Dëshmori Lato Braho, krenari e Lunxhërisë

November 28, 2017 13:16

Dëshmori Lato Braho, krenari e Lunxhërisë

Kur vjen 29 Nëntori, na rishfaqen para syve si në film çlirimtarët e Atdheut: partizanë, heronj, dëshmorë, gjithë populli luftëtar. Një nga këta ishte dëshmori i LANÇ Lato Braho, biri trim i Erindit të Lunxhërisë, që u bë i njohur dhe i dashur në gjithë qarkun e Gjirokastrës dhe më gjerë.

1

Fillesa e jetës të këtij djaloshi është viti 1912, që përkon rastësisht me fitorn e Pavarësisë së Shqipërisë, por sikur kjo ngjarje e madhe kombëtare historike bëri që Lato Braho të zhvillohej si një filiz i shëndetshëm, që i shtohej Atdheut, në emër të të cilit ai do te luftonte e do të jepte jetën në emër të LIRISë, në lulen e rinisë, në moshën 29 vjeçare.

Bashkëkohës e kujtojnë me nderim këtë luftëtar të shquar të orëve të para, liria e të cilit ishte thelbi i mendjes dhe i zemrës së tij. Në dallgët e luftës për lirinë e vërtetë të “Manushaqes” së Naimit, për Shqipërinë dhe popullin e saj të shumëvuajtur, po rritej e kalitej një njeri i çuditshëm, që do të ishtë shtyllë floriri nga radhët e rinisë, nga ajka e trimërisë.

Rruga që ka përshkuar Lato Brahoja është luftarake, tërë zigzage, por e mbusur me akte lavdie. Që në vogëli, mendja dhe zemra e tij ushqeheshin në një shtëpi dyfeku e byreku, në një fshat e krahinë me tradita luftarake e kulturore përparimtare. Pas shkollës fillore të fshatit kreu gjimnazin e Gjirokastrës. Që në vitet e parë të jetës u dukën virtyte të tij: zgjarsia, zelli për të mësuar, vendosmëria për t’I shërbyer me devotshmëri Atdheut.  Me vullnet e përpjekje mbaroi për jurist në Paris. Zotëronte disa gjuhë të huaja. Duke qenë student në Francë, u njoh me atdhetarë të shquar: me Enver Hoxhën,  Gogo e Kozma Nushi, Dhimitër Shuteriqi, Aleks Buda, Jashar Cakrani, me senatorin francez Justin Godar e të tjerë, u pranua në Partinë Komuniste Franceze. Me trup ishte atje, me mendje në Shqipëri.

2

Pas kthimit në atdhe, nisi nga veprimtaria antizogiste, komunite, antifashiste. Regjimi i Zogut e kishte në “rreth të kuq”. E dënoi me burgim të përjetshëm në Tiranë e në Berat, mbyllur, izoluar, lidhur me zinxhirë këmbë e duar, me roje xhandarë e spiunë. Në burgun  kryeqytetit u njoh me Qemal Stafën, Vasil Shanton e komunistë të tjerë. Franca dhe burgu u bënë për Laton një shkollë e vërtetë revolucionarte. Veprimtaria e tij u shtri sidomos në qarkun e Gjirokastrtës.

Provat që jepte tregonin se ishte me Atdheun në zemër, me LANÇ në mendje. I gatshëm dhe i vendosur për çlirimin e vendit nga fashizmi italian. I kishin lezet  maliheri në sup, naganti në brez, krahqafë gjerdanin plot fishekë. Nisi punën trimnërisht si guerilas, partizan, komisar, orator, komandant, organizator. Ngjitej Malit Çajup si sorkadh, shkonte nga fshati në fshat e nga krahina në krtahinë. Me guxim e aftësi u bë krijues i njësitve guerile, i celulave të partisë, i formimit të organizatave të rinisë e të gruas antifashiste, një nga drejtuesit kryesorë të partisë e të të luftës, anëtar i qarkorit, i Shtabit të Parë Operativ Vlorë-Gjirokastër,

Duke vepruar në ilegalitet të thellë, në terrenin e qarkut, mbante lidhje e merrte orientime nga drejtuesit e partisë të Tiranës, në takime sidomos me udhëheqësit kryesorë Enver Hoxha, Qemal Srafa, Gogo Nushi etj.  Ka qenë pjesëmarrës dhe drejues i një varg aksionesh luftaraike, për likujdimin e postave fashiste, hapjen e depove dhe shpërndarjen e bereqetit në banorët e varfër; organiztor i krijimit të çetave partizane, njëra nga të cilat u përurua me  emrin “Çeta Lato Braho” etj. Nën drejtimin e tij janë kryer me siukses shumë aksione luftarake antifashiste, por le të ndalemi në njërin prej tyre,

3

12 gusht 1942  Dyqind milicë u hapën gjoja për “stërvitje” në fushën e Valaresë, në afërsi të Erindit. Në fakt vrojtonin ku ndodhet “komuniosti Lato”. E zbuluan. E rrethuan. Kryemilici fashist thirrI: “Dorëzo armën”! Por mori përgjigjen me zë të lartë: “Komunistët nuk e dorëzojnë armën”! Dhe vazhdon me gjuhën e maliherit. Vret dy armiqtë e parë, përballë. Zjarri kryqëzohet. Latoja i shtrirë, merr shenjë. Bien dhe dy armiq. Edhe dy të tjerë. Luftëtari njeh vendin. Shfytëzon terrenin. Qëllon. “Palos” të tjerë. Çdo predhë e tij shkon në zemër fashisti. Ndërron vend. Lëviz e shtrihet, vret e vetë s’vritet. Godit me precizionin e snajperit. Dy armiq i afrohen, i vret dhe këta. Aty afër tre të tjerë i drejtojnë pushkën. I pa gruaja trime Shero Kaçi, e cila u foli: “Mos qëlloni!”. Dhe vrapon drejt tyre me shat në dorë, siikur të ishte pushkë. Armiqtë befasohen e frikësohen.  Dhe vranë gruan e gjorë, dëshmoren e parë të rrethit..

U ndezën gjakrat. Latoja hakmerret. I vret të tre ata që morrën jetën e një gruaje trime. Dy pas tyre prapsen nga frika. I vret të dy. Dy të tjerë tërhiqen. Por fishekët Latos po i mbaronin. I mbetën vetëm dy! Kishte dy bomba. U hoqi siguresën dhe i hodhi drejt armiqve. Tufa e fashistëve u sakatua. Vendi tym e flakë. Mbi tokë e në ajër mjegull. Dëgjohen ulërima ”Mama mia”! Nga krisma e zhurma e bombave, gomari i Sheros këputi litarin dhe lëvizi. Fashistët kujtuan se ishte Latoja dhe qëlluan drejt tij. Vranë gomarin!

Lato trimi ishte gjallë. Hdhet me shkathtësi drejt rrjedhjes së një rrëkeje me ujë dhe ngjitjet rrëzës së kodrës. I rrethuar qëllon, vret. Por një fashist e qëllon dhe e plagos në anë të kokës. Trimi vrapon, qëllon, çan rrethimin. Rrugës, pika gjaku. Vazhdon ecjen. Fashistët e ndjekin sipas gjurmëve të gjakut. Duan ta kapin të gjallë. Me shpejtësi Lato trimi heq këmishën dhe lidh kokën. Gjaku s’pikon më. Humbasin gjurmët. Fashistët s’dinë nga ta ndjekin, djathtas apo majtas. Latoja shkon në thellësi të pyllit të dendur të Manastirit të Nokovës. Qëndron. S’ka më fuqi. Ai trup i fortë bie pa ndjenja…

Milicët dështojnë. Duan të hakmerren. Kërkojnë forca të reja. Batalioni shtohet. Rrethohet Erindi. Dhe e kërkojnë shtëpi më shtëpi. Presion, kërcënim, pyetje: ”Po nuk është vrarë, ku është strehuar? Nëse është vrarë, ku është varrosur?”. Kontroll në shtëpinë e tij. Asnjë shenjë. Dufin e urrejtjes e nxjerin duke arrestuar familjen: babain, nënën, dy vëllezërit, dy motrat. (Familja e Latos burgoset që nga viti 1939 deri në fund 1942)

Hakmarrjes fashiste i përgjigjet atdhetarizmi, uniteti e solidariteti shqiptar. Fshatarët vihen në kërkim të trimit bashkëfshatar. Kërko sa andej- këndej. Pas tri ditësh, e gjetën në pyll, pa ndjenja. E pyesin, ai s’flet. E pyesin prapë, hap sytë përgjysmë. Pas pak një buzëqeshje e lehtë. I fshijnë gjakun. E ngrenë në krahë dhe, me dashuri e lot në sy, drejt fshatit.

4

Latoja niset ilegalisht në Gjirokastër për t’u operuar nga kirurgu antifashist Vasil Laboviti. Do t’i hiqet plumbi nga koka. E veshim si nuse, hipur mbi kalë. E shoqëron një grup i armatosur, si dasmorë”. Kalin e tërheq nga kapistra një djalosh..I afrohen urës së Gjirokastrës. Dëgjohet urdhri: “Nda!”. Kontrollon përgjegjëqsi i rojes. Hedh sytë sa nga krushqit dhe “nusja”. Rojave fashiste nuk u shkon mendja se “nusja” është një partizan komandant i plagosur, me revolver në brez!  As se shoqëruesit nuk janë krushq, por bashkëluftëtarë të tij të armatosur!. Përgjegjësi i rojes jep urdhër: “Avanti”, Hapet postbloku. Kalojnë pa problem. Fitore! Operacioni doli me sukses. Latoja u ngit më këmbë. U takua pushka me trimin. Jeta e tij nuk u sos, edhe pse me plumb në kokë -u plagos tri herë, në tri beteja të ashpra e të pabarabarta ne fashistë e spiunë të tyre. Tri herë e ka sjellë në jetë me opertacion dr. Vasilim i madh. Në një rast që u plagos natën dhe s’mund të shkonte në qytetin e Gjirokastrës, iu shërbe nga tri gra aktiviste në fshatin Mashkullorë.

Në brezin e kohës komunisti dëshmor Lato Braho gëzonte dashuri  e respekt të veçantë në Lunxhëri, në qarkun e Gjirokastrës dhe më gjerë. Tani, me monograinë “Një Lato me dyqind fshistë”, që doli në qarkullim po bëhet i njohur edhe nga brezat e sotëm. Duke lexuar këtë libër, shumë njerëz tregojnë jo pak raste që pasurojnë më tej jetën dhe veprën e tij atdhetare e revoucionare.

***

Nuk dimë vend tjetër, që një atdhetar të guxojë të ndeshet me 200 agresorë! Lato Braho është unikal. Vepraimtaria e tij mban erë barut: prushzon, frymëzon, trimëron, krenon, edukon. E ka shkruar autobiografinë jo me bojë, por me gjakun e vet, jo në zyrë, por gërxheve; jo me penë, por me bajonetë; jo në kartë, por në shkëmbinj, jo me këshilltarë historianë, por me partizanë!

Arben Duka & Sevo Tarifa

November 28, 2017 13:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*