Dështon marrëveshja/ Rama dhe Basha përplasen për datën e zgjedhjeve

May 16, 2017 21:48

Dështon marrëveshja/ Rama dhe Basha përplasen për datën e zgjedhjeve

Dështon marrëveshja politike mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha. Shkaku i dështimit të marrëveshjes mes palëve duket se është data e zgjedhjeve, pasi Rama nuk pranon që të shtyhen përtej datës 23 Korrik, ndërsa Partia Demokratike kërkon që të zhvillohen në vjeshtë.

Në orën 21:00 kryetari i PD zhvilloi një takim me aleatët opozitar, ndërsa burime për Report Tv pohojnë se gjatë bisedës Basha ka njoftuar aleatët se Rama është tërhequr nga paketa “McAllister”.

Sipas PD, kryeministri nuk pranon datë tjetër për zgjedhjet përveçse 18 qershorit për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Datat e Ramës për zgjedhjet ishin 18 qershori dhe 23 korriku, brenda kornizës kushtetuese, por opozita kërkonte shtyrjen e tyre deri në implementimin e identifikimit biometrik të votuesve.

Çfarë parashikonte paketa McAllister
Sonte pritej që të firmosej një marrëveshje Rama-Basha, pjesë e së cilës do të jetë paketa Mc Allister dhe propozimi i kryeministrit Edi Rama, që u bë në tryezën e realizuar në presidencë.

Duke qenë se në paketën e McAllister parashikohej zgjedhja e një presidenti konsensual me opozitën, një proces ky që ka përfunduar tashmë në parlament nga paketa e propozuar nga kryeministri është marrë në konsideratë propozimi që opozita të japë dakortësinë e saj për postin e zëvendës kryeminsitrit.

Ndërsa negociatat janë intensive mësohet gjithashtu se kryeministri ka pranuar faktin se mund të përdoret identifikimi elektronik i votave në zgjedhjet e ardhshme, çështje të cilën e ka kërkuar që në krye të herë opozita, por jo votimi elektronik pasi do kohë implementimi.

Në këtë pikë palët kanë dakortësi, por data e mbajtjes së zgjedhjeve mban peng marrëveshjen, ndërsa mësohet se kryeministri Edi Rama e sheh opsionin e shtyrjes së datës deri me datën 23 korrik, dhe në këtë afat është i mundur edhe realizimi i identifikimit elektronik të zgjedhësve, por jo përtej kësaj date sic kerkon opozita. E djathta pretendon qe zgjedhjet te shtyhen ne Vjeshte.

Identifikimi elektronik
Ndërkaq, mësohet se është pranuar nga Rama identifikimi elektronik, një tjetër kërkesë e opozitës kjo për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Çfarë parashikon paketa McAllister?

— Ndryshime në strukturën qeveritare – 4 ministra të propozuar nga opozita

— Kryetari i KQZ t’i lihet opozitës

— Ndryshime në strukturën e Policisë së Shtetit

— Avokati i Popullit të propozohet nga opozita

— Ndryshime në Kodin Zgjedhor (forcim të penaliteteve për rastet e shitblerjes së votës)

— Paketës McAllister do t’i bashkohet propozimi i Ramës për zv/kryeministër teknik.

May 16, 2017 21:48
Komento

12 Komente

  1. Arber I May 16, 21:53

    Asnje leshim! Ne rast te tentativave per prishjet erendit publik te arrestohen Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Votat tona ia kemi dhene Edi rames te zbatoje ligjet e shtetit dhe Kushtetuten!

    Reply to this comment
    • adri May 17, 06:02

      Asnje marreveshje mos tradhetonimbesimin qe ju ka dhene populli. Mos i lini shqipetaret qe ju votuan dhe qe pane tek ju shpresen. Mos pranonin asnje marreveshjen ne kundershtim me ligjin dhe per tekat e Lulezim hajdutit. Te mos preket qeveria.Me mire te shkohet ne zgjedhje te parakohshme pa felliqesiren LSI te Ilir metes

      Reply to this comment
  2. TLN May 16, 21:54

    O Rame me gjithe keto leshime qe ke bere nuk e kuptoj pse duhet te votojme PS ne zgjedhjet e ardhshme? Ne te votojme ty e ti ja jep pushtetin ne tavoline Sali Berishes.

    Reply to this comment
  3. Besniku May 16, 21:59

    Po jepu dhe karriken, se vetem kjo ka mbetur, pas kryetarit te KQZ-se.
    Po valle mos vije dhe Trampi qe te kerkoje te leme ne te majtet Shqiperine e te ikim per te plotesuar deshiren demokratike te serbo-ujqerve shqiptare!!!
    Mire ka thene nje burre ne moshe ne 91-shin.
    “Do ta kerkoni Enverin ne nate pa hene , por nuk do e gjeni me.”

