Dështimi i marrëveshjes për demarkacionin mund të çojë në zgjedhje të parakohshme

July 20, 2016 10:41

Dështimi i marrëveshjes për demarkacionin mund të çojë në zgjedhje të parakohshme

Dështimi i ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacion mes Kosovës dhe Malit të Zi, në Kuvendin e Kosovës, mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Siç shkruan Klan Kosova, kundërshtimet e opozitës dhe një pjesë të deputetëve të koalicionit qeverisës që po i bëjnë versionit aktual të demarkacionit, po venë në rrezik këtë proces.

Një dështim i mundshëm mund të çojë në prishjen edhe të koalicionit aktual qeverisës mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat nuk kanë gjetur ende konsensusin për ta proceduar në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion mes Kosovës e Malit të Zi.

Por, të bindur se këtë vit do të ketë zgjedhje dhe se demarkacioni mund të jetë shkas, janë partitë opozitare, të cilat po kërkojnë kategorikisht mbajtjen e zgjedhjeve.

July 20, 2016 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*