Dështon seanca e parë ndaj Frrokut dhe Doshit

December 15, 2015 15:31

Dështon seanca e parë ndaj Frrokut dhe Doshit

Në Gjykatën e Lartë ka nisur sot procesi gjyqësor ndaj deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit.

Ata akuzohen për kallëzim të rremë në lidhje me një të ashtuquajtur komplot vrasjesh të organizuar nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Seanca e parë gjyqësore dështoi, pasi Frroku nuk ishte i pranishëm në sallë për shkak se ndodhet i arrestuar për një vrasje në Belgjikë 15 vite më parë.

Ai nuk kishte as avokat të autorizuar. Për këtë arsye, trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë vendosi shtyrjen e seancës për më 21 dhjetor.

Në pranverë të këtij viti, Doshi bëri akuza të bujshme ndaj Metës, duke pretenduar se kishte paguar Durim Bamin me 500 mijë euro për ta vrarë atë dhe deputetin demokrat Mhill Fufi.

Ky i fundit deklaroi se nuk kishte dijeni për ngjarjen. Ngjarja rezultoi të jetë sajesë, ndërsa arsyet vetëm dy deputetët e asaj kohe mund t’i dinë. /Dita/

 

December 15, 2015 15:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim