Greva e Albcontrol/ Dështojnë bisedimet mes ministres dhe punonjësve, bllokohet aeroporti i Rinasit! Deri nesër në orën 10:00 nuk do ketë ulje-ngritje avionësh

April 7, 2021 12:32

Greva e Albcontrol/ Dështojnë bisedimet mes ministres dhe punonjësve, bllokohet aeroporti i Rinasit! Deri nesër në orën 10:00 nuk do ketë ulje-ngritje avionësh

Aeroporti i Rinasit është bllokuar totalisht. Ministrja e Infrastrukurës, Belinda Balluku nuk arriti një marrëveshje me kontrollorët e Albcontrol që kanë hyrë në protestë.

Puna është pezulluar në Rinas dhe nuk do të ketë asnjë ulje-ngritje avionësh pasi s’ka punonjës në kulla për të kontrolluar. Kjo do të vijojë deri në orën 10:00 të datës 8 prill.

Madje edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm një avion i nisur nga Athina nuk ka mundur të ulet pasi ka qëndruar 30 minuta në ajër dhe është kthyer mbrapsht për në Greqi.

Një tjetër fluturim i prekur nga kjo protestë disa minutëshe se kontrollorëve është edhe ai i ‘Air Albania’ me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë.

AlbControl është një kompani me kapital 100% shtetëror dhe në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Vitin e kaluar bordi i AlbControl i uli pagat me 62%, ndërkohë që kontrollorët kanë firmosur kontratën e paaftësisë në punë edhe për shkak të stresit ndaj pandemisë, por nuk është marrë parasysh nga drejtuesit.

Kërkesat e kontrollorëve:

– Rikthim i kolegëve në punë;

– Shfuqizim i vendimeve të bordit;

– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;

– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;

– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Kjo është hera e parë që ndodh një protestë nga kontrollorët e ‘AlbControl’, të cilët kanë firmosur deklaratën e paaftësisë në punë për shkak të stresit të vazhdueshëm që kanë, ndikuar edhe nga pandemia.

Janë 13 fluturimet e anuluara që ishin parashikuar për ditën e sotme:

✈️Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim

✈️Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim

✈️Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim

✈️Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

✈️Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim

✈️Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

✈️Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim

✈️Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim

✈️Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim

✈️Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim

✈️TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim

✈️Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim

✈️Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

o.j/dita

April 7, 2021 12:32
Komento

8 Komente

  1. Ano April 7, 12:44

    I heqin njerezit nga puna si pulat…te gjitha palet te majte te djathte….bravo kontrolloret….kur do mbajme pergjegjesi kta drejtues? Kjo pune per te mjeret qe punojne ne shtet..na hoqen sot na hoqen neser

    Reply to this comment
  2. Peza April 7, 12:44

    Bravo u qofte!
    Jeni te paret qe i thyeni turinjte diktatures se korrupsionit!
    Belinden as mos e pranoni ne bisedime se eshte kunder jush!

    Reply to this comment
  3. punetoret e rilindjes April 7, 13:02

    Me fort eshte shqetesuar nga kjo proteste dhe Sokol Balla i masturbuari i T-CH! I shkreti, mba hallin e ish-gruas tij kesaj Ballukes…

    Reply to this comment
  4. LASGUSH a të qivja udhët April 7, 13:14

    Po LASGUSH RAPATUSHIT mo shokëni qysh do i vejë halli?

    Ku në të s’ëmës do ngrihet e do ulet kaçatorri rilindjotas i spërkatjes së mushkonjave nga ajri?

    Ke “aerodromi” i imrlvizuar i Divjakës që të na bjerë prapë pingul në rërë?

    Po jo o protestues, jo… Nuk bohet kjo punë.

    Jo për gjë por jemi në prag fushate halektorale tani dhe s’kemi takat të përballojmë as kostot e kripura të kontratave me të huajt, dhe as pasojat ekstreme të pandemisë karonale.

    Bëhuni pak më “njerëzorë” për hir të zemërqerësisë ekstreme të qehajait të parë të Surrelit

    Reply to this comment
  5. vlonjati April 7, 14:18

    Ehu ,kemi gati aeroportin e Kukesit,te Vlores e Sarandes.Rama me zor po pret ata 100 e kusur vete qe do zbresin ne Kukes per te votuar kunder tij.

    Reply to this comment
  6. Li Kurti April 7, 15:33

    Li Kurti
    O te mjere qe keni fatin a zi te jetoni ne ate hale qe quhet shqiperi.

    C fare prisni nga bastared politikane- njeri me i ndyre se tjetri.

    Le te marin shallvaret e tyre , pardesyt e bardha, dhe bananet dhe ti perdorin si sinjalizues per drejtim avionash.

    Cudi qe historia preseritet… dhe qenjet e gjalla ne ate vend s marrin vesh.

    Reply to this comment
  7. kam kohe April 7, 18:03

    Kaposhit nje thele po i bie kaposhtlleku ne nje therime ku kjo therime do ti haje koken
    Ku do ta cosh ngrefjen e potureve te lagura me shurre po ne aeroport ne pritjen e …………
    A e kupton se cfare njeriu je me paraqitjen idiote para popullit dhe nderkombetareve se sa vlere kane?!!!
    A e kupton se je nje hic, por nje HIC i madh.
    Mbahesh me te madh me postin qe ta kane dhene populli,qe ti nuk e meriton, por e ke guximin te ngrefosesh
    Hengsh koken tende.

    Reply to this comment
  8. kam kohe April 7, 18:15

    Kaposhit nje thele po i bie kaposhtlleku ne nje therime ku kjo therime do ti haje koken
    Ku do ta cosh ngrefjen e potureve te lagura me shurre po ne aeroport ne pritjen e …………
    A e kupton se cfare njeriu je me paraqitjen idiote para popullit dhe nderkombetareve se sa vlere kane?!!!
    Nuk kam bere asnje dublikat komenti,prendaj pranoje ,se nuk i bien poturet te dashurit tend.
    A e kupton se je nje hic, por nje HIC i madh.
    Mbahesh me te madh me postin qe ta kane dhene populli,qe ti nuk e meriton, por e ke guximin te ngrefosesh
    Hengsh koken tende.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim