Dëshmitë dhe provat e reja në Dosjen “Hajdari”

July 31, 2018 11:08

Dëshmitë dhe provat e reja në Dosjen “Hajdari”

(Vijon nga KETU )

– Avokat, pavarësisht optimizmit që shprehët në pjesën e parë të kësaj interviste se Sali Berisha do të paraqitet në sallën e gjyqit, qoftë edhe forcërisht, nga reagimet e lexuesve duket qartë se ata janë mosbesues. Ata mendojnë se Saliu nuk do të paraqitet në gjyq e nuk do të përballet personalisht me Izetin. Këtë bindje ata duket se e kanë krijuar nga precedentët ndaj dhe ata nëpërmjet mesazheve që na kanë dërguar apo telefonatave pyesin: Nëse Sali Berisha, pavarësisht fletë-thirrjeve nga gjykata, do të vazhdoj të degradojë procesin gjyqësor me mos përfilljen e tij të njohur, ç’do të bëhet?

– Unë i kuptoj shumë mirë të gjithë ata që janë dyshues nëse do të vijë apo jo Saliu në sallën e gjyqit. Unë shpreha një bindje timen si avokat dhe e përsëris: Ai do të vijë dhe duhet të vijë për shumë arsye. Ai do të vijë, nëse i ka mbetur pak burrëri për të provuar gjithë ato akuza që ka hedhur ndaj kundërshtarëve të tij për njëzet vjet me radhë, përfshi edhe klientin tim Izet Haxhia.

Ai duhet të vijë si njeri dhe si politikan që ka mbajtur postet më të larta në shtet. Ai duhet të vijë për të shpëtuar nderin dhe dinjitetin e tij. Sepse edhe ai është akuzuar për vrasjen e deputetit Hajdari dhe ka shumë dyshime si pjesëmarrës në vrasje. Këto dyshime janë thënë qartë edhe në librin “Izet Haxhia përballë Sali Berishës”.

Në të kundërt ai do të provohej se është fajtor në sytë e një opinioni të tërë. Kjo do të përbënte një risk të madh, një risk i marrë përsipër nga ana e tij sepse mendoj se është rasti me ideal ku ai do të shpjegonte çdo pikëpyetje, dyshimeve apo akuzave të shumta të bëra në adresë të tij.

Dhe më në fund ai ka shansin e artë për të kryer një përballje dinjitoze me të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Çdo qëndrim i kundërt i tij për mos paraqitje përpara gjykatës do të ishte fatal për të, pasi do të ishte shumë e vështirë të dilte para sovranit i pastër si e vërteta ose si e drejta.

– Sidoqoftë, ka nga ata që thonë se paraqitja ose mosparaqitja e Berishës në gjyq varet nga dëshira e kryeministrit Edi Rama. Sa e vërtetë është kjo?

– Nuk është hiç e vërtetë. Edi Rama nuk ka të bëjë fare me këtë çështje dhe e ka të pamundur të ndërhyjë. As ai dhe askush tjetër. Ata që mendojnë se Edi mund të ndërhyjë kanë ende në mendje kohën e Saliut, kur gjyqësori bënte çfarë thoshte dhe dëshironte ai.

Ka perënduar ajo kohë. Unë besoj se ka ardhur kohë tjetër dhe kjo mendoj se do të provohet së shpejti. Ky gjyq që po përgatit do të jetë edhe një gur prove për drejtësinë e re shqiptare. Unë e thashë edhe dje kur më pyete për deklaratën e Berishës se Edi Ramës i erdhi në krah një kriminel më shumë.

Unë të thashë se kjo është një mënyrë e njohur të shprehuri si e Gebelsit për të ushtruar “terror” nëpërmjet medias. Këto në fund të fundit janë profka e jo prova nga ato që sillen në gjykatë. Pra mbetemi tek sentenca: para se të akuzosh duhet të provosh.

– Le të vazhdojmë më tej. Tashmë ju jeni njohur me dosjen në tërësi dhe provat në veçanti të dosjes “Hajdari”. Mund të na tregoni diçka më shumë në detaje për vetë interesin që ka ngjallur në publik kjo çështje si dhe për vetë precedentin që ka krijuar?

– Pavarësisht se çështja është ende në proces, në respekt të lexuesve tuaj, do të tregoj diçka. Për hir të vërtetës duhet pohuar se ka qenë një ogur i mirë vendimi i gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, duke vendosur pranimin e kërkesës për rivendosjen në afat për t’u mbrojtur prej meje Izet Haxhia.

Vendimi i gjyqtarit të çështjes që mori në shqyrtim kërkesën e sipërpërmendur z. Besnik Kodra, përbën shembull kurajoje në përputhshmëri të plotë me ligjin penal dhe atë procedural dhe fuqi reale interpretimi juridik. Përsa i përket detajeve të veçanta të cilat ju kërkoni që ne t’i rendisim me dëshirën e mirë për t’u bërë transparenca për publikun do të them diçka, pa cenuar pjesën që do të ezaurohet gjatë shqyrtimit të provave në seancë konkrete gjyqësore.

Duke qëndruar koherent përgjigjes së pyetjes që ju më drejtuat, dua të them se, kjo dosje ka trazuar shumë shpirtra njerëzorë me ekstremitetet reale dhe makbethiane, më konkretisht, në këtë dosje lexohet qartë si në një teatër drama shekspiriane, ku aktorët janë ballkanas, aty mësojmë mekanizmin e veprimit për asgjësimin e heroit real me një bust mermeri.

Aty shikojmë tejkalimin e Makiavelit, ku me lehtësinë më të madhe brenda 24 orësh kemi edhe porosi, edhe vrasje, edhe lotë krokodili, edhe fërkim duarsh apo larje hesapesh e duarsh si Ponc Pilati.

– Mund të tregoni diçka më konkretisht?

– Po. Ka shumë gjëra për të thënë dhe që do të dalin qartas gjatë procesit. Nuk di se si mund të pranohet fakti që lexoj në dosje se kryetari i opozitës së një vendi, sikur të mos ekzistonte asnjë strukturë e policisë së shtetit, të dërgojë drejt vdekjes deputetin emblematik të demokracisë shqiptare drejt një makine për të cilën kishte marrë informacion direkt dy herë nga një grua emiri i së cilës është konkret në dosje, porosia ishte “shko dhe rregulloje këtë punë”. Shtrohet pyetja: Cilën punë?

