Detaje nga atentati i sotëm në Shkodër, një femër me motor qëlloi drejt kushëririt të deputetit

June 29, 2020 15:26

Detaje nga atentati i sotëm në Shkodër, një femër me motor qëlloi drejt kushëririt të deputetit

Dalin të detaje të reja, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku në fshatin Vukatanë, u qëllua me armë zjarri drejt një makine.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në shënjestër të të shtënave, është vënë 30-vjeçari Fatjon Harusha, kushëriri i deputetit socialist në Shkodër, Luan Harusha.

Dyshohet se një femër me motor, ka hapur zjarr drejt të riut, teksa në drejtimin e mjetit bashkë me të, ndodhej edhe një mashkull.

Policia tha zyrtarisht se orës 12:30, ku në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin Fatjon Harusha 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Aktualisht vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po marrin në pyetjes, personin e vendosur në shënjestër të të shtënave.

 

l.h/ dita

June 29, 2020 15:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim