DETAJE: Kush është 31-vjeçari që vrau të renë, momentet e fundit para krimit

June 8, 2018 09:41

DETAJE: Kush është 31-vjeçari që vrau të renë, momentet e fundit para krimit

 

 Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Mësohet se një i ri ka qëlluar me armë zjarri një vajzë, ndërsa më pas ka qëlluar veten.

Nuk ka ende të dhëna zyrtare nga policia, por dyshimet e para flasin për një krim pasioni.

Dyshimet e para flasin se  dy të rinjtë kanë pasur një lidhje intime dhe një sherr mes tyre  ka çuar në këtë akt tragjik.

“Ata jetonin në Tiranë, ndërkohë që sipas dëshmitarëve ka pasur një debat mes tyre. Djali e ka vrarë atë në trotuar dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike ai ka shpërthyer në lot, ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe ka qëlluar dhe veten”, raporton gazetarja e “News 24”.

Në foto është autori i krimit Xhafer Mata, 31-vjeçari që mëngjesin e sotëm vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Cuni me origjinë nga Mati.

Mësohet se 19-vjeçarja ka qenë e shoqëruar nga një tjetër vajzë.

Mes dy të rinjve dyshohet se ka pasur një lidhje intime që më pas është ndërprerë nga e reja, çka ka sjellë dhe irritimin e 31-vjeçarit.

Mësohet se i riu ishte nga Kalimashi i Kukësit dhe jetonte në Tiranë. Ai kishte mbaruar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës për inxhinier mekanik dhe jetonte prej vitesh në kryeqytet.

Viktima

l.h/ dita

June 8, 2018 09:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*