Dëshmorët, mes vlerësimit dhe mohimit (I)

May 3, 2016 09:30

Dëshmorët, mes vlerësimit dhe mohimit (I)

Nga Shaqir Vukaj*

 

 

Për çdo komb të qytetëruar Dëshmorët janë lavdia e krenaria e tij,  ndër vlerat  më të çmueshme, që nderohen nga të gjithë. Në historitë, enciklopeditë e botime të ndryshme, kudo Atyre u kushtohet vëmendje e veçantë. Për ta janë shkruar e vazhdojnë të shkruhen libra, monografi e artikuj pafund. Kudo nëpër sheshet e  kryeqyteteve e qyteteve  të Europës e më gjerë, sheh monumente, buste e pllaka në kujtim të tyre, rrugë e sheshe, shkolla e institucione me emrat e tyre. Në shumë institucione, shkolla e universitete janë të shkruar me germa të arta emrat e dëshmorëve ta dalë prej aty.

Në Shqipëri vdekja nderohet si në pak vende të tjera. Respekti që kemi ne shqiptarët  për të afërmit tanë që nuk jetojnë më, pak kund ndeshet ndër popujt e tjerë.

 

Respekti për dëshmorët

Por a e kemi ne shqiptarët  respektin e nderimin e duhur  për Dëshmorët e Atdheut?

Krahas fjalëve të mira që mund të thuhen, më shumë për t’i bërë qejfin vetes, pa frikë mund të them se jemi larg, madje tepër larg popujve e vendeve të tjera. Realiteti e faktet janë kokëforta. Shihni varrezat e Dëshmorëve nëpër Shqipëri, shihni monumentet e bustet e ndërtuara për ta, shihni çfarë thuhet e shkruhet në disa raste kundër tyre, shihni sa aktivitete zhvillohet në kujtim të veprës së tyre, shihni se si i vënë shpesh herë bashkë Dëshmorët me vrasësit e tyre, pavarësisht sa është e vërtetë, por vetëm në Shqipëri mund të flitet për prishje e shpërnguljen  e varrezave të Dëshmorëve  të Kombit për qëllime mafioze… kështu mund të vazhdohet.

 

Sa dëshmorë kemi?

Po filloj me kryesoren. A e dimë ne shqiptarët e Shqipërisë se sa Dëshmorë kemi? Deri tani askush nuk mund të flasë me shifra të sakta, me dokumente. Kur nuk di sa Dëshmorë ke, nuk ke si ia di vlerat  kësaj pasurie të pallogaritshme, si mund të flasësh për të tjerat?

Megjithatë në këtë shkrim do të përpiqem të trajtoj në radhë të parë problemin e Dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare.

Të gjithë ne që kemi jetuar në periudhën e para vitit 1990, ishim mësuar, apo si të thuash, ishim familjarizuar me shifrën 28 mijë Dëshmorë të Luftës Nacional-Çlirimtare. Kjo shifër përmendej  vend e pa vend. Por duke ju referuar dokumenteve, rezulton se në materialet zyrtare dhe në disa botime serioze e të përgjegjshme të asaj periudhe, nuk flitet për 28 mijë Dëshmorë, por për 28 mijë të vrarë ose nganjëherë të rënë.

Disa shkrues e të ashtuquajtur historianë gënjejnë, mashtrojnë, falsifikojnë pa pikë turpi ato që janë thënë nga Enver Hoxha e disa të tjerë për këtë problem.

Në Konferencën e Paqes ( 2 gusht 1946) në Paris, Enver Hoxha, duke folur për Luftën e popullit tonë kundër pushtuesve nazi-fashistë ka thënë:  “Sakrificat e popullit tonë kanë qenë shumë të mëdha. Me një popullsi prej 1 milion njerëzish, 28 mijë të vrarë…..”. Pra Enver Hoxha nuk ka përmendur fjalën Dëshmorë, megjithëse, një vit më parë, Këshilli Antifashist Nacional Çlirimtar kishte nxjerrë një Ligj të posaçëm, sipas të cilit përcaktohej se kush duhej quajtur Dëshmor dhe nga Komisioni i krijuar posaçërisht për këtë qëllim, deri në këtë kohë (gusht 1946), ishin shpallur  rreth 2 mijë Dëshmorë, (deri në fund të vitit 1946 janë shpallur 2696 Dëshmorë).

Duket se kjo shifër nuk është shpikur apo krijuar nga Enver Hoxha e bashkëpunëtorët e tij. Në kuadrin e punës të  Administratës së Kombeve të Bashkuara  Për Ndihma Humanitare dhe Rehabilitimin (UNRRA) për përcaktimin e  të vrarëve dhe dëmeve materiale gjatë Luftës Dytë Botërore në Europë, për Shqipërinë ajo ka arritur në përfundimin se “Humbjet njerëzore në Shqipëri kanë qenë 28-30 mijë vetë”.

Është tepër interesant një shkrim i gazetës “Bashkimi i Kombit” organ zyrtar  i Qeverisë Kuislinge, nën pushtimin gjerman, në editorialin e dt. 22 tetor 1944 (pra vetëm pak ditë pa u çliruar Shqipëria) titulluar “Mjaft më!” ku ndërmjet tjerave thuhet :

“Sipas një statistike, që kur shkeli Italia në vendin tonë, më 7 prill 1939 e gjer më sot, janë vrarë në veprime luftarake kundra okupatorit, ose për pasojë të luftës që prej të huajve është zhvilluar në tokat tona, njëzetetetë mijë shqiptarë”.

Duke gjykuar nga këta shembuj, rezulton se në atë kohë, të gjithë ata që janë marrë me këtë problem, kanë arritur në përfundimin se gjatë Luftës Dytë Botërore, në Shqipëri janë vrarë rreth 28 mijë vetë, pra nuk është shifër e shpikur nga komunistët…. pasi këtë shifër  kanë përmendur edhe kuislingët, edhe Administrata e OKB-së.

Dhe me të drejtë shtrohet pyetja, sa është numri i saktë i të vrarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri? Askush nuk është në gjendje të japë përgjigje të saktë, sepse askush deri më sot nuk ka nxjerrë një listë të plotë, me të gjitha të dhënat e duhura. Siç shtrohet dhe pyetja tjetër, këta 28 mijë shqiptarë të vrarë, si duhen konsideruar: dëshmorë, martirë, viktima apo ç’emër u duhet vënë?  Përndryshe, siç thonë nga Malësitë e Veriut, ata shkojnë “gjak hupë”.

 

Kush konsiderohet dëshmor?

Por ne nuk kemi vetëm Dëshmorët e Luftës Nacional Çlirimtare. Kemi edhe shumë të tjerë, madje në tërë historinë tonë, kemi shumë më tepër se dëshmorët e Luftës Nacional Çlirimtare,  pavarësisht nga mungesat në dokumente. As për këta  Dëshmorë të Atdheut nuk kemi një numër të saktë. Madje edhe për Dëshmorët e mbas çlirimit të Shqipërisë e deri në ditët tona, kanë filluar të “ngatërrohen” letrat dhe nga njëherë harrohen e nuk përmenden ata që janë shpallur të tillë me vendime të rregullta…

Pa marrë përsipër të trajtoj problemet e shumta që lidhen me Dëshmorët e Atdheut, por duke pas parasysh pasaktësitë, shtrembërimet, spekulimet, falsifikimet  e deri baltosjen e  Dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare, do të përpiqem të trajtoj kryesisht problemin e tyre, si dhe disa paqartësi e probleme që kanë lindur e që për mendimin tim duhen korrigjuar.

Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, Dëshmor është ai “Që vritet në luftën për liri e për drejtësi shoqërore, ai që fal jetën për të mirën e popullit e të Atdheut”. Po t’i referohemi fjalorëve të gjuhëve të huaja dhe ligjeve të vendeve të tjera, shohim se për shembull, italianët dhe francezët përdorin fjalën Martir i Atdheut, ndërsa rusët i quajnë “Të rënët për Atdhe”. Përcaktimet për dëshmorët apo martirët janë të përafërta, pavarësisht nga disa ndryshime që lidhen me traditat, specifikat apo historinë e vendeve të ndryshme. Fjalori i Gjuhës Shqipe për fjalën martir thotë: “Ai që vuan e jep jetën për një çështje të shenjtë (për çlirimin a për mbrojtjen e Atdheut, për drejtësinë shoqërore etj); Dëshmor”. Pra sipas fjalorit tonë, fjala Martir është pothuajse sinonim i fjalës Dëshmor.

Kur flasim për Dëshmorët e Atdheut kemi parasysh të gjithë Dëshmorët e Atdheut, pavarësisht, të Luftës Dytë Botërore e të para Luftës, që shkon, të paktën deri tek Rilindja, Lidhja e Prizrenit, e kryengritjet e  atyre viteve, e deri në ditët tona.

Ligji i parë për Dëshmorët e Atdheut që  mund të konsiderohet një Akt zyrtar është ai  i vitit 1922, sipas të cilit ligjërohej pensioni për familjarët e Dëshmorëve, sipas Ligjit “Për pensionet ushtarake”. Por Akti ishte mjaft i mangët, sepse, ndërmjet tjerave nuk përcaktonte  se kush mund të quhej Dëshmor.

Nga kërkimet në arkivat tona, nuk rezulton të kemi një listë të saktë e të plotë se kush e ka përfituar këtë pension. Pra për këtë periudhë nuk mund të flitet me saktësi, me fakte e dokumente për numrin e atyre që konsideroheshin në atë periudhë Dëshmorë

Mbas çlirimit të vendit, një ndër aktet e para të Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar, ka qenë Ligji nr.109, dt.29 gusht 1945 “Mbi shpërblimin e familjeve të Dëshmorëve dhe t’invalidëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, si dhe t’atdhetarëve ose familjeve të tyne, që i kanë sjellë shërbime të çmueshme Atdheut gjatë Rilindjes Kombëtare”.

Duke e parë ligjin me vëmendje shihet se, megjithëse lihej hapësirë e gjerë për shpalljen Dëshmor, problemi i shpërblimit të familjeve të tyre apo invalidëve, dilte në plan të parë. Sipas Nenit 2 të këtij ligji:

“Konsiderohen Dëshmorë të Luftës Nacional Çlirimtare të gjithë elementët e Lëvizjes Nac-Cl. që deri më datën 9 maj1945, kanë dhënë jetën brenda ose jashtë Shqipërisë:

Në luftë kundra okupatorit në radhët e Ushtrisë Nac. Çlirimtare;

a)Nga plagët ose sëmundjet e ndryshme të marra gjatë kohës që ka qenë në radhët e Ushtrisë Nacional  Çlirimtare

c)Gjatë veprimtarisë së tyre çlirimtare në mbrapavijat e anmikut deri në luftën me të ose gjatë torturave e internimeve brenda e jashtë Shqipërisë”.

Me këtë frymë është aprovuar dhe Neni 18 për patriotët e Rilindjes, sipas të cilit:

“Komisioni i parashikuar prej kësaj ligje shqyrton gjithashtu gjendjen e patriotëve që kanë punuar për Rilindjen Shqiptare ose të familjeve të tyne, që gëzonin ose jo në të kaluarën rrogë jetike dhe me frymën dhe procedurat e kësaj ligje u akordon shpërblim që mund të meritojnë”.

Pra sipas këtij ligji, bëhej fjalë vetëm për shpalljen apo njohjen e statusit të Dëshmorit vetëm për të rënët gjatë Luftës Nacional Çlirimtare. Në Ligj nuk bëhej fjalë për Ata që kishin dhënë jetën  për Atdhe para 7 Prillit 1939.

Për zbatimin e këtij Ligji u krijua një Komision i posaçëm pranë Ministrisë së Financave, i cili filloi menjëherë punën dhe punoi shumë për të evidentuar Dëshmorët, krahas të tjerave, me qëllimin, për t’u ardhur në ndihmë ekonomike sa më shpejt familjeve të tyre. Tërheq vëmendjen fakti se, për hartimin e listave të dëshmorëve u angazhuan të gjitha institucionet zyrtare të kohës, që nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste (që u kërkoi listat  e dëshmorëve të gjitha Komiteteve Qarkore të Prefekturave dhe nen/Prefekturave),  Komitetet Ekzekutive të Prefekturave, Komanda e Lartë e Ushtrisë (të gjitha repartet e njësitë  ushtarake, hartuan listat e Dëshmorëve të njësive të tyre) etj. Në Arkivin e Shtetit dhe të Forcave të Armatosura ekzistojnë qindra e qindra dokumente e lista me emrat e atyre që ishin shpallur Dëshmorë si dhe të atyre që sipas hartuesve të dokumenteve (Qarkore të Partisë  Komuniste të Prefekturave nen/Prefekturave, Komitete Ekzekutive të Prefekturave, Komanda njësish e repartesh ushtarake etj.) konsideroheshin Dëshmorë.

U zhvilluan korrespondenca të pafundme midis institucioneve të sipërpërmendura ku u përmendën me mijëra e mijëra emra të vrarësh në luftë, që, po t’i referohesh edhe ndryshimeve që iu bënë Ligjit të gushtit të v.1945 (Dekret Ligji Nr.252 dt.27 maj 1946, shtojca  Nr.323 dt. 4 shtator 1946, shtojca Nr.341 dt.28 tetor 1946 ) u krijuan dosje pa fund me emrat e dëshmorëve, por që asnjëherë nuk doli numri i saktë i tyre dhe kryesorja, as në atë kohë kur numri i të shpallurve dëshmorë ishte jo i madh, nuk u  hartua  një regjistër i plotë dhe i saktë, ku të përfshiheshin të gjithë.

 

Dëshmorë apo komunistë?

Duke ju referuar materialeve që ndodhen në Arkivin e Shtetit dhe në Arkivin e Forcave të Armatosura,  nuk mund të jepet një shifër e saktë. Megjithatë, përafërsisht, për këtë periudhë, sipas dokumenteve, janë shpallur rreth 4000 Dëshmorë, nga të cilët, sipas statistikave të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, rreth 1400 prej tyre kanë qenë  komunistë (Anëtarë Partie, Kandidatë Partie dhe të Rinj Komunistë). Sipas dokumenteve që ndodhen në arkivat tona rezulton se në këtë shifër nuk janë përfshirë disa mijëra të tjerë që, siç do flasim më poshtë, janë shpallur Dëshmorë më vonë, ose që janë shpallur dhe nuk janë të përfshirë në librin Dëshmorëve  të Atdheut ( botuar në vitin 2012) pa folur për shumë të tjerë, që për arsye të ndryshme, nuk janë shpallur deri më sot.

Sipas dokumenteve të atyre viteve, për një periudhë të gjatë u ngadalësua, për mos të thënë u ndërpre dhënia e statusit Dëshmor i Atdheut.

Në vitin 1969 u aprovua Dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 4558 dt.18.10.1969  “Mbi Dëshmorët e Atdheut”. Dekreti ishte tepër i shkurtër. Sipas Nenit 2 të këtij Dekreti “Shpallja e një personi Dëshmor bëhet me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit”.

Sipas Nenit 1, që ishte dhe neni kryesor, kuptohet, i ideologjizuar, shpalleshin dëshmorë të Atdheut;

a)Të gjithë ata që kanë dhënë jetën duke luftuar kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm për lirinë, pavarësinë kombëtare, demokracinë ose për kauzën e proletariatit dhe vendit të tyre.

Sipas Nenit 2 që ishte kryesori i këtij Dekreti, ku përcaktoheshin kushtet që duheshin plotësuar për shpalljen Dëshmor, hapësira ngushtohej shumë, mbasi mund të shpalleshin Dëshmorë vetëm “Ata që kishin  dhënë jetën për çlirimin e Atdheut dhe të popullit duke luftuar në forma të organizuara të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare kundër pushtuesve nazifashistë dhe tradhtarëve të Atdheut…..”. Në këtë mënyrë përjashtoheshin shumë të tjerë që kishin dhënë jetën në luftë, por që nuk kishin bërë pjesë në forma të organizuara të Lëvizjes, si për shembull në kampet e përqendrimit brenda e jashtë Shqipërisë, që kishin shërbyer si korrierë, që kishin strehuar partizanët e që ishin vrarë për këtë shkak, që ishin vetëvrarë apo vrarë aksidentalisht, megjithëse kishin qenë në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare etj.

Me gjithë kufizimet e këtij Ligji, sipas dokumenteve zyrtare, vendimeve të Komiteteve Ekzekutive të Rretheve, në periudhën 1969-1988 janë shpallur mijëra Dëshmorë. Megjithatë përsëri nuk kemi një Regjistër Kombëtar apo Libër, me emrat e të gjithë Dëshmorëve të Atdheut të shpallur, kështu që askush nuk mund të thotë shifrën e saktë deri në atë kohë.

Nuk del e qartë se përse udhëheqja e asaj kohe vendosi të ndërpritej pothuajse krejtësisht  dhënia e statusit të Dëshmorit. Sipas Dekretit Nr.7199 dt.29.01.1988, Ligji i vitit 1969 u ndryshua, duke ia hequr të drejtën Komiteteve Ekzekutive për shpalljen  Dëshmor i  Atdheut, të vrarë gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe  kryesorja ishte se, sipas këtij Dekreti, shpallja Dëshmor i Atdheut, mund të bëhej vetëm “Në raste të jashtëzakonshme nga Kryesia e Këshillit të Ministrave”.

Por në këtë Dekret nuk thuhej asgjë për Dëshmorët e tjerë të rënë para 7 prillit 1939, ose që mund të humbnin jetën në kohën e tanishme dhe që plotësonin kushtet për t’u shpallur Dëshmor, çka mund të krijonte hapësira për keqkuptime apo keqinterpretime, siç edhe ndodhi në të vërtetë gjatë viteve të mëvonshme.

 

Dëshmorët ballistë

Tërheq vëmendjen një vendim i Këshillit të Ministrave Nr.103 dt.5.4.1990, sipas të cilit,  91 italianë të vrarë në Shqipëri, gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare,  që kishin luftuar përkrah partizanëve shqiptarë, u shpallën Dëshmorë.

Mbas ndryshimit të sistemit, deri në vitin 2000, pra deri aprovimin e Ligjit të ri kemi vetëm një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 24.9.1992, sipas të cilit u shpallën dëshmorë 33 anëtarë të Ballit Kombëtar të vrarë në Grehot (Gjirokastër) më 14 shtator 1943, pra mbasi kishte kapitulluar Italia Fashiste… Tërheq vëmendjen fakti se vendimi i Këshillit të Ministrave nuk e përcaktonte se ku mbështetej për dhënien e Statusit Dëshmor, sepse në Dekretin Nr.4558 të vitit 1969, (në qoftë se mund t’i referoheshin këtij Dekreti) “Mbi Dëshmorët e Atdheut”, përcaktohej qartë, se Statusi i Dëshmorit  mund t’i jepej vetëm atyre “Që kishin luftuar në forma të organizuara të Lëvizjes Nacional Çlirimtare….”. Dihet që Balli Kombëtar, jo vetëm që nuk ka qenë pjesë e Lëvizjes Nacional Çlirimtare, por ka qenë kundërshtar, madje  bashkëpunëtor i pushtuesit nazist dhe  ka luftuar kundër Lëvizjes. Ndoshta për shpalljen e tyre Dëshmor duhej ndryshuar Legjislacioni. Gjithsesi mbetet problem interpretimi në se ky vendim ka qenë i bazuar në Ligj apo vendimi ka qenë thjesht politik….

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se nuk duhej t’i jepej, apo t’i jepet edhe sot Statusi i Dëshmorit asnjë ballisti, sepse kishte prej atyre që u vranë duke luftuar kundër pushtuesve, ose në aksione e demonstrata kundër tyre. Kemi shembuj që u është  dhënë Statusi i Dëshmorit edhe para vitit 1990…

 

Një “sitë e re” për dëshmorët

Duke parë se ligjet e dekretet e mëparshme linin hapësirë për keqinterpretime, Kuvendi aprovoi Ligjin e ri Nr.8607 dt.27.4.2000 “Mbi statusin e Dëshmorit të Atdheut”.

Mbi bazën e Ligjit të ri, Këshilli i Ministrave nxori dhe urdhrin përkatës Nr.1803 dt.10.6.2002. Më vonë, me Ligjin Nr.9243,  dt.17.06.2004 dhe Ligjin Nr.9650 dt.27.11.2006  u bënë disa ndryshime, në dukje jo të rëndësishme (në thelb politike, që ndëshkonin dhe hiqnin një lloj pensioni që gëzonin familjarët e Dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare). Megjithatë Komisioni vazhdon punën deri ditët e sotme  sipas këtyre ligjeve dhe udhëzimit të Këshillit të Ministrave.

Me gjithë përmirësimet, edhe ky Ligj kishte të meta dhe nuk krijonte hapësirën e duhur për dhënien e Statusit Dëshmor i Atdheut edhe shumë të  rënëve të tjerë që e meritonin këtë status. Duhet theksuar se ky Ligj kishte një të metë të madhe që e ka ngatërruar edhe më keq problemin e përcaktimit të numrit të saktë të Dëshmorëve. Sipas këtij Ligji, Komisioni Qendror i Statusit të Dëshmorit të Atdheut, krahas të drejtës për dhënien e Statusit të Dëshmorit, ngarkohej edhe me njohjen e Statusit të dhënë më parë nga Komisionet e ngritura për këtë qëllim, nga Komitetet Ekzekutive të Rretheve apo Këshilli i Ministrave.

Sipas këtij Ligji “Pranë Këshillit të Ministrave Krijohet Komisioni Qendror i Statusit të Dëshmorit , i cili vendos për njohjen ose jo të Statusit të Dëshmorit, në bazë të propozimit të bërë nga Këshilli i Qarkut apo Prefekti”, gjë ka sjellë që mijëra Dëshmorë të shpallur sipas të gjitha rregullave më parë, të mbeteshin pa u përfshirë në listat e reja. Dhe kjo kuptohet, sepse Këshillat e Rretheve apo Prefektët, për arsye nga më të  ndryshmet, nuk kanë bërë propozimet e duhura për njohjen e Statusit edhe për ata mijëra Dëshmorë të shpallur më parë.

Kjo ka sjellë si pasojë që deri tani, Komisioni ka kaluar për njohje të Statusit dokumentet e vetëm 4948 Dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare si dhe ka shpallur për herë të parë 284 Dëshmorë të Atdheut. Dhe kjo sepse ai ka shqyrtuar vetëm dokumentet e ardhur nga Këshillat e Qarqeve apo Prefektët.

Në kuadrin e 100 vjetorit të  Pavarësisë  së Shqipërisë dhe krijimit të forcave të armatosura, Ministria e Mbrojtjes mori një iniciativë, që duhet përshëndetur, për hartimin e një libri të posaçëm, kushtuar Dëshmorëve të Atdheut të të gjitha kohërave. Libri i botuar në v.2012, përmban emrin e dëshmorit, vitin e lindjes, vendin e rënies, numrin e vendimit dhe datën e dhënies së Statusit  Dëshmor i Atdheut.

Në libër jepen të dhëna për rreth 11 mijë Dëshmorë të të gjitha kohërave, nga të cilët afro 7 mijë prej tyre janë Dëshmorë të Luftës Nacional Çlirimtare….(Vijon)

 

* Anëtar i Komisionit Qendror për Statusin “Dëshmor i Atdheut

May 3, 2016 09:30
Komento

27 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" May 1, 11:24

    Nje popull, qe harron te shkuaren, smund te shikoje te ardhmen.
    Nje popull, qe mohon deshmoret e tij, smund te beje thirrje, per atdhedashurine, se edhe ai qe do vendin e tij, eshte i zhgenjyer, nga harresa qe albanistani, u beri atyre qe “faji” i tyre i vetem, ishte se luftuan per Shqiperine.
    Gjendja e ketyre varreve te atyre trimave, eshte TURPI jone.
    Prandaj sot mbi 80% e shqiptareve, duan Enver Hoxhen, se Ai ishte i vetmi BURRE, qe i vleresonte HERONJTE.

    Reply to this comment
    • Sulejmani May 1, 12:42

      Aq shume i vlersoi ai Enver glasa jot ato qe luftun sa gjith komandantet e komisaret e tyne mbas lufte i bani armiq e i pushkatoi. Lum kush u vra ne lufte se e pat nji varr. Ata tjeret mas lufte u vran e u groposen si qen pa varre. Ma shum krer partizan vrau Enveri se Hitleri. Ti numroj Shaqo Vuku komandantet e degjeneru prej Enverit mas lufte si armiq te shofim sa dalin.

      Reply to this comment
      • "Horri i Bulevardit" May 1, 14:53

        Sulejman, nga nje ane ke te drejte, ashtu ka ndodhur, nuk te kundershtoj, sepse kam qene thjesht popull, ose vezhgues i jashtem, qe nuk kam patur informacion, perpos atij zyrtar, ose te Zerit te Popullit.
        Por te kthehemi ne te tashmen, qe te kuptojme te kaluaren.
        A nuk ishin edhe keta udheheqsit e demokracise, qe sot jane bere vrases, hajdute dhe batakcinj?.
        A nuk e kane keta te sotmit hak, plumbin ballit?.
        Si ka mundesi qe “udheheqesit” si ne Shqiperi edhe ne Kosove, u bene miljonere me euro, pikerisht mbasi u futen ne politike.
        E di qe do me japesh te drejte, por duhet ta dish se edhe ata te djeshmit, nuk kane qene burra me te mire, perjashto ndonje koker, qe u dogj me te thatin.
        Dhe e fundit, Enver Hoxhen sot e kerkojne pikerisht ata qe ja rrezuan bustin, jo se sot eduan, por se e pane, qe Enver Hoxha qeverisi per popullin, jo per kastat e hajduteve.

        Reply to this comment
        • Sulejmani May 1, 16:45

          Lene mor jahu paj zotin mos u ktheni ma te Enveri ta myllim nji her e mir at kapitull se nuk rregullohet gja sot tuj kthy kryet nga Enveri. Kemi rob te pushkatum kot tuj kalu kufinin e nuk dim ku jan varros.

          Reply to this comment
          • vlonjati May 1, 19:09

            per komentues Sulejmanin – rrespekte vella. Ne pak fjale ke thene qarte per ate drame te perjetuar nga mijra familje qe nuk i dijne eshtrat te afermve prej xhelateve te Enverit.

    • ODISEJA May 4, 01:53

      shume e sakte verejta dhe konkluzioni

      Reply to this comment
  2. b. kanani May 1, 11:34

    Prandaj nuk behet shqiperia se shkruhet historia sipas partive qe marrin pushtetin dhe po ja shikojme hajrin ballistave shikoni cfar shteti po bejne kush e kush te vjedh me shume.Kur te vendoset shteti ligjor shteti i te drejtes atehere mund te ngrej krye prap shqiperia.

    Reply to this comment
  3. maks May 1, 11:49

    i nderuar po diversantet qe luftuan per rrezimin regjimin komunist qe kan vrar polica dhe ushtar qe jan deshmor te atdheut .dhe keta jan vrar a mund te quhen deshmor te atdheut sepse po jetojm ne kohen e cudirave

    Reply to this comment
  4. KOZi May 1, 13:56

    Teper sakte ! Rikujton qe 5 Maji eshte Dita e te gjithe deshmoreve sepse akoma ka qe kujtojne se meqe me 5 Maj ka rene Qemal Stafa eshte dite e luftes se dyte ose komuniste. Me 5 Maj perkujtojme edhe Deshmoret e Rilindjes dhe Pavaresise,Deshmoret ne luftera me serbet dhe greket,deshmoret e rrethimit 6 mujor ne 1913 te Shkodres nga malazezet,Deshmoret e luftes se Vlores me 1920, Deshmoret e 7 Prillit 1939, Deshmoret e Luftes antifashiste Nac-Clirimtare,gjer sot me Deshmoret komando e shume tjere.
    Pergezime autorit.

    Reply to this comment
  5. mali May 1, 14:23

    Shqiperia vleresohet kur vete shqiptaret te vleresojne historine qe shkruajten me gjakun e Tyre heronjet dhe deshmoret per kte Shqiperi , kur te rivleresohet komandanti i Tyre legjendar kryeheroi Enver Hoxha .

    Reply to this comment
    • ELIOT January 16, 12:00

      or mal fshatari ;;; DUHET ME QEN I PASHKOLLE ANALFABET ..OSE NJE QE JA KA HONGER DHIJA LIBRAT QE BESH ENVERIN HERO SHQIPTAR … EDHE EMRIN SHQIPTARE JA HEQIM DULLES …SE ISHTE NJE KRIMINEL NE EGOIST NJE SOCIOPAT QE MENDONTE VETEM PER VETEN E VET …. E TRADHETOI QEMAL STAFEN ..DHE PASTAJ E BERI HERO … VRAU KANTIN QE E MBESHTETI GJATE LUFTES … .. I VRAU TE GJITHE ATO QE BENE LUFTEN ????? SHIKO NJE FOTO TE ENVERIT NE 45 DHE SHIKOJE PRAP NE 1980 …. TE GJITHE I VRAU ME PRETEKSE KOTI ..TRADHETAR .. SE ISHET NJE PARANOJAK … HERO TE VERTETE MISTO MAME VASIL SHANTO QEMAL STAFA SADIK STAVELECI GJORGJI MARTINI ..KETO U VRANE PER POPULLIN .QE TE JETONTE I LIRE JO NE ROBERI JO NE VARFERI …JO QE POPULLI TA HANTE MISHIN NJE COPE NE JAVE DHE ENVERI E THERRTE DASHIN E PROTEPAPES CDO MENGJEZ… KAQ GJE TE THJESHTE SE KUPTUAT … JENI ME TE VETRTETE DELE .. LOPE …SE BOTA E KUPTUAN ME KOHE …MERCI

      Reply to this comment
  6. KOZi May 1, 14:45

    Mbretnija Shqiptare. Tirane me 24/9/1943.
    Arma e gjindarmerise mbreterore.
    Komanda e Pergjithshme.
    Zyra e Komandantit.
    Nr 31-21/1
    P.T.
    Ministrise P. te Brendshme Tirane.
    I parashtrohet asaj Ministrije se si mbas njoftimeve qe kemi, me dt 9 te vashduesit Gjinokastra asht pushtue nga cetat e Ballit Kombetar tuj marre ne dorezim te gjitha Zyrat Qeveritare.
    Me dt 14 po te vazhduesit ne ora 16 jane futun edhe cetat komuniste te cilat jane bashkue me cetat e Ballit ,qe te dy palet kane luftue kunder ushtrise italiane per t,carmatose; Xhenerali i ushtrise italiane i ka dergue fjale komandantit te Ballit per te pushue luftimin e me shkue me marre ne dorezim materjalin e kerkuar..Komandanti i Ballit ka shkue me nje veture me flamur te bardhe dhe posa ka arrijtun ne vend…Xhenerali ka hape zjarr duke lane te vdekur ne vend komandantin e Ballit Hysni Lepenica bashke me disa shoke qe ka pase me vedi. Ka filluar luftimi mes ushtrise italiane dhe cetave ,mbas ketij luftimi kane mbetun te vrame 43 veta nga ana e cetave me qe Xhenerali e kishte minuar vendin.
    Me date 16 ushtria italiane ashte larguar nga Gjinokastra ne drejtim Porto Eda e pas tyre cetat qe te vene prita rruges. Ushtria para se te largohej ka djegur gjith materjalin dhe barakat, nga 43 te vramun te cetave 33 jane te Ballit Kombetar e 10 te Partise komuniste.
    Komandant pergj. gjindarmerise
    Kolonel.
    Hysni Peja.
    Ky mund te jete nje nga dokumentet mbi te cilet jane shpallur deshmore ballistet. Megjithese personalisht nuk besoj ne antifashizmin e Ballit Kombetar. Ballistet ishin antizogiste dhe ardhja e fashizmit dhe pushtimi beri qe Mbreti Zog te largohej keshtu ato ishin indirekt fitues.
    Balli Kombetar nuk kish si te ishte pjesetar i Frontit Nac-Clirimtar pikerisht edhe se me 16 Shtator 1942 ne Peze ,Fronti u krijua nga Nacionaliste te pa angazhuar,komunistet dhe zogistet. kjo beri qe ballistet ne shumice te anonin nga bashkepunimi me qeverite kuislinge. tung

    Reply to this comment
  7. mirel May 1, 15:30

    Ka mundesi ta ktheje Ramiu kete varreze ne nje partneritet publiko-privat, se varrezat e deshmoreve e dime qe do I shkuli, dhe do I cvarrosi deshmoret.
    Per hir te partneritetit..

    Reply to this comment
    • cezari ballkanit May 1, 22:15

      eshte per tu habitur qe edhe pse i nderuari Shaqir Vukaj ka bere nje shkrim te ekulibruar persiri dalin ca vemje
      si Intelektuali nastradin
      qe vjell vrer dhe nuk eshte cudi qe numri i komenteve te tij i kaluar nje bilion…i cmendur kozmik..bahri omari …bari gomari..po ku i kishte syte ky bariu ne bythe ??

      Pse duhet te shenjterohet enver hoxha dhe deshmoret e tij ??

      Sepse dy periudha te lavdishme ka kalura kombi shqiptar..ne kohen e dy “diktatoreve”

      GJERGJ KASTRIOTI
      ENVER HOXHA..

      nuk ka shtet ne bote qe te jete sulmuar kaq shume dhe brutalisht nga greku-serbi dhe dy superfuqite me nje embargo mizore..qe ca kerminj anal-ista i thone izolim
      projekti i CIA në 1949: Si do ndërhyhej në Tiranë

      TOP SEKRET
      21 mars, 1949
      Për: PILIGRIM
      Nga: CICERO
      OPERACIONI SHQIPTAR
      Për të rrëzuar qeverinë aktuale dhe zëvendësimin e saj me një qeveri të pëlqyer prej nesh,
      mbetet shumë për t’u bërë në terren, përpara se ne të ndërmarrim hapa konkretë. Ne duhet
      të koordinojmë veprimet tona në momentin kur Ushtria kombëtare greke është fitimtare
      në Epir

      Dosja e panjohur e operacioneve sekrete
      Autorët e projektit: Frank Wisner, drejtues i Drejtorisë Sekrete, dhe James Angelton,
      s
      hefi i Kundërzbulimit.
      Ndërhyrja ushtarake që parashikonin amerikanët në Shqipëri
      Në Arkivin Kombëtar Amerikan në Avenunë Pensilvania, Washington D.C. gjendet
      tashmë i deklasifikuar për studiuesit një prej thesareve me të rëndësishme të historisë
      shqiptare
      të Luftës së Ftohtë. Prej vitit të kaluar, rreth 10 mijë dokumente të
      deklasifikuara hedhin dritë për herë të parë mbi operacionet e Shërbimeve Sekrete
      Amerikane ndaj regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumentet në fjalë i përkasin
      periudhës kohore 1949 -1955, periudhë kur një prej shërbimeve sekrete më të fuqishme të
      botës përgatiste në fshehtësi të plotë operacionet klandestine ndaj vendit më të vogël dhe më të varfër të Ballkanit, Shqipërisë. Gjithsesi, operacionet sekrete amerikane duhen parë në kontekstin e tyre historik dhe politik

      USHTRIA ENVER HOXHES
      “Provokacioni” grek i 2 gushtit 1949, agresion luftarak për pushtim
      Sipas dokumenteve faktike, në sulmin e 2 gushtit 1949, grekët përdorën kundër Shqipërisë ushtrinë me topa, avionë, ushtri tokësore e gjithçka që përdor çdo ushtri që synon të pushtoj një vend tjetër. Ushtria shqiptare, madje edhe populli i cili në regjimin “hoxhist” quhej “popull ushtar e kufitar vigjilent”, iu kundërpërgjigj sulmit pushtues grek, me luftë të armatosur, në mbrojtje të kufijve e trojeve që u sulmuan. Ishte një luftë e përmasave dramatike. Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar. Siç dihet, Greqia ka pasur historikisht pretendime e synime për rrëmbim territoresh shqiptare, të cilat në 100 vitet e fundit i ka manifestuar edhe me provokacione e diversione ushtarake, duke tentuar të zaptoj forcërisht trojet shqiptare. Këto diversione e sulme ushtarake, kanë qenë sistematike veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë në vitit 1912 dhe sidomos pas vitit 1913, kur “Konferenca e Londrës”, caktoi kufijtë zyrtar shqiptar, duke mbyllur kapitullin e kufijve mes Greqisë e Shqipërisë. Një nga aktet më famëkeqe luftarake greke kundër Shqipërisë, ka qenë sulmi ushtarak i nisur në 2 gusht 1949 në jug të vendit, me objektiv pushtimin dhe aneksimin me forcë të asaj toke shqiptare, që grekët e quajnë “Vorio-Epir”.

      KARNAVALET E SALI BYTHISHES
      Me 10 prill te 1994 i realizua masakra e pergjakur nga skuadro komanda “Pirro 1” Komando përbëhej nga 7 persona te armatosur me armatim te ushtrisë greke Pjesa tjeter qëndroi ne greke.Ne mesnatë u bë krimi, kunder një reparti me 130 rekrute te rinj dhe te parmatosur.Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Nata e 10 prillit 1994 do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Vendi ynë atëherë u gjend përballë një sulmi ushtarak. Një repart komando hyri nga Greqia 4 kilometra në tokën shqiptare. Pasi kishte studiuar më parë planin, njerëzit që mbanin veshur uniforma ushtarake, sulmuan postën kufitare të Peshkëpisë. Bilanci dy të vrarë, tre të plagosur dhe disa dhjetra ushtarë të traumatizuar. Komandoja greke kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë. Dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Më parë maskat kishin ekzekutuar edhe ushtarin Arsen Gjini. Tre rekrutë të tjerë mbetën të plagosur gjithashtu. Nën këcënimin e armëve maskat që flisnin greqisht duke përmendur Vorio Epirin, i mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër. Ky ishte versioni zyrtar i shtetit shqiptar, porse në traktin e organizatës “MAVI” i botuar edhe nga shtypi grek, shkruhej: “Organizata patriotike MAVI, pasi studioi me kujdes kushtet dhe operacionin që do të kryente në janar 1994, i dha urdhër njërës prej skuadrave të saj të armatosura që të godiste një repart ushtarak shqiptar, pranë vijës kufitare. Në orët e para të datës 10 prill, ditë e diel, në bazë të informatave të dhëna nga “Seksioni i mbledhjes së informatave”, skuadra PIRRO-l, e përbërë nga një grusht luftëtarësh, gjendjej në pozicionin e vrojtimit të objektit, në një kodër aty pranë. Sulmi filloi me kapjen e rojes dhe brenda dy minutash, godina dykatëshe e stërvitjes në Peshkëpi ishte në duart e luftëtarëve tanë. Skuadra e mbajti repartin për 20 minuta. Duke ikur, mori me vete 15 automatikë tip Kallashnikov të prodhimit kinez, dy arka me municion, si dhe oficerin e SHIK-ut, të cilin pak më vonë dhe të lidhur me pranga, e la të lirë. Sulmi ynë, si dhe të tjerët që do të pasojnë, ishte një veprim luftarak.” Masakra e Peshkëpisë u pasua me një ngritje të marrëdhënieve diplomatike mes Greqisdë dhe vendit tonë. Qeveria shqiptare protestoi ne menyre poshtuese në Këshillin e Kombeve të Bashkuara,

      Prandaj Nastradin intelekhaleja jo vetem i gjalle por dhe i vdekur po ju mund enveri..

      eshte koha qe shteti amerikan ta njohe enverin si armikun e tij te dobishem dhe te pamposhtur

      Reply to this comment
      • intelektuali May 2, 11:18

        Je shume BUDALLA o shoku dru me pre.

        KE MUND ENVERI I VDEKUR?

        Hap syte e fanatikut dhe shiko shqyptaret ne Bote qe i kane futur friken BE-se me bandat kriminale qe komandohen nga Tirana, si nje trashegim fatal i Partise se Punes per Shqypnine tone,

        dhe pastaj:

        FOL PER FITIMTARE DHE TE MUNDUR ME LLOGJIKEN E BUDALLIT FANATIK.

        Reply to this comment
  8. intelektuali May 1, 16:45

    5 MAJI ESHTE DITA E TRADHETISE KOMBETARE KUR ENVER HOXHA SPIUNOI TEK FASHISTET E KUNATIT TE VET BAHRI OMARI QEMAL STAFEN ASHTU SIC BERI ME TE GJITHE KOMUNISTAT E TJERE IDEALISTE DERI NE FUND TE JETES.

    prandaj:

    5 maji nuk mund te jete data e perkujtimit te DESHMOREVE te Enverit qe mbollen MURTAJEN ne trojet tona qe me vepren e tyre sollen nje regjim qe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne vendin tone,

    sepse:

    Ne kete date do vite me pare Enveri spiunoi te fashistet e kunatit te vet, nga vila ku banonte si levend pasanik me gjithe Nexhmijen, idealistin Qemal Stafa,

    prandaj:

    O spiuni i Sigurimit Shaqir Vukaj qe shkollen e fillove tek KGB-ja ruse ne Moske dhe e mbarove tek Sigurimi i enverit ne Tirane dhe qe mbledhjet e Partise ne ambasade i beje ne cadra ushtrie per te mos pergjuar ARMIKU i jashtem, pra degjo intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga DESHMORET xhelate te Enverit, vetem sepse e deshen Vatanin ashtu sic po kerkon te behet sot: Pjese e Botes Demokratike dhe Antikomuniste, pra degjo ti o enveristi fanatik Shaqir Vukaj:

    MOS I KRAHASO DESHMORET-ANTIFASHISTE TE BOTES DEMOKRATIKE ME DESHMORET-XHELATE TE ENVER HOXHES SE TE VRET ZOTI!

    Reply to this comment
  9. intelektuali May 1, 16:47

    5 MAJI ESHTE DITA E TRADHETISE KOMBETARE KUR ENVER HOXHA SPIUNOI TEK FASHISTET E KUNATIT TE VET BAHRI OMARI KOMUNISTIN QEMAL STAFA ASHTU SIC BERI ME TE GJITHE KOMUNISTAT E TJERE IDEALISTE DERI NE FUND TE JETES.

    prandaj:

    5 maji nuk mund te jete data e perkujtimit te DESHMOREVE te Enverit qe mbollen MURTAJEN ne trojet tona qe me vepren e tyre sollen nje regjim qe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne vendin tone,

    sepse:

    Ne kete date do vite me pare Enveri spiunoi te fashistet e kunatit te vet, nga vila ku banonte si levend pasanik me gjithe Nexhmijen, idealistin Qemal Stafa,

    prandaj:

    O spiuni i Sigurimit Shaqir Vukaj qe shkollen e fillove tek KGB-ja ruse ne Moske dhe e mbarove tek Sigurimi i enverit ne Tirane dhe qe mbledhjet e Partise ne ambasade i beje ne cadra ushtrie per te mos pergjuar ARMIKU i jashtem, pra degjo intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga DESHMORET xhelate te Enverit, vetem sepse e deshen Vatanin ashtu sic po kerkon te behet sot: Pjese e Botes Demokratike dhe Antikomuniste, pra degjo ti o enveristi fanatik Shaqir Vukaj:

    MOS I KRAHASO DESHMORET-ANTIFASHISTE TE BOTES DEMOKRATIKE ME DESHMORET-XHELATE TE ENVER HOXHES SE TE VRET ZOTI!

    Reply to this comment
    • Fani May 1, 20:33

      O HALE publike!
      Kafshe si ty kane qene te gjithe ata qe i pushkatoi ENVER HOXHA!
      Edhe sot te te kisha prane do te te shqyeja me dhembe,o kerme balliste!

      Reply to this comment
      • intelektuali May 1, 22:26

        Eja ketu tek TAJVANI o vampir i Enverit qe ta shohim trimerine tende te sadistit dhe gjakatarit o QEN rruge dhe meso se ballistin tregoja sateme qe te ka lindur cyryk nga mendja se Enveri me ballistet e Bahri Omarit ishte bythe e breke dhe se ne shtpine e Kryeballlistit Enveri me Nexhmijen kane jetuar si levanda pasanike deri ne fund te Luftes kur ja mbathen me vrap perpara se Mehemeti te hynte ne Tiranen e boshatisur nga gjermanet per te vrare tregetaret dhe intelektualet properendimore me nje dhune te papare deri atehere.

        Reply to this comment
  10. mbase May 1, 18:09

    e jep te pakten me koncesion dhe del ndonje vlere me atdhedashuri per keta trima, shqiponja, e i rregullojne si e meritojne, deshmore te kombit,se mund te beje dhe ndonje 30 katesh per bizneset, e ti coje aty ku thuhet
    si xhozi 5 heronjte e vigut….
    lavdi deshmoreve, luleve me te bukura te shqiperise, dhane jeten per clirim

    Reply to this comment
  11. Murlani May 1, 19:55

    Lavdi deshmoreve te atdheut , Lavdi atyre qe ne moshen me te re sakrifikuan gjithçka per atdheun per te rreshtuar Shqiperin me shtetet me te fuqishme te botes fituese te luftes se dyte boterore , .Lavdi komandatit tyre , shqiptarit me te math te te gjitha koherave Enver Hoxha .Lavdi te gjithe deshmoreve te atdheut te te gjitha koherave qe nuk kursyen jeten per Shqiprine .

    Reply to this comment
  12. 5 maji May 1, 22:16

    mbetet dita e kujtimit, respektit te vlerave me te mira te kombit tone,per deshmoret.kete e don popull ishqiptar,ssi mirenjohje per ata qe ne lulen e rinisedhane jeten
    ata qe mohojne kete dite jane njerez pa vlera, mbeturina te idealeve fashiste, pro interesave te shqiptarise, jane pseudo intelektuale te tipit ku ndahen nga lavdia e historise te nje kombi te vogel, por me vepra te medha, ne kualicion me shtetet lider boterore, dhe mbeten fundrine pa vlera njerezore

    Reply to this comment
  13. selim May 2, 10:58

    Sipas 5 Majit ne qe nuk e njohim kete date qenkemi mbeturina te idealeve te fashizmit.Po ne qe nuk e kemi njohur fashizmin,qe nuk kemi pasur asnje partizan por dhe asnje me ballin apo Zogun por krmi lindur ne kohen e ralizmit socialist,kemi vuajtur ne kohen e realizmit socialist qe ju e ngreni kaq shume por ne kemi vuajtur per gjerat me te rendesishme te jetes si psh.per buken e gojes, per gjerat me te nevojshme si mishi djathi etj,kemi vuajtur per nje shtepi per te jetuar megjithse punonim edhe jasht orarit te punes me kontribut vullnetar ndersa shtepite i mernin sekretaret e partive ,drejtoret, spiunat si puna jote dhe ti mendon se ne mund te kemi nostalgji per ate sistem.Per ate sistem keni nostalgji ju qe komentoni ketu me nga 20 emra secili(sepse jeni pakice)qe keni jetuar me mire se ne ne kohen e partise tuaj jo me djerse dhe sot ju vjen inat qe shumica e popullit jeton me mire se ju8por me djerse).

    Reply to this comment
  14. Patriot May 2, 20:36

    Te injorosh luften kunder nazifashizmit dhe te perbaltesh shqiptaret qe dhane jeten e tyre per clirimin e atdheut,liri,demokraci dhe fe e atdhe,kjo nuke eshte as dije,apor as dhe kulture,por nje servilizem ndaj te djeshmes dhe te sotmes sa kriminale aqe dhe superkorruptve ne vite.Turp.
    Shqiperia si shume vende qe provuan mbi kurriz pushtimin nazifashist ka deshmoret e saj,ashtu sikurse ka dhe martiret e saj,qe u sakrifikuan per liri e demokraci dhe fe e atdhe.
    Ne luften per clirim kombetare kane dhene jeten e tyre dhe balliste e legaliste dhe per to eshte deshmuar me ze,figure e deshmi te gjalla,perjashto ato balliste e zogiste qe bashkepunuan me pushtuesit,qe sot per fatkeqesi I kemi pare dhe te krekosur duke dhene intervista si triumfatore,por te dhjere,packa se Berisha i stimuloje duke I dhene ofiqe dhe pushtet te pamerituar,njelloj sikurse Rama me ish bashkepuntet e ditatures komuniste qe ja nxine jeten popullit duke u treguar me fanatik se vete Enveri Hoxha qe mjerisht vrau per pushtet mbi 96% te ish komandanteve e komisareve qe udhehoqene shqiptaret ne luften per clirim kombetare nga bisha nazifashiste.
    Cudi,apo pamedija morale e kombetare,dje ne lufte me pushtuesit nazifashist dhane jeten e tyre mbi 4900 partizane,ne diktature mbi 5900 te vrare nga etja per liri e demokraci dhe fe e atdhe,kurse sot mbi 6900 nga lufta per leke te piset dhe pushtet brenda lloit,pa haruar mijra te vrare nga plumbat “qorr,apo vellavrasja e vetvrasja.
    O sot o kurre shqiptaret duhet ti therrasin ndergjegjes njerezore,dhe te protestojne per nje Shqiperi pa te korruptuar dhe te lidhur pazgjithshmerisht me boten e krimit.
    Sa nuke eshte vone kjo palopolitik duhet punuar qelizem nga politikanet e ndegjegjeshm dhe inteletualet (e pa perlyer me te djeshmen dhe te sotmen sa korruptive aqe dhe kriminale ne vite),duhet te vendosin pikat mbi I-ne per deshmoret e luftes per clirim kombetare ,dhe per martiret e fjales se lire, e fe dhe atdhe.
    Shkaterrimi i varreve te deshmoreve tregon qarte se kjo klase politike eshte lag te qenurit popull,por pjese e ligesise dhe rendjes pas lekeve te piset dhe pushteteve pa kufi me c’do forme e cmim.
    Pa keto palo politikane qe jane pergjegjes per nje Shqiperi te terrorrizuar, grabitur,tjetersuar e gjakosur ne vite dhe me mijra viktima nga pas,Shqiperia do te jete me e begate,dhe pjese e BE-se.

    Reply to this comment
  15. SS May 3, 18:43

    Ketu shumica e komentusve nuk mund te bejne dallimin e deshmoreve qe dhan jeten per clirimin e Shqiperise nga bisha naziste Por ngaterojne politiken qe udhehoqi Enver Hoxha mbas clirimit te vendit Ketu hero mbetet Zogu i kurrves intelektuali i bythes dhe Sali baba me bankierin me duar te pastra Fullanin

    Reply to this comment
    • intelektuali May 4, 10:30

      Po pse more i paudhe i shtremberon gjerat? Po Qemal Stafen dge shume komuniste pas tij pas Lufte e spiunoi dhe e vrau Enveri? Po ky sadist pa shkolle qe jetonte si levend pasanik tek vila e kunatit te vet Kryefashist Bahri Omari pikerisht gjate Luftes vrau me shume shqyptare se kushdo tjeter ne nje Lufte Civile vellavrasese si ASKUSH me pare ne histori

      ndersa:

      Sali Baben dhe Fullan Kusarin mos ja ngjit intelektualit si MUTI enverist pas kepuce se te dy jane nga soji juaj i peshtire i Partise se Punes.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*