PROFIL / Dalin detaje nga superdosja “Kartolina” për ekspertin Barbar Taze

February 8, 2020 17:15

PROFIL / Dalin detaje nga superdosja “Kartolina” për ekspertin Barbar Taze

TIRANË – Gojët e Liga kanë siguruar nga burime ekskluzive detaje të dosjes “Kartolina” lidhur me zgjedhjen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë të ekspertit Barbar Taze.

Specialisti i ardhur nga rradhët e avukatisë, që ka studiuar për dy-tre vite në shkollën e mesme agronomike të Sevasterit të Vlorës me nota mjaft kaluese, dhe pastaj 2-3 vite të tjera me nota akoma më kaluese në Krrabën gjeologjike të Elbasanit, i ka kaluar të gjitha filtrat e sofistikuara të reformës.

Madje, siç ka pohuar më vonë me elokuencë vetë zoti Barbar, “më kaluan në vrimë të gjëlpërës, mo! Me FBI-ra, me kontrollëra, me verifikimera, ehuhaaa! Biles, ata juristat e Harvardit kishin shumë respekt për shkollën e Krrabës!”

Ndërkaq, ka mbetur në histori edhe guximi i Barbar Tazes, kur si polic 22 vjeçar në Sarandë kërreu pisqollën në një mjedis publik, duke mos i prekur asnjë qime floku shënjestrës dhe plagosur nja dy kalimtarë zevzekë që s’kishin asnjë punë të ndodheshin atypari.

Por për shkak të modestisë taze që e karakterizon, zoti Barbar s’para dëshiron që të përmenden këto ngjarje të vjetra.

Nga ana tjetër, karriera e tij e gjatë si avukat ka qenë ajo që e spikati Barbar Tazen deri larg në kasaba, në Tiranë.

Sa për çështjet e humbura si avukat, specialisti ka një këndvështrim shumë filozofik, madje budist, çka duket se do ta ndihmojë në vendimmarrje të kthjellëta:

“Eee, po lëre a derëbardhë dhe ti! Shiko, çështjet e humbura nga dikush, automatikisht janë çështje të fituara nga dikush tjetër! Gjërat ekuilibrohen dhe kështu arrihet paqja dhe harmonia në drejtësi!”

Megjithatë, jo të gjithë atje në Tiranë, te KëLëPëja, e vlerësojnë urtësinë dhe erudicionin e Barbar Tazes.

Kështu, disa refuzojën t’i japën kartolinat e Vitiriut, ca të tjerë aty bërna këshillit nuk pranojën t’i dorëzojën tollonat e naftës. Po ç’është më e keqja, askush nuk pranoi që një grup na KëLëPëja t’i shkojë për vizitë në spital me një kavanoz komposto, një prokuroreje të prekur nga tërmeti.

Faktikisht, Barbar Taze e ngriti në këshill çështjen e mungesës së kohezionit dhe shpirtit vëllazëror mes anëtarëve.

“E pse mos t’i shkojëm njëri-jatrit për urim a i vrarëëë, kur blejëm lavatriçe apo televizor të ri? Pastaj dalëm, hajëm ndonjë drekë, këndojëm ca këngë që kanë ngrerë për mua, ç’të keqe ka ac?”

Lajmet e fundit, sipas të cilave zoti Barbar Taze ka kërcënuar se do largohet nga Këshilli nëse nuk gjen mirëkuptim për kërkesat e tij në të mirë të punës, ka vënë në lëvizje mekanizmat e BE-së dhe SHBA-së. Kryeministri shqiptar u detyrua të takojë urgjentisht në Uashington sekretarin e Shtetit Pompeo, kurse Bashkimi Europian rishikoi në një mbledhje rrufe, gjithë procedurën e anëtarësimit të Shqipërisë, duke pranuar se është bërë një gabim.

Realisht, me këtë rast doli edhe qari i Maqedonisë së Veriut, që i dërgoi një telegram falenderimi Barbar Tazes. Por të cilin Barbari ende nuk e ka marrë në dorë, se dikush në KëLëPë ja ka fshehur nga cmira.

 

*****

SHËNIM / Edhe pse shumëkush nuk do ta besojë, Gojët e Liga është një rubrikë satirike

February 8, 2020 17:15
Komento

6 Komente

  1. Barbar 100% February 9, 19:22

    hahahaah barbar Taze, domethene Barbar shqeto, ose Barbar Bio i reformes!!!!!

    Reply to this comment
  2. Shtata karo February 10, 21:28

    Nje barbar, ca barbere si dhe nje taze, ca tazeçka jane shume mainstream sot per sot. Duhet te kesh bere ndonje proçke perndryshe barberet me shoke nuk te nqasin fare. Aq me pak te te çojne kartolina me gardelina ça ke bere me armen e sherbimit kur ke qene 22,
    Per mbyllje mendohet nje post zar i zarave te zarave. Ju te tjeret qe s’ju ka dale boja ngrohuni ne diell ose ose prisni vitin tjeter kinez mqs nuk e festuat dot kete here.

    Reply to this comment
  3. demo February 12, 09:59

    Mos i keni nderruar emrin,se ky quhet Tartar Baze..

    Reply to this comment
  4. miku February 13, 13:07

    Cfae eshte ky mo: Tartare Rusie, Tartare Turkie apa Tartaruke Italie? Vari hejbet ketu eshte bere m….i mullare dhe ska bire nene qe e lane! Vetem po e hengri Luli dhe po e ndihmoje Edo.

    Reply to this comment
    • mirel February 14, 20:39

      o miku, eshte nje mal aty afer qe i thone Tartar. I vjeter sa Zeusi. Eshte mali i tyre, qe banoret i thone “Mali jone”

      Reply to this comment
  5. Tura February 16, 09:43

    Kur shikon Ilir Meten e Bujar Nishanin presidenta te Shqiperise.Babari duket si Xhefersoni per Ameriken.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*