Dështon projekti “baywatch” në plazhe, bashkitë nuk paguajnë

July 5, 2017 17:45

Dështon projekti “baywatch” në plazhe, bashkitë nuk paguajnë

Dështon projekti i “Baywatch-ve”-rojeve në bregdetaretë certifikuar për sigurisë në plazhe. Mbi 40 të rinj që papara 2 vitesh u trajnuan në vendet e rajonit dhe nw shqipwri me ekspertë të edukimit fizikë në universitetin e Sporteve por përfunduan të papunë pasi bashkitë refuzuan pagesat e tyre.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare sheh si përgjegjës të vetëm të këtij projekti të mbetur në letër pushtetin vendor.

Tare: Bashkitë deri më sot janë të paafta për të marrë masa për sigurinë në plazhe. Bashkitë nuk kanë bërë asgjë për të vazhduar këtë risi që sollëm në plazhet tona. Fatkeqësisht, të gjithë ata të rinj që trajnuam nuk punojnë më sepse bashkitë nuk i paguajnë më.

Por agjencia kombëtare e bregdetit nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të vendosur gjoba. Institucioni i vetëm përgjegjës për ushtrimin e masave administrative në këtë rast është ministria e Ekonomisë.

TareMasat administrative i marrin Ministrisë e Ekonomisë dhe Turizmit. Ata janë përgjegjës për masat administrative.

Mungesa e rojeve bregdetare dhe kullave të vrojtimit i bën plazhet më të pasigurta. Rrit rrezikun e situatave të padëshirueshme të fëmijëve dhe të rinjve që frekuentojnë bregdetin.

Të vetmet që kanë bërë iniciativa edhe pse sporadike në këtë rast, janë bizneset private të cilët kanë siguruar dhe punësuar rojet bregdetare për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit veror për pushuesit.

July 5, 2017 17:45
Komento

1 Koment

  1. Arben July 5, 18:22

    BAYWATCH,

    HAHHAHAHAHAHAH, TALLJE BYTHE ME TE MADHE.

    NISUNI ME PUSHIME NE PARGE, GUMENICE, ARTE, SHUME BUKUR SHUME LIRE DHE MBI TE GJITHA KENAQESH.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*