Detaje të reja të masakrës, autorët zhduken

February 4, 2016 09:22

Detaje të reja të masakrës, autorët zhduken

Asnjë gjurmë nga autorët e masakrës së mbrëmshme në Elbasan. Forcat RENEA, ato të ndërhyrjes së Shpejtë si dhe forcat e policisë së Elbasanit kanë zhvilluar kontrolle gjatë gjithë natës në Elbasan, Peqin, Cërrik, Librazhd dhe Gramsh, pa mundur të kapin autorit.

Policia e Shtetit njofton se janë shoqëruar të paktën 46 persona. Kontrolle janë zhvilluar në akse të ndryshme rrugore, ndërkohë që janë krehur në këmbë zonat kodrinore e fushore ku dyshohej se mund të ishin fshehur ose mund të kishin braktisur automjetin e tyre.

Policia ka kontrolluar edhe150 garazhe makinash ne hyrje te pallateve. Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 2 armë zjarri automatik që dyshohet se i kanë lënë në vendngjarje autoret e krimit, dy krehëra pa fishekë dhe një krehër me 26 fishekë si dhe 65 gëzhoja.

Një grup Specialistesh te Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit te kryesuar nga Drejtori i Krimeve te Renda ne bashkëpunim me Specialistet per Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Elbasan si dhe me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Elbasan po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes./Dita/

 

February 4, 2016 09:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*