Dështon testi i parë i “Shpresave”, humbasin 0-2 me Bosnjën

May 28, 2018 21:05

Dështon testi i parë i “Shpresave”, humbasin 0-2 me Bosnjën

Testi i parë, nga 3 të tillë të programuar në këtë fillim vere, për Kombëtaren Shpresa dështoi në “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi shfaqën një lojë të vakët dhe merituan humbjen 0-2 në derbin ballkanas kundër Bosnjes, në një 90-minutësh ku tekniku eksperimentoi me formacionin dhe ndërrimet.

Dujakoviç i dha epërsinë miqve, në një kundërsulm të shpejtë që u finalizua në portën e Selmanit, e me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Për t’u shënuar në fraksionin e parë edhe shtylla e talentit shkodran, Rubin Gebaj.

Kombëtarja shqiptare dështoi të finalizonte aksionet sulmuese, duke lënë hapësira në prapavijë dhe Bosnja shënoi dhe golin e dytë me Kuzmanoviç, rrjetë e cila vulosi dhe suksesin e miqve.

Pas përballjes me Bosnjen, Shqipëria e 21-vjeçarëve do të luajë më 5 dhe më 8 qershor, me Bjellorusinë.

o.j/dita

May 28, 2018 21:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*