    Reply to this comment
  4. Lennard May 16, 22:22

    Mbaroi mire puna.Basha i shtyre nga Berisha nuk pranon te hyje ne zgjedhje.Nuk voton Vetingun se e ndjejne se po u vjen Sosja dhe syrgjynosja.Kane bere krime dhe duhet ti lajne ne kete dynja.Tashti Z.Rama ndizi motorat e fushates dhe hyr fuqishem ne zgjedhje ,kujdes LSI se e ke kale Troje.Lus zotin qe te marrin vetem dy deputete.Tit Vasilin dhe Kol Dervishajn.

    Reply to this comment
  5. Gojaku May 16, 22:39

    Eshte me se e qarte pse Saliu nuk pranon propozimin e Rames pasi e para qe do behet parlamenti do miratoje Vetingun dhe i pari qe do e haje eshte AI Sali Efendiu dhe te gjithe ata qe i kane pire gjakun Popullit dhe jo vetem Saliu por kushdo dhe i cdo krahu D-M qe kane bere mekate do i lajne nje per nje.

    Reply to this comment
  6. Besoj May 16, 23:20

    Kuptohet se Saliu dhe Luli kane udhezimet e Rusise per zgjedhje me vota elektronike qe te nderhyje ne favorizimin e ketyre trimave anti perendimore. PO KETE E DINE TE GJITHE

    Reply to this comment
  7. Adih May 17, 00:40

    Qe te tre ketyre partive PS, PD dhe LSI ,,pa votuar vettingun dhe reformen ne drejtesi ,mos ja hipni voten . Shikoni si luajne kukamceftas me ne popullin e mjere .. Ka parti te tjera qe sjane perzjere me kete corbe te prishur.. Mjaft u tallet me shqiptaret o faqezinj . Nuk e kuptoni o politikane
    qe bie dhe rendon ne kurriz te popullit.. , Neokomunistat bandite pengojne prej kohesh integrimin ne BE dhe te mireqenies se popullit kokpalare ..Nje here ne 4 vjet, ju jepet o popull rasti dhe shanci te vendosni per fain tuaj..Ju tremb vettingu e reforma ne drejtesi , listat jane bere gati ,,kot sperdridheni ,ne fund te fundit burgu per burra eshte.

    Reply to this comment
  8. fteri May 17, 06:22

    Votat E.Rama kryeministër i ka nga shumica e populli PIKË deri më 18 qërshor – 23 korrik 2017 .

    Ky afat është brenda korrnizës kushtetuese të R .SHqiprëisë, jo sipas tekeve të S.Berishës dhe hijes së tijë të shëmtuar L.Basha që kan si qëllim për të kthyer zgjedhjet në pazare politike me qeveri teknine dhe pazare bagëtie ti jepet blersit më të parë .

    Kjo do të ishte tallje me e shëmtuar me popullin ,do të rëndonte ekonominë dhe do të shkatrronte planet afatgjata të qeverisë .

    PD-ja nuk do zgjedhje ,por do garanci të shpëtoi kokën L.Basha dhe S.Berisha së bashku me togën e kriminelve të gjykatësve dhe të prokurorve nga Weting-uë .Prandaj të thejë qafën dhe të krijohet me udhëheqës të sajë mendje hapur .

    S.Berisha dhe L.Basha kan llogari me drejtësinë shqipëtare ,prandaj nuk duhet shtyrë wetingu . E.Rama duhet në radhë të parë të zbatoi Weting-un ,pastaj të bëjë zgjedhje,kjo e pastron parlamentin .

    Reply to this comment
  9. Fahriu mo. May 17, 06:58

    Lepuri fshihet tek:
    Me 23 a 24 Korrik, Bashes i mbaron mandati si kryetar i PD-se. Po nuk fitoj zgjedhjet, humb postin e kryetarit. Po nuk hyri ne zgjedhje, shkon si luftar dhe besnik i xhaketave te vjetra te PD-se, megjithse edhe vete nuk eshte i ri sepse ju bene 12- vjet me funksione ne PD. Siç duket nuk eshte gjendur akoma ai qe duhet te beje si i thote mjeshtri.

    Reply to this comment
  10. Crusader May 17, 08:14

    Perse eshte kaq e veshtire xhanem, qe qeveria te pranoj identifikim biometrik? Eshte shume e thjeshte, nje aparat skanimi i gishterinjeve dhe kartes se identitetit, te lidhura me serverin e MB ne cdo qender votimi duke identifikuar ne vend per 2 Sekonda cdo votues.. Teknnologjia eshte shume e lire, dhe lidhja mund te behet nepermjet rrjetit 3G ne cdo cep te Shqiperise. Kjo redukton ne 98% rriskun e votuesve dublikate, dhe garanton nje vote te lire e te pamanipuluar. A duam vote te lire? Atehere perse nguron maxhoranca? Perse nderkombetaret bejne si struci. Ky eshte problemi dhe kjo mund te zgjidhet brenda nje muaji apo dy.

    Dta ju lutemi postojini komentet.

    Reply to this comment
  11. Zylo leshatori May 17, 13:01

    Prina parti me shokun edi rama ne krye dhe me fitore 99.99% ne zgjedhjet e ardhshme. Jam i sigurt se do ja kalosh edhe partise meme me kete popull unitet te celikte rreth partise qe kemi dhe me kete llogjike qe perdoret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*