Dëshpërimi i “Komitetit të Maleve”

June 30, 2018 12:10

Dëshpërimi i “Komitetit të Maleve”

Viktor Malaj

Pak pas Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri qe krijuar i quajturi “Komiteti i Maleve”. Frymëzuesit, krijuesit dhe drejtuesit kryesorë të kësaj organizate terroriste ishin elementë reaksionarë dhe ish-bashkëpunëtorë të pushtuesve italianë e gjermanë të cilët, të tronditur nga humbja e pushtetit fisnor mesjetar dhe të frikësuar nga ndëshkimi i mundshëm për krimet që kishin kryer gjatë luftës, menduan dhe besuan se do të mund të rrëzonin pushtetin e atyre që kishin çliruar atdheun nga pushtuesit dhe që u konfirmuan në pushtet me zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945.

Në përbërje të kësaj organizate me frymëzim të propaganduar si antikomunist, por në thelb kundëratdhetar e antipopullor, pa kurrfarë idealesh as idesh, por plot me mëkate, pasione dhe ligësi, bënin pjesë kategoria e mësipërme shoqërore, ashtu edhe mjaft individë të prapambetur, të paditur, të gënjyer dhe të manipuluar. Historia e kësaj organizate famëkeqe dhe kriminale më është kujtuar sidomos prej 2-3 muajsh duke parë e dëgjuar në skenën politike dhe shoqërore shqiptare një numër jo të vogël politikanësh, analistësh dhe papagajsh që, duke u karbaleshur nëpër podiume dhe ekrane televizive, kanë bërë një përpjekje vigane për të bindur jo vetëm popullin shqiptar, por edhe qeveritë perëndimore se vendi i tyre, Shqipëria, ishte dhe është qendra kryesore botërore e drogës, krimit të organizuar, Mafias dhe çdo të keqeje tjetër që njeh shoqëria njerëzore.

Gërr-vërret e tyre të përditëshme mediatike, korrespondencat dhe ecejaket e tyre të pafundme diplomatike, bashkë me skenat parlamentare të përjavshme prej gladiatorësh qesharakë synonin që, në opinionin e brendshëm shqiptar, të krijonin idenë e luftëtarëve që duan të shpëtojnë kombin nga e keqja  qeverisëse. Ndërsa në kancelaritë evropiane donin të krijonin bindjen se vendi i tyre nuk meritonte hapjen e dyerve drejt BE-së për aq kohë sa ata nuk ishin në pushtet. Vihet re nga kushdo se ka shumë pika të ngjashme midis kësaj skote atdhetarësh të rreme dhe organizatës së lartpërmendur të viteve ’40 të shekullit të kaluar.

“Komiteti i Maleve” përpiqej të bindte anëtarët e vet dhe pjesën tjetër të popullsisë se pushtetin aktual nuk e zë vjeshta, se ata kishin me vete shumicën e popullit, se po luftonin për çlirimin dhe shpëtimin e Shqipërisë, se me ta ishte gjithë bota Perëndimore etj. Pasi kishin punuar për pushtuesit gjatë Luftës së Dytë Botërore, tani kishin lidhur aleanca, bërë marrëveshje dhe ishin vënë në shërbim të “djallit e të birit” e, sidomos të UDB-së jugosllave. Për arritjen e qëllimeve të tyre, të instruktuar edhe nga të huajt që i përdornin si mish për top, ata besonin se veprimtaria kriminale dhe terroriste duhej të synonte pengimin me çdo kusht të rritjes së autoritetit të pushtetit të kohës tek populli shqiptar. Për të arritur këtë qëllim propagandën e rreme e përhapnin kryesisht në terren e natën nëpërmjet kontakteve fizike dhe trakteve (fletushka) të mbushura me gjithfarë shpifjesh e gënjeshtrash. Këtë propagandë e shoqëruan me vrasje të planifikuara të veprimtarëve politikë, shoqëror dhe arsimor që kishin ndikim në popull.

Janë të shumtë ata që u vranë nga kjo bandë kriminale dhe të tjera si ajo. U vranë prej tyre veprimtarë të përkushtuar për pajtimin e gjaqeve, për përhapjen e arsimit dhe zhdukjes së analfabetizmit, vranë dhe shpërfytyruan vajza e nëna të reja që dalloheshin në nismat qytetare për emancipimin e grave dhe aktivizimin e rinisë në punët rindërtuese e ndërtuese. Ishte koha kur shteti dhe shoqëria luftonin të siguronin bukën e gojës, ta shpëtonin popullsinë nga sifilizi e malaria, nga gjakmarrja dhe padija e skajshme. Këtë kohë donin ta ndalnin banditët e “Komitetit të Maleve” dhe të tjerë nën emërtime të ngjashme. Për të mbjell frikë e pasiguri kryen vrasje politike dhe akte terroriste,  sabotuan tharje kënetash dhe ndërtime fabrikash, dogjën stalla bagëtish dhe helmuan gjedhë etj. Krimet e tyre i propagandonin si kundërvënie të popullit ndaj qeverisë që “po dështonte”. Fati i tyre dihet. Ata që nuk ua njohin fatin janë pasardhësit e tyre politik e moral të cilët veprojnë sot nën mbulesën e opozitës si “Komitet” i ri, por me të njëjtën mendësi si “Komiteti i Maleve”. Natyrisht që mjetet e krimit do t’ia përshtatnin të tashmes.

“Komiteti” i sotëm i “Maleve” me kryetar S. Berishën, nënkryetar birin e tij moral dhe politik  L. Basha dhe një skotë politikanësh pa dinjitet si B. Nishani, i cili do të mbesë në historinë botërore si i vetmi President që proteston kundër ngritjes së një këndi lojërash për fëmijë, por edhe shumë halldupë e piskuriqë të tjerë, gjithashtu pa dinjitet, intensifikuan një fushatë të paskrupullt shpifjesh, sajesash, zmadhimesh, pengesash dhe shkresash për të bindur veçanërisht të huajt se qeveria shqiptare është e lidhur me Mafian, krimin e organizuar dhe është “menaxherja” e të gjitha akteve kriminale që ndodhin jo vetëm në vend, por edhe në Evropën Perëndimore nga shqiptarët e rritur dhe edukuar me “moralin demokratikas”, qysh nga kultivimet e kanabisit nëpër saksi në ballkonet e Holandës e deri tek heroina e sjellë nga Kolumbia në Shqipëri, Gjermani, Francë, Belgjikë etj. Të ndihmuar edhe nga një grup myteberësh mediatikë që i bashkon urrejtja ndaj Kryeministrit aktual dhe hatërmbetja nga prishja e kontratave milionëshe që kishin me një TV të themeluar dhe mbajtur me paratë e Mafias italiane, por të mbyllur nga organet ligjzbatuese shqiptare gjatë kësaj qeverisjeje, drejtuesit e “Komitetit” të sotëm shpreheshin formalisht dhe përciptas se e donin çeljen e negociatave me BE-në. Por, nga ana tjetër, vraponin në Perëndim të takonin cilindo euroskeptik të pafajshëm apo politikanë ekstremistë të djathtë për t’i bindur të pengonin fillimin e bisedimeve BE-Shqipëri. Pastaj, ktheheshin me vrap në Tiranë dhe, ose citonin ndonjë nga karagjozët e Perëndimit, ose shpreheshin të ngazëllyer se “Gjermania i tha jo kësaj qeverie… Evropa nuk e pranon Shqipërinë me Edi Ramën kryeministër… mblidhuni rreth nesh për të shpëtuar Shqipërinë… Ta rrëzojmë… përmbysim… mbysim… këtë qeveri…”.

Në shumicë ata të “Komitetit” të viteve ’40 ishin analfabetë, të veshur dhe ushqyer keq që flinin, më së shumti, nëpër shpella dhe pyje. Me këta të “Komitetit” të ri ndryshon puna. Zhurmuesit kryesorë të tij janë të shkolluar, të veshur shumë mirë, me vetura dhe vila luksoze, flenë nëpër hotele të shtrenjta dhe bëjnë pushime sheikësh nëpër botë me paratë që i kanë vjedhur popullit, ndërsa gjysmën e kohës së qëndrimit në Parlament e përdorin për të bllokuar dhunshëm seancat parlamentare dhe gjysmën tjetër për të komunikuar ëmbël dhe turpshëm me dashnoret brenda ose jashtë kopesë. Dhe këta horra na ftojnë pa drojë t’i besojmë se gjithçka e bëjnë në të mirë të popullit.

Megjithëse ndryshojnë shumë në mënyrën e jetesës me paraardhësit e tyre politik, moral dhe biologjik, anëtarët e “Komitetit” të ri nuk ndryshojnë aspak në ato që bëjnë. Edhe këta, si paraardhësit e tyre, kanë vjedhur, vrarë, shpërdoruar, nxitur vjedhjet dhe djegiet e fabrikave, uzinave, kombinateve dhe hedhjen në erë të shtyllave të tensionit të lartë; kanë prishur shkolla e qendra shëndetësore, kinema dhe kinostudio dhe tani ngrihen kundër gjithçkaje që planifikohet të ndërtohet nga qeverisja aktuale, qoftë rrugë, teatro, stadium, kënde lojërash, parkim nëntokësor etj. duke i shpallur si vepra korruptive pa nisur ende. Megjithëse janë ideatorët dhe themeluesit e sistemit imoral dhe kriminal të kësaj Drejtësie që imponoi bërjen e Vetingut, ata përsërisin çdo ditë se reforma ka dështuar, se sistemi është kapur nga qeveria dhe lëshojnë mallkime kundër të huajve që pohojnë se reforma është në rrugë të mbarë.

Kur i shikon këto fytyra të zvetënuara nga hipokrizia, gënjeshtrat dhe mëkatet duke derdhur lotë krokodili për të ardhmen e Shqipërisë s’ke si të mos kujtosh veprat e tyre të djeshme të kaosit dhe paligjshmërisë, trukimet dhe dhunimet, kioskat dhe piramidat financiare, grabitjet e tokave dhe ndërtimet pa leje e pa projekte, shpunësimet dhe shpyllëzimet, rrahjet, burgosjes e vrasjet e atyre që iu bëheshin “ferrë”. Ata e dëshironin me shpirt një përgjigje evropiane të prerë kundër hapjes së bisedimeve Shqipëri- BE sepse kishin punuar aq shumë për këtë saqë po të lodheshin aq për të mirën e Shqipërisë do të meritonin dekoratën “Nderi i Kombit” në vend të turpit të kombit.

Nuk ishte rastësi që, pikërisht kur nisën inspektimet dhe verifikimet evropiane për ecurinë e Shqipërisë në shinat e përcaktuara nga BE, kjo tufë mëkatarësh të papenduar dhe të pandëshkuar intensifikoi veprimet e turpshme në Parlament, rrugë dhe media, inskenoi “faktin” Babale dhe shpallte përditë si vepra të qeverisë çdo akt kriminal të kryer në vend apo jashtë tij nga shqiptarët, siç janë sjellja e kokainës nga Kolumbia në Durrës apo e parave nga Belgjika në Durrës. Këta “engjëj” të drejtësisë dhe lëvrues të pashoq të paligjshmërisë dhe vesit përpiqen të na bindin me rrena se dhjetëra miliarda euro apo dollarë të investuar këto tri dekada në ndërtime hotelesh, pallatesh, restorantesh, vilash apo fshatrash turistike në Shqipëri nuk kanë pasur si burim veprimtaritë kriminale, por “punën e ndershme ” dhe se paraja e pistë qarkullon vetëm në Shqipëri dhe vetëm gjatë kësaj qeverisjeje.

Edhe tani që politika evropianoperëndimore gjeti një kompromis duke caktuar datën e fillimit të bisedimeve për hyrjen e vendit tonë në BE dhe qeveritë kryesore amerikane dhe evropiane e uruan një akt të tillë me argumentin e artikuluar qartë se “BE njohu të gjitha reformat e Shqipërisë” (Romana Vlahutin), “Komiteti i Maleve” vazhdon zakonin e tij të turpshëm duke nxirë gjithçka dhe sulmuar të huajt që përshëndetën atë që ndodhi. Në kohën kur një grup eurodeputetësh dërgonte letra në PE në mbështetje të Shqipërisë, PD nënshkruante kontrata mijëra dollarëshe lobimi për të bindur Perëndimin për situatën kriminale e pa rrugëdalje në Shqipëri. Ndërsa zyrtari i lartë evropian që merret me çështjen shqiptare në BE, z. Knut Fleckenstein thoshte: Urime Shqipëri !, opozita shqiptare nxitonte të shpallte dështimin e vendit dhe sidomos të qeverisjes aktuale duke u shprehur: ” BE nuk mund të pranojë që të kenë partner një qeveri që ka zgjedhur krimin ” ( Luan Rama ). Me demek, BE mezi po pret si partnerë tufën e stërdiskredituar politike ku bën pjesë pohuesi i mësipërm dhe ku krimi dhe paligjshmëria kanë qenë tiparet kryesore dalluese të qeverisjes së saj prandaj dhe shqiptarët i dhanë dërmën disa herë qysh nga 2013.