Ose: Si shpjegohet fakti që përpara dhe pas orës së vrasjes së Azem Hajdarit, për minuta të tëra të konsiderueshme telefoni i numrit 1 të opozitës, “flinte gjumë” ndërsa celulari i heroit të demokracisë u zhduk pa lënë gjurmë?! Kush është dhe pse mungon edhe sot e kësaj dite zbardhja e tabulateve telefonike të të gjithë personave që ishin në godinën e Partisë Demokratike, kur në oborrin e saj ndodhi vrasja misterioze, që ësht5ë konsideruar shumë herë si “vrasja e shekullit”. Në raportin (në pjesën fundore të tij), të shërbimit informativ shtetëror të datës 16/12/1998, citohet: “se ky grup në vazhdimësi ka shfaqur dëshirën për të vrarë dhe ish Presidentin Sali Berisha, gjë për të cilën ky i fundit ka dijeni”.

Sali Berisha kishte dijeni (që ende edhe sot s’ka dhënë shpjegime) se ndaj tij do të kryhej një atentat. A kishte lidhje kjo me urdhërimin allasulltançe të Sali Berishës, kur u dha sejmenëve të tij ultimatum në mitingun e Tropojës, me fjalët, “atë, Shkëlqim Haklajn, gjallë apo vdekur e dua në Tiranë”.

– Kjo dihet. Por Berisha akuzohet nga Izet Haxhia se është ai që e ka nxjerrë Azemin në pritë në natën fatale të 12 shtatorit 1998. A mund të konsiderohet fajtor Berisha për këtë dhe si mund të provohet?

– Besoj se kjo do të provohet. Janë shumë pikëpyetje që lindin gjatë shqyrtimit me vëmendje të dosjes. Vrasja e Azem Hajdarit është një vrasje e paralajmëruar. Jo vetëm se atij i janë bërë edhe atentate të tjera më përpara, por ne kemi siguruar prova të reja. Natyrisht për këtë duhet dëshmia e Berishës, por edhe të tjerëve të përfshirë në këtë çështje.

Historia e vrasjes së Azemit as nuk nisi dhe as nuk u bitis atë ditë që ai u godit. Në ditarin e 3 Qershor 1998, të mbajtur nga ish ministri i Brendshëm Perikli Teta, citohet: “Mbrëmë në Ambasadën Italiane takova Azem Hajdarin  dhe i thashë të mos shkonte sot në Tropojë. Më tej ora 9.50 të po kësaj date, pasi bisedova me ÇANON, i thashë Pjerinit të shkojë tek trageti dhe të ndalojë Azemin… Ora 15.50 Pjerini tha “nuk pranon”.

Në Tropojë komisari i policisë kërkoi që Azemi të mos vijë pasi ka informacion se mund ta vrasin… Ora 22.30 Çano njofton se Azemi është brenda në këshillin e rrethit dhe nuk del dot, pasi persona të pa identifikuar qarkullojnë me automjete dhe armë…”

Të bën përshtypje se në vijimësi deri në ngjarjet e 12 shtatorit 1998, në ditarin e ish ministrit të brendshëm Perikli Teta nuk kishte asnjë shënim apo shqetësim për kërcënim jete për deputetin Azem Hajdari.

– Po më tej? Çfarë mund të mësojmë?

– Se çfarë ndodhi tek përplasja fatale me armë, Azem Hajdari me truprojet e tij dhe Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe  Naim Cangu, e sjell të plotë në dëshminë e saj autentike të ditëve të fundit motra e Fatmir Haklaj, Zylfije Haklaj, do të veçonim se më e rëndë se dhe vrasja vetë ishin veprimet e lidershipit të PD, me liderin e demokracisë shqiptare.

Në mënyrë të rrufeshme u mbajt konferenca për shtyp e cila tashmë është pjesë e dosjes ku tregohen me detaje veprimet dhe aktorët e kryerjes së krimit, por në asnjë paragraf nuk përmendet emri i Izet Haxhisë, as në rol qendror as në rol aksesor.

Por çuditërisht, tinëz në një informacion për ambasadën amerikane është cilësuar si fajtor për vrasjen e Azem Hajdarit shtetasi Izet Haxhia, vëmë re se pas këtij pohimi ekstra alla Berishiane, transplantohet edhe në kërkesën për gjykim të çështjes penale Hajdari, citimet, “nëse nuk do të ishte ndikimi i Izet Haxhisë që nëpërmjet autoritetit të tij, hynte dhe dilte kur të donte në godinën e PD, dhe jashtë saj vrasja e Azem Hajdarit nuk do të kishte ndodhur kurrë”.

Tjetër gjë që doja të shtoja duke i qëndruar korrekt të dhënave të dosjes,e cila është shembull tipik ku tregohet qartazi se si politika mund të shkatërrojë drejtësinë dhe të vulos të vërtetën e hidhur se ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Të bën përshtypje mos paraqitja në gjykatë e Sali Berishës dhe e gjithë vartësve të tij për të dëshmuar sipas ligjit.

– Po përsa u përket provave të përdorura e të shqyrtuara në procesin gjyqësor 20 vjet më përpara, çfarë vlere kanë për procesin tashmë të hapur që pret shqyrtimin pranë gjykatës së apelit?

– Provat nuk “vjetërsohen” asnjëherë. Ato do t’i nënshtrohen një rishqyrtimi gjyqësor penal në lidhje dhe në harmoni me provat e reja që do të sjell në proces Izet Haxhia, për të hedhur dritë mbi të vërtetën dhe pozicionin  juridik penal të tij në atë proces.

Në këtë dosje konstatojmë se dëshmitar real dhe veprues konkret për  ardhjen e pasojës së hidhur vrasjen e Azem Hajdarit nga autorë janë kthyer në dëshmitarë dhe nga dëshmitarë janë kthyer në akuzatorë sipas porosive të manipulatorëve të lidhur me zinxhirin komandues partiak për të futur në rrethin e bashkautorëve vrasës të tre vëllezërit Haxhia, me cilësimin juridik për veprën penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim të ish deputetit Azem HAJDARI, parashikuar nga nenet 79/C e 25 të Kodit Penal.

– Si mendoni, pse u pengua zbardhja e së vërtetës për vrasjen e Azem Hajdarit njëzet vjet më parë?

– Për shumë arsye… Më së shumti politike. Ai proces se si u zhvillua atëherë është modeli se si mund të manipulohet e fshihet e vërteta. Prandaj dhe është kërkuar rigjykimi i çështjes nga e para.

Për të realizuar sa më sipër, për të “qepur të paqepurën si të qënë” u desh dhe u gjendën prokurorë të tipit Giu, të cilët u fortifikuan me bodyguard dhe u shpërblyen me dhurata, vetëm e vetëm “ta qëndisnin” dosjen Hajdari në përputhje me porositë konfidenciale të marra. Shprehem kështu jo a priori po në lidhje me materialet shkresore të konstatuara nga dosja.

Si ka mundësi që organi i akuzës nuk mori në pyetje truprojën e plagosur rëndë Zenel Nezën, por e la të largohej jashtë shtetit duke përfituar azil politik?

Si ka mundësi kur ende sot nuk është zbardhur çfarë ka regjistruar diktofoni i gazetarit Ylli Rakipi në prani të Sali Berishës e Zenel Nezës në spitalin ushtarak të Tiranës? Po kështu u veprua edhe me dëshmitë e Astrit Muldakës, ku asnjëra nuk i ngjante tjetrës nga koha në kohë, etj etj.

– Me sa dimë, me këtë çështje është marrë edhe gjykata e Strasburgut. A janë koherente Vendimet e gjykatës së Strasburgut në lidhje me çështjen Hajdari, me vendimet e gjykatave shqiptare apo me pretendimet tuaja si mbrojtje?

– Gjykata e Strasburgut në rastin Jaho MULOSMANI kundër Shqipërisë, Ismet HAXHIA kundër Shqipërisë, si dhe Izet HAXHIA kundër Shqipërisë, në arsyetimin e tyre janë koherentë me pretendimet tona si mbrojtje, pasi kanë evidentuar dhe nënvizuar procesin penal Hajdari si një proces tipik politik dhe kanë konstatuar një sërë shkeljes procedurale.

Mbështetur në sa thamë më lartë si dhe nga fakti që norma penale ndërkombëtare prevalon në lidhje me atë kombëtare, do të ishte e mjaftueshme që kjo çështje t’i nënshtrohej rishqyrtimit të plotë gjyqësor penal duke realizuar më në fund një gjykim të drejtë të paanshëm transparent dhe në respekt të parimit të kontradiktave. Për vendimet e Strasburgut meqenëse mbartin edhe specifikën e vetë do të shprehemi në vijim.

Vijon…

July 31, 2018 11:08
Komento

28 Komente

  1. I.I July 31, 11:45

    Provat jepen ne salle te gjygjit, perrallat shkruhen ne faqe gazete.
    Por prova dhe fakte qe nuk ka avokat a Izet ti tjetersoje jane keto
    1 – Azem Hajdarit ju bene 3 atentate para vrasjes nga njerez te pushtetit. U qellua ne parlament, u qellua ne makine duke ardhur nga Shkodra, u qellua ne Tropoje.Ne te tre rastet nga njerez te qeverise socialiste.
    2 – Azem Hajdarin e ekzekutuan oficere te policise te shtetit, te emeruar oficere policie vetem se ishin kunder PD. 4 vellezer te ish-kryetarit kooperatives Hamdi Haklaj, Jaho Mulosmani, me nga 4 klase shkolle u bene oficere policie nga qeveria socialiste. Keta erdhen ne Tirane me 12 shtator 1998 me makina policie dhe vrane Azem Hajdarin. Po me makina policie u kthyen ne Tropoje ate nate.
    3 – Edhe pse Sali Berisha tha ate nate emrat e vrasesve qeveria socialiste (qe kishte vene shperblim per informacionin per vrasesit) nuk ndaloi asnje prej tyre duke i mbajtur ne detyre ne komisariatin e Tropojes deri sa per hasmeri me fisin Hoxha (qe i kishin vrare vellane brenda ne komisariat), u qeruan nje nga nje.
    4 – Azem Hajdari nga selia e PD ka dale nga Izet Haxhia, per kete ka deshmitare.
    Keto dhe tjera qe nuk dalin ne gazeta por presin gjygjin. Atje le ti rrezoje avokati a Izeti keto po te kene fakte. Sa per perralla gazetash ato nuk merren parasysh ne gjygj.

    Reply to this comment
  2. Specialisti July 31, 11:57

    Qe Berisha e ka mbyllur historine per shtepine pa qere as diskutohen. Ceshtja hajdari eshte e fundit ne nenet e kodit penal qe ka kryerPor kryesorje eshte masat.e kontrollit te forta ndaj tij dhe lidhjeve te aferta per ti hequr mundesin e kryrjes te ndonje krimi me te rende se Gerdeci apo 21 janari.Me qellim per tu hakmare para apo pas arrestimit ose per te larguar vemendjen a ndeshkimi qe e pret me siguri.Sepse kete mundesi edhe ze me te kufizuar e ka akoma.

    Reply to this comment
    • Bureto July 31, 14:58

      Nuk mendoj se gjyqi në fjalë bëhet për Saliun, përkundrazi bëhet për pafajësinë e Izetit. Saliu do të thërritet si dëshmitar në këtë gjyq dhe këtu mbyllet historia. Pastaj e merr apo jo pafajësinë Izeti këtë do ta vendosë gjykata. Sa i përket Saliu dhe Izetit, kur kanë qenë bashkë, të dy kanë shkelur ligjin në shumë raste të tjera deri sa Izrti ishte truproja e tij. Rasti i grushtit të shtetit 1998, Izetin
      e implikon direkt dhe dënimin e ja hak. Mbas largimit të Izetit dhe dënimit të tij për rastin Hajdari, krimet e Saliut janë ku e ku më të rënda se rasti Hajdari. Dhe nga këto, më të rëndat janë 1997-ta, Remzi Hoxha, Gërdeci dhe 21 Janari. A do të ndëshkohet Saliu për këto? Kjo është një pyetje 1 milionëshe. Këtë përgjigje do populli nga drejtësia. A do ketë drejtësi? Të presim e të shpresojmë, meqë kjo vdes e fundit

      Reply to this comment
  3. Tropoja D July 31, 12:25

    Asnjëri nuk thotë të vërtetën.
    Tropoja ishte jashtë çdo lloj kontrolli nga ana e shtetit dhe që Berisha të mos niste një destabilizim me efekt domino nga Tropoja, Ambasada amerikane instruktoi qeverinë shqiptare që në pamundësi të vendosjes së autoritetit të shtetit, të vendoste në krye të policisë kriminelë si Haklajt, kundërshtare me Berishen, për të ndaluar aktet terroriste të këtij të fundit.
    Lufta e Tropojës ishte një luftë terroristësh mafjoze dhe gjaksore.
    Berisha, Hajdari, Haklajt, Haxhiajt, Lumneshet, e shumë të tjerë ishin kriminele të të njëjtit lloj.
    Izet Haxhia nuk thotë që ishte ai qe Berisha kishte caktuar si strumbullar i intrigës së tij mes Berishës dhe Haklajve, për eleminimin e Hajdarit.
    Hajdari i cili me urdhër të Berishës kishte ekzekutuar Shkëlqim Haklajn, kishte frikë dhe ju dha Haklajve kasetën e Berishës.
    Berisha nga ana e tij me anë të Izetit ju jepte prova të vrasjes së Shkëlqimit nga Azemi.
    Në fund fitoi Berisha duke shperngulur hakmarrjen e vrasjes nga vetja tek Azemi. Duke bërë grushtin e shtetit me ndihmën e UDBse dhe duke përfituar që të zhdukte të gjithë provat, Haklajt, Haxhiajt, me ndihmën e UDBse, amerikanëve, Europës, socialistëve, si “garanci stabiliteti” për Shqipërinë.
    E thënë troç të gjithë janë të implikuar dhe Saline nuk ka për t’a prekur kush.
    Saliu mund të paguaj vetëm me Kanun. Çdo gjë tjetër është humbje kohë.
    Intriga e vrasjes së Azemit e rihodhi perseri në politikë Sali Berishën e fundosur nga piramidat, shkatërrimi i shtetit, hapja e depove, rrahjet, vrasjet dhe aktet terroriste.

    Reply to this comment
  4. MH July 31, 12:47

    Avokat ke shkue gjate me mendimin e djeshem me te sotmin Berisha duhet te vije.
    Me ligjin nuk ka duhet.Berisha do te vije si cecua kjo e thene para nji dite nuk duhet te vihet ne dyshim.Sepse me ligjin nuk bahen lojna.Ligji asht ligj e zbatohet si Cecua,dhe pike!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Nji porosi:
    Te merren masa vigjilence.Berisha te mos ikin ne drejtim te paditur.Sic iku krimineli Kumbaro.Qe i kish ngel ne dore i ndjeri Remzi Hoxha.Ku pa kurrfar hamendje Berisha duhet te pergjigjet edhe ne kete gjyqe.
    I.I
    Meqe ke nji mendje qe te ruan kujtime.Po te tregoj nji harres.
    Berisha ne muajin gusht,shkruanin gazetat,deklaroi qe ne muajin shtator do te vritet nji njeri i madh dhe ne do te marrim pushtetin.
    Me 12 shtator u vra psikopati i shekullit qe iku per lesh si qeni ne rrush.Me 14 shtator televizori i shtetit tregonte herojt e marrjes se pushtetit me puc.Ne krye qendronte sherbez sherbes Kryekertolla e P.Republikane Mediu.”Heroi” i Gerdecit qe u shperblye nga Berisha per pune te mire.Nga krimi qe iu ba Gerdecit.

    Reply to this comment
  5. salih rrahman berrisha = sadam hysein = gaddafi = sllobodan millosheviq July 31, 13:09

    Terrorist ,kryekriminel ,
    qe ka kryer Krime ndaj Njerezimit ne pushtet

    duhet te arrestohet e jepet gjyqit te Hages

    rruge tjeter s’ka !!!

    Bota i coj terroristet dhe kriminelet e popujve te gjithe ne G I J O T I N E

    ky kriminel shpelle s’mundet te ket asnji fund tjeter .

    Eshte ligji i natyres njerezore kriminelat e njerezimit qe te perfudnojne te gjithe ne nji halen e njerezimit
    edhe salih abdurrahman berrisha ky mut qe leshon akoma avull ne jeten e Shqiptareve

    Reply to this comment
  6. alphade July 31, 13:14

    Sali Berisha eshte dhe mbetet krimineli me i madh i Shqi-
    perise,i te gjitha kohrave. Per nje “kolltuk” Montra e Vici-
    doli krijoi 97-ten, ku u vrane 3-4 mije djem nenash. Ky eshte nje gjenocid i vertete, qe banda kriminele e Saliut
    mundohet ta minimizoje kete ngjarje qe tronditi jo vetem
    Shqiperine. Gjithe shtypi dhe televivizioni boteror shkrojti
    dhe foli per ngjarjet tragjike ne Shqiperi ne vitin e mbrap-
    shte te 1997-tes.
    Zoti : I.I mbi “koken” e Sali Vicidolit qendron si “Shpata e
    Demokleut” nje mal me krime qe ky perbindesh duhet te
    perballet me drejtesine dhe jape llogari nje per nje per: Gerdecin, 21 Janarin, vrasjet individeve si : R.Hoxhen,qe
    filmoi takimin sekret ne Shen Naum: midis Berishes,Millo-
    shevicin,Gligorovin dhe konspiracioni i madh antishqiptar,
    qe hartuan 3 antishqiptaret me te medhenj i te gjitha koh-
    rave.Lista e gjate vazhdon me Xindin,Trebicken, etj.etj.
    Ceshtja e Detit qe i fali fqinjit te Jugut perben tradhetine
    me te madhe,antikombetare nga neodiktarori- bajrakatr
    i Vicidolit. Fusha ekonomike ku eshte perfshire e gjithe
    familja Berisha eshte nje aspekt tjeter te dhimbshem ku
    pasuria e shqiptare,pasi u shkaterrua nga bandat e Saliut, Azemit dhe Pashkos, u grabit ne menyren me bar-
    bare me ligjin famekeq 7501….!
    Per te gjitha keto qe permendem dhe te tjera Berisha dhe
    familja e tij duhet te pergjigjet para Drejtesise si deshmi-
    tar dhe me pas si i pandehur..,.!

    Reply to this comment
    • Bureto July 31, 16:49

      Ngadalë Alphade! Saliu ka mjaft kusure në kurriz. Ne i citojmë pa rreshtur, sikur vetëm ne i dimë. Gabim e kemi. I dinë dhe të tjerë, brenda dhe jashtë vendit, bile në zyra shumë të rendësishme. Por kam një vërejtje dhe për shumë komentues në gazetën Dita në përgjithësi. A është e mundur që Berisha në fushën e reformave të rëndësishme dhe sidomos në hartimin e Kushtetutës/kushtetutave, nga burojnë vetë ligjet dhe për oasojë dhe shumë anomali në jetën tonë në të gjitha aspektet, t’i ketë bërë vetëm Berisha!? Sigurisht që përgjigjia është e thjeshtë. KURRË! Berisha ka bërë krime në pushtet e opozitë që nuk lahen dot me retorikë nga kushdo qoftë. Por ky është një problem shumë i gjerë dhe i takon vullnetit politik dhe drejtësisë ta zgjidhë. Të vi tek replika me ju. A do mundesh PD (Berisha) ta votonte ligjin 7501 në korrik 1991, kur në pushtet ishin socialistët, të cilët vetëm një muaj më parë ishin pjellë nga PPSh, dhe kishin mbi 2/3 e votave në Kuvend? Përsëri KURRË! Kur janë ndërruar rolet dhe në pushtet erdhën socialistët, pse nuk i ndryshuan, ose të paktën të ndërmernin aktin për ndryshim. Nëse s’merrnin konsensusin e opozitës, t’ia linin ‘kopilin’ në derë asaj. Por jo mor zotëri! Të dy palët ishin dhe janë në unison të plotë për pronat sot e 28 vjet. Kjo katrahurë ishte i vetmi mjet për të vjedhur e pasuruar sansqylotët e të gjithë ngjyrave. Me gisht në gojë ngelën vetëm ata që u shpronësuan dhe u persekutuan sikur fakti se qenë pronarë përbënte krim. Do t’i kompensojmë thanë e thonë dhe sot e gjithë ditën, PUSHTetarët tanë, por tallje dhe turp më të madh s’ka. Bënë Kushtetutën e 1998 dhe shkruan nenin 41 dhe 181 të saj, të cilat do t’i zbatonin për tre vjet (e shkruar në Kushtetutë). Sot pas 20 vjetësh si janë zbatuar ato? Dhe politikanët tanë e tellallët e tyre na flasin për shkelje të Kushtetutës deri edhe për prishjen e karakatinës Teatër apo ku di unë se çfarë banalitetesh të tjera. Kaq alarmant është ky i problem i pronave, sa Gjykata e Strasburgut me vendimet e saj në favor të pronarëve detyron shtetin shqiptar t’u paguaj atyre 50 milionë Euro! Dhe ky është vetëm fillimi. Ku do shkohet kështu? Do falimentohet shteti? Aq serioz është ky fakt sa edhe DASH sot/dje ka dhënë alarmin në raportin e tij vjetor, se shteti shqiptar kërcënohet seriozisht nga destabiliteti financiar. Dhe tani zotëri në fund të komentit tënd na thua, citoj: “Berisha dhe familja e tij duhet të merren të përgjigjen para drejtësisë….” Jo or mik. Berisha mund të dënohet e të mallkohet për 7 breza, por për rastin e pronave Berisha është i amnistuar (bile është penduar!?..) Dhe e di pse, sepse duhet të futen në burg të gjithë ata pushtetarë që e kanë drejtuar këtë vend, presidentë, kryeparlamentarë, kryeministra, ministra (ekonomie, finance e bujqësie) etj. që kanë gatuar këtë çorbë. Emrat nuk besoj se duhet t’i citoj. Është e mundur? E pra or mik. Është politika shqiptare në vijimësi që nuk kanë punuar për drejtësi, përparim të vendit e rritje të mirëqenies së popullit, por kanë menduar për pasuritë e tyre dhe të familjes së tyre. Mëshimi i përgegjësive si vetëm i një njeriu apo një partie është gabim historik. Po e mbyll me tre pyetje? Po këtë drejtësi të kalbur, kalbësi që çdo ditë e më shumë po qelb vendin, kush e ka krijuar. Vetëm Berisha? Po ndryshimet kushtetuese prill 2008 që i ktheu kryetarë e partive në pronarë, kush i kreu, vetëm Berisha? Po Kodet Zgjedhore prej 1991 e deri më sot, kush i harton; vetëm Berisha? Këtu or mik s’kanë ç’duhen fjalët. Duhet qilizëm! Duhen reformatorë idealistë. Duhen BURRA shteti e jo sharlatanë.

      Reply to this comment
      • Bambi August 1, 17:01

        A do mundesh PD (Berisha) ta votonte ligjin 7501 në korrik 1991, kur në pushtet ishin socialistët, të cilët vetëm një muaj më parë ishin pjellë nga PPSh, dhe kishin mbi 2/3 e votave në Kuvend?
        Jo… Jam dakort.
        Por serisht mund te te pyes..
        Pse nuk e kundershtoi ne ate kohe, ose ta ndryshonte kur mori pushtetin ? E kishte forcen e duhur ? POOO
        Por, ky ligj i erdhi per shtat Berishes, sepse me lukunine e shpellareve e hajduterve u versulen per te vjedhur dhe grabitur tokat e te tjereve .

        Reply to this comment
  7. ETHEM July 31, 13:24

    SI SHQIPRTAR I KETIJ VENDI PO LEXOJ ME VEMENDJE NE D I T A PROBLEMET QE KA EKSPOZUAR IZET HAXHUA,AVOKATI TRIM GJER TANIME DHE KOMENTUESIT E SHUMTE QE JANE PRO ZBARDHJES SE VRASJES SE SHEKULLIT TE NJE DEPUTETI TE KUVENDIT DHE JO EMRIT TE TIJ..SE KUSH ISHTE AI,NJE SHEMBELLTYRE E DORA VET TE SB,QE KY I FUNDIT E DISKREDITOJ SA QE GJALLE DHE E NGRITI NE PIEDESTAL PAS VDEKJES SE TIJ PER QELLIME POLITIKE.KTE HIPOKRIZI TE HAPTE MUND TA BEJ VETEM NJE NJERI NE RRUZULLIN TOKSOR QE E KA EMRIN SALI RAM BERISHA,QE NGELET NJE FSHATAR I PAGDHENDUR I VIÇIDOLIT QE AKOMA ZBATON KANUNIN E L.DUKAGJINIT.
    UNE PRAP KRMBENGUL SE SB NUK DO VEJ NE GJYQ.SE AI ESHTE NGA ATO TIPA QE NUK E UL HUNDEN PARA NJEREZVE ME TE ULT SE AI NE OFIQE QE I FALI KTHESA DEMOKRATIKE E IMPONUAR NGA SHBA+ BE,KU DERI ME SOT NUK KAN BERE SA DUHET PER KETE VEBD.FAKTI QE NE 21 JANAR 2O11.BASHK ME LULIN VRAU 4 PROTESTUES ME DUAR NE XHEPA DHE ARVIZUJA AMERIKAN I CILESOI “BURR SHTETI”E YLL NE NGJITHE”.KJO DO TE THOT SE SB I KA SHPATULLAT E NGROHTA NGA BRENDA E JASHTE TIJ SEPSE GJOJA KY ISHTE NJESHI I RREZIMIT TE SISTEMIT KOMUNIST,KU PER 45 VJET NUK E RREZUAN DOT SISTEMIN E E.HOXHES.
    DO JET FATLUM IZETI,FAMILJA HAKLAJ,R.HOXHES,TREBICKES,HAJDARI,S.OLLDASHI ETJ PERFSHI 95 % TE POPULLIT TE MAJT QE DO TE DALI E VERTETA E VRASJES SE SHEKULLIT DUKE SHPRESUAR TE DREJTESIA E RE QE PO NGRIHET ME SHUME MUNDIM,PSE PO PENGOHET NGA NJE NJERI -SB E QE SHTYN NE AVENTURA SHPUREN E TIJ TE TMERRSHME NE 28 VITE.

    Reply to this comment
    • nje vezhgues i drejte July 31, 14:24

      Ethem , ti , si shqiptar i ketij vendi , duhet te heqesh dore nga te shkruarit komente me germa te medha shtypi , se askush nuk mund t’i lexoje , pasi i kap dhimbja e kokes . Germat e medha , jane per te shkruar parrulla te ndryshme me nje ose dy rreshta , jane per te shkruar tituj te ndryshem librash , tregimesh etj. , qe permbajne 2-3 fjale , germat e medha jane gjithashtu , per te filluar fjaline , pas pikes . Perdorimi i germave te medha per te shkruar komente me shume rreshta , e ben te pa mundur leximin e komentit .

      Reply to this comment
  8. orli July 31, 13:49

    Une e kam ndjekur nje pjese te gjyqit te ceshtjes “hajkari” aq te “pergatitur” kane qene prokuroret me ne krye hajdutin haxhi giu sa ne fillim kur po lexonin akuzen thane qe makinat me vrasesit u larguan ne drejtim te rruges se Elbasanit per te lene Izetin te shtepia e tij tek liceu por kur vllezerit e tij reaguan duke i share prokuroret e thene qe ju jeni idjot e te degjeneruar se Izeti ka me shume se tre vjet qe e ka dorzuar shtepine dhe jeton tek vjehrri te shkolla e kuqe (pra ne drejtim diametralisht te kundert 180 grade) ata(prokuroret) me paturpesine me te madhe ne procesin e radhes e ndryshuan drejtimin e levizjes se makinave ne drejtimin shkolla e kuqe! Vetem ky fakt verteton dhe hedhe poshte kete proces plotesisht te ndyre dhe kompromentuar.

    Reply to this comment
  9. Referendum per arrestimin e koleres sali July 31, 13:56

    A do vij valle ajo dite qe shqiptaret ti gezohen dites qe ta shikojne mbrapa hekurave kete komunist intrigant karierist qe shkatrroi vendin dhe mendjet e shqiptareve ne emer te demokracise.
    Kohe me te zeze shqiptaret nuk kane pare se sa ne kete periudhe qe udhehoqi ky kriminel

    Reply to this comment
  10. Arben July 31, 14:27

    Ore, ky eshte avokat privat, apo seksioni i propogandes

    edkokaina????!!!!

    Reply to this comment
  11. Bureto July 31, 14:59

    Nuk mendoj se gjyqi në fjalë bëhet për Saliun, përkundrazi bëhet për pafajësinë e Izetit. Saliu do të thërritet si dëshmitar në këtë gjyq dhe këtu mbyllet historia. Pastaj e merr apo jo pafajësinë Izeti këtë do ta vendosë gjykata. Sa i përket Saliu dhe Izetit, kur kanë qenë bashkë, të dy kanë shkelur ligjin në shumë raste të tjera deri sa Izrti ishte truproja e tij. Rasti i grushtit të shtetit 1998, Izetin
    e implikon direkt dhe dënimin e ja hak. Mbas largimit të Izetit dhe dënimit të tij për rastin Hajdari, krimet e Saliut janë ku e ku më të rënda se rasti Hajdari. Dhe nga këto, më të rëndat janë 1997-ta, Remzi Hoxha, Gërdeci dhe 21 Janari. A do të ndëshkohet Saliu për këto? Kjo është një pyetje 1 milionëshe. Këtë përgjigje do populli nga drejtësia. A do ketë drejtësi? Të presim e të shpresojmë, meqë kjo vdes e fundit

    Reply to this comment
  12. ETHEM July 31, 15:17

    OK Z.VEZHGUES PA EMER.NESE TE SHQETESON SHKRIMI ME GERMA SHTYPI,DAKORT.NGA JU UNE PRISJA NJE REAGIM PER ANALIZAT E KOMENTET PER VRASJEN E SHEKULLIT TE ORGANIZUAR NGA DORA VET SB.UNE KAM KOHE QE SHKRUAJ ME KETO GERMA.DHE ARSYET DIHEN:
    -QE LEXUESIT E MOSHES SIME GATI 80 VHEÇARE TE ME LEXOJNE DHE MUA.
    -SE MOSHA MA IMPONON NJE GJE TE TLLE,OSE SIPAS JUSH TE MOS SHKRUAJ FARE.
    -JU SIÇ DUKET JU PERQEN FORMA E JO PERMBAJTJA MODESTE IMJA.
    -UNE PO DEKLAROHEM ME EMER E JO ANONIM.NR.TIM E KA D I T A E NDERUAR DHE ATA NUK MA KANE BERE NJE VREJTJLJE TE TILLE,SIDOMOS A.DUKA SI SHOK ARMESH MADHOR.
    -MUA ME SHQETESOJNE SHUME VJEDHJET,VRASJET,KORRUPSIONI GALOPANT NE KETE VEND.QE NE TE KUNDRERT DO ISHIM AFRUAR ZVICRES.
    -SI U ISH USHTARAK MADHOR ME KA SHQETESUAR JO VRTEM QE NA HODHI NE RRUGE SALIU,POR SHPERDORIMI I PASURISE USHTARAKE MBI 2 MILJARD DOLLAREVE,PLUS ‘97,98 QE SB SHPERBEU SHTETIN DHE NUK I HYRI NJE GHEMP NE KEMBE.DHE JAM KURIOZ TE DI NESE DO VEJ NE GJYQ S.GERDALLA.
    -MUA ME KA SHQETESUAR VJEDHJA E VOTAVE TE SB NE ’96 E KO,DHE TASHME AKUZON PS.ETJ.TE TJERAT RREGULLOHEN PO RA GURI THEMELIT.

