Dështon protesta e biznesit të vogël, Tirana nuk i uli qepenat
Nga Arkiva
Në shenjë solidarizimi Shoqata e Biznesit të Vogël në Shqipëri kërkoi ditën e djeshme që bizneset e vogla në vend të mbyllnin aktivitetin e tyre prej orës tetë të mëngjesit deri në orën katër të pasdites. Mirë po bizneset në Tiranë kanë vijuar aktivitetin e tyre si normalisht. Një pjesë e pyetur prej tyre thonë se nuk kanë qenë në dijeni se sot do të mbahej një protestë, ndërsa pjesa tjetër thonë se dhjetori është një muaj pune për ta dhe ulja e qepenave qoftë për një ditë të vetme i dëmton financiarisht.
Shumë prej dyqaneve të rrugës Myslym Shyri kanë filluar edhe uljet për festat e fundvitit.
Edhe për tregtarët në tregun çam dita e sotme ka qenë një ditë normale pune. Asnjë prej dyqaneve në treg nuk ka pezulluar aktivitetin sot. Tregtarët thonë se askush nuk i ka njoftuar se dita e sotme do të bëhej protestë. Artani, i cili tregton prej vitesh aty, thotë se do t’i bashkohej protestën në qoftë se do ta dinte për të. “Është një interesin tonë të protestojmë, veçanërisht për të ngritur pragun e TVSH-së,- tha ai për “Monitor”. Ai tregoi se për shkak të uljes së pragut të TVSH-së ka mbyllur NIPT-in e mëparshëm dhe po vijon aktivitetin në emër të një familjari tjetër vetëm për t’i shpëtuar TVSH-së.
Rritja e pragut të TVSH-së ka qenë një nga kërkesat që Shoqata e Biznesit të Vogël ka bërë me dije gjatë konferencës së ditës së djeshme. Ata kërkojnë që pragu të rritet nga 2 milionë lekë në 12 milionë lekë. Prej muajit prill u vendos ulja e pragut nga 5 milionë lekë në 2 milionë për përfshirjen në TVSH të biznesit të vogël.
Kërkesat që i drejtohen qeverisë janë si më poshtë:
Rritja e pragut të TVSh për biznesin e vogël nga 2 mln lekë në 12 mln lekë
Ulja e çmimit të energjisë elektrike me 30 %
Ulja e çmimit të karburantit me 40 lekë për litër
Ndalja e projektit të qeverisë për zëvendësimin e kasave fiskale dhe gjithashtu ndryshim sistemi
Bujar Muça, nënkryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël tha se nuk e kanë lokalizuar protestën në zona të veçanta. Ai u shpreh se shoqata është e hapur për dialog për përmbushjen e pikave, por nuk i negocion ato./ monitor
l.h/ dita
Shtetin dhe sistemin drejtesise i ka marre peng Rama,sindikatat te hajn mutin,opozite nuk ka.
Kush do ngrehet?Kan mbetur vetem studentet.Po deshtuan edhe keta gjithshka ka marre fund.
Do te rrasim edhe derrin ne sume ty o moterqire.
Bravo. Tani shko futi nje doze dopio.
E thashe qe dje,qe kjo proteste do te deshtonte.
Kerkesat e parashtruara,nuk jane shqetesuese per biznesin e vogel.Ky biznes,nuk perdor energji,nuk ka nevoje per makine,pra per karburant.Ne se eshte biznes i vogel,nuk e arrin kurre shifren 3-4 million lek xhiro,(rreth 450- 800 mije lek,te rinj fitim,me nje norme fitimi 15-20 perqind),perndryshe kalon ne biznes te mesem.Per kasa fiskale te reja,nuk behet fjale,sepse e ka sqaruar rreth nje muaj me pare ministria e financave se,nuk do kete nderim te thyre…
Por keto kerkesa jane per zhurme,sepse i japin pak “ajer” opozites te asfiksuar dhe pa ide frymezuese…