer krime ka pasur vende per vuajtje denimi , jo vetem ne Tepelene por edhe ne Lushnje ,Fier , Lezhe e ne ndonji vend tjeter!

    Reply to this comment
    • intelektuali August 27, 16:45

      Shqypnia e Enverit ka qene e gjitha si nje AUSCHWITZ i Hitlerit, e rrethuar anembane gjate gjithe kufirit me tela me gjemba dhe ruhej nga besnike dhe kriminela te stervitur nga sigurimi, te shoqeruar me qen kufiri dhe kallash ne dore, kush tentonte te arratisej per te shpetuar koken e vrisnin ne cast pa meshire njesoj sic vriste mjeranet Hitleri ne kampet e tij te Punes.

      He mo Konti Bolja e Enverit kush te ka lindur kaq fanatik dhe cyryk nga trute e kokes?

      dhe:

      A ke degjuar ti o BOLE enveriste se mohimi dhe fshehja e krimeve te komunizmit perben veper penale qe ndeshkohet nga ligji me rezolute te KE dhe me rekomandim te OKB?

      ndryshe:

      Si e spjegon deshiren e Ministres enveriste Mirela Kumbaro per te ngritur permendore ne Tepelene me emerin:

      AUSCHWITZI-I SHYPTAR I TEPELENES?

      Reply to this comment
  14. Devolliu August 27, 16:25

    Nje ballafaqim me popullin trim te pashoq te Tepelenes duhet bere per te verifikuar ku jane dhomat e gazit qe helmoheshin dhe incineraret ku piqeshin te gjalle (keshtu ka shkruar S. Repishti) bijte e bashkepunwtoreve te pushtuesit, Markagjonet e Mirakat.
    Historine kjo qeveri dhe Sali Berisha po na i bejne folklor.
    Historia eshte shkence dhe kerkon dokumenta, analiza kritike dhe interpretime e jo anekdota kafenesh e pijetoresh te Tiranes per “Aushvicin ne Tepelenes”!!!
    Si do te hidhen poshte deshmite e ketyre tepelenjoteve fisnike? Duke i injoruar e anashkaluar apo duke i ballafaquar me dokumente? Po beheni qesharake me keto ekzagjerime dhe hiperbolizime dhe grotesk te pashembellt.
    Kur do te dalim nga ky kaos folklorik qe po percan seriozisht vendin?
    Dhe, ne fund te fundit, kujt i sherben kjo percarje vec fqinjeve tane armiqesore? Mos valle jane ata fqinj qe qendrojne pas kesaj perpjekje per te baltosur rrethin me heroik qe ka derdhur absolutisht me shume gjak kunder pushtuesve se cdo rreth i vendit tone, nderkohe qe Markagjonet e Mirakat shoqeronin pushtuesit per te vrare shqiptare e per te djegur fshatrat e Shqiperise
    Shqiperia i ka borxh Tepelenws nj monument madhwshtor per 500 trima e heronj tepelenjote qe derdhen gjakun e tyre rinor per lirine tone!!!

    Reply to this comment
  15. Devolliu August 27, 16:26

    MOS NJOLLOSNI TEPELENEN HEROIKE!!!
    Nje ballafaqim me popullin trim te pashoq te Tepelenes duhet bere per te verifikuar ku jane dhomat e gazit qe helmoheshin dhe incineraret ku piqeshin te gjalle (keshtu ka shkruar S. Repishti) bijte e bashkepunwtoreve te pushtuesit, Markagjonet e Mirakat.
    Historine kjo qeveri dhe Sali Berisha po na i bejne folklor.
    Historia eshte shkence dhe kerkon dokumenta, analiza kritike dhe interpretime e jo anekdota kafenesh e pijetoresh te Tiranes per “Aushvicin ne Tepelenes”!!!
    Si do te hidhen poshte deshmite e ketyre tepelenjoteve fisnike? Duke i injoruar e anashkaluar apo duke i ballafaquar me dokumente? Po beheni qesharake me keto ekzagjerime dhe hiperbolizime dhe grotesk te pashembellt.
    Kur do te dalim nga ky kaos folklorik qe po percan seriozisht vendin?
    Dhe, ne fund te fundit, kujt i sherben kjo percarje vec fqinjeve tane armiqesore? Mos valle jane ata fqinj qe qendrojne pas kesaj perpjekje per te baltosur rrethin me heroik qe ka derdhur absolutisht me shume gjak kunder pushtuesve se cdo rreth i vendit tone, nderkohe qe Markagjonet e Mirakat shoqeronin pushtuesit per te vrare shqiptare e per te djegur fshatrat e Shqiperise
    Shqiperia i ka borxh Tepelenws nj monument madhwshtor per 500 trima e heronj tepelenjote qe derdhen gjakun e tyre rinor per lirine tone!!!

    Reply to this comment
  16. Konti Sbalta August 27, 16:29

    Historia nuk “rishkruhet”; ajo eshte shkruar njihere nga ata qe ben dhe fituan luften ! E shumta mund te lejohet ndonji plotesim , por edhe ky duhet bere duke kaluar ne nji “site te mire” apo filter te imet ! Bashkepuntoret e nazifashizmit nuk duhet te pranohen as per te dhene mendime jo me teshkruajne historine!Sa per kampin e Tepelenes qe po i ngjan “historis” me teatrin kombetar;me pelqeu mendimi i nji arqitekti qe ka paraqitur nji projektide per te mbjelle 300 qiparisa apo selvi ne kujtim te atyre qe vdiqen ne ate kamp dhe qe nuk kane as varre .Sa per numurin le te gjykohet e diskutohet me shume , por rendesi ka qe aty te mbillen keto peme ne kujtim te atyre qe u flijuan aty , sepse kjo eshte njerzore! Sa per “Aushvicin”, per ata qe jane permalluar per ate qe e ndertoi Aushvicin , le te shkojne ne Gjermani se tashti me avion nuk eshte shume larg .Ne Shqiperi nuk ka pasur te tilla kampe cfarosese , ndersa vende denimi per kriminele e ata qe bashkepunonin me kriminelet apo i strehonin e ndihmonin kata per te kryer krime ka pasur vende per vuajtje denimi , jo vetem ne Tepelene por edhe ne Lushnje ,Fier , Lezhe e ne ndonji vend tjeter!

    Reply to this comment
  17. Koli August 27, 16:34

    Kur u demaskuan kampet eperqendrimit temnazisteve nga aleatet, popullsija gjermane rreth kampeve u morr me zorr te shikonte.

    Reply to this comment
  18. intelektuali August 27, 16:45

    Shqypnia e Enverit ka qene e gjitha si nje AUSCHWITZ i Hitlerit, e rrethuar anembane gjate gjithe kufirit me tela me gjemba dhe ruhej nga besnike dhe kriminela te stervitur nga sigurimi, te shoqeruar me qen kufiri dhe kallash ne dore, kush tentonte te arratisej per te shpetuar koken e vrisnin ne cast pa meshire njesoj sic vriste mjeranet Hitleri ne kampet e tij te Punes.

    He mo Konti Bolja e Enverit kush te ka lindur kaq fanatik dhe cyryk nga trute e kokes?

    dhe:

    A ke degjuar ti o BOLE enveriste se mohimi dhe fshehja e krimeve te komunizmit perben veper penale qe ndeshkohet nga ligji me rezolute te KE dhe me rekomandim te OKB?

    ndryshe:

    Si e spjegon deshiren e Ministres enveriste Mirela Kumbaro per te ngritur permendore ne Tepelene me emerin:

    AUSCHWITZI-I SHYPTAR I TEPELENES?

    Reply to this comment
    • mirel August 27, 17:06

      O qenke bere fan i qeverise se Ramutit tani.
      Gjynah qe nuk ke qene ne Aushvic.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 August 27, 19:30

        o mirel,ky derdimen është me të gjithë,kundër enverit!!
        nuk di çfarë i ka bërë enveri ndrshe nga asaj pakice shqiptarësh se vështirë të kuptohet patollogjia e këtij!!
        hap pas hapi e ndjek moarki i shkërdyer,që dhe sërb bëhet,vetëm e vetëm katoliçizmi i tiij të ndrijë!!
        lëri këta idiotë se dhe pseudonimin po tu lexosh është humbje kohe!!
        përfytyro të tjerat,e aq më keq tu këtesh përgjigje!!
        futju një të sharë dhe mbyllet muhabeti!!
        ashtu e do mushka hurin në bythë!!

        Reply to this comment
  19. intelektuali August 27, 17:21

    Para fytyroni o gazeta DITA sikur ne Gjermani te dilte nje gazete qendrore si kjo juaja dhe te publikonte nje shkrim ku “Deshmitaret e Hitlerit” te pretendonin se krimet e Diktatorit Nacional-Socialist ishin nja PALO GJE krej normale sepse Hitleri ishte ne Lufte me gjithe Boten dhe se kolaboracionistet shumica hebrenj te pasur ishin vegla te SHBA dhe te Anglise dhe prandaj u cuan dhe u shfarosen ne dhomat e gazit, njesoj sic u lane te vdesin ne Tepelene femijte e vegjel te vdesin nga uria ne tortura akoma me te tmerrshme dhe kur nenat i hidhnin foshnjet e tyre matane telave me gjamba per t’i shpetuar nga vdekja ishin te paket ata qytetare te Tepelenes qe guxuan dhe i fshehen foshnjet ne shtepite e tyre

    HE O GAZETA DITA CFARE DO TE NDODHTE NE GJERMANI PO TE PUBLIKOHESHIN SHKRIME TE TILLA AMORALE QE DENOHEN NGA LIGJI NE BE?

    Reply to this comment
    • info analitike August 27, 21:25

      intelektuali keta duan te hyjne ne BE duke i kenduar akoma kumandarit ne nje kohe qe BE-ja e ka cilesuar si nje nder diktatoret me gjakatare. Pale keta hipokritet e tjere qe kane marre pasaporta e vendeve imperialiste duke iu betuar besnikeri atyre e akoma vazhdojne te ngrene ne qiell kumandarin e sistemin e tij kriminal. A ka me njerez te zgerlaqur se kaq!

      Reply to this comment
  20. intelektuali August 27, 17:23

    Para fytyroni o gazeta DITA sikur ne Gjermani te dilte nje gazete qendrore si kjo juaja dhe te publikonte nje shkrim ku “Deshmitaret e Hitlerit” te pretendonin se krimet e Diktatorit Nacional-Socialist ishin nje “PALO GJE”, krejt normale sepse Hitleri ishte ne Lufte me gjithe Boten dhe se kolaboracionistet shumica hebrenj te pasur ishin vegla te SHBA dhe te Anglise dhe prandaj u cuan dhe u shfarosen ne dhomat e gazit, njesoj sic u lane te vdesin ne Tepelene femijte e vegjel nga uria ne tortura akoma me te tmerrshme dhe kur nenat i hidhnin foshnjet e tyre matane telave me gjamba per t’i shpetuar nga vdekja ishin te paket ata qytetare te Tepelenes qe guxuan dhe i fshehen foshnjet ne shtepite e tyre

    HE O GAZETA DITA CFARE DO TE NDODHTE NE GJERMANI PO TE PUBLIKOHESHIN SHKRIME TE TILLA AMORALE QE DENOHEN NGA LIGJI NE BE?

    Reply to this comment
    • Nikua August 27, 18:17

      Nuk shkruhet Para fytyroni. Kjo wshtw nje fjale e vetme e jo dy.
      Vec kesaj, shqip thuhet “Perfytyroni” dhe jo “Para fytyroni”.

      Reply to this comment
      • intelektuali August 27, 19:28

        E pranoj verrejtjen por cfare t’i bej kompjuterit qe hera heres m’i bashkon fjalet, hera heres m’i ndan, mbase pune pleqerie dhe ka ardhur koha te terrhiqem,

        POR A TE LENE FANATIKET E ENVERIT DHE GAZETA DITA ME KETO SHKRIME REZILI QE I QIT PAPUSHIM SI NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES?

        Kjo eshte ceshtja

        Reply to this comment
  21. pitu August 27, 17:53

    nuk e kuptoje cfare pune ka populli i tepelenes kur u nrit kampi u pyet tani pse do te pyeet eshte nje fakt qe ka ndodhur dhe duhet shenuar dhe te shenohen emrat e tepelenasve qe kane punuar ne kamp dhe kane bere krime me femijet ndersa per buken qe zene tepelenasit atyre ne ate kohe hoxha nuk u morri asnje pasuri ndersa te intrnureve jo vetem u mori te gjithe pasurine por u vrau edhe kyefamiljarin

    Reply to this comment
  22. Gjoka August 27, 17:59

    Vetem populli i Tepelenes ka te drejte te vendose per ke do te ngreje monument:
    – per pese qind bijt e bijat e tij qe falen rinine dhe gjakun e tyre ne luften e shenjte kunder pushtuesve apo per bashkepunetoret e pushtuesve qe vrane dhe dogjen fshataret dhe fshatrat eTepelenes.
    Tepelenjotet dhe vetem ata duhet te vendosin kujt t’i ngrene monumet e muzeum ne token e tyre, jo burokratet e shitur te Tiranes.
    Lavdi deshmoreve dhe heronjve te Tepelenes!
    Lavdi popullit heroik te Tepelenes!

    Reply to this comment
  23. Semani August 27, 18:13

    Nga menyra si shkruan ky intelektuali tregon qe vuan nga nje forme histerie (une vette jam neurolog), qe e ben ate te pafajshem sepse nuk eshte ne gjendje te kontrolloje veten, pra eshte i pavetdishem er ato qe shkruan dhe gjuhen e padenje qe perdor ne nje forum publik si Dita.
    Une nuk e denoj ate por me vjen keq per te dhe e meshiroj.
    Do t’ju rekomandoja edhe komentuesve ketu te mos e sulmojne sepse agravojne gjendjen e tij histerike

    Reply to this comment
  24. Semani August 27, 18:14

    Nga menyra si shkruan ky intelektuali tregon qe vuan nga nje forme histerie (une vette jam neurolog), qe e ben ate te pafajshem sepse nuk eshte ne gjendje te kontrolloje veten, pra eshte i pavetdishem er ato qe shkruan dhe gjuhen e padenje qe perdor ne nje forum publik si DITA juaj.
    Une nuk e denoj ate por me vjen keq per te dhe e meshiroj.
    Do t’ju rekomandoja edhe komentuesve ketu te mos e sulmojne sepse agravojne gjendjen e tij histerike

    Reply to this comment
  25. Martini August 27, 19:18

    O Tepelenas te nderuar me ke mereni.Me Gentiana Sulen Mirela Kumbaron Ilir Meten me Edi Ramen.Keta flasin per.persekutim nga.ana.e.tepelenasveKeta mund te.quhen.vetem aktore te nje.komedije groteske.Shikoni pasurine qe kane vene keta persona.dhe e kane mbuluar tek te.afermit.e tyreAjo.fare debileje qe.flet.budallalleqe qe.quhet.gentiana.sula i ka pare hairin ketyre mashtrimeve edhe duke i mbajtur ison.e.tundur belin atij qe e ka.vene.Shikojeni me vemendje.si tallet.sidomos me te perndjekurit.Tepelenasit jane ne gjendje dhe.mund.tu.tregojne vendin kesaj turme mashtruesit duke.i.hedhur ne vjose.Dhe ti.Termet mos i bej servil i.Edi Rames por veri fre putanave qe mundohen.te ndyjne popullin e tepelenes qe mikpritjen dhe.respektin ndaj.te largetit e ka.gje.te.shenjte.

    Reply to this comment
  26. Lili August 27, 20:22

    Arbeit mart frei,keshtu edhe kampi i Auschwitzit ishte ´vetem’nje kamp pune ..edhe po keshtu nazistet e auschwitzit treguan se sa mire i kane trajtuar te burgosurit’punetoré duke ju dhane buke kur germanet ishin te raciononuar..
    Cudia tjeter ketu eshte pse ngaterojne keta tepelenaset me gardianet e pergjegjeset e burgut? Nuk ishin njerezet e tepelenese qe i burgosen ,perkundrazi shume here ashtu sic kane treguar te burgosurit shume njereze te Tepelenese jane sjell ne menyre njerezore,po aq sa kishin mundesi pa rezikuar vetin,po disa e nder ta besoj keto nenshkruesit,kane pasur sjellje jo njerezore me ta e vertet nuk i kane konsideruar as femijet si te pafajshme po si armiqe qe duhet eliminuar..
    Te mohesh se keshtu ka qene,eshte fyerjen per Tepelenen,per te burgosurit,po edhe per ju qe ishit pro atij regjimi qe populli shqiptar refuzoj ne 1990,e qe jeni ende nostalgjik te atij regjimi.Pra mos e fyeni vetvetin…
    Sot sado te mundoheni,nuk mundeni me me mbyll gojen deshmitareve, sado te mundoheni nuk mundeni me mohuar ate realitet tragjike te diktatures qe paten,e qe shtypi popullin shqiptar e ku vetem nje pjese shume e vogel gezoj privilegjet e pushtetit,qofte privilegjet e nje brigadier..
    Mos u merr me keta te shkrete qe duan vetem te perkujtojne vuatjet e tyre n’ate kamp ,se nuk ishte aq baqe me lule si doni me paraqit,se perndryshe kishit kerkuar ju ate status te internuarit,po merru me problemet e vertete qe po kalojme sot si ju si ato nga horrat ne pushtet tash e 28 vjete.
    ps. Kjo ishte nje detyrim qe iu vu nga BE kumbaros and co,e rames po ashtu si kunderbalancim per xhafajn minister..

    Reply to this comment
  27. intelektuali August 27, 21:26

    O Lili moj budallaqe,

    Po lexo moj Lili Lexo:

    Arbeit macht frei thuhet. Po Ska gje ky NUK eshte ndonje gabim i madh.

    Po te ngaterrosh nje byth kamp Pune Me 1600 apo me Pak te “buegosur apo Internuar apo te denuar me Pune te detyrueshme, me kampin me te tmershme gjerman sic qe Auschwitzi, ku njerezit U cfarosen vetem ne baze te races apo etnise , nga te cilet mbi 6 milion cifute dhe pothuaj gjithe jevgjit dhe arixhinjte e europes do te thote qe duhet te jesh injorante e madhe e palexuar fare, pervec ca Artikujve te gazeten 55 apo Sami repishtit, ISH koolaboracionist, fashista e spiuna, butka Senior e junior, tufa delesh &Co.

    Turp.

    Reply to this comment
  28. intelektuali August 27, 21:29

    O Lili moj budallaqe,

    Po lexo moj Lili Lexo:

    Arbeit macht frei thuhet. Po Ska gje ky NUK eshte ndonje gabim i madh.

    Po te ngaterrosh nje byth kamp Pune Me 1600 apo me Pak te “buegosur apo Internuar apo te denuar me Pune te detyrueshme, me kampin me te tmershme gjerman sic qe Auschwitzi, ku njerezit U cfarosen vetem ne baze te races apo etnise , nga te cilet mbi 6 milion cifute dhe pothuaj gjithe jevgjit dhe arixhinjte e europes do te thote qe duhet te jesh injorante e madhe e palexuar fare, pervec ca Artikujve te gazeten 55 apo Sami repishtit, ISH koolaboracionist, fashista e spiuna, butka Senior e junior, tufa delesh &Co.

    Turp.

    Mos U merr me mua se me Kane rreshqitur te gjitha, qe nga trute e bolet e dhjamrat.
    Plak apo i Ri Hernie nga te gjitha anet.

    Dhe ky kompjuter lumemadhi me morri ne qafe se me shtremberoi fare

    Reply to this comment
  29. intelektuali August 27, 22:39

    http://m.spiegel.de/einestages/die-moorsoldaten-vom-kz-lied-zum-welthit-a-1224223.html

    Ne kete artikull ne gazeten gjermane “Spiegel” flitet per kengen Antifaschisten te krijuar nga te burgosurit politike ne nga te paret Kämpe te perqendrimit ne Gjermanie e viteve 1933-1934, Börgermoor (me mese 100000 te burgosur).
    Per kujtese ajo kumbaro idiotia pranon se ka pas 1600 te “burgosur” ne kampin e tepelena.


    “Börgermoor mit all seinen Leiden 1933/34” sei “eine Idylle” gewesen, “verglichen mit den Gaskammern von Auschwitz, den Folterhöllen und Hungergräben von Bergen-Belsen, Buchenwald oder Mauthausen zehn Jahre später”

    Perkthim:
    “Börgermoor me gjithe vuajtjet e tij te 1933-1934, ISH nje “idil” ñe ktahasim me dhomat e gazit te auschwitzit, me sketeren e torturave dhe varret e urise te Bergen-Belsen, Buchenwald dhe Mauthausen 10 vjet me vone.”

    Cfare idiotesh duhet te jene, hahaha tepelena auschwitzit shqyptar.
    Si shtepia me gjethe mbush me trapane marangozash.
    Tallin bithen njerezit qe e vizitojne. Lajthitje e kriepsychopatit dhe shokut e tij te ilaceve bashkimin psycho shehu qe gjithe jeten e kaloi me psycho-farma

    Reply to this comment
  30. intelektuali August 27, 22:39

    http://m.spiegel.de/einestages/die-moorsoldaten-vom-kz-lied-zum-welthit-a-1224223.html

    Ne kete artikull ne gazeten gjermane “Spiegel” flitet per kengen Antifaschisten te krijuar nga te burgosurit politike ne nga te paret Kämpe te perqendrimit ne Gjermanie e viteve 1933-1934, Börgermoor (me mese 100000 te burgosur).
    Per kujtese ajo kumbaro idiotia pranon se ka pas 1600 te “burgosur” ne kampin e tepelena.


    “Börgermoor mit all seinen Leiden 1933/34” sei “eine Idylle” gewesen, “verglichen mit den Gaskammern von Auschwitz, den Folterhöllen und Hungergräben von Bergen-Belsen, Buchenwald oder Mauthausen zehn Jahre später”

    Perkthim:
    “Börgermoor me gjithe vuajtjet e tij te 1933-1934, ISH nje “idil” ñe ktahasim me dhomat e gazit te auschwitzit, me sketeren e torturave dhe varret e urise te Bergen-Belsen, Buchenwald dhe Mauthausen 10 vjet me vone.”

    Cfare idiotesh duhet te jene, hahaha tepelena auschwitzit shqyptar.
    Si shtepia me gjethe mbush me trapane marangozash.
    Tallin bithen njerezit qe e vizitojne. Lajthitje e kriepsychopatit dhe shokut e tij te ilaceve bashkimin psycho shehu qe gjithe jeten e kaloi me psycho-farma

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*