Dëshmitari i dhunës në Himarë: E kishin me Neranxin

June 30, 2016 14:08

Dëshmitari i dhunës në Himarë: E kishin me Neranxin

Manol  Zoto (në foto) deshimtar i ngjarjeve sot ne Keshilllin Bashkiak te Himares, ne nje interviste ne portalin 360 grade thote se personat qe kane hyre sot ne mbledhjen e ketij Keshilli kerkonin te godisnin biznesmenin e njohur Nikollaq Neranxi.

Më poshtë, dëshmia e tij:

“Kishte mbledhje Këshilli Bashkiak dhe ishim të gjithë pjesëtarët e lagjes Spille, nga fiset Zotaj, Neranxaj, Konomi, Milo… Vajtëm atje dhe në fund të mbledhjes, ata nuk na lanë të diskutojmë. Ne jemi të shqetësuar për planin urbanistik që na kanë thënë para pak ditëve se po pergatitet.Një plan urbanistik për Spillen dhe natyrshem ishim shumë të shqetësuar.

Në fund na dhanë fjalët për të pyetur ata të Këshillit Bashkiak dhe une nisa të flas dhe nisa të tregoja sikletin që kemi, për pronat tona. Në atë moment tek dera tre katër veta nga Tirana, jo himariot dhe goditën ata që ishin tek dera, një plak dhe një djalosh tjetër i lagjes sonë. U futëm për t’i ndarë ato. U bë një rrëmujë e madhe. Njëri nga ata na shante “ju q… robt…” edhe këtu në polici. E kam me Neranxin, jo me ju – na thonin. E gjitha ishte për të prishur ankesat tona. Aty u duk sikur ata të Bashkisë i sollën këta njerëz për të prishur gjithë situatën. Ata erdhën dhe goditën, i kishin të qarta idetë. Me këtë Nilkollaq Neraxin… Ishte mamaja e tij. Në fund thotë e kam me atë. Ne po bëjmë denoncim. U goditëm me gjakra, tre janë ndaluar nga ata. Ai kryesori që e kishte me Neranxin është këtu…”

Banorët e dhunuar kanë edhe një mesazh për zv.drejtorin e Policisë së Shtetit, i cili është gjithashtu nga Himara.

Në një postim në rrjete sociale me titull: “Mesazh per Ardian Cipen nga banoret e Himares”, ata shkruajnë:

“Sot, individe te dhunshem nga Laci, u futen ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te Himares dhe pasi shane me fjalor skandaloz, dhunuan banoret. Ne foto i gjakosur, Manol Zoto, prona shekullore e te cilit kerkohet te grabitet me dhune. Ne keto momente kemi nje thirrrje per nendrejtorin e pergjithshem ne policise se shtetit, Ardian Cipa. Ardian, sot bashkqytetaret e tu u rrahen barbarisht sepse po mbronin institucionalisht dhe me qetesi te drejten e tyre. E kush me mire se ti mund ta njohe kete komunitet?! Edhe ne duam ashtu si ti qe restaurove shtepine tende te vjeter ne Pilur qe tia trashegosh brezave te ardhshem, te trashegojme shtepite tona shekullore. Nese te mjafton deklarata e turpshme e vartesve te tu se “dy veta u zune para Bashkise per motive te dobeta dhe u shoqeruan ne polici”, kete turp do e mbash ti ne koshience per gjithe jeten. Po nuk more masa per te zbardhur kete ngjarje skandaloze, ti nuk ben asgje tjeter vecse rreshtohesh ne anen e grabitesve dhe dhunuesve!”

 

June 30, 2016 14:08
Komento

4 Komente

  1. info analitike June 30, 16:57

    Rama i eshte qepur Neranxit duke i versulur gjithe kriminelet e tij vetem se ai ka guxuar te sfidoje gjyqeve qeverine dhe bashkine e Tiranes.

    Reply to this comment
    • Arben June 30, 19:23

      E GJITHA SEPSE HODHI POSHTE NE GJYKATE, LIGJIN KRIMINAL TE GJOBAVE PER BIZNESIN.

      POR, PRAPE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, NUK DEVIJON NGA RRUGA E PARTIES.

      PERPARA NERANXI.

      Reply to this comment
  2. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... June 30, 18:08

    Po kamera sigurie nuk ka?

    Reply to this comment
  3. Ku eshte e verteta July 1, 10:01

    Boll ja vodhet popullit pronat e tij

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*