Dështon tentativa e shqiptarit për tu arratisur nga burgu

April 11, 2016 11:28

Dështon tentativa e shqiptarit për tu arratisur nga burgu

Ka dështuar tentativa e shqiptarit Taulant Toma për tu arratisur nga burgu i Hainaut, në Gjermani. 32-vjeçari së bashku me një ndihmës, që kishin planifikuar arratisjen janë arrestuar nga gardianët e burgut.

Lajmi është konfirmuar për mediat gjermane nga Kathleen Van De Vijver, shefe për sistemin e burgjeve në Gjermani. Sipas saj dy burra të armatosur kanë arritur të depërtojnë në “rrethin e parë” të ambienteve të brendshme të burgut. Por Taulant Toma nuk ka arritur të dalë jashtë mureve të burgut.

Van De Vijver nuk ka dhënë detaje të reja, pasi hetimet janë në vazhdim. Policia ende në kërkim të një ose më shumë bashkëpunëtorëve. Sipas mediave gjermane, 32-vjeçari është një kriminel i rrezikshëm. Taulant Toma ka mundur të arratiset dy herë të tjera nga burgu. Në vitin 2013 nga një burg në Itali, e më pas nga një tjetër burg në Belgjikë.

April 11, 2016 11:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*