Dështimi i një takimi
Nga Arkiva
Nën drejtimin e ndrikullës, dy krushqit parashikuan një takim në Bruksel. Data e ora e takimit u lajmërua nga mediat e ndryshme me gërma të mëdha ,edhe të vogla,me zë te lartë edhe të ulët. Nuk u saktësua nga asnjëra palë, se në çfarë kushtesh do të lidhej krushqija. Hamendësimet e ndryshme parashikonin ndarje tokash për prikë.
Përpara takimit,faktorët pjesmarrës,ngrefoseshin përpara gazetarëve,për t’u dhënë të kuptonin se kanë të bëjnë me udhëheqës botëror, pra burra e gra shteti të një niveli tepër të lartë. U panë qartë simptomat e epidemisë,kur provincialët kërkojnë t’u japin mend kancelarive ndërkombëtare.
Papritmas takimi tre palësh deshtoi.Krushqit u takuan vetëm me ndrikullën. Nuk u dha asnjë lajm se për çfarë biseduan kokë më kokë me zonjën.Aktorët,kur dolën përpara gazetarëve ,secili e interpretoi takimin sipas interesit të vet.Njëri deklaroi me nervozizëm,se muk lidhte krushqi në këto kushte,sepse e kanë kërcenuar me jetë.Tjetri e deklaroi mostakimin sukses me rezonancë botërore. Ndrikulla ,për t’i dhënë kivet vetes,deri në zgjedhjet e ardhshme,deklaroi se jemi në rrugën e mbarë, dhe krushqija do të lidhet brënda mandatit tim.Si për inat,kancelaritë ndërkombëtarë,këtë mos takim e kaluan në heshtje, ndonëse në Shkup ulen ngrihen aueroplan qeveritar nga shumë shtete të botës.
Dy president e nderuar,kur shkuan në atdhe, u munduan të qetësonin banorët e tyre,me mendje me të kthjellët.Në një krushqi bashkohet nusja me dhëndërrin. Nga asnjëra palë nuk merret vesh se cili është dhëndërri e cila është nusja. Njëri deklaron se unë shkoj vetëm me lypë. Tjetri thotë se kjo krushqi nuk do të lidhet për pesëdhjete vitet e ardhshme.Ndrikulla kërkon të na mbushë mendjen se krushqija është pranë,dhe nuk ka rëndësi për Europën e Bashkuar ,se kush është dhëndërri, e kush është nusja,pas legalizimit të LGBT-ve.
Kjo e veshtirëson problemin më shumë,sepse traditat kombëtare janë të ndryshme në tilla raste.Ka kombe që nusen e marrin vetëm me prikë të madhe, siç ka kombe që nusen e blejnë sa frengu pulën,kur ajo u pelqen shumë. Traditat ndryshojnë edhe në shperblimin dhe trjatimin e ndrikullës si përpara edhe pas dasmës. Ende nuk ka dalë asnjë gjysëm fjale se sa i ëshë premtuar asaj.
Të bësh pazare sot,me mend e 1918- tes,ishte krejtësisht e sigurtë që takimi do të dështonte.
Fatmir Lohja
Ashtu sic eshte eshte shkruar kjo shkaravitje,nje lish-mash kot, do te kish kuptim ta kish shkruar mbiemrin e vertete qe e perfaqeson: Fatmir LOQJA.
Vasiliqi ka vajtur koha e Deci.Bau.