    Reply to this comment
    • nje vezhgues i drejte July 31, 17:34

      Ethem , une nuk te kam ofenduar aspak dhe madje , tani qe me sqarove , po deshe , te kerkoj edhe falje . Kam respekt per ushtaraket , pasi jam bir ushtaraku . TE PERSHENDES !

      Reply to this comment
  13. Valbona July 31, 15:51

    Izeti jo vetëm vegël , teveqel por edhe frikacak. Po si or idiot erdhe si cjapi tek kasapi?! E per se çfarë fundi bënë Haklajt e përdorur nga intrigat e politikës. Do bëjnë drejtësi për ty?!!! Pika ku në kokë gomarit!
    Kishe vetëm një rrugë por të munguan bolet. Të mos rrijë si mi duke pritur në Turqi fatin që të ka taksur politika jonë për llogaritë e momentit, por t’ia numeroje Berishës në lule të ballit. I vdekur e i vdekur je, por jo kaq gomar.
    Po si mendon e teveqel, do arrestojnë Berishën per të dhënë lirinë ty, veglës së tij terroriste?!
    Kalbur në burg, se fati jot i keq sapo ka filluar!

    Reply to this comment
  14. bollxhevdetmebarcaleta.. July 31, 17:16

    i Nderuari Xhevdet !
    .
    Nese beson ne perendi..nese beson te besa e Shqiptarit apo si paganet tane te BABA TOMORRI J ju lutem nderpriteni kete parodi me lexuesit e Dites.
    .
    Nese Berishaleja ka kontribuar ne vrasjen e Azemortjes ka bere krimin e tij me te vogel ,biles do ta pergezoja se nje Killer Profesionist eleminoi nje tjeter killer me te rrezikshem qe e perdorte si shami qyrresh ( shikoni videon e mitingut Lushnjes 1997).
    .
    Ne harkun kohor 10 shtator-14 shtator 1998 krimi me mi madh dhe me i dokumentuar nuk eshte vrasja e qenit Azem Hajdari por pushtimi i k/ministrise nga 3000 mamurrzaket e Berishes dhe ushtria e Bujar Bukoshit..
    .
    Dhe ne se do te ishte ne doren time ky gjyq i Izetit sot te paret qe do akuzoja ishte paneli nderkombetar qe mbajti nje qendrim te denueshem proberishist.
    .
    Nje njeri me rendesi ne boten politike deklaroi “ububueshmerisht” se ishin ambasadori amerikan-gjerman – italjan qe i bene presion Kupoles PS qe te mos arrestonin Berishin per krimin e 14 shtatorit e pra kjo nuk ndodh as ne nje lloj kolonie te djeshme dhe te sotme

    .
    Biles eshte “qyfyre kriminale” qe keto ambasadore e pergezuan Berishalene qe ktheu armatimin e gardes “me deshire” pra paneli nderkombetar ndryshe vepruan ne 14 shtator 1998 kur u pushtua k/ministria dhe terroristi berishe pergezohet qe nuk e mbajti te pushtuar k/m dhe ndryshe ne 21 janar 2011 kur vrau 4 protestues dhe mburret se do vriste Ramen me doren e tij sipas kanunit dhe nuk pjerdh as per dipllomatin e Presidentit amerikan.
    .
    Thjesht ky gjyqi i Izetit do bastardohet deri sa do ngrihen ekspertizat se cfare ngjyre i kishte corapet gruaja qe i tha Berishes 1 ore para vrasjes se kryebanditit te shqiperise…Kane ardhur t e vrasin ty …por nxirr ate gomarin para..
    .
    Nese duhet te ballafaqohet Berishaleja me Izetin ajo duhet te jete per sulmin terrorist ndaj ambasades amerikane qe ngeli ne tentative dhe sulmit ndaj kontigjentit gjerman qe u krye nga dora e Salibishes ( e dokumetuar) dhe akoma habitem me Euro-Ameriken pse e mbron ne menyre konstante dhe te lexueshme kete Monster te Lugut te Zi Tropojes.

    .Nese do njihni banden e pushtuesve te Shqiperi nga Sali Elezbiberishaj me pit bullin azem hajdarin kjo eshte me e sakta:
    http://www.vidoevo.com/…sali-berisha-meeting-lushnje-1997

    Reply to this comment
  15. ALBAN DEGA July 31, 17:48

    From: Alban Dega [email protected]
    Date: April 2, 2012 at 11:31:

    Opinione

    VRASESI SERIAL ….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
    Nder e lavdi heronjve te 2 prillit! U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
    Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit !
    U vrane me arme serbe!
    U vrane me plumba serbe!
    Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
    Pse…. Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
    A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
    A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
    E kush eshte vrasesi!?
    … Jo dorasi! Urdheruesi!
    … Jo Ekzekutori ! Kryekzekutori!?
    Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
    Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
    Eshte vrasesi i Otrantos…
    Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
    Eshte vrasesi i Gerdecit!
    Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…!
    …. Eshte vrases serial…
    Drejtesia vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij !
    Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
    Jo vetem i saj, por edhe i enderrave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
    Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbajxhanit e drejt Butanit!
    Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte !

    Reply to this comment
    • 2 prilli 1991...i elezit dhe azemit. July 31, 20:57

      o alban respekt per komentet tuaja por je ne dere te gabuar
      .
      pasi jeton ne amerike kane aq shume dokumente sa kemi te drejte te themi se serberisha nuk eshte problem i shqiperise por i amerikes qe e prune me serbiberin me 2 prillin 1991..

      nese duhet ti behet nje gjyq berishes ne prani te izethaxhise eshte ky materiali i meposhtem me te cilin amerika ose duhet te kerkoje falje per gafat e saj ose duhet te denoje serbiberin per 2 prillin 1991..
      //
      pra merru me sali biberovicin e amerikes se ky i vicidolit eshte kobure ne duart e tij

      (si pruri berishen ne pushtet me 2 prillin 1991 Elez biberaj ky “gjeneral gramafoni”me Hillat e Billat makartiste & sorriste)
      __________________
      Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
      Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
      “Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
      Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
      Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
      Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
      Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
      Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
      Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
      Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.

      Reply to this comment
  16. MH July 31, 21:37

    Vetë Azemi ka kërcënuar “ do t’jua bëj si në Shkodër” .
    Berisha ne Tirane drejtue Rames.
    Pate fatin qe nuk iu afrove kryeministris se do te vritsha ne vend.
    Te dy ngjarjet ekzistojne me te njejtin stil dhe skenar.Ekzekutime ne marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me vendime aspak kolegjiale por seicili vendim me koken e kapos politik.Veti keto te malcorit me mentalitet te semur mendor:Une e askush tjeter mbi kete Shqipeni.Mos keni harrue virrjen e Bwerishes:Une jam Sali Berisha.Tash po e shikon veten me kambe ne toke.Nese gjyqy bahet seriozisht i drejt i paanshem.Berisha nga deshmifoles do te perfundoj ne pranga ne duar.Ashtu sic ka ndodhur historikisht ne shume vende te botes.
    Nuk thuhet kot: Shkon shyta me ncjerr brinat,len edhe veshte.

    Reply to this comment
  17. Fragmente nga Poezia kur Shreku mbushi 72-vic August 1, 10:12

    Nji tash qy kockat t’kerrcasin KRROK-KRROK,

    e kurrizi t’kurrek si plak ulok,

    kur farat e koks t’jan c’thur ,

    e shpesh bizhamat t’qelbin n’shurr ,

    ashtu gjysem kafsh si dukesh tani,

    vazhdon t’frymzosh kriminelt e ri,

    ne ket bot s’le poshtersi pa ber,

    s’di n’shkerdheve tet’mbes n’at verr,

    vec nji gje ty s’duhet me t’harruar,

    pa ty ter fisi shpells do ishte sot “i nderuar”,

    en’kto Momente t’veshtira q’je bo si i dyt,

    t’urojm t’gjith njehersh t’zhytesh i teri n’Mut

    etj etj
    nji pershnetje e dites per krykriminelin Sadist salih brrrisha

    Reply to this comment
  18. LILOLABJA August 1, 10:49

    Le te beje dhe ca kohe kakerdhi ,drejtesise nuk do ti shpetoje dot !Ne do i shpetoje Azemit (qe sme behet vone fare ),nuk do i shpetoje dot 97-tes ,Gerdecit, 21 Janarit !
    Armiku zyrtar i Shqipetareve ka per te shkuar ne gjykate si Mubaraku per kete nuk ka asnje dyshim.Nukka shkuar me hir ,por kete here ka ineres te shkoj ,se vajtja me pahir do jete shume me e rende se llogarite qe ka bere ai .Do hyjme tek popujt qe fleme ne b…..ne qoftese i lejojme vetes qe ai kriminel mos te paraqitet ne gjykate .E theksoj ,per mua nuk ka rendesi te zbardhet çeshtja Hajdari ,per mua ka rendesi te zbardhet 2 Prilli e deri tek 21 Janari ! Sali Berisha na ka prekur ate qe kemi te shtrenjte te gjithe Shqipetaret kudo qe jemi ,ShQIPERINE ! E shkermoqi ne 97 -ten dhe per kete
    “eshte ne gjak “me popullin e tij .Ka fatin qe jeton ne nje sistem demokratik qe deri me sot i ka shpetuar plumbit por drejtesise ta harroje nuk doti shpetoje dot kurre!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  19. K9 August 3, 13:46

    Z.avokat, ke vetëm nje mënyrë se si të krijosh tërmet. Duhet ta nisesh aty ku gjithë të tjerët janë ndalur. Pikërisht tek nyja dhe nervi i çështjes, që është akuzimi i Azem Hajdarit për ate që ishte, një kriminel terrorist. Nga implikimet dhe përgjegjësitë kriminale te Hajdarit dhe padronit të tij Berisha, që Izeti mund t’i justifikojë me prova, nis gjithe cikli i përgjakur në Tropoje. Nëse Azem Hajdari vazhdon e trajtohet siç do Berisha, si hero demokracie apo viktimë e rastësishme, atëherë kafshoni bishtin kot dhe s’keni gjë në vijë.
    Izet Haxhia ka përgjegjësi të mëdha brenda kontekstit berishist të asaj kohe. Bën mire të marrë përgjegjësitë e veta dhe të denoncojë me prova Berishën, Hajdarin dhe gjithë terroristët e tjerë te implikuar kokë e këmbë ne intriga, egezkutime, shpërthime, vrasje, masakra.
    Kështu si è keni nisur, me viktimizimi Haxhisë, fiton prapë Berisha dhe Izeti kalbet burgjeve, pasi Saliu di të viktimizohet me shumë se kushdo e këtë vend edhe pas krimeve dhe katastrofave që shkakton. Ka një armatë të tërë gazetash, opinionistësh, TV, pronaresh multimiljardere, diplomaten te korruptuar, ambasadoresh të huaj që punojnë akoma për të, në manipulimin e opinionit publik.
    Sfidën nuk e keni me Saliun si individ, por më berishizmin dhe historinë dhe për këtë duhet inteligjence, kurajo e madhe dhe fakte tronditëse.

    Reply to this comment
  20. Mark .U.K August 3, 16:59

    Sa here keni lehur per vrasjen e 2 prillit per tetjetersus fajtort.Pysni kryetarin e kuvendit si urdheroj Enver Gaben me cue tanket aty,po nuk e zbatoj urdhrin o militaruc ish fuksa te deges.

    Reply to this comment
  21. Sinqeritet August 26, 05:12

    Azemi ishte si dhe Saliu njerez te urrit dhe te litarit super mafioze. Mjer ky popull ne c’kriminela ka rene.

    Reply to this comment
  22. Sinqeritet September 24, 20:58

    Mark U.K. Jeni njeriu me negativ ne bote.Vetem burre nuk mund te jesh ose je serb.Ne gjithe ate mizeri qe u vra i miri Arben Broci,nuk pati nje burre te denonconte te verteten ,per turp i mbyllen syte dhe gojen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*