Dëshmorët nuk janë numra…!

May 15, 2018 09:50

Dëshmorët nuk janë numra…!

Nga Duro Mustafai

Gazeta “Ballkan”  e 29 nëntorit të këtij viti, pas një analize të gjithanshme e interesante të pasojave të Luftës Dytë Botërore në Shqipëri jep edhe “njoftimin”, se në këtë luftë pati 3473 dëshmorë. Dhe, ndoshta për të sqaruar dyshimin e tij, autori i shkrimit shton: “Kjo shifër është e diskutueshme”. Në fakt, shifra me: “Sa dëshmorë ka Shqipëria? “,  që prej 27 viteve të fundit, diskutohet. Dhe, herë pas here jepen shifra  fare të ndryshme. Në faqe të shtypit kemi lexuar , njëherë, se janë 47OO dëshmorë, pastaj 1O.OOO, më vonë,  jepet edhe e dhëna që, sipas “dokumenteve ligjore” numri i dëshmorëve ishte 947O, ndërsa, më herët, Në Konferencën e Paqes në Paris, (Viti 1946), u deklarua se Shqipëria e vogël, i dha çlirimit të saj nga okupatorët gjakun e 28. mijë dëshmorëve. Edhe Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Popullit Shqiptar, Dalan Buxheli, rithekson këtë  shifër. Madje, ai disa herë ka përmendur se numri i dëshmorëve në Luftën antifashiste është 28,OOO e 11O dëshmorë,ose 1O perqind e popullit të aftë për luftë. Dhe, duke iu referuar burimeve më të besueshme, jep të dhëna  të  detajuara edhe për vrasjet e shqiptarëve në 23 kampet e përqendrimit të nazistëve.

Interesant është fakti që.. në gazetën “Bashkimi i Kombit”, organ zyrtar  i Qeverisë Kuislinge, nën pushtimin gjerman, në editorialin e dt. 22 tetor 1944 (pra, vetëm pak ditë para se të çlirohej Shqipëria), në shkrimin  titulluar “Mjaft më!”, ndërmjet tjerave thuhet :

“Sipas një statistike, që kur shkeli Italia në vendin tonë, më 7 prill 1939 e gjer më sot, janë vrarë në veprime luftarake kundra okupatorit, ose për pasojë të luftës që  prej të huajve është zhvilluar në tokat tona, njëzetetetë mijë shqiptarë”.  Deklarata është e qartë, megjithatë, siç ndodh edhe në fusha të ndryshme të  jetës,edhe për  numrin e dëshmorëve, politika e politikanët, (veçanërisht disa nga

ata që nuk iu bashkuan Luftës  Antifashiste,por bekuan armët e  pushtuesve), për interesa  partiake e  politike personale, sot flasin me shifra tepër të zvogëluara nga ato që  përmenden më lartë dhe njihen botërisht. Ish bashkëpunëtorë të pushtuesve, ose “historianë” të politizuar e interesaxhi, për të justifikuar, se ajo , (Lufta çlirimtare), nuk ishte lufta që bëri  populli , por një pakicë njerëzish “të gënjyer”, nga të huajtë, zvogëlon numrin e dëshmorëve që të mohohet edhe  ekzistenca e luftës e, bashkë me të edhe gjaku i dëshmorëve  me ditën e çlirimit…

II- Loja e shifrave

..Dhe ndodh e çuditshmja, ndërsa Enver Hoxha në Konferencen e Paqes në Paris deklaroi se, Shqipëria  i dha çlirimit të vendit gjakun e 28.OOO dëshmorëve, Kryetari i Komitetit Kombëtar të Ballit Kombëtar, Mithat Frashëri, ka theksuar  se numri i dëshmorëve është 32.OOO, ( duke përfshirë këtu edhe “dëshmorët nacionalistë” të  dhe ata ballistë “të vrarë nga komunistët”.( ?! ). Dhe “Loja e shifrave”, vazhdon… Dhe  komentet bëhen thjeshtë për numrin e “vogël të shifrave”, dhe jo tek ç’farë përfaqësojnë ato në planin njerëzor e kombëtar,as tek kuptimi që ka gjaku i derdhur për idealet e shenjta ,siç ish liria e vendit të pushtuar nga të huajt.

Natyrisht,shifrat që shprehin të vërtetat e fakteve,  kanë rëndësinë e tyre .Ato  nuk mund të  mohohen. Po më duhet të them se  në këto vitet e fundit po i mëshohet më shumë, padrejtësisht e në mënyrë të shtrembëruar të shifrave se sa gjakut të të rënëve në një luftë, që ishte fatale për  ekzistencën e një vendi, siç ishte lufta jonë antifashiste nacional-çlirimtare.  Gjaku i derdhur nga bijtë e bijat tona, dhe dhimbja popullore  për të vrarët, nga një dorë e huaj,nuk mund t matet me shifra e të peshohet me numra. Se edhe ideali për të cilin luftuan dhe trimëria në luftë,nuk mund të shprehet me shifra…Mirëpo,  për të mohuar një të vërtetë e për të pohuar se   gënjeshtra nuk është gënjeshtër, shpesh thirren në ndihmë  edhe shifrat..  Kjo ndodh tek ne,në ditët tona, në të gjitha fushat e jetës e të zhvillimit tonë, në ekonomi,-arsim, kulturë,etj. Madje bëhen krahasime e jepen shifra   edhe për numrin e tifozëve të një ndeshjeje futbolli. (Dhe ndodh që shifra  të tilla japin edhe disa, që s’kanë qënë të  pranishëm në ndeshje , por gjithçka e kanë, “jo me të parë”,por “me të dëgjuar”…Dhe është për të ardhur keq, që njerëz që “e kanë me të dëgjuar”, ose më mirë të themi ,që u intereson ta kenë “me të dëgjuar” ,japin shifra  të gënjeshtra edhe për numrin e dëshmorëve të luftës antifashiste Nacional Çlirimtare. Se,  ky numër  gjoja qenka aq i vogël e i parëndësishëm,sa që thuajse Luftë Nacional-Çlirimtare nuk ka ekzistuar fare .Kjo mënyrë të propaganduari, edhe me shifra, ndihmon  pohimin antikombëtar se,  bashkëpunëtorët e pushtuesve fashistë, paskan qënë “luftëtarë të lirisë” e “pishtarë të demokracisë” qysh në vitet e para të Luftës së Dytë Botrore,duke mohuar kështu  luftën e  7O mijë partizanëve ( se  edhe ky numër diskutohet ?!..) sikurse i pjesëmarrjes të  popullit tonë në luftë, si pjesë e luftës së Koalicionit Antifashist Botror.

Po, le ta lëmë mënjanë,shifrën më të madhe të rënëve në Luftë, deklaruar  me 32.OOO,ose 28.OOO dëshmorë, le të qëndrojmë te shifra më e vogël,ajo  me 3473 dëshmorë,që përmend për “diskutim” te  gazeta Ballkan , Dhe,  të shtrojmë pyetjen :Nëse  i shtojmë këtij numri edhe viktimat e Borovës, Vranishtit ,të fshatrave të tjerë dhe të lagjeve në qytete, mos vallë janë pak?  Për një popull të vogël, si i yni,jo vetëm dëmet materiale,djegia e qindra ,e qindra shtëpive dhe vjedhja e mijëra bagëtive, janë të pa krahasueshme me shifra, por sidomos humbja e jetës së njerëzve, nuk ishte e paktë  ?. E pakt është dhimbja, kur ka familje të tëra në Shqipëri, që i dhanë luftës nga 4-5 e 6 të vrarë ? Dhe më e keqja është se ka njerëz që nuk e dinë cilët janë ata , e kush i vrau. Le të përmendim se në  familjen Demiraj të Vlorës ( familjes së Profesor Shaban Demiraj, nazistët i arrestuan e internuan 4 pjesëtarë të familjes , e d y, vëllezërit e Shabanit, u vranë)  a mund të shprehet me shifra gjaku i bijve të vrarë dhe dhimbja popullore ?…Ja, për këtë nuk diskutohet, për shifrat, po…

    I – Edhe femrat në litar..!?

Gjatë Luftës së Dytë Botërore nazistët gjermanë ,që kishin pushtuar Evropën,patën deklaruar se,  sado armiq të rrezikshëm të tyre ti kishin, femrat nuk do ti dënonin

me “Varje në litar”. Por, pikërisht në Evropën e pushtuar prej tyre, nazistët gjermanë varën në litar 5 vajza, njërën në Rusi e  katër vajza shqiptare, në Shqipëri. Madje këtu, varjet u kryen edhe në prani të atyre ballistëve, që dëshmonin haptas zellin në besnikërinë ndaj pushtuesve dhe tradhtinë ndaj popullit.

Dy Heroinat e Popullit, Bule Naipi dhe Persefoni Kokdhima- Gjirokastër

.Në vitet  1943- çuditërisht, në Shqipërinë “Ariane” e “Mike të adhuruar të Hitlerit”, siç propagandonin haptas edhe  bashkëpunëtorët e  pushtuesve, nazistët  varën në litar katër  vajza  shqiptare..Ato ishin, më e vogla në moshë,16 vjeçarja Persefoni Kokdhima dhe më e madhja, 26 vjeçe, Bule Naipi. (Të dyja këto vajza u varën në litar te sheshi “Çerçiz Topulli”, në Gjirokastër. (fillimi i tetorit të vitit 1943),Ndërsa dy vajzat e tjera,Liri Gero dhe Ganimete Terbeshi, që ishin edhe ato afërsisht të një moshe me të parat, patën të njëjtin fat:Varje në litar..Por edhe shoqet e tyre, që dolën malit për liri, nuk e përfillën vdekjen. Ndërmjet atyre 6.OOO  vajzave e grave partizane , pjesëmarrëse në luftë,586 ranë dëshmore dhe 24 prej tyre u shpallën “Heroina të Popullit”, Edhe sikur këto shifra të mos jenë plotësisht të sakta, për popullin tonë të vogël , humbja është e madhe..Gratë  janë shumëfishimi , ripërtëritja dhe zbukurimi i jetës  së një populli, dhe, gjaku i tyre nuk mund të llogaritet me numra.  “Nazistët e ndershëm”, që respektonin seksin e dobët,bënin edhe hapa të tjera  barbare. Në  rrethin  e Vlorës, ka një fshat, që ka hyrë në histori si “Borova e dytë”,dhe  “fshati i martirëve”. Është në’ thellësi të Labërisë dhe quhet  fshati Vranisht i Vlorës.. Këtu, gjatë operacionit të dimrit të vitit 1943-44, nazistët gjermanë vranë 51 banorë të pafajshëm. Shkaku ? Dikush nga partizanët goditi mbi një pararojë gjermane.. Dhe reprezaljet  ishin hakmarrje e tmerrshme e kundërveprim i“ligjshëm”.Po kundër kujt ? Kundër popullit të paarmatosur, që gjendej në shtëpi ,rrugë e në ara ?..Dhe u vranë pranë shtëpive të tyre edhe  gra të reja,si kunatat  Trëndafile  dhe Asqeri Hasanaliaj .Po ndodhi edhe e pabesueshmja. Peshqeshe Bitraj,që jeton edhe sot, e kujton me tmerr atë natë dimri, kur disa nga banorët e fshatit e gjetën të nesërmen,në tokëm e ngrirë mes gjakut të nënës  së saj të vrarë. Peshqeshja, ajo vajza e vogël,disa muajshe  pinte mbi trupin e nënës qumësht e gjak bashkë dhe i vëllai i saj, Remziu, dy vjeçar, shikonte  e  ulërinte :

  • “O, Nënë `”.”Nënë”…Pse, e paktë është kjo ?!… Fëmijë pranë nënës mbuluar në gjak mes borës dhe shtëpive të fshatit në flakë. E mes flakëve edhe banorë të të tjerë hedhur nga nazistë për ti djegur të gjallë, pa nguruar se mes tyre gjendej edhe “Njeriu i Perëndisë”, hoxha i fshatit,që digjej edhe ai.mes flakëve..?.”Po ku ishe ti, o Zot?”…Se,as Zoti  s’e ndihmonte dot edhe atë “Njeriun e Zotit”…

Fshatra të vegjël në Labëri si Kuçi dhe Vranishti, i dhanë luftës , secili nga mbi 1OO dëshmorë, mos vallë numri që në çdo 1O banorë të fshatit, njëri ishte dëshmorë, është numër i vogël ? Në fshatrat e Lumit të Vlorës, ( Sipas të dhënave të Muzeut  Historik),veç martirëve e invalidëve pati më tepër se 12OO dëshmorë që ranë me armë në dorë kundër pushtuesve. Mos vallë janë pak ? Në Lagjen e re të Vlorës, (sot Lagja “Partizani”), brënda një nate të tetorit të vitit 1943, nazistët gjermanë, të ndihmuar nga ballistët, arrestuan e internuan në kampe përqendrimi 1O4 qytetarë, e vetëm dy prej tyre mbijetuan, të tjerët u vranë, Numr i vogël është ky për një lagje të vogël e të varfër, si lagja që përmendëm ? Dhe kjo ka ndodhur edhe në lagje  të tjera  si Muradije, Topana ,edhe në  fshatra si Tragjas, Kallaratë, Bolenë e fshatra të tjerë të Lumit të Vlorës si  dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, me Tiranën e gjithë Shqipërinë ku vepronin të 25 Brigadat partizane, e ku pushtuesit  sulmonin me zjarr e hekur për t’i shfarosur atdhedashësit dhe luftëtarët e lirisë..

III . Po ata…Si ti quajmë ??

Shpesh diskutohet  se një pjesë e atyre që u vranë, si do ti quajmë :dëshmorë,apo  viktima e martirë ?, duke hedhur në diskutim  edhe për këtë “Lojën e shifrave” e duke harruar se atyre që iu mor gjaku dhe jeta,,iu mor nga e njëjta dorë, ajo e nazifashistëve, e se gjaku i të rënëve në luftën çlirimtare ishte në themel të lirisë…Këtu përmenden masakrat masive të pushtuesve ndaj popullsisë civile të pa armatosur si në Borovë. Vranisht,Mokër etj.,Po  ata që u plagosën rëndë e i mbijetuan vdekjes, si do ti quajmë ? Thjrshtë të plagosur, apo invalidë ? Dhe, sa është numri i tyre ?

Prej  vitesh kam njohur e  adhuruar dy figura të shquara  të Luftës Antifashiste, Zylyftar Veleshnjen, Hero i Popullit,nga Veleshnja e Skraparit,dhe Maman Saliun, nga Vranishti i Vlorës, që mbeti Hero i pa shpallur. Të dy ata,ish partizanë e  komandant partizanësh,i mbijetuan Luftës,po erdhën në Shqipërinë e lirë me plagë të renda në trup.. Zylyftari gjysmë i gjallë  gjysmë i vdekur e Mamani me 13 plagë në trup .Për këtë  trim të Labërisë,( djalin e Heroit të Popullit, Kapedan Sali Murati) janë  shkruar edhe disa vargje që po i improvizojmë :”Ti,edhe midis të rënëve mund të ishe,Se trupi 13 plagë vështirë se i mbanë/ Dhe një bust mermeri mund të kishe/Në vranishtin tënd, bashkë me ata që për liri  ranë.” Po Zylyftari, Mamani dhe shokët e tyre ishin njerëz të thjeshtë, dhe askujt nuk ua treguan plagët e luftës…Dhe punuan

Si ata ka pasur shumë të tjerë, invalidë lufte, po kush e di të saktë numrin e tyre ? Ndoshta janë me qindra, ndoshta me mijëra., Kish prej atyre, që u ndanë nga jeta, jo në luftë po në vitet e pas çlirimit, nga plagët e luftës. Ata  janë invalidët e Luftës. E, për ta Viktor Hygoi ka thënë se “Invalidët e Luftës, janë dëshmorët e gjallë të kombit” Dhe, edhe me plagët e tyre ,veç krenarisë, që ngjallën tek ne, ata i lanë  plagë edhe popullit. Se, jo më kot populli thotë : “O njeriu me mëntë/, provoje në trupin tënd/,Siç të dhëmb, ashtu më dhëmb”/…Natyrisht, ata që u bënë bashkëpunëtorë me pushtuesit,që nuk luftuan kundër tij ,nuk u vranë e as morën plagë në trup, nuk e ndjejnë dhimbjen , që ndjen një popull, që ndonëse i vogël në numër, për çlirimin e tij, dha një numër të lartë bijë e bijash, po që gjakun e tyre nuk e mat me numra ,po me  vetëflijimin e tyre në themele të Shqipërisë së lirë, pa pushtues e bashkëpunëtorë të tyre.

Diskutohet e bëhet “Loja e shifrave” për numrin e dëshmorëve,  duke përjashtuar “martirët” e “viktimat”, duke mos njohur invalidët dhe numrin e atyre, që vdiqën pas luftës, nga plagët e Luftës, dhe thuhet, “I vogël” dhe i “parëndësishëm”, ka qenë numri i luftëtarëve antifashistë. Po le të pyesim:cili ka qenë numri “më i madh”, i atyre që deshën fashizmin e robërinë,që nuk deshën lirinë e Shqipërinë.? Ja për këtë nuk flitet, po tirren shifra…Se, nuk e kanë parë Luftën “’po “E kanë me të dëgjuar”, po ato mijëra e mijëra lapidare, që populli ka ngritur në çdo cep të Shqipërisë, i kanë parë.? Po ato qindra e mijëra këngë të popullit për partizanët e luftëtarët e lirisë, i kanë dëgjuar?..Aty  është edhe gjaku që s’bëhet ujë..”Studiues “ e “politikëbërës të shifrave” në hava, të paktën shikoni Lapidaret, dëgjoni këngët për të rënët. Të gjitha këto janë në zëmrën e populli..Zotërinj, dëshmorët nuk janë numra…

 

May 15, 2018 09:50
Komento

7 Komente

  1. anticensurë25642654 May 15, 11:42

    “Luftën antifashiste është 28,OOO e 11O dëshmorë,”
    ke dash me shkrujt 28’110??????
    sepse sipas asaj që ëshë shkruar i vjen të jenë 138 dëshmorë!!

    Reply to this comment
  2. Arben May 15, 15:55

    3473 eshte numri. Per mashtrimin historik komunist nuk ka ende ndeshkin

    Reply to this comment
  3. Deshi May 15, 16:57

    hahahahh
    Shkrim nga nje muzhik mali injorant, qe edhe te shkruaje nuk di. Zerot i ben O. HAHAHAH
    Ankohu ne Beograd he Moske per numrat; t’i japin ato te sakte.

    Reply to this comment
  4. demo May 15, 17:34

    Vete po i kerkon numurat!Kur i mbluadhet gjithe varrezat e deshmoreve ju dualle nja 6000 cope.Enveri ne Paris nuk i kishte numuruar akoma dhe ja futi 28 mije.Kaq shqiptare nuk kishin vdekur nga 1939 deri ne 1944.
    Tani ti sh.Duro thua se nuk eshte puna tek numri por tek cilesia e vdekjes.Ne luften e pare boterore Shqiperine e mesyne Greke,Serbe,Austriake,Italiane,Franceze.Aqif pasha,Mithad Frasheri,Ahmet Zogu,Sali Butka bashkepunuan me austriaket kunder francezeve dhe grekeve,por pas lufte nuk u shpallen tradhetare!!!!Esat pashe Toptani solli ushtrine serbe ne Durres dhe bashkepunoi me Italianet,As ky nuk u arrestua pas lufte dhe nuk u shpall tradhetar.Sekreti ni tradhetareve ishte i biri i Gjylos.Ne luften e pare bot,vleresimet beheshin sipas kutut te shqiptareve.Ne luften e dyte bot,vleresimet i bente i biri i Gjylos,enveri.Prandaj edhe numri i deshmoreve u del 10 fish me o larte.

    Reply to this comment
  5. Fatmiri May 17, 19:09

    Heronjt dhe deshmoret jane krenari e kombit ; ata u flijuan per te ardhme me te mire per kete vend e per kete popull .Bashet e baballaret e tyre nuk dine sa bejne 7×7 jo te kene numuruar te renet kunder nazifashizmit ; por cdo fjale e ketyre pasusve te bashkepuntoreve te nazifashizmit fyen dhe njollos jo vetem luften heroike te popullit tone por edhe ata qe u flijuan ne kete lufte.

    Reply to this comment
  6. Mark .U.K May 19, 15:32

    Se nuk eshte i sakt nr i tyre dihet.Edhe nga ata gjysma jan vrare ne mes shqiptarve.

    Reply to this comment
  7. Pilo May 19, 16:27

    Sot u paguajme agjenteve te udb kestet e burgut,se paskan qene “te persekutuar”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*