Dështojnë negociatat për të shmangur divorcin, plagosen në përleshje 9 anëtarë të tre fiseve

February 18, 2014 10:02

Dështojnë negociatat për të shmangur divorcin,  plagosen në përleshje 9 anëtarë të tre fiseve

Nëntë pjesëtarë të tre fiseve Gjeloshi, Shkajopi e Gjeta në Perlat të Durrësit kanë përfunduar në spitalin rajonal, pas negociatave të dështuara për të shmangur një divorc dhe fyerjeve që kaluan në sherr dhe përleshje. Policia lokale sqaroi se 9 pjesëtarët e familjeve janë përleshur pas një konflikti për motive të dobëta, një divorc i pritshëm mes një çifti që kishte lidhje me tre familjet në fjalë. Të plagosurit kanë marrë plagë në trup dhe në kokë, por janë jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë po punohet për sqarimin e rrethanave, si dhe për përcaktimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes, e cila përfundoi me nëntë të lënduar. Mësohet se 4 prej të lënduarve morën mjekimin dhe u kthyen në banesë, kurse 5 të tjerët po trajtohen në spitalin e qytetit me fraktura dhe hematoma nga goditjet me gurë, hunj, grushte dhe mjete bujqësore. Policia tha se të plagosurit janë A. Gjeloshi, 58 vjeç, B. Gjeloshi, 36 vjeç, A. Shkajopi, 24 vjeç, A. Shkajopi, 36 vjeç dhe F. Gjeta, 20 vjeç. Kurse në banesë u kthyen M. Gjeta, A. Gjeta, D. Gjeta dhe F. Gjeta. 

February 18, 2014 10:02
Komento

3 Komente

  1. Mami i Dardanit February 18, 10:09

    Gjeloshet nga Durresi. 😛

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi February 19, 02:31

    Gjelosh vjen nga fjala gjel dhe gjelat janë luftarakë ? Gjeloshat kanë luftuar si gjelat dhe s’ka asgje të re ketu? Por nuk morëm vesh cili gjel apo gjelosh zuri vendin e parë? Ju lumtë gjelosha,bëtë zanatin! Ore po çfarë kini dashur nga velipoja në durrës ju? Ah po harrova/kini vajt në tokat e “xanuna”!?

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi February 19, 02:33

    VR !!! Gjelosh vjen nga fjala gjel dhe gjelat janë luftarakë ? Gjeloshat kanë luftuar si gjelat dhe s’ka asgje të re ketu? Por nuk morëm vesh cili gjel apo gjelosh zuri vendin e parë? Ju lumtë gjelosha,bëtë zanatin! Ore po çfarë kini dashur nga velipoja në durrës ju? Ah po harrova/kini vajt në tokat e “xanuna”!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim