Dëshmori jetim kërkon një varr

September 13, 2016 11:00

Dëshmori jetim kërkon një varr

 

Nga Prof.Asoc.Dr.Zaho Golemi & Trifon Golemi

 

Jeta 20 vjeçare e Tajar Prodës ngeli në memorie të kombit sepse u vra për truallin shqiptar. Por kalvari i tij më i rëndë është pasvdekja, ku për mbi 70 vjet ka ngelur jashtë varrezave të dëshmorëve në fshatin Geghysen të Tropojës. Tajar Proda lindi më 2 qershor 1924 në Fushëbardhë të Gjirokastrës. Në moshën 6 vjeçare ngeli jetim dhe të afërmit e morën në Tiranë, ku kreu dhe arsimimin fillor e shkollën amerikane “Harry Fultz”. Pas shkolle kreu një kurs për radiotelegrafist dhe shërbeu për pak kohë në qytetin e Kukësit. U bashkua vulletarisht me forcat e Br 5 Sulmuese dhe pas çlirimit të qyteteve dhe fshatrave shqiptare bashkë me forcat e tjera të UNÇSH, me urdhër të Komandantit suprem të Luftës Nacionalçlirimtare kapërceu kufijtë për çlirimin e tokës shqiptare të Kosovës. Gjatë luftimeve në jugperëndim të Kosovës u plagos rëndë dhe shokët e çuan në spitalin partizan Geghysen të Tropojës. Por nga plagët e marra nuk mundi të mbijetonte. Ai u shua pas çlirimit të Shqipërisë, në pragun e kalimit të viteve 1944-1945, me fjalët në buzë “…jam nga Fushëbardha”, dhe ngeli përjetësisht “Dëshmor i Atdheut”. Eshtrat e tij prehen pranë ish-spitalit partizan në Geghysen të Tropojës, në Alpet e Shqipërisë, ku historia i përkund në një djep legjendat, kreshnikët dhe dëshmorët. Detyrimi institucional shtetëror e ligjor është që eshtrat e tij të prehen në varrezat e dëshmorëve të Atdheut, një amanet i “harruar” për shtatë dekada.

 

Jetimi që u burrërua para kohe

Tajar Shemsi Proda erdhi në jetë në fshatin Fushëbardhë të rrethit Gjirokastër. Fëmijëria e tij ishte mjaft e vështirë. Në moshën 6 vjeçare i vdes nëna dhe së bashku me vëllanë më të vogël Luman Proda ngelën jetimë, nën përkrahjen e njerëzve të afërm. Ndërkohë në vitet 30 babai i tyre martohet dhe fillon një jetë të re. Në këto rrethana Tajarin 7 vjeçar, e merr nën kujdestari tezja në Tiranë, Tahireja, që ishte gruaja e Kamber Prodës. Kamberi ishte ndër bijtë e Fushëbardhës, që ishte nëpunës i mbretërisë në Tiranë. Kështu me mbështetjen e tij në Tiranë në vitet e Mbretërisë, Tajari mundi që të arsimohej në arsimimin fillestar, më pas dhe në shkollën amerikane të njohur “Harry Fultz”, ku u shqua për rezultate të larta në mësime, për mençuri si dhe mori një kulturë formuese të përgjithshme.

 

Kundërshtar i fashizmit

Në vitet e rënda të pushtimit edhe pse në moshë të vogël mundi të kryente një kurs për “Radio-telegrafist”. Falë njohjes së bashkëfshatarëve dhe tezes së tij, gjeti punë dhe u angazhua në shërbimet e komunikimit dhe postave në qarkun e Kukësit. Fushëbardha e lindi, Tirana e mësoi, Kukësi e burrëroi dhe e mësoi në rrugën e vështirë të jetës. Në Kukës, shpejt zuri miq ndjehej si zot shtëpie, sepse shtëpia e jetimit është gjithmonë aty ku ka miq e shokë të mirë. Puna në Kukës, ishte provizore. Ajo i shërbeu djaloshit fushëbardhas, deri sa qëndrimi i tij atje u bë i pamundur. Ai kishte kohë që kishte hedhur vështrimin drejt luftëtarëve. U bashkua me formacionin luftarak të Br.5 Sulmuese, që u shpall pas luftë “Hero i Popullit”.

 

Radiotelegrafist i brigadës

Brigadës 5 nga dita e themelimit deri në përfundim të luftës ju bashkuan rreth 1300 luftëtarë. Brigada, në bashkëveprim me forcat e Zonës I-rë Operative, përballoi me sukses operacionet e forcave naziste gjermane Bergkessel (kazani malor), Sturm (stuhia), “Horridoh” dhe “Und demnosh”, (“Dhe prapë se prapë”) në kuadër të mësymjes e përgjithshme gjermane të dimrit 1943-1944 në zonën Kurvelesh-Mesaplik-Bregdet, mbrojti punimet e Kongresit të Parë ANÇ të Përmetit (maj 1944), në përbërje të Divizionit të Parë Sulmues, kreu luftime të ashpra për përballimin e mësymjes së dytë gjermane, atë të qershorit 1944 në zonën e Tomorricës. Br.V në të cilën Tajar Proda u bashkua vullnetarisht dhe shërbeu në detyrën e radiotelegrafistit, kreu detyra luftarake në zonën e Matit, Dibrës, Kukësit, Prizrenit. Më 1 tetor deri në fund të muajit nëntor 1944, brigada 5, ajo 3 dhe Brigada e 4-t kosovare, duke krijuar një shtab të përbashkët me komandant Shefqet Peçin, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm i zhvendosi veprimet luftarake jashtë kufirit shtetëror, duke çliruar nga pushtuesit nazistë Kosovën Perëndimore. Gjatë veprimeve luftarake në Kosovë brigada shtoi efektivin e saj me luftëtarë kosovarë, duke arritur në mbi 2.000 partizanë. Më 25 nëntor 1944, ajo hyri në përbërje të Divizionit të 5-të Sulmues dhe vijoi luftimet në ndjekje të forcave gjermane për çlirimin e krahinës së Sanxhakut dhe të qyteteve të saj, Senicë, Priepolje e Priboj, duke bashkëvepruar edhe me Brigadën e 12-të të Divizionit 37-të të ushtrisë partizane jugosllave. Nga radhët e brigadës ranë 386 dëshmorë. Sipas Historikut të Brigadës, Tajar Proda është plagosur më 5.12.1944, gjashtë ditë pasi ishte çliruar Shqipëria, bashkë me Mehmet Meshanin nga Dibra dhe Milto Likoka nga Himara edhe ata dëshmorë të Atdheut. Në të njëjtën datë në zonën e Gradicës dhe Zhelivodës pranë malit të Çiçavicës është vrarë dhe partizani Shefqet Seferi nga Gjilan i Kosovës si dhe u plagosën dy mirtalierë italianë Vinçenco Renato dhe Xhuzepe Rapa të cilët u dërguan në spitalin e Prizrenit, por ndërruan jetë dhe sot janë dëshmorë të rënë për Shqipërinë. Ndërkohë që Historiku thotë se Tajari ka ndërruar jetë në Geghysen më 20.3.1945, pra 105 ditë pas plagosjes në Gradicë. Ai është dëshmori i 341-të i Brigadës nga 363 dëshmorë që ka gjithsej brigada dhe është shpallur “Dëshmor”, me Vendim nr.127 datë 30.05.1985, të Komitetit Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Gjirokastrës.

 

Dëshmorit që i është “mohuar” varri dhe enigma 70 vjeçare

Djali jetim nga Fushëbardha plagoset rëndë në rrethinat e Prizrenit, por nuk tërhiqet. Mjekohet në betejë dhe vazhdon luftën. Por ai urdhrohet nga komanda e Brigadës që me të plagosurit e tjerë të çohej në Gjakovë dhe prej andej në rajonin e Tropojës. Kështu me plagë të rënda dërgohet në spitalin partizan në fshatin Geghysen të Bujanit të Tropojës. Tajar Proda ishte pjesë e luftëtarëve antifashistë që çliruan Tropojën më 16 tetor 1944 dhe që vazhdoi luftimet drejt tokave shqiptare në Kosovë. Atje në Alpe në Geghysen nuk mundi të shijonte ditët e lirisë, atje dha frymën e fundit me fjalët në buzë “…jam nga Fushëbardha”, por ngeli përjetësisht “dëshmor i atdheut”. Në mungesë të të dhënave të plota në librin “Historiku i Brigadës V Sulmuese”, publikim i vitit 1989, faqe  428 thuhet se, Dëshmor Tajar Proda u vra (fillimisht u plagos rëndë) në luftimet në Prizren më 20 mars 1945, ndërkohë që shumë dokumente të tjera përkojnë me dhjetorin e vitit 1944. Fakt është se sipas Resul Bedos tek “Yje të pashuar, vëllimi XVII, faqe 252-254: “Vrasja e Tajarit, vëllait të Lumanit, duke qenë jetim mbeti disa vite enigmë, për vendin e plagosjes dhe se si mbylli sytë. Por në prag të çlirimit, Kryetari i Këshillit të fshatit Fushëbardhë, Neshat Çarçani kishte marrë një telegram ku shkruhej: “Partizani Tajar Proda ishte vrarë në luftime”. Ndërsa në librin e Fero Golemit “Nga Fushëbardha në Ushtrinë Popullore” të publikuar më 2015, në faqen 41 shkruhet: “Tajar Proda është një ndër 14 dëshmorët e Fushëbardhës dhe ka ndërruar jetë nga plagët e rënda në Tropojë në vitin 1945”. Diku flitej se fushëbardhasi Tajar Proda ishet plagosur rëndë në breg të Drinit të Bardhë që rrjedh nga Kosova. Referenca kryesore ishin kuadrot partizanë zv/komisari i Brigadës Veledin Zeneli dhe zv/komandanti i batalionit Dalip Haxhiu, nga infermjere që kishin shërbyer në spitalin partizan dhe nga relacioni i dërguar për Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Gjirokastrës.

 

 “Më jepni një varr të prehem”

Është rast i veçantë dhe duhet trajtuar si i tillë. Ka dhjetra dokumente që vërtetojnë se partizani Tajar Proda u shua në  Geghysen në ish-komunën e Bujanit në Tropojë. Këtë e vërteton edhe ish mësuesi dhe historiani Elez Qerimi, Mësues i Merituar, një nga personalitetet më të njohura të Tropojës, i cili në vitin 2010, një grupi nga fshati Fushëbardhë, ju ka treguar tre partizanët e varrosur në Geghysen, dy prej të cilëve janë çvarrosur në vitet ’70-të nga të afërm të tyre nga Gjirokastra si dhe atje ka ngelur vetëm varri i Tajar Prodës. Për fushëbardhasit Nefo Ahmeti Proda (mbesa e dëshmorit), Balil Proda (nipi), Antoneta Proda (nusja e nipit); historiani Elez Qerimi, i cili i shoqëroi para 6 vjetësh në Geghysen ishte zbulimi i enigmës themelore 70 vjeçare, se ku gjendej në të vërtetë varri i dëshmorit Tajar Proda. Historiani Elez Qerimi kishte qenë një ndër bashkëpuntorët historian dhe shkencor i Institutit të Historisë dhe i Akademisë së Shkecave të Republikës së Shqipërisë. Deri tani eshtrat e dëshmorit Tajar Proda prehen në varrezat e fshatit Geghysen, që është një fshat malor dhe me shtrirje vertikale 350-850 m mbi nivelin e detit dhe nga lindja në perëndim nga Shkalla e Grisë e deri në Qafën e Kolçit, ku bën dimër i ashpër me dëborë të madhe e temperatura të ulëta. Geghyseni fillon nga brigjet e Valbonës deri në shpatet jugore të Majës së Hekurave.

Apeli që eshtrat e Dëshmorit fushëbardhës bëjnë nga fshati Gegysen është përherë aktual, që bazohet fort në ligj: “më jepni një varr të prehem”. Nisma e ndërmarrë para 6 vjetësh u ndërpre, për shkak se në nëntor 2011 ndërroi jetë në Tiranë historiani Elez Qerimi. Vetë ditët e fundit eshtrat e Tajar Prodës u morën nga Geghyseni, por eshtë koha që ato të prehen në varrezat e dëshmorëve, sepse Tajar Proda nuk është më jetim. Ai është në altarin e ndritur të kombit shqiptar me titullin e madh “Dëshmor i Atdheut”, nën kujdesin e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare. Për këtë arsye bazuar në ndarjen administrative në Ligjin Nr. 8607, datë 27.04.2000, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, kërkesa e SHKA “Fushëbardha”, për institucionet përgjegjëse Këshillin e Qarkut Gjirokastër e Kukës, prefekturën Gjirokastër dhe bashkitë Gjirokastër dhe Tropojë, të hartuar më 4.4.2016, me 14 dokumente të argumentuara është kuptimplotë: “Eshtrat e dëshmorit të Atdheut Dëshmori i Atdheut Tajar Shemsi Proda i plagosur për vdekje në luftimet në kufirin midis Tropojës dhe tokës kosovare, në ish–Jugosllavi në dimrin e vitit 1944-1945 si dhe i vdekur dhe varrosur në fshatin Geghysenaj të Tropojës, të varrosen sipas kritereve ligjore për të rënët e kombit shqiptar, në Varrezat e Dëshmorëve të Gjirokastrës”.

 

 

September 13, 2016 11:00
Komento

21 Komente

  1. fizikanti September 13, 12:24

    O Zaho more idiot, po ti ke 10 vjet qe merresh me deshmoret dhe tani e gjen te besh kete artikul..Origjinal oficer karikature. Turp qe te marresh ne goje kete deshmorin

    Reply to this comment
    • Pashtriku September 14, 05:27

      Ushtria komuniste nen komanden e jugosllaveve “…..për çlirimin e tokës shqiptare të Kosovës…..”?!?!?!?!?!?!?!

      Reply to this comment
  2. E po kjo pune! September 13, 12:33

    bravo ju qofte qe e kujtoni dhe beni apel, dinjiteti yne rritet kur respektojme te renet… shikoni cfare bota, te mos shkojme larg po greku…

    Reply to this comment
  3. demo September 14, 05:51

    C`deshe ti ne Kalvar,o Kirenar?C`kerkonte ne Kosove jetimi nga Gjirokastra?Ne Kosove ne 1945 nuk kishte gjermane.Mos duhet varrosur ne Beograd?Me partizanet serbe qe u vrane ne Kosove,gjate pushtimit serb te Kosoves jane marre shoket Nebojsha Obradovic,Alexander Rankovic dhe Enver Hoxhic.Po i fundit i tyre vdiq ne 1985.

    Reply to this comment
    • Ermir September 15, 17:29

      Ti demo duhet te besh pjese ne racen bastarde domethene qe jane te perzier me qent e rruges..mos u merr me historine kur je idjot se behesh qesharak…

      Reply to this comment
  4. Mark uk September 14, 09:08

    Po kur se ka ca menermethanen komunizmi cfar do bahet sot mbas 72 vjetesh.Me siguri e kan vrar komunistet sic ka ndodhur me dhjetra here.

    Reply to this comment
  5. vata September 16, 16:47

    Paska ende fizikane te trashe qe idiote e kane pak, edhe pse nuk jan fizikante leshi, qe s’kan kuptu asgja nga ngjarja. Kush ka jetu ne bjeshke e kuton se asht nje veprim teper burrnor. Ka qen plagosur rende ne dhjetor 1945 dhe ka nderru jete ne Bjeshke te Tropojes pas tre mujsh. E ka vertetu profesori ma i shqum i Tropojes. LEXOOO o fizikant idiot i lindun.. ji nji here i vertete o burracak qe sdin as emnin tat. LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT SHQIPTAR NE JUG E VERI NE LINDJE E PERENDIM!.

    Reply to this comment
  6. kosivardi September 16, 16:49

    Bravo ju qofte, 1000 here bravo ju qofte
    Nuk paska vdek atdhetaria dhe shqiptaria.
    Lavdi deshmoreve!!
    DESHMORET MBAJNE NJE TITULL TE LARTE NDERI QE MERITOJNE RESPEKT RESPEKT DHE VETEM RESPEKT…

    Reply to this comment
  7. fizikanti September 16, 16:54

    Po jam fizikanti, i shtyre nga dikush shkrujta kot. Por meqe jam burracak e morracak po pranoj se jam koqe kandari, nje idiot idiot dhe vetem idiot. Kerkoj falje po skam byth te dal hapur. Harrova qe kam nje kusheri deshmor dhe porosia e babait tim ka qene qe te mos shkel mbi gjakun e tij. Me falni. Gjithe deshmoret meritojne respekt si deshmori i luftes, si deshmori i Afganistanit, si deshmori i ushtrise si deshmori i policise. Nderim pra per deshmoret, per gjakun e tyre. Paaarrrrdddooonnn shuuuummeee..

    Reply to this comment
  8. fitimi September 16, 16:58

    Ej njerez keni te beni me emer DESHMORI, jane deshmoret qe kane rene per liri per Shqiperi e Kosove. Ejani ne vete o koketrashe.
    Nderoni deshmoret ose vdisni
    Kjo eshte thirrja e shqiptareve te ndershem
    Lavdi e nderim deshmoreve!

    Reply to this comment
  9. kadeli September 16, 17:53

    Po deshmori gjirokastrit te prehet tek Varrezat e deshmoreve. Ky eshte nje veprim logjik, moral, atdhetar dhe mbi te gjitha shqiptar.
    Nder e respekt per te gjithe ata qe bejne te mundur vendosjen e varrezave te deshmoreve te atyre qe mbajne titullin e larte “deshmor”. Respekt e mirenjohje per autoret

    Reply to this comment
  10. valmalcia September 17, 14:34

    Faik Konica i madh shprehet: “Shqiptaret nuk ndahen ne muhamedane dhe ne te krishtere, por ne anen kombetare qe ka Shqiptare nga te gjitha besimet dhe ne Zuzare, ne qyqare dhe lyrashe sic esht i pari komentus fizikant leshi. Shqiptare peruluni thelle para burrave qe bejne gjera qe nderojne kombin, peruluni para autoreve qe dine te nderojne deshmoret. Ata jane shqiptare me palce kombetare e atdhetare dhe jo burracaket legene qe nuk din ceshte Shqiptaria dhe deshmoret. Nder nder nder resprekt respekt per deshmoret e Atdheut, per deshmori Tajar Proda. Ata qe nuk njohin historine te mesojne se lufta ne Prizren behej ne dhjetor 1944 dhe shume deshmore nderruan jete nga plaget ne Tropoje. Mirenjohje deshmoreve!!!

    Reply to this comment
  11. miranda September 17, 14:38

    Hani e ngopuni ju qe shani deshmoret dhe autoret
    LAVDI DESHMOREVE QE DERDHEN GJAKUN PER ATDHE!!!
    Zvarrituni barkas deri tek varrezat e deshmoreve dhe puthni pllakat se ndryshe mbi ju mbi nenat tuja do ishin sot sebe e greke.
    Prandaj deshmoret jane e do jene ne piedestal te kombit.. OK, komentuesa qe s;keni mesuar akoma se deshmoret vetem nderohen.. Hej emerndriturit nuk vdesin kurre..

    Reply to this comment
  12. luan September 18, 20:14

    Nderim e mirenjohje autoreve sepse birin e Laberise e mbajten Bjeshket e Geghysenit shtate dekada.Vendi ku kanë rënë 16 dëshnorët e Geghysenit 100 vjet më parë dhe shkolla e këtij fshati, ndodhen rreth 4 kilometra mbi fshatin Bujan. Sapo kalon rrugën e Bujanit, në të djathtë të saj, nuk ka më asfalt, por vetëm “rrugë dhish”. Rreth 14 shoferë taksish, marrin guximin dhe ngjiten nëpër këtë rrëpirë mes pyjeve me gështenja, me njerëz brenda, që do ti çojnë për tek shkolla e Geghysenit ku ndodhet lapidari. Të habit fakti, që në kaq vite demokraci, për këtë rrugë, shteti nuk është kujtuar kurrë për ta ndërtuar sipas parametrave. Dhe aty shkollohen breza të tërë nxënësish… Të paktën t’i hidhej ndopak asfalt! Gjithsesi, ankthi përfundon pak minuta më vonë, tek “sheshi”, ku aq mrekullisht janë marrë masa për të festuar në mënyrë mbresëlënëse. Në fillim, kurora me lule tek lapidari i 16 të rënëve dhe më pas, vizita në mjediset e shkollës së Geghysenit, e cila ndër vite ka përgatitur “nxënës dhe luftëtarë për Shqipërinë”. Vallja dhe “tam¬tamet” e forta të daulleve e tupaneve nuk pushon. Në ekspozetë e afishuara në muret e shkollës kalojnë me radhë, veteranë, pjestarë të familjeve të dëshmorëve, ish nxënës të kësaj shkolle, etj. Këtu, ne Geghysen të majtë e të djathtë janë bashkë dhe sipas një banori, “gjithmonë kështu ndodh në aktivitete për dëshmorët dhe luftën”. Kënga “Oo, kce moj çike” dhe valltarja Bube Mici E quajmë veten me fat që patëm rastin të takonim valltaren e famshme tropojane Bube Mici. Kush sjell ndërmend Ansamblin e famshëm shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore, nuk ka se si të mos kujtojë ritmin gjëmimtar të valles së kërsyer nga virtuozja Bube Mici. Rreth 35 vjet më parë, atëhere kur ky ansambël dha shfaqje dhe mori “Gjerdanin e Artë” në Dizhon të Francës, profesor Panajot Kanaçi, në intervistën që ka dhënë për një gazetë franceze të kohës, mes të tjerash ka thënë se “Bube Mici është valltarja që përfaqëson denjësisht vallet e gjithë trevës legjendare të Tropojës dhe të mbarë veriut të Shqipërisë. LAVDI DESHMOREVE TE ATDHEUT!

    Reply to this comment
  13. shshemshedin September 18, 20:18

    NDER DESHMOREVE TE ATDHEUT QE JAN NE PIEDESTAL TE KOMBIT, NDERONI ATA O BURRA SE NDERONI KOMBIN DESHMORET JANE ATA QE NA KANE NGELE NE KETE TOKE TE NDEROJME SE TE GJITHE PO NA DALIN HAJDUTE BURRACAKE PARAXHINJ QE SE NJOHIN ATDHEUN. Kush SHKRUAN PER DESHMORET QOFTE DHE NJE FJALE TE MIRE JA BEFTE DRITE PERENDIA… NDERIM DESHMOREVE TE ATDHEUT

    Reply to this comment
  14. nervin September 30, 15:36

    Lavdi deshmorit Tajar Proda qe dha jeten per liri
    Bravo djemte e Laberise qe e kane sjelle ne kete shkrim jashtezakonisht profesional.
    Me te tille djem LABERIA NGRIHET ME LARTE.
    Bravo djemte qe shkruajne per Deshmoret e Atdheut. Lavdi nder respekt per deshmoret, per xhaxhain tim qe ka dhene jeten per Atdhe!
    Perkuluni qafiret per ata qe ju dhane liri
    LIRI, qe nuk dini ta vleresoni kete fjale.

    Reply to this comment
  15. vitori October 11, 21:16

    Nder mirenjohje e lule per deshmoret e lirise
    Rrofshin djemte fushebardhas dhe leber qe nderojne dhe kujtojne
    bijte qe dhane jeten per Atdhe!
    I paharruar kujtimi i deshmorit Tajar Proda qe dha jeten per liri. LAVDI…LAVDI!!!

    Reply to this comment
  16. kaci October 12, 22:04

    “Fizikant” o koke bosh
    qe kercen si nje kaposh
    Je nje lesh nuk e kupton
    Fati tend nuk vonon

    Mos u merr me deshmoret
    se jane lavdi e kombit
    Laj gojen kur flet
    se nga dheu deshmoret

    jeten tende e vret
    O plesht qe nuk di
    futu ne dhet si mi
    Se koha eshte e heronjve

    Populli me peshtyme te vret
    Dheu nuk te tret
    Deshmoret krenaria jone
    shqiponjat qe me gjak jeten e mbrojne..
    LAVDI NDER E RESPEKT DESHMOREVE

    Reply to this comment
  17. ELIOT October 15, 15:39

    LAVDI DESHMOREVE …. ATO QE I HARROI ENVERI PA VARRE ..PO SE KUPTUAT AKOMA PERSE E HARRUAN …..???? SEPSE E KISHIN MENDJEN TE SPIUNONIN POPULLIN … DHE ENVERI E KISHTE MEDNJEN TE CONTE DOLLARET E POPULLIT NE SVICER …SKISHTE KOHE TE MERREJ ME NAIVA ….DHE MOS HARRONI SE DESHMORI I PARE ISHTE QEMAL STAFA ….?????? DESHMOR QE ENVERI E COI NE CIMETIERE ….. PER INTERESAT E VETA PERSONALE …..BEQIR BALLUKU ..PARTIZAN DESHMOR FADIL PACRAMI DESHMOR MEHMET SHEHU HERO I LUFTES …. TE GJITHE DESHMORE ….QE U VRANE NGA DORA E HITLERIT TE SHQIPERISE … DHE SPO I SHKRUAJ TE GJITH ME EMRA DHE MBIEMRA …SE ME DUHET TE KALOJ ME OE TE TERA ….MERCI PER DESHMORET …PER JETEN E MIRE QE NA LATE …..ME BUKE ME KOS DHE BIDONAT SI NE AFRIKE ..DHE BICIKLETAT E MAOS ..MERCI MILLE FOIS …..

    Reply to this comment
  18. Beso January 21, 18:17

    Emerndrituri deshmor i Atdheut meriton respekt e nderim po ashtu edhe ata qe jane perkujdesur qe e verteta te shkoje ne vend. Rrofte vepra e ndritur qe ben patrioti dhe atdhetari qe i ka hallall gjithe bekimet e kesaj toke. Burra si Zaho Golemi dhe Trifon Golemi i ka te rralle Laberia dhe Shqiperia. Nderim e Respekte Beso

    Reply to this comment
  19. pashk January 21, 18:21

    Nga gjith komentusit me legeni asht “Fizikani”, nje mi i haleve, nje b..q.. nevojtore e shoqnise shqiptare. Pisi i pisave, nje hale legeni. Poshte pisat si Fizikani. NDER DESHMOREVE dhe burrave e grave qe mbajne lart nderin e deshmoreve shqiptare. NDERIM GJAKUT QE ASHT DERDH PER ATDHE! Pashku

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*