Detaje nga vizita, Hashim Thaçi takohet me Ramën në Prishtinë, publikohen pamjet

June 29, 2020 19:39

Detaje nga vizita, Hashim Thaçi takohet me Ramën në Prishtinë, publikohen pamjet

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi pasditen e sotme pas disa takimeve të zhvilluara me liderët kosovarë.

Më herët gjatë ditës, Rama ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se qëndron në Kosovë për të biseduar rreth aktakuzës për krime lufte që ka paraqitur Zyra e Prokurorit Special kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerëve.

“Në Prishtinë, për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”, kishte shkruar më herët Rama.

Rama është takuar edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin Abdullah Hotin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Gjithashtu, Rama takoi në Prishtinë edhe kreun e PDK-së Kadri Veseli. Ky i fundit e prenzantoi Ramën me figurat kryesore të partisë së drejtuar nga ai.

Javën e kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën Thaçi, Veseli dhe të tjerë akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

l.h/ dita

June 29, 2020 19:39
Komento

6 Komente

  1. Kelyshi i Serbise June 29, 21:56

    Ndiqeni dinakun e pabes eshte agjent suprem SERB .Mos i jepni as informacionin me te vogel tradhetarit sepse eshte i derguar personalisht nga krimineli VUCIC ..Deboeni menjehere e cilesoeni // Person te padeshirueshem perjetesisht ne Kosove ate e gjithe sojin e tij // Do ju shese perseri i pabesi ,,,NDIQENI,,,

    Reply to this comment
  2. Orakulli i Dypakut June 29, 22:24

    Po nuk është konfirmuar nga gjykata, nuk quhet AKTAKUZË, prandaj mirë bëni që mblidhni dhëmbët e mëntë, por e mira është të dëgjoni personazhin “antagonist” më me eksperiencë Nevenka Tromp dhe mbrojtjen që ka bërë ajo kundra Millosheviçit.
    Nga ana tjetër të vazhdojë rruga e prapambetur e pasluftës së atyre viteve me kundër padi e me dokumentimin e krimeve të tyre deri te NIOD (Organizata më e lartë kundër këtyre krimeve deri në gjenocid).
    ShBA pritet të jetë garancia për ruajtjen e ekuilibrit të forcave në rajon. Kjo ndodh me fuqizimin e Kosovës.

    Reply to this comment
  3. intelektuali June 29, 22:40

    SA CUDI?

    Edi Rama vetem “Armikun e Kllases”, Ramush Haradinaj nuk e ka takuar gjate vizites se tij patriotike ne Kosove, prandaj o Edi Rama shko urgjentisht tek Vucici ne Serbi per te lypur ndihme, sepse ka shume gjasa qe Haga te prese edhe per ty nje Akt-Akuze per vrasjen e djalit nga Bularati si zog pule duke mashtruar me nje video amatore celulari, por ka shume gjasa qe Akt-Akuza nga Haga e Holandes te zgjerohet edhe per Kristaqin, babane tend, killer te Enverit qe coi ne litar Havzi Nelen, krim monstruoz komunist qe ka mbetur akoma i pandeshkuar ne historine e vendit tone.

    Reply to this comment
  4. Aleksander Thana June 29, 22:53

    Veprimi politik-diplomatik eshte I drejte per momentin, por… keto duhej te ishin realizuar panderprerje, te pakten ne shtate vjetet e fundit. Topin duhej ta luanim ne, shqiptaret, dhe jo serbet e ruset, apo amerikanet e francezet. Shteti dhe vizioni kombetar kerkojne njerez vizionare dhe jo axhaminje, aventuriere politike dhe aq me keq lakenj te serbit si Saliu nga ana jone dhe te tjeret nga ana tjeter e kufirit, I cili (kufiri), nuk duhej te egzistonte ne mes te kombit.

    Reply to this comment
  5. Vjosani June 30, 00:00

    Komente idiote aantishqiptare. Edi ka shkuar tek vellezerit e tij dhe ndihet si vellai i madh ne shtepine e vet.

    Reply to this comment
    • mirel June 30, 14:32

      Vellai i madh i Thacit, dhe vellai i vogel i Vucicit. Me atdhe Minishengenin Serb jeni te gjithe vellezer

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim