Dështojnë bisedimet Lazio-Milan për Biglian

June 24, 2017 18:29

Dështojnë bisedimet Lazio-Milan për Biglian

Lucas Biglia mund të mbetet edhe një sezon te skuadra e Lazios. E gjitha kjo pasi kanë dështuar bisedimet mes skuadrës aktuale të mesfushorit dhe ekipit të Milanit.

Futbollisti ishte shumë afër nënshkrimit të një kontrate të re me lacialët, por interesimi i rossonerëve bëri që të hezitojë argjentinasi të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e drejtorit sportiv shqiptar Igli Tare. Biglia ka rënë dakord për kushtet personale me Milanin, por Lazio po kërkon të paktën 25 milionë euro.

Sipas Il Messaggero, oferta në tavolinë nuk do të kalojë më shumë se 15 milionë euro plus bonuset ose një lojtar. Ndryshe, në rast të dështimit përfundimtar të bisedimeve, 31-vjeçari po kërkon marrëveshje më të mirë me Lazion.

June 24, 2017 18:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*