Detaje nga përdhunimi i 15-vjeçares në Tiranë, si e futi në kurth roja i shkollës
Nga Arkiva
Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë pas abuzimit ndaj një vajze 15-vjeçare në Tiranë.
Roja i shkollës i cili paguhej për të garantuar sigurinë e nxënësve, e ka ngacmuar seksualisht vajzën për një vit, duke i thënë se ia dinte historinë.
“News 24” bën me dije se ngacmimet dhe përndjekjet e rojës së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës kanë nisur 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.
Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike pas gjithë traumave që ka kaluar.
Përveç 65 vjeçarit, në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, kryesisht të rinj të cilët nëpërmjet shantazhit me video kishin arritur të kryenin marrëdhënie me vajzën.
Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje.
Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.
Pas këtij episodi, vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.
Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka çuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjeç. Aparatet celulare të 65 vjeçarit dhe 20 vjeçarit janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.
Fillimisht është bërë shoqërimi i 65 vjeçarit në komisariatin nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transferimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambiental i tyre dhe ka rezultuar se 65 vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë.
Po ashtu edhe për 20 vjeçarin ka prova të pa kundërshtueshme të abuzimit me të miturën.
Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjec kanë thënë se kanë njohje me vëllain e vajzës, e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhuar por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime.
j.l./ dita
Bravo! Nje shoqeri te tille duan Ramo-Gjakdhjeret e Doktor-Zin-Malok-rracdhjeret !
Duhen pa humbur më kohe te krijohet zyra e regjistrimit te krimeve. Kjo do te thote, qe dikush para se te aplikoje per nje pune si roje shkolle, mesues, edukatore kopshti, babisiter, pra kudo ku punohet me FEMIJE, te kaloje nga kontrolli i ketij regjistri, i cili ben edhe verifilimin e te shkuares kriminale
te dikujt, si ne rastin e ketij perversit 65 vjecar, qe shoresojme te kalbet ne burg per kete akt te shemtuar.
Ç’farë budallallëqesh janë këto që thua, a e di që ekziston diçka që quhet PRIVATËSI ????
Zgjidhja nuk është kjo, zgjidhja është BURG PËRJETË (Por i vërtetë ama ) për çdo kënd që ka marrë pjesë në këtë akt
1.Santazh dhe presione per kohe te gjate ndaj nje te miture. 2Mardhenie seksuale me ‘te pas santazhit.
Sikur keto te mos kishin mjaftuar, tipi 65 vjecar ka dashur te tregoje qe ai nuk eshte vetem thjesht nje maniak seksual, por dicka me shume, nje kafshe e vertete. Ndaj 3. ka filmuar aktin dhe ia ka derguar kete nje te njohuri. 4.Ka qene ne dijeni dhe nxites, qe abuzimi seksual ndaj vajzes te vazhdonte edhe nga te tjere.
Per fat ketu mbaron kjo histori, sepse nuk eshte cudi te vazhdonte edhe me tej, duke e zgjatur rreshtin e kriminelve, pse jo edhe te vrasjes ne fund. E gjithe kjo histori na tregon ku ndodhet shoqeria, shteti, ligji!
Degradimi etik dhe moral i shoqërisë shqiptare,është një tragjedi me përmasa biblike.
Drogë,vrasje,vjedhje,prostitucion,korrupsion,imoralitet,kriminalitet,degjenerim,
dhunë në famijle dhe ndaj femrave ,etj,etj, janë vetëm maja e ajzbergut që
bëhen publike.Imagjinoni çfarë nuk merret vesh dhe nuk flet askush.
Kurse gazetat flasin per “vipat” e leshit ku janë me pushime.
Shtet dhe popull i degraduar totalisht.
Solidariteti im personal i shkon vajzës së mjerë që i kanë shkatërruar jetën
këta bisha subumane.
Hapni burdellot se lat nam jane vrare dhe masakruar vajza dhe djem per motive te dobta,ketij manjakut i prisni koqet
Ç’farë budallallëqesh janë këto që thua, a e di që ekziston diçka që quhet PRIVATËSI ????
Zgjidhja nuk është kjo, zgjidhja është BURG PËRJETË (Por i vërtetë ama ) për çdo kënd që ka marrë pjesë në këtë akt
Ben me dije thote gazetari i mbaruar. pastaj vazhdon si abuzuesi shkruajti ne murin e pallatit, s .k..va..dhe pas kesaj vajza u dorezua
Nga Rexhepaj i merrni dhe gazetaret?