Edhe pse i mungojnë idealet dhe vlerat morale, kupola drejtuese politike opozitare do të tregonte njëfarë dinjiteti sikur të shfaqej hapur dhe qartë kundër fillimit të negociatave me BE-në dhe, tani që u caktua një datë, të kritikonte zyrtarët e Brukselit dhe jo të vazhdojë zhurmën e turpshme me pallavra të tilla që raportin pozitiv të KE dhe dakordësinë e 25 shteteve evropiane për hapjen e negociatave me Shqipërinë i konsideron nul ndërsa skepticizmin dhe ngurimin e 2-3 qeverive të tjera evropiane përpiqet të na i shesë si ” Fjalën e Zotit “. Nuk mundesh që edhe të jesh kundër hapjes së negociatave dhe, nga ana tjetër, të hiqesh si i indinjuar dhe merakosur pse kjo datë u caktua për pas një viti dhe jo tani. Qëndrimet e opozitës nuk shprehin shqetësimin e saj për të ardhmen e vendit por dëshpërimin e saj për hapat e vendit drejt BE-së. Jo se nuk e duan Shqipërinë por sepse më shumë duan pushtetin e vet dhe besojnë se ajo që po ndodh ua pakson mundësinë e rikthimit atje ku kanë qenë dhe ku s’e meritojnë të jenë.

Qeveria shqiptare me kryeministër Edi Ramën ka njëqind e një gabime dhe faje por, në kundërshtim me vajtimet, mohimet dhe sjelljen e turpshme të opozitës shqiptare dhe një lukuni çakejsh rreth saj, BE pohoi se “Duke pasur parasysh përparimin e mësipërm, në veçanti për 5 prioritetet kyçe, Këshilli pajtohet që t’i përgjigjet pozitivisht progresit të mësipërm të bërë nga Shqipëria dhe përcakton rrugën drejt hapjes së negociatave për vendimmarrje në qershor të vitit 2019”.

E ndërsa BE pohon “progresin e mësipërm”, njëri nga anëtarët e “Komitetit të Maleve” nuk është dakord pasi pohon se “Koha e Edi Ramës ka mbaruar. Ai është dështimi më i madh i Shqipërisë në këto 28 vjet” (Edi Paloka). Sigurisht që ka “të drejtë” pasi, sipas vizionit dhe moralit të tij, Shqipëria duhet të ecë në rrugën e Bajraktarit të Maleve, me ndershmërinë e financimit të Rrugës së Kombit; atdhetarizmin e Marrëveshjes së Detit; tolerancën e reagimit ndaj Protestës së 21 janarit; drejtësinë e zgjedhjeve të 26 majit 1996; respektin dhe përunjësinë ndaj popullit si në mars 1997; vizionin ekonomik të kioskave dhe firmave piramidale; luftën antikanabis të modelit Lazarat apo largpamësinë e ndërtimeve pa leje.

Meqë Paloka, bashkë me shokët e tij, ka hedhur mbi “Komitetin e Maleve” qyrkun e Opozitës është në të drejtën e tij të na ftojë të mblidhemi rreth këtyre “shpëtimtarëve” të qëmoçëm. Por shqiptarët nuk dëgjojnë më nga ai vesh se ua kanë provuar shijen të korrave të tyre në dy kohë.

 

June 30, 2018 12:10
Komento

43 Komente

  1. info analitike June 30, 12:22

    Ja dhe carcafi i radhes i malajt te partise se Dushaneve qe perpiqet te na e paraqese deshtimin e hapjes se negociatave si nje sukses pavaresisht se Lulushi me Saliun u perpoqen per keq. Pale kur merr guxim Viktor Malaj si avokat i pushtetit te arrogances, korrupsionit, krimit e tradhetise kombetare te te beje moral e te flase per ideale e vlera e per hipokrizi ai tregon se tashme ka zgjedhur te vendose partine mbi gjithcka, perfshire atdheun. Pra Viktori ketu tregon balilizimin e shoqerise shqiptare nen udheheqjen rilindjote. Kaq shpejt te kete harruar tellalli i partise , Viktor Malaj qe kete qe po ben Luli dhe saliu sot e beri dhe kriepsikoja dje! Ja perse duhet kujtesa historike sepse ajo tregon llumin ku je zhytur o shoku Viktor. Njesoj si Tahorri qe i bente moral policeve te Saliut e qe kur mori pushtetin u kthye ne kapobanden e krimit e te trafikut te hashashit. Nuk ti ha kush keto perrlalla ne Europe o Viktori i partise. Tashme eurodeputet ua njohin huqet dhe mashtrimet. E more vesh qe edhe shoferi i Xhafajt u gjet i vdekur ne makinen e tij? Jemi ne pritje te zbulojme arsyet.

    Reply to this comment
    • gushti June 30, 14:55

      Ti “infoanalitik” je nje kokerr budallai sa eshte veshtire te ta pecaktosh se ku fillon dhe ku mbaron sfera e marrezive te tua. Te shkruash keshtu do te thote te mos mbash fijen e pergjegjesise per ato qe thua, gje qe percaktohet me ligj per te gjithe ata qe ndodhen ne spitalet psikiatrike. Mjere ti per veten tende.

      Reply to this comment
      • info analitike June 30, 15:46

        eh nuk prisja ndonje koment te mencur ka nje qe e ka zene vapa e gushtit ne qershor.

        Reply to this comment
        • Ivan i madh July 2, 07:52

          Po vetem idiotesite e tua te degjojme o luge haleje që cdo artikulli aty gati je te nxjeresh llape tende te felliqur te felliqesh gjithcka dhe se ke problem se ne felliqesire jeton. Dhe mendimet e te tjereve ste pelqejne se je idiot dhe pa tru qe vetem te llapesh di e jo te logjikosh ose e ben me dashje i financiare nga qarqet antishqipetare sllavoserbe te cilat ju ushqehen ju krimbat e gjirizit. Si ushqyen dhe prinderit e gjyshit tuaj felliqesira felliqesire mbetet brez pas brezi edhe sikur te vishet ndryshe.

          Reply to this comment
    • odin June 30, 20:29

      Nqs ke lexuar raportin e BE, nuk kishte te bente shume me çfare ka bere Shqiperia, por me teper me problemet e BE vete.
      Nuk mund te priten çudira mbas 25 vjetesh inkriminim te shoqerise ne çdo qelize, modeli i kioskave paralel me prishjen e çdo pasurie kombetare, sundimin e anarkise, grabitja e prones, etj.
      Nuk e di a ka ilaç, a quhet semundje histeria qe ka kapur intelektualin me shume internista. Debila qe gjithe diten e kalojne ne lexim mediash dhe per problemet e tyre private, ekonomike, seksuale, etj. bejne fajtor armikun e „klases“.
      I djeg shkrimi i Viktorit, prandaj keta plehra nuk kane argument tjeter, perveç se te etiketojne si komunist, islamofob, etj.
      Tipa histerike si intelektuali vetem ne nje zyre te shqup-it mund te imagjinosh ose nje persionist mendjepjerdhur.

      Reply to this comment
  2. Jimi June 30, 12:24

    Nje scaner perfekt! Te lumte pena!

    Reply to this comment
  3. Une,Lubonja June 30, 12:26

    Brilante! Por i dashur Viktor ne i dime keto gjera! Nuk jane te reja! Duam nje mendim nga intelektualet dhe juristet se si ta cojme kete Sali vrases para drejtesise, sepse Rama ka frike! Eshte “chicken boy”! Kjo duhet te jete ne qender te vemendjes se keto krime te Saliut i dine te gjithe!

    Reply to this comment
  4. Epiriot me Zemer e Shpirt June 30, 12:42

    thauje shqip e qarte..Malokeria ..dmth goraneria .
    Vlleho bullgo serbo turkmenet ose sic njihen ndryshe maloke.
    *Identitet etnik* i formuar mbas renies seshtetit arber ngapopullsite turkmene qe permenda me siper.Vetem kur kane perkrahje leshohen e prishin cdo gje.Sepse trimeria nuk eshtecilesi e tyre.Vrasje mbas gardhit vetem keta bejne.
    Mesuan Albanisht shume vone.Megjithese rropen shtate lekure ,Albane nuk u bene kurre.
    Nglen perjetesisht vandale cadrash..dyndje lukuni cobanore stepore kaukazike.

    Reply to this comment
  5. Claus June 30, 13:38

    Eshte gjetur i pajete me plumb ne koke, brenda Gardes se Republikes shoferi i Fatmir Xhafajt, o Viktor!!!

    Po lini “Komitetin Maleve” dhe “Forumin e Fushave” se po beheni qesharake.

    Apo dhe kete e ka vrare Luli brenda ne Garde?

    Ka hyre mafia me kete Rilindje o Viktor dhe Bedri.
    Partia Socialiste ka vdekur dhe eshte kallur nen dhe.

    Reply to this comment
    • Bledi July 3, 10:41

      Do i vi radha dhe atij që vrau gardistin. Ka shumë të tjerë në radhë para gardistit. Saliu, Meta e pastaj Rama. Më habit me këto komente tifozi partiak mediokër. Jeni shqiptar apo militant partie lidhur pas rrogës tuaj mediokre?!!

      Reply to this comment
  6. Besnik June 30, 14:08

    O Claus,
    Po mbeti gjithnje duke dgene urdhera e porosi a derebardhe!
    Te lumte!

    Reply to this comment
  7. LORA June 30, 14:23

    Zoti Viktor ,falnderim per vertetesine e cdo fjalie te kesaj analize shteruese.
    Por ne duhe te te jemi te bindur dhe te japim ndihmesen tone ne kultivimin e vetedijes qytetare se vetem reformimi qilizme ne drejtesi dhe Vetting-u e gradualiteti rigoroz i ketij procesi te integruar mund te shkurtoje ditet,deri ne ngordhje, se kobit te pandeshkueshmerise se 28 viteve te fundit,,,,ketij kobi qe ringjalli ‘komitetin e maleve” e mbetet realisht barku pjellor i mbareshtrimit te kesaj specie antishqiptaresh te perbetuar.
    Jam e kenaqur qe kete hall te madh te shumices se shqiptareve e permbushi vendimarrja e Ministrave te Jashtem te EU-se ,me 26 qershor 2018,,,,e cila vetem per te miren e Popullit Shqiptar vendosi bangoproven e harkut te nje viti,deri ne qershor 2019,per te verifikuar me rekorde te qarta dhe te besueshme ,bereqetin e drejtesise se re.Jam e bindur qe kjo do te ndihe seriozisht Shqiperine tone ne shterpezimin e barkut qe pjell antishqiptare te perbetuar,,,pasi te konfiskohen pasurite jo-legale dhe te rrasen tek ”shtate penxheret” eksponenten e komitetit te maleve te
    pas-nentedhjetes ,te cilet shqiptaret i njohin me dhembe e dhemballe,,,e qe Shqiperise i punuan qindin ne cerek-shekullin e fundit.
    Besoj fort ne kete qe shkruaj,sepse besoj ne pergjegjshmerine civile e civike ne rritje te njerzve te zakonshem te Atdheut tone.
    TUNG.

    Reply to this comment
  8. dajti June 30, 14:33

    Te lumte Viktor. Krahasim i gjetur me vend. Si gjithmone i ke masakruar keto ndyresira. Ata dihet kush jane Esadistet e rinj dje diversantet e rinj sot. Jane komplet funderrina, nuk bejne dot asnje pune vetem vjedhin. Krahaso punet e Veliajt me Bashen ne Tirane 1 miljon me zero.

    Reply to this comment
  9. MH June 30, 14:42

    Sot treshja ne foto bashkpunues me agjenture Serbe Beograd.Njikohesisht dhe padronet e SHISH-it.
    Vrasja e shoferit brenda ne garde te gjindet autori.Po larg politikes.
    Kjo qeveri asht nga ma pozitivet e ketij tranzicionit.Urojme te pershpejtohet reforma ne drejtesi dhe Vettingu te baje pune cilesore me rendiment te larte.

    Reply to this comment
  10. Genti June 30, 15:44

    Paralelizmi me idiot qe kam degjuar ndojeher z Malaj gjithashtu dhe opiniono yt per te ashtuquajturin komiteti i maleve i45ses aspak i vertet dhe mendimi yt personal eshte i nje komonisti ekstrem .

    Reply to this comment
  11. Vladimir June 30, 16:02

    Ky eshte pamflet, miku im. Urime!

    Reply to this comment
  12. Kris 1 June 30, 16:39

    Qeveria ka 101 gabime?
    Thuaja qeverise qe do aq shume per ta ndihmuar e mos i mbaj ne sirtar.
    Komitet i maleve dhe bajga e rilindur e fushes qelbin ambientin e bejne potere per te fshehur partneritetin Ram Sali Meta

    Reply to this comment
  13. Sokol June 30, 16:51

    I nderuar z. Malaj:
    Njè parashtrim i qartè, pèr mendimin tim, dhe tejet objektiv shkrimi juaj!
    Do tè kisha dashur t’ju sugjeroja, me modesti, qè duke pèrmendur e treguar vendin, antishqiptarève tè shitur si Berisha, Basha & Co., tè mos harxhonit vèmendjen tuaj ndaj skotès sè pavlerè qè paraqet njè parvenu si Luan Rama!
    Me konsideratè pèr çka shkruani,
    Sokol

    Reply to this comment
  14. intelektuali June 30, 17:01

    “KOMITETI I MALEVE” NUK HONEPSTE DOT KOMUNIZMIN DHE PERKRAHEJ NGA SHBA O SPIUNI I ENVERIT VIKTOR MALAJ

    prandaj:

    Sali Berisha si pjella e Enverit, VARKARI i Enverit (nuk e ke pare ne foto?) qe ishte dhe kolegu juaj nga Sigurimi i Shtetit, pra Saliu nuk ka si te jete pjese e “Komitetit te Maleve”,

    as:

    Luan Rama, cuni dhe PINJOLLI i Mersin Rames, besnikut te Enverit dhe Komandant i njesise sekrete te Sigurimit 101 ne Rashbull qe kontrabandonte droge dhe cigaro firmato ne Perendim permes Italise, ja ku e ke materialin origjinal qe te placin syte e mashtruesit dhe manipulatorit enverist ne gazeten DITA:

    http://www.kohajone.com/2015/09/05/shkrimtarja-amerikane-zbuloni-njesine-101k-e-krijoi-enver-hoxha-dhe-mafia-italiane/

    Ne “Komitetin e Maleve” nuk ka si te jete edhe Lulzim Basha, KAMARIERI qe punonte ne Rinas ne Kohen e Qepes te Partise se Punes, kush punonte ate kohe ne Rinas (kete gje duhet ta dish mire ti si kuader i larte i Sigurimit te Shtetit),

    as:

    LUKUNIA e spiuneve te Sigurimit me te cilet ka qene mbushur administrata dhe PD -ja e peshtire enveriste e Saliut qe ti po kerkon me finte te ulta t’ja bashkangjitesh PATRIOTEVE te vertete antikomuniste shqyptare qe dhane jeten e tyre ne rini per nje shqypni te Lire dhe Demokratike, njashtu sic po kerkon te behet sot, por qe Edi Rama dhe Mafia e Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Nexhmijen e kane lene si nje CIFLIG feudal mesjetar, prone private te nje klike pushtetaresh dhe oligarkesh qe po japin me koncesion cdo milimeter toke te Vatanit dhe qe kane kanabizuar vendin ngaqe nuk jane te afte per te organizuar prodhimin e ndershem kombetar, sic ishte perpara se ne trojet tona te implementohej fara e keqe e Bolshevizmes nga Moska dhe konkretisht nga UDB-ja dhe Beogradi.

    PO SA SHPEJT I HARROVE SPIUNET E TITOS DHE SHEFAT E ENVERIT: DUSHANIN, MILADININ DHE TEMPON O VIKTOR MALAJ?

    prandaj:

    Mos ja ngjit UDB-ne e Titos Patrioteve antikomuniste shqyptare se edhe UDB-ja e titos edhe KGB-ja e Putinit kane qene dhe mbase jane deri me sot “KESHILLTARET” e komunisteve shqyptare me pushtet gjate gjithe peruidhes se tranzicionit si “Miza nen kesule” e cdo qeverie mafioze shqyptare qe qellimin themeltar nuk ka prosperitetin e Vatanit, por pasurimin personal, ja ku ke nje material origjinal te publikuar nga OSBE-ja:

    http://www.panorama.com.al/raporti-sekret-i-osbe-ja-lidhjet-kriminale-te-rames-metes-dhe-berishes/

    Qe verteton se treshja Rama-Meta-Berisha me lukunine e sigurimsave qe mbajne nga pas jane tok nje si “Grusht bashkuar” ne aferat e tyre antishqyptare dhe antievropiane

    dhe:

    KJO TRESHE MAFIOZE DHE ASKUSH TJETER E MBAN LARG SHQYPNINE NGA BE-JA PER INTERESAT E PUSHTETIT PERSONAL, NJESOJ SI ENVERI

    prandaj:

    Mjaft me me llogjet dhe dacibaot groteske qe shkruan ne kete forum te nderuar te gazeteas DITA si ushqim kermash per fanatike dhe enveriste katunare dru me, shkrime idiote dhe pa llogjike intelektuale qe e largojne Shqypnie nga Bota Perendimore dhe Demokratike.

    Reply to this comment
    • Nje qytetar July 1, 08:41

      Eh , e njeh mire veprimtarine e sigurimit ti , ( Sh ) Urran Kostreci , pasi ishe edhe vete kontigjent i tij !
      Bile , sic e ke pohuar edhe vete ( ne nje koment tendin , ne nje cast krize ) , ishe i spiuni i preferuar i Fecorr Shehut .Ik more bajge e dhjere , ik mor pervers pederast burgjesh , ik mor vdis se qelb dynjane me frymen tende ! Ty , mjafton te te shikosh ne rruge e te kall daten !

      Reply to this comment
  15. demo June 30, 17:28

    te rrahin e s`te lene me kja-thoshte Fishta.
    Ketu kaloi Batalioni famezes i mbrojtjes se popullit me komandant Hodo Habilaj{toger baba}.Prapa ketij batalioni mbeten burra te lidhur e te pushkatuar,femij dhe te aferm qe shikonin si dhunoheshin dhe perdhunoheshin grate e Malsise.Cfare te bente Malsori i Mirdites,i Kelmendit,i Hasit,i Krumes,i Malsise se Madhe?Mori nje manxerr turqie dhe doli ne bjeshke per te shpaguar gjemen..Komiteti i Maleve ishte thjesht nje kuvend krahinor i burrave te Malsise,perballe nje lukunie prej 70 mije banditesh partizane te pa cmobilizuar,qe bridhnin neper katundet e malsise si bandat e andarteve greke gjate luftes se pare boterore,duke lene pas zjarr,familje te masakruara,te internuare..Komiteti i Maleve vrau KALLAUZIN E TERRORISTEVE TE KUQ NE MIRDITE,,HAFIJEN E VENDIT BARDHOK BIBEN NGA DERA E BIBDODAJVE. dhe mire beri.Ata qe vune dore mbi grsa dhe vajza nuk jane burrat e Mirdites,por jane xhelatet e toger Babes,qe lidhnin burratr dhe torturonin grate me TORTUREN LABE,goditjen e macokut nen cithjane,.Komiteti i Maleve dhe grupet E REZISTENCES ANTIKOMUNISTE ,jane lavdia e Rezistences se fundit ne kushte krejt te pabarabarta ndaj dhunes dhe masakrave te DJAJVE TE KUQ..
    I perjetshem qofte kujtimi i atyre malsoreve qe dhane jeten e tyre dhe sakrifikuan familjet e tyre nga pushtuesit me te eger te malsise…

    Reply to this comment
  16. Nunuja nga Cepani June 30, 18:25

    Te lumte mendja e dora per shkrimin ,o Viktor Malaj! Hallall qumshtin e nenes ,o Viktor Malaj! Nje shkrim realist e shume i vertet. PO kryetari i ” Komitetit te maleve ” i sotmi eshte Sali Berisha. Pjella e atyre qe ishin pjestare ne “Komitetin e maleve ” sot jane angazhuar te shajne e denigrojne figuren dhe emrine Enverit , sepse etrit e tyre i rruajten bythen. Edhe trashgimtari ,spiuni i Beogradit i futur midis tyre , Sali Berisha , si bukeshkale qe eshte,si i pabese qe eshte ,edhe ky sa qe gjalle Enveri i rrujti t……. et. Ky kelysh i Beogradit mburet se permbysi komunistet. Kur i permbysi ? Kur Ramiz Alia po e kthente timonin? Kur Azem Hajdari i shoqeruar nga sigurimi i shtetit bente thirrje per permbusje ,sepse u pa qe ai sistem vdiq atje ku lindi ? Po eshte per te ardhur keq qe edhe Ilir Meta po i sherben ” Komitetit te maleve ” te sotem ,se bashku me gruan e tij. Fjalet e perdorura nga antaret e ‘Komitetit te maleve’ dje ,po i perdorin bijte e tyre sot. Nje krahasim: Etrit e tyre dje digjnin e prishnin objektet kulturore,flisnin kunder se rese ,shiko sot ,bijte etyre po flasin kunder objekteve kulturore sot. Duane nje ndertese hale te teatrit,se u vret syte e reja. U vrau syte kendi i lodrave te liqeni,u vrau syte amfiteatri te liqeni. po po erit doni te linin popullin ne shtepite mesjetare, keta duane ta lene ne objete te qelbura. Keta ” Komiteti i maleve ” sot,doni te shkaterronin bunkierin ,por ja qe sot atje shkojne e bejne vizita… Edhe nje here o Viktor rrofsh e qofsh per shkrimin qe ke shkruar….

    Reply to this comment
  17. Martini June 30, 18:27

    Viktor.ke shume te drejte Berisha dhe Nishani jane produktet me te keqia te sitemit monist te cilet si nenshartese lulezuan lulin.Jane ai produkt qe.vetem kane shkateruar Shqiperine.Kjo duket hapur e megjithate dhume truthare u shkojne nga pas.Pse?Kush e ka fajin.Ka ardhur loha qe kategorise se.Edi.Rames duhet thene hapur pergjegjesia.Jo per gje por per ti ruajtur nga konsumumu i krimi i shperdorimit te pozites per te cilen.paguhen.

    Reply to this comment
  18. Pedagogu durrsak June 30, 18:33

    Z. Viktor,
    urime per kete artikull te perkryer. Analiza jote i “djeg” ketyre neoesadisteve, prandaj te kundervihen pa logjike, por vetem me militantizmin e shfrenuar proberishian, per te shkaterruar cdo gje me vlere qe ka arritur ky popull me aq mund dhe sakrifica.
    Z. Viktor,
    ne kete vit qe do te kalojme, ku do te duhet te behen nga shqiptaret hapa te vertete te qyteterimit europian ne Shqiperi, qe te afrohemi me standartet e demokracise ligjore te Perendimit, shkrimet e tua ndihmojne ne kete proçes, prandaj mos u tutni nga kundershtite militanteske.

    Reply to this comment
  19. Konti Sbalta June 30, 18:34

    Ajo qe e bashkon kete “treshen ” me “Komitetin e Maleve” pervec te tjerash eshte edhe mbeshtetja tek “kanuni” Saliu para disa ditesh e kercenoi Edi Ramen se eshte ne ” gjak”sipas kanunit per nji vrasje per te cilen Edi Rama s’kishte asnji lidhje.Po te njejten gje perseriti ai edhe ne ngjarjet e 21 janarit kur deklaroi se do ta kisha vrare Edi Ramen ne ate kohe , sikur nuk i duallen ata qe vrau e plagosi ate dite!Keta te “Komitetit te maleve” te sotem si ata te 1945 jane ne mendime dhe veprime primitive e jashte kohe dhe duan ta kthejne
    vendin si ne mesjete. .

    Reply to this comment
  20. ETHEM June 30, 19:44

    TE LUMT VIKTOR.ANALIZE E SHKELQYERE DUKE BOMBARDUAR KOMITETIN E MALEVE TE DITEVE TE SOTME ME NE KRYE SALISERBIN.
    EDHE KOMITETI I SOTEM I MALEVE NGJAN SI DY PIKA UJI SI AI DJESHMI.TE DY KETO KUFOMA BENIN E BEJNE LUFTEN E EGER PER PUSHTET ME ÇDO ÇMIM.
    THIRRJET E SALIUT PER REVOLUCION PER LARGIMIN E KSAJ QEVERIE ME DHUNE…TREGON SE KY BANDIT KA 28 VJET QE VJEDH,SHKATERRON E VRET NJERZ NE MENYRE TE HAPT SA QE KA ÇUDITUR NJERZIMIN SI BRENDA E JASHT VENDIT.QE NGA 2 PRILLI 1991 NE SHKODER E DERI TE S.OLLDASHI KY NJERI KA URDHERUAR VRASJEN E MBI 6000 NJEREZVE TE PAFAJSHEM.POR FATKEQSIA QENDRON SE IDHETARET E TIJ NUK I PRANOJNE KRIMET E TIJ.ESHTE KJO ARSTEJA QE KY VEND VUAN PASOJAT BERISHISTE DHE DO VUAJ AKOMA DERISA TE BEHET DREJTESIA E RE NGA NJERZ TE RINJE E JO NGA ATA QE I SHKOLLOI SALIU NE KURSIN 6 MUJOR TE PLEOAVE DUKE QENE ME 4,7,8 KLAS SHKOLLE E ME VON U BEN ME DIPLLOMA FALLCO TE KRISTALIT APO VITRINES.
    DUHET THEN ME FORCE SE KOMITETI SOTEM I MALEVE E KA LUAJTUR MIRE ROLIN E HIPOKRIZISE,LASI ATO QE KA BERE VET..JA FATURON KUNDERSHTARIT POLITIK.FAKTI QE LIGJEROJ VET DROGEN NE LAZARAT E GJITHANDEJ DHE E MOHON ATE DHE KERKOJ DENIMIN E TAHIRIT E XHAFES PER DROGE..TREGON SE SE VEÇ TJERASH KA KAPUR DREJTESIN PER GRYKE DHE NUK PO LEJON KRIJIMIN E VETINGUT NE SISTEMIN E DREJTESIS DUKE E ZVARRITUR ATE TEJMASE.DHE FAIN JA HEDH PERSERI RAMES.
    NESE DREJTESIA E RE NUK DO TE ÇOJ PAS HEKURAVE SB,LB DHE IM..E KO KY VEND ESHTE VESHTIRE TE FURTEMI NE BE NDONJEHERE.

    Reply to this comment
  21. Aleksander Thana June 30, 19:54

    The Warst, The Bad and The Ogly !

    Reply to this comment
  22. valentina June 30, 21:47

    Z.Viktor jam plotesisht dakord me percaktimin qe keni bere per shpellaret e viteve 1940 me shpellaret e viteve 2018,por me habit fakti se vec 101 gabimeve te ketij kryeministri te batutave keni harruar padashur se eshte pikerisht ky batutaxhi qe i leverdis ky lloje pershtjellimi dhe eshte investuesi kryesore i shume manovrave per te vazhduar te mbaje te coroditur mendjen e popullit,me kujtohet nje interviste e te ndjerit Dritan Prifti ne nje medja,ku fliste per prapaskenat midis hajdutit president me te mire te te gjithe koherave qe ka pasur vendi dhe kopilit te zene ne shpellat e vicidolit sali vuk karadzicit,te cilet komplotonin ti merrnin bashkine edvin pederastit dhe me pas ilir gruaqirin do e kishim kryetar te opozites dhe kopili e iserbise do qendronte deri kur ti vinte vdekja si kryeminister te shqiptareve,pra e kuptoni Z.Viktor se per presidentin hajdutin me te madh te shqiptareve ishte nje deshire, ndersa ky palaco kryeminister e ka bere bere fakt i kryer me marreveshjen e 17 majit 2017.nese vendi do kishte drejtesi do shikoje qe ky kryeminister eshte me mostra nga te gjithe politikanet e gjithe ketyre 27 viteve.

    Reply to this comment
  23. spata June 30, 22:51

    Ska dyshim, edhe sikur te mos bente ket shkrim Viktori,.malsoret historikishte skan pranuar asnje sundim e jo me shteti. Dikur jan dalluar si popullsi me vlera kulturore ku jan shquar per nje patriotizem si rrac veriore ne trevat e banuara nga shqiptaret. Eshte pikerishte pushtimi Venetikas qe futi nje kultur me humane dhe I beri me njerzor. Nen pushtimin Venetikas kemi nje levizje te kesaj popullsie drejte qendrave me te zhvilluara te Perandoris. Pushtimi Osman e riktheu ne orgjinen e mesjetes me cnjerzore. Edhe ketij pushtimi kjo krahin nuk ju nenshtrua.Jeta ju ne nshtrua Kanunit te Lekes qe nenkuptonte pushtetin legislativ e ate administrativ.Periudha me e shkelqyer e kesaj treve shqiptare mbetet ajo e Skenderbeut.Me vdekjen e Skenderbeut kjo trev u be ndjekse dhe mbeshtetse fanatike e pushtimit Osman. Sulltanat duke njohur traditen e kesaj treve ju dha pushtet te plot Bajraktarve te lidhur me Porten e Larte. Me terheqjen Osmane nga vendet e Ballkanit deri ne ardhjen e Zogut asnje pushtet nuk pati ndikim. Zogu ndoqi ate qe ben turqit. I vuri ne sherbim te tij and duke u udhen pushtet pa u futur ne rregulat e Kanu it. Xhandaret e veriut per her te par ne historin e tyre u ben sundues ne ter teritorin e Shqiperise. Arratisja e Zogut dhe LANC I ktheu perseri ne orgjinen Mesjetare duke bashkpunuar me pushtuesit. Pushteti i Hoxhes i vuri ne pozita kundershtuse. Reaksjoni veriore ndaj pushtetit komunist kulmoj deri ne vitet 1960.Me pas kemi nje pauz dhe ringjallje te elementit verior ne vitet 1972 periudh ku Hoxha u shpalli lufte bashkpu ntorve te shtetit komunist. Hoxha pastroje rrugen dhe veriore muaren pozita kyce ne shume sektor te shteti. Ky pushtet I pa dukshem verior arrit te krijoje lidhje me agjentura te huaja e me trashegimtaret e Reaksjonit. Degjenerimi komunist beri qe verioret te pergatisnin ardhjen ne pushtet se pari me Ramizin e Saliun. Nuk po zgjatem mbasi eshte shkruajtur e then shum ne periudhen demokracis Shqiptare.
    Sjellja e tyre Bajraktare edhe ne momentin qe po kalon populli shqiptare sot eshte i dukshem armiqsor. Qendrimi i tyre do jet i till deri sa Shqiperia te jet jasht strukturave Evropjane.
    Mos ulodhni te komentoni e te argumentoni sjelljen e tyre.Vetem nen presjonin Evropjane ata do ulin koken. Asnje pushtet i berendshem nuk u ndryshon sjelljen. E pam se cbene Kuksjanet per nje vendim administrativ takse.

    Reply to this comment
    • intelektuali July 1, 07:05

      SPATA E DEMOKLEUT

      Qe simbolikisht i ri mbi koke kundershtarit politike me urdher te Mbretit Dionis,

      Bukur e ke radhitur historine e verioreve nga Doxhet e Venedikut e deri tek Enveri me Raimizin dhe VARKARIN e tyre Sali Berishen, por nuk the asnje fjale more mavri per jugoret nga Balilajt e Sarandes dhe Habilajt e Vlores me Kapobanda jugore si Saje Qorri, Fatmir Xhafaj, me BOSA jugore si kantunari Taulant Xibraka dhe Edvin Droga, qe e kane zaptuar pushtetin njesoj si osmanet e Sulltanit dhe nuk lene kurgje qe te bjere ne toke pa kaluar me pare ne rrjeten e tyre te Rilindjes enveriste dhe kur Bota i kap me presh ne duar duke vjedhur lekat e pista, menjehere fajin ja hedhin verioreve.

      PO PSE KESHTU TE NDARE NE VERIORE TE LIQ ANTIKOMUNISTE DHE JUGORE ENVERISTE SIC I SHKRUAN VIKTOR MALAJ DHE SIC I DO EDI RAMA DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

      Reply to this comment
      • spata July 1, 09:59

        Nuk ta mburra Ramon se dhe ai eshte verior. Nuk fola dhe per Meten se dhe ai ka nje grua malsore.Sa per te tjere nuk vura ne kandar jugor apo verior.

        Reply to this comment
  24. Nunuja nga Cepani July 1, 06:52

    I nderuari SPATA ! Jam dakort me mendimet tuaja,or gazetari Viktor Malaj nuk ka bere analizen e zhvillimit ,politik ,kulturor ,ekonomik te krahines se veriut ,e cila nuk ka qene as me e ulet e as me e ngritur se krahina e jugut te Shqiperise. Artikull shkruesi ka bere lidhjen e “Komitetit te Maleve ” gjate viteve 1945-1953,vit kur “trimat “e maleve s’po ua mbante te futeshin ne teritorin Shqiptar. Aresyet jane nga me te ndryshmet, me ” Komitetin e maleve ” te sotme me ne krye Sali Berishen’ e per koicidence eproret e jashtem jane po ata te viteve 1945-1953,por sot te dukshem e te padukshem,ose sic thote populli :” Hedhin gurin e fshehin doren” Krahina veriore e Shqiperise,po e perdor per arsye nocioni gjeografik,ka shume e shume suksese ,politike,kulturore ,ekonomike si dhe ane negative te trasheguara nga ai kanuni i Leke Dugagjinit. Nuk eshte e vertet se malsoret bujar,trima, te beses e mikepritesa ua ndryshon sjelljen i huaj e jo puhteti i brendshem. Duam s’duam ne ,ashtu si mbre Shqiperia ne kohen e shtetit komunist perqafoi e ndryshoj rrenjesishte jeten kukgturore,ekonomike ,,e per kete ka fakte. Duhet te pranojme se gjuha qe perdor “Komitetii maleve ” sot eshte indentike me gjuhen e perdorur nga “Komiteti i maleve ” te viteve 1915-1953. Kete ka dashur e ka pershkruar ne menyre te shkelqyer ,per mendimin tim, VIkotor Malaj,te cilin edhe nje here them : ” Te lumte mendja e dora”!

    Reply to this comment
  25. Meta July 1, 08:59

    Treshi persheshi kriminal, qe gjitha perpjekjet e ben qe te sheptoje nga ndeshkimet per krimet e kryera,Njeri eshte Rrumpall kriminel e familje kriminelesh,trashtar,vrastar e genjeshtar recidiv.Tjeteri eshte person qe duke i tere,ne perrmbajtje eshte i pergjysmuar fizik e mendesisht,I treti nenbsihti e rrumpalles, narcisoid i pispillosur ne pamje, ne shpirt e verpim kriminel hajdut e vrastar.Kjo eshte forma dhe permbajtja e kesaj treshe kriminale

    Reply to this comment
  26. Mersin July 1, 09:47

    Asgje te re nga fronti i Ballkanit perendimor.

    Reply to this comment
  27. Syrja Qarri July 1, 13:57

    Bedri !
    Ti dukesh qe je i squte dhe i holle per analiza faktesh, ngjarjesh dhe fenomenesh.
    Ben mire te ulush dhe te shkruash rreth :- Krimit qe solli Edi Rama dhe “poshtersine” qe sot krimi po ben duke mos e pyetur fare as Ramen, as Rucin, as Ballen madje, madje as Majkon.
    Kjo do te kishte shume interes per lexuesit e “Dites”

    Reply to this comment
  28. MH July 1, 17:09

    Ne ate kohe heret nga “Komiteti i Maleve”.Sot ne kohe moderne amancipimi ka perfundue nga kjo treshja siper ne “Komiteti i Haleve”.me qender mbijetese banimi SHQUP-islleku Tirane!

    Reply to this comment
  29. I URTI July 1, 20:50

    Faleminderit z. Malaj ! Ne situaten qe perjeton Shqiperia , je si ilac per te semuret ! Shikoni se si egersohen palacot qe ndihen te prekur nga e verteta qe Ju nxirni ne shesh ! Ka mjaft zagare , qe nuk e nxjerrin dot mllefin vetem me nje koment , por vazhdojne te lehin e lehin me deshperim , si ata qente , qe i lehin henes se ndriteshme naten !
    Gazetare te ndershem e profesioniste te talentuar si Ju , mbushin nje vakum te ndjeshem ne ditet e sotme , duke marre persiper te thone gjithenje e me me force , te verteten verbuese , qe duket sikur vagullon e njerezit i perfshin deshperimi . Nje flm te MADHE !

    Reply to this comment
  30. Kopshtari July 2, 07:53

    Nuk arrij ta kuptoj llogjiken e disa komentuesve ketu qe e ngrene ne qiell nje organizate terrorriste si komiteti maleve, vetem e vetem sepse ishte antikomuniste dhe e perkrahur nga sherbimet sekrete te Shba dhe Anglis.
    Terrorrizmi mbeter terrorrizem, pavaresisht ngjyrave dhe ideologjise pas tij, pavaresisht kush e ushqen dhe kush e mbeshtet. Vet Shba i kan njohur ndonjehere gabimet e veta ne mbeshtetje te grupeve te caktuara ekstremiste, qe me vone kane degjeneruar ne grupe terroriste.
    Saliu qe diten e par ne pushtet e ka perdorur dhe ende e perdor terrorin psikologjik dhe ate te eleminimit te kundershtarve politik, taktiken e flamurit fallco dhe te tritolit ankthmbjelles, si mjetin numer nje te politikes se tij. Ne kete pike Saliu dhe te bindurit e tij, ja kan kaluar edhe komitetit te maleve.

    Reply to this comment
  31. Nik Martini July 4, 08:55

    O Viktor Malaj, alias (nje here tjeter, kujt i korrespondon).
    Po per etike profesionale, jo per lata studentore, minimalisht duhet ta zesh ne goje se kush e rifuti ne publicistiken e re ne demokrature “neokomitetin e maleve” me qender ne ShQUP. S’eshte mire keshtu, s’eshte ndershmeri prej nga presupozohet e ke origjinen dhe i biri i kujt je!

    Reply to this comment
  32. demo July 4, 09:12

    Komiteti maleve eshte revolta e deshperimit.
    Nuk ka lidhje me bosat e vetekenaqur te PD.Keta jane trshegimia e terrorit te kuq.

    Reply to this comment
  33. nord.al July 4, 17:59

    Partija Komuniste ishte organizate terroriste e jo Komiteti i Maleve, o komunisti Viktor Malaj. Ti je kunder Berishes e co. jo se sheh komuniste te flliqur tek ato, por se nuk ti mbushin xhepat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin