Detaje/ Bashkëfshatari vret me kosë bari 52-vjeçarin për zetorin e ujit

July 13, 2017 13:06

Detaje/ Bashkëfshatari vret me kosë bari 52-vjeçarin për zetorin e ujit

Një 52-vjeçar në Durrës ka humbur jetën pas një sherri banal me fqinjin e tij në fshatin Jubë të Sukthit mëngjesin e sotëm.

Tvklan.al mëson nga burime policore se viktima Ludovik Lala u qëllua me kosën e barit nga komshiu për një traktor uji.

Sipas të njëjtave burime, viktima kishte vendosur një zetor uji në anë të lumit Erzen dhe kjo ka ngjallur pakënaqësi tek autori 57-vjeçar Asti Mici.

Ai i ka kërkuar që ta zhvendosë zetorin nga ana e lumit.

Ndërkohë, burimet thonë se zetori ishte vendosur në tokë publike dhe nuk ishte as në pronën e viktimës dhe as të autorit.

Gjatë debatit, 57-vjeçari Mici e goditi 52-vjeçarin Ludovik Lala me kosën e barit në pjesën e kofshës, duke e dëmtuar në arterien kryesore.

Për shkak të gjakderdhjes, 52-vjeçari humbi jetën në spital. Policia ka shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar për ta marrë në pyetje rreth kësaj ngjarje.

July 13, 2017 13:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim