Dështimi i madh i BE me Kosovën

January 16, 2019 01:04

Dështimi i madh i BE me Kosovën

Nga Shaban Murati

Tani mund të thuhet me bindje se BE ka pësuar dështimin e saj të tretë në Ballkan me rastin e Kosovës. Dështimi i saj i parë ka qenë paaftësia për të menaxhuar krizën jugosllave të fundit të shekullit të kaluar dhe sidomos për të ndalur luftën në Bosnjë,ku u detyrua SHBA të ndërhyjnë. Dështimi i dytë ka qenë paaftësia e BE për të ndalur presidentin kriminel Millosheviç dhe shtetin serb në realizimin e gjenocidit dhe të spatrimit etnik në Kosovë në vitet 1998-1999, ku u detyrua SHBA dhe NATO të ndërhyjnë ushtarakisht. Dështimii saj i tretë është ky i tanishmi, kur pas tetë vjet bisedimesh midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel, të ndërmjetësuara nga BE, nuk arriti të imponojë zgjidhjen përfundimtare të njohjes reciproke dhe situata po kërkon ndërhyrjen e faktorëve të tjerë më të fuqishëm jashtë europianë.

Dështimi i tanishëm i BE me Kosovën shfaqet në disa drejtime.

Së pari, BE humbi rolin e protagonistit të bisedimeve Serbi-Kosovë, rol që ia dha asaj rezoluta e OKB e vitit 2010 për hapjen, drejtimin dhe garantimin e bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës. Bisedimet u rrotulluan në vend në baltën teknike tetë vjet dhe BE nuk qe në gjendje që t’i impononte Serbisë rezultatin final të këtyre bisedimeve: njohjen reciproke si shtete të pavarura. Dhe BE e kishte bazën juridike të legalizimit të pavarësisë së Kosovës sipas ligjeve ndërkombëtare, të sanksionuar nga tribunali më i lartë juridik i OKB, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

BE nuk arriti të demostrojë forcë udhëheqëse globale europiane në një konflikt në oborrin e saj ballkanik, midis dy shteteve, që aspirojnë të dyja për anëtarësim në BE. Jo vetëm nuk erdhi tek zgjidhja e shumëpritur, por sensi historik dhe i së drejtës lëvizi në kahun e kundërt të tij. BE i lejoi vetes që bisedimet e Brukselit midis Serbisë dhe Kosovës të shërbenin si katarsis dhe alibi për Serbinë nga mëkati i agresionit dhe ta avanconin atë drejt integrimit europian. Kosova bëri një lëshim shumë të madh, që pranoi dhe zhvilloi bisedimet për tetë vjet, duke mos fituar asgjë në planin politik, dhe duke shërbyer si derë hapje e Serbisë për të fituar nga BE statusin e shtetit kandidat dhe nisjen e bisedimeve të pranimit në BE, pa pranuar njohjen e Kosovës dhe pa zgjidhur konfliktin me një shtet fqinj.

BE degradoi vijë ne saj diplomatike ndaj Serbisë dhe manifestoi një mungesë kohezioni diplomatik dhe  paqëndrueshmëri tipike europiane, duke anuar gjithnjë e me tepër nga shteti agresor dhe duke anatemuar shtetin viktimë. BE devijoi gradualisht nga thelbi i bisedimeve të Brukselit dhe nga kushti, që ajo i pat vendosur zyrtarisht dhe publikisht me të drejtë Serbisë, se pa njohur Kosovën nuk mund të anëtarësohet në BE. Nuk po bëjmë kronologjinë e deklaratave europiane, por po mjaftohemi me deklaratën e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, i cili në 15 shkurt 2018 deklaroi në Prishtinë tekstualisht: “Nëse Serbia dëshiron të lëvizë drejt Bashkimit Europian, është një kusht primar pranimi i pavarësisë së Kosovës”.

