Detaje nga hetimi, Vasil Biba u vra në datën 1 dhjetor 2015

February 18, 2016 18:40

Detaje nga hetimi, Vasil Biba u vra në datën 1 dhjetor 2015

Vasil Biba u zhduk më 1 dhjetor 2015, ditë kur fillimisht nëna dhe më pas bashkëshortja njoftuan Policinë e Shtetit për zhdukjen e njeriut të tyre. Kjo dyshohet se është edhe dita kur Vasil Biba është vrarë dhe groposur në zonën e Priskës, trupi i të cilit u gjet vetëm pak ditë më parë.

Edhe ekspertët e Mjekësisë Ligjore, nga kryerja e autopsisë thonë se koha e vdekjes është fillim dhjetori, por pa specifikuar datën. Ekspertet thonë se shkaku i vdekjes së Vasil Bibës, janë dy plumbat, një në kokë dhe një në gjoks.

Ndërkohë 35-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim për dy dënime, një për fshehje të ardhurash dhe një për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Sipas akuzës, ende nuk është arritur të merret zyrarisht dëshmia e bashkëshortes pasi është në gjendje të rënduar psikologjike dhe nga kontakti me agjentët e policisë, ajo shpesh jep të dhëna kontradiktore.

biba_1

Vasil Biba

Nga ana tjetër, pavarësisht informacioneve paraprake burimet i thanë ABC Neës se në prokurori nuk ka ndonjë kallëzim apo padi që akuzojnë 35-vjeçarin Biba për mashtrim apo shitje të pronës. Nga verifikimi i të dhënave, rezulton se Vasil Biba kishte një brigadë punëtorësh që merreshin me shtrimin e pllakave.

Dhe në shumë raste, ai në vend të parave punonte me klering, duke përfituar apartamente të cilat më pas i shiste. Sipas prokurorisë, puna e tij dhe marrëdhëniet kontraktore, është një nga pistat kryesore që është ngritur për vrasjen e Bibës.

Hetuesit thonë se po verifikohen të gjitha problemet financiare që kishte, si në vonesat e pagave të punëtorëve, kompanive për mallin e marr apo edhe për shitjen e ndonjë apartamenti, që zyrtarisht nuk ka ndonjë kallëzim penal.

Vasil Biba u gjet pak ditë më parë nga qeni i një bariu në Priskë, i groposour në sipërfaqe të tokës, ku më pas u konstatua se ai ishte i vrarë.

February 18, 2016 18:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*