Por befas BE pranoi që situata t’i rrëshqiste nga dora dhe në verën e vitit 2018 dolën deviacionet e boshtit të bisedimeve Serbi-Kosovë, deviacione të papranueshme dhe që u hodhën në qarkullim me etiketat e ideve të reja të ndryshimit të kufijve apo të shkëmbimit të territoreve. Në 31 gusht 2018 shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogerini, deklaron në Vienë përkrahje për idenë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës. Ishte sinjali i madh publik se Brukseli po hiqte dorë nga kushti i njohjes së Kosovës për anëtarësimin e Serbisë. Jo vetem po rimbursohej shteti,që kishte ndërmarrë agresionin dhe gjenocidin në Kosovë në vitet 1998-1999, por po mënjanohej nga rendi i ditës çeshtja themelore e njohjes reciproke e dy shteteve ballkanike. BE humbi rolin primar në bisedimet Serbi-Kosovë dhe u pa qartë se nuk mund ta kryente më këtë rol, kur nga një anë kancelarja gjermane, Angela Merkel, këmbëngulte me të drejtë që nuk mund të shkohej tek zgjidhja nëpërmjet ndryshimit të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës, kurse nga ana tjetër presidenti francez Makron përkrahte një zgjidhje nëpërmjet ndryshimit të kufijve.

Së dyti, dështimi i BE me Kosovën u manifestua me paaftësinë e saj për të arritur një zgjidhje përfundimtare në bisedimet tetë vjeçare Serbi-Kosovë,gjë që krijoi nevojën e një implikimi të drejtpërdrejtë të SHBA në ato bisedime. Prishtina u deklarua në favor të përfshirjes së SHBA në bisedimet Serbi-Kosovë bashkë me BE. Kësaj iu kundërvu Beogradi, i cili doli me kërkesën që të shtohej në listën e drejtuesve të bisedimeve edhe Rusia. Humbja e peshës dhe rolit ndërmjetës të BE në bisedimet Serbi-Kosovë u sanksionua, kur presidenti i SHBA, Donald Trump, në një letër dërguar njëkohësisht në 14 dhjetor 2018 edhe presidentit të Kosovës, edhe presidentit të Serbisë, u bënte thirrje që të përfundonin marrëveshjen midis tyre dhe të vinin ta nënshkruanin në Shtëpinë e Bardhë.

Së treti, dështimi i BE me Kosovën dhe dobësimi i rolit të saj në bisedimet u konstatua me ridaljen e Rusisë si lojtar në skenën diplomatike të çeshtjeve ballkanike. Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për ligjërimin e Serbisë si sferë influence e Rusisë, por me rolin e ri të Moskës si protagoniste në bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës. Pra me një rol më tej se sa protektori Serbisë pro ruse. Takimi i befasishëm i presidentit rus Putin me presidentin e Kosovës në 11 nëntor 2018 në Paris është një sinjal i lexueshëm diplomatik se Rusia tashmë është ftuar të jetë pjesë e çdo rregullimi midis Serbisë dhe Kosovës. A e lehtësoi Putinin në këtë objektiv ndonjë“deal” për Kosovën, që sipas disa burimeve diplomatike mund të jetë arritur në Helsinki në samitin e 17 korrikut 2018me homologun amerikan në takimet kokë më kokë,kjo mbetet të shihet. Përfshirja e Rusisë në bisedimet Serbi-Kosovë do ta komplikojë për keq dinamikën dhe rezultatin e bisedimeve, sepse Moska nuk është e interesuar për zgjidhjen e konfliktit Serbi-Kosovë, sepse siç pohonte ekspertja ruse e Ballkanit, Ana Filimonova, në organin proqeveritar rus “eadaily.ru” në 14 janar, Rusia trembet se “pas zgjidhjes së çeshtjes së Kosovës, Vuçiç mund ta çojë vendin drejt NATO-s”.

Duhet theksuar se BE ka bërë lëshim në drejtim të Rusisë, dhe Moska përfitoi nga paaftësia e BE dhe sidomos nga lojërat diplomatike të disa anëtarëve të BE, të cilët në shahun e ri gjeopolitik, që po luhet në arenën ndërkombëtare dy vitet e fundit,po kërkojnë të ndërtojnë lidhje të shkurtra me Rusinë. Dhe në raste të tilla paguajnë gjithmonë popujt e vegjël.

Duhet pranuar me dhimbje se dështimin e BE me Kosovën e ka favorizuar edhe devijimi prej vijës së mbrojtjes së interesit kombëtar i faktorit shqiptar në rajon, pra i dy shteteve shqiptare. Në 15 shkurt të vitit 2018, një burrë i shquar shteti dhe një nga ekspertët më të mirë të diplomacisë ndërkombëtare për Ballkanin, ish kryeministër dhe ish ministër i jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, përkufizoi pozitë ne favorshme të Kosovës në bisedimet me Serbinë, duke e cilësuar veto të Kosovës ndaj pranimit të Serbisë në BE. Ja deklarata e tij:“Është krijuar tashmë një e drejtë vetoje nga të dy, edhe nga Kroacia,edhe nga Kosova, për pranimin e Serbisë në BE. Duke zvarritur këmbët në çdo bisedim për kufirin e Danubit,Kroacia mund ta ngadalësojë procesin, dhe duke zvarritur këmbët në bisedimet për marrëveshjen e normalizimit Kosova mund të bëjë të njejtën gjë”.Nuk dihet përse udhëheqja e Kosovës zgjodhi të bëjë të kundërtën e asaj, që sugjeronte diplomati i madh suedez. Këtu dalin dy pyetje një milion dollarëshe, që presin përgjigje nga udhëheqja e Kosovës:1-Pse Prishtina nuk e përdori këtë veto të saj mbi Serbinë?, dhe 2- Pse Prishtina bëri të kundërtën dhe nisi vrapin që t’i ofrojë Serbisë marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve?

Kjo ndodhte, kur Prishtina e dinte se Serbia nuk kishte plotësuar detyrimet, që rridhnin nga marrëveshja e parë e prillit të vitit 2013midis dy shteteve për normalizimin e marrëdhënieve. Dhe për të vazhduar me listën e çudirave të reja diplomatike të Prishtinës, udhëheqja e Kosovës befas hoqi dorë nga objektivi i saj i njohjes nga Serbia. Madje Prishtina  shkoi edhe më tej në lëshimet e saj dhe doli me tezën vetëvrasëse se do të ishte e kënaqur me një ofertë serbe për një karrige në OKB. Mbetet enigmë pse Prishtina e futi veten në një rrugë pa krye dhe për më tepër u ofrua të sakrifikonte për Serbinë me të ashtuquajturat kompromise të reja të dhimbshme.

Në këtë kthesë të pashpjegueshme të Prishtinës për devijimin e objektivit kryesor të bisedimeve me Serbinë ka pasur ndikimin e vet negativ dhe qendrimi i paqartë, konfuz dhe shpesh herë dëmtues i Tiranës zyrtare.

Aktualisht kemi një koniukturë të re,plot të panjohura dhe më të komplikuar për Kosovën dhe për çeshtjen tonë kombëtare. Faktori shqiptari dy shteteve shqiptare në rajon për arsye subjektive nuk ndërtoi kohezionin dhe forcën e duhur unike në rajon, që duhet takishte ndërtuar gjatë 10 viteve të ekzistencës së shtetit të pavarur të Kosovës, përkundrazi e çoi ujin në drejtimin jo të duhur për interesat kombëtare.

Qarkullon mendimi justifikues se udhëheqësit shqiptarë nuk kanë çfarë të bëjnë, sepse ndryshimet e kufijve apo rrudhjet e territoreve shqiptare qoftë me Serbinë, qoftë me Greqinë, po ua kërkojnë fuqitë e mëdha. Kjo nuk është e vërtetë dhe po përdoret si alibi nga udhëheqësit shqiptarë në Prishtinë dhe në Tiranë për thyeshmërinë e tyre përballë Serbisë dhe përballë Greqisë. Edhe në konferencën e Londrës të vitit 1913 ishin fuqitë e mëdha,që vendosën copëtimin e kombit shqiptar. Por kryeministri Ismail Qemali, Isa Boletini, dhe shtetarët e vërtetë shqiptarë nuk u pajtuan dhe i kundërshtuan fort ato padrejtësi, pavarësisht se nuk qenë në gjendje t’i ndalin. Përballë tyre dalin të mjerë ata udhëheqës në Prishtinë dhe në Tiranë, që me infantilizëm bëhen pjesë e projekteve të konferencave të reja të Londrës, dhe e shesin si modernizëm shërbëtorllëkun e tyre ndaj shteteve fqinjë, të cilat aspirojnë të ngushtojnë akoma më shumë kufijtë e kombit shqiptar.

BE dështoi me Kosovën, por ajo duhet të kuptojë se duke përkrahur Serbinë dhe jo Kosovën,  nuk do të fitojë as Serbinë dhe as rolin e BE si protagoniste në oborrin e saj ballkanik.

Botuar sot në Dita

 

January 16, 2019 01:04
Komento

12 Komente

  1. DRENICA E KUQE January 16, 03:45

    Z. Shaban Murati, respekt per kete qasje kaq te qarte per çeshtjen shqiptare, per te cilen fajet kryesore i barte Tirana zyrtare (shqiptare), e cila fillim e fund eshte dashte ta marre ne menaxhim procesin dhe çeshtjen e bashkimit te trojeve etnike shqiptare te pushtuara nga fqinjet dhe kete çeshtje paresore (çeshtjen e Kosoves dhe te trojeve tjera ne ish-Jugosllavi) nuk eshte dashte ta lere ne duar te shqiptaro-titistave anti shqiptare dhe te veglave te tyre rezidente ne Tirane e ne Prishtine, edhe aktualisht.
    Gabimet kane ndodhur dhe po ndodhin dhe per to fajet i ka politika dhe diplomacia “shqiptare” e pacifizmit rugovist ne Prishtine, pas te ciles po shkon symbylltas politika shqiptare e Tiranes zyrtare.
    Ta rikujtojme Betimin e UÇK dhe tradhtine qe ju be atij betimi prej pacifisteve rugovist te LDK dhe “Shtabit te UÇKs” (te dy palet rezidente ne Tirane dhe ne Prishtine!) Te deshtojne tri lufta te UÇK (ne Kosove, ne Maqedoni dhe ne Presheve…) ky eshte kulmi i tradhtise, te cilen po e vazhdon per 20 vjet rresht “politika dhe diplomacia ‘shqiptare’ e Prishtines dhe e Tiranes”. Por Tirana assesi nuk eshte dashur ta le ne dore te pacifisteve rugovist çeshtjen e trojeve etnike shqiptare, sidomos çeshtjen e Kosoves (me Presheve… deri ne Nish), te Maqedonise, te Malit te Zi dhe çeshtjen came qe lengon…
    Nje analize si kjo e Juaja duhet t’i kete parasysh edhe verejtjet e nje puro-shqiptari te perndjekur edhe sot…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
    • Ismet Balaj January 17, 09:08

      Z. Shaban Murati si diplomat karriere dhe specialist i shquar per marredheneit Shqiperi -Ballkan eshte gjithnje i qart, koherent dhe analizon drejt e terheq vemendjen politikes e diplomaciuse se dy dhteve shqiptare per gabimet fatale qe ndjekin qe demtojne te ardhem e Shqioptareve ne rajon. Konkluzioni i z. Shaban se duke i bere leshime Serbise, Bashkimi Europian nuk do te fitoje as Serbine (se ajo do te shkoije me Rusine…dhe se BE humbi rolin e saj drejtuese ne Europe. Dhe z. Drenica ka te drejte.

      Reply to this comment
  2. BLACK SWAN January 16, 05:52

    BRAVO BRAVO !!!!!

    historia s’ka asgjë të re, perveç asaj që kemi harruar ….

    Reply to this comment
  3. Astriti January 16, 07:49

    Analize e shkelqyer e ish – pedagogut tim! Te lumte profesor!

    Reply to this comment
  4. Pano Hallko January 16, 09:02

    Diplomati ynë i shquar, i quan diplomatikisht dështime tre hapat e pa hedhura të Europës.
    Unë, që nuk di aq nga diplomacia, mendoj se janë qëndrime, e jo dështime. Sepse, po të mendonte dhe funksiononte Europa ashu si Gjermania dhe Suedia, doemos do të kishim tjetër paraqitje sot.
    Për fat të keq, aksi ortodoks i njohur tanimë në Histori, vazhdon të funksionojë njësoj si në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit të XX-të.
    Shtoju këtyre qëndrimeve të mirë studiuara “europiane”, edhe qëndrimet e “shqiptarëve” dhe…gatuhet Çorba që po shijojmë…

    Reply to this comment
  5. Mollosi January 16, 09:15

    A thua edhe ne shqiptaret kemi nje pjese te fajit per kete deshtim te BE ?

    Reply to this comment
  6. Dardan January 16, 10:21

    Ideja e shkembimit te territoreve ishte nje nisme e mire, por u sabotua nga nacionalistet shoviniste serbe, qe nuk pranuan bashkimin e Presheves, Bujanoves e Medvegjes me Kosoven. Bisedimet do te vazhdojne..

    Reply to this comment
  7. s.g. January 16, 11:09

    Shaban Murati flet për segmet të caktuar kohe për situaten që Kosova mbetet vater krize ai mirë e di se ishin vitet 90 -92 ku RSFJ u shemb të tjerët u nxurrën kurse Kosova dhe shqiptarët mebeten në gërmadha dhe për gjendjen që sot janë Murati ta gjejë biseden e një juristi me famë prof dr Zdravko Tomac aty i ka faktet e pa kundërshtushme pse Kosova mbeti jashtë lufës për liri e sa i pērket zgjidhjes të problemit se si send nuk thotë zgjidhjen reale nuk dotë ketë sepse u var 90% nga faktor të jashtëm për mendimin e tij te ndrrimi i teritorit duhet ta dijkate se pranon Sebia se nëse Kosova shkon në ate krejt ase hiq mbrrin te politika e Millosheviq sve ili ništa dhe mori gadi hiq

    Reply to this comment
  8. aktualiteti January 16, 12:18

    Deshtimet e BE (akoma quhet e tille se vetem bashkim nuk ka me brenda saj), jane kudo por sidomos ne Ballkanin perendimor me ato mashtrimet me gjoja “zgjerim” me nje Johannes Hahn Kryekomisioner i zgjerimit imagjinar qe verdalliset neper Ballkan vetem per te justifikuar rrogen se as zgjerim ka as nuk ka gjasa te kete. Por me Kosoven deshtimi i BE eshte vertet i turpshem. Aty BE ka shkelur mbi ato parimet qe mbahet se respekton, vullnetin e lire te nje populli. Kosova sot ka gjithe te drejten e zotit mos te kete me shume respekt sa kjo BE ka per vullnetin e kosovareve per nje shtet normal pa qene i detyruar ne bisedime pa fund me agresoret e vet shekullore, serbet, vetem se kjo kerkohet nga ato mediokerit e Brukselit.

    Reply to this comment
  9. Vatra January 16, 14:01

    Sikur shqiptarët të kishin kriju një pozicion si rusët ose turqit që po shifet ma mirë u doli hesapi kur u kthyen nga vet-vehtja

    Reply to this comment
  10. Iliria e bashkuar January 16, 22:52

    Po pse lodheni me Europen hileqare. Ajo dhe Amerika donin nje Serbi te dobet per shkak te rusve dhe jo nje Shqiperi te forte.

    Reply to this comment
  11. ELIOT January 18, 19:19

    H ha ha more SHQIPTARE naiva ;;;;;;;; Por cfare prisni nga europa ;;;;; asgje ;;;akoma se keni kuptuar ;;;ne France politikanet dhe disa gazetare e thone s e ishte gabim qe Europa AMERIKA sulmuan serbine dha ja dhane lirine kosoves ;;franca ja lepine akoma rusit ;;nga frika dhe se kane ide komuniste dhe kur serbet jane kursherinj ruse keshtu e Europa e ben ne breke ;;; putini e dekoroi nje ish minister francez ;;; dhe shyqyr qe eshte amerika se nga Europa sna duan ;;; por ka edhe si gjermania qe na don dhe mendon se nje albanie e madhe ja shtyn iden ruseve serbeve te sulmojne gjermanine polonine dhe ;;; amerika na don per 2 gjera se jemi illire dhe nuk e lejon rusin te behje serbine nje rusi te madhe ne ballkan ;;;dha sa me larg te jete rusia nga Europa srbia aq me mire beht gjendja urope ;;;;; dhe tirane me politikanet e ndyre skane bere asgje per kosoven e kane mednjen te vjedhin dollaret e popullit ;;;ne vend te cojn reparte ushtarake ne kufij te kosoves per ndihma per cdo rast tirana me ramen bashen berishen bejne piselliqe per tu pasuruar dhe se rrujane per vellezerit tane ;;; BRAVO RAMUSHIT eshte illirian i vertete ;;;; duhet te drejtoje shqitaret jo rama basha ;;merci ;;; DHE SIC THEMI NE SHQIPTARET … I ZOTI E NXJERRE GOMARIN NGA BALTA ….MOS PRISNI NGA EUROPA .MOS SU BENI NAIVA OSE BUDALLENJ ..KEMI RASTIN E MIRE TE BEJME NJE SHQIPTARET TE FORTE ME KOSOVEN DHE SHQIPERINE NDOSHTA E VONE EDHE ME SHQIPTARET NE MAQENDONIE ..POR POLITIKANET JANE PUSHTA DHE HAJDUTA ..HASAN PRISHTINA ISMAIL QEMALI ISA BOLETINI SKENDERBEU ISHIN ILLIRIANE TE VERTETE …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim