Detaje të pazbuluara rreth vdekjes së Marilyn Monroe

January 12, 2018 14:29

Detaje të pazbuluara rreth vdekjes së Marilyn Monroe

Për admiruesit e Marilyn Monroe, ajo ka qenë prej kohësh një komplot pikëllues, një “përrallë” e dy ish burrave të saj. Njëri prej tyre ishte dramaturgu Arthur Miller, i njohur si një intelektual i ftohtë, i cili në fakt kurrë nuk e deshi Marilyn me të vërtetë.

Tjetri ishte heroi i sportit amerikan Joe DiMaggio.

Pasi Marilyn vdiq nga një mbidozë në moshën 35 vjeçare më 5 gusht 1962, pati spekulime se ajo kishte planifikuar të martohej me Joe-n, për të cilin e kishte lënë letrën e papërfunduar, ku shprehte dëshirën për ta bërë atë të lumtur sërish.

Në funeralin e Los Angeles, Joe ishte i pandërgjegjshëm, qante në mënyrë të pakontrolluar, duke u përkulur mbi arkivolin e Marilyn, duke e puthur atë në buzë dhe duke pëshpëritur “Të dua, të dua”.

Ylli i bejsbollit i mbytur nga pikëllimi, dha një urdhër të cilin e përsëriti disa herë, për të dërguar lule në varrin e Marilyn: “Gjashtë trëndafila të kuq të freskët, tri herë në javë…përgjithmonë”.

Dhe Miller? Ai kurrë nuk u shqetësua të shkonte në funeral. Dhe kështu, deri kur ai vdiq në moshën 89 vjeçare në 2005, dramaturgu është ndjekur nga pretëndimet e disa adhuruesve të Monroe se kishte shfaqur një mospërfillje për aktoren me të cilën ai u martua në vitin 1956 dhe u divorcua në vitin 1961, vetëm 19 muaj para se ajo të vdiste.

Megjithatë, një fragment i një eseje të pabotuar më parë nga Milleri ka dalë në shesh dhe ai hedh dritë mbi disa pikëpamje të ndryshme të kësaj historie. Kjo ese tregon dramaturgun i cili shpreh arsyet e vërteta pse ai ka shmangur funeralin e Marilyn. Milleri duket se shkon aq larg sa të akuzojë disa nga vajtuesit në funeralin e saj se ata e kishin vrarë Monroen. Shkrimtari i biografisë së Millerit ka thënë për The Independent se abuzimi seksual që Marilyn pësoi në Hollivud ka lidhje në njëfarë mënyre me skandalin e Harvey Weinstein-it të sotëm.

Në dorëshkrimin e tij, të cilin  Miller e filloi më 8 gusht 1962, ditën e funeralit, Miller duket se ka shpjeguar: “Në vend që të fluturoja [nga Nju Jorku] në funeral që të më bëhej një fotografi, vendosa të qëndroja në shtëpi dhe të lija vajtuesit publikë të përfundojnë talljen. Jo se të gjithë do të ishin të shtirur, por shumica dërrmuese e tyre. Shumica e tyre e shkatërruan atë, zonja dhe zotërinj”.

Ajo u shkatërrua nga shumë gjëra dhe disa prej këtyre gjërave jeni ju vetë. Dhe disa prej këtyre gjërave po ju shkatërrojnë ju. Po ju shkatërrojnë në këtë moment. Tani ndërsa ju jeni tashmë të lumtur, për faktin që nuk jeni ju ata që po shkoni nën tokë, por është kjo vajzë e bukur që ju më në fund e vratë”.

Biografi i Millerit, Christopher Bigsby, i tha The Independent, se një dënim i tillë që po bënte Miller përputhej me vështrimin e tij kritik ndaj Hollivudit.

Duke e krahasuar me skandalin Weinstein, Prof Bigsby shtoi: “Nëse kjo do të ndodhte tani, do të ishte një lajm i madh, sepse ishte rasti kur një njeri me pushtet kërkon favore seksuale nga punonjësit e tij”.  “Ishte një lloj abuzimi seksual që ka pushtuar tashmë internetin, e cila ishte e zakonshme atëherë dhe viktimë e së cilës ishte edhe Marilyn Monroe”.

“Ajo kishte plagë në trup, ndaj saj tregohej një mungesë respekti dhe nuk ishte më shumë veçse një objekt për ata të Hollivudit”.

Por Prof Bigsby shtoi se kur ai shkroi esenë e tij, të cilën ai e rishikoi gjatë viteve të ardhshme, Milleri do të kishte qenë i vetëdijshëm se sa e vështirë do të ishte që Marilyn të braktiste botën e filmit.

Prof Bigsby tha: “Ironia ishte se ajo ishte bërë pjesë e një bote të cilën nuk mund ta braktiste dot”.

“Bota e filmit ishte ëndrra e saj, ku ajo ekzistonte, sepse ajo aty ishte dikush, edhe nëse gjithçka ishte një gënjeshtër”.

Ajo ndjeu se për sa kohë ishte “Marilyn”, njerëzit i dhanë respekt dhe vëmendje, gjë që ajo e ngatërronte me dashurinë, diçka që ajo mendonte se nuk e kishte ndjerë kurrë më parë. Ishte e pakonceptueshme që Marilyn të ikte në atë mënyrë”.

Në të kundërt Miller u trondit nga vëmendja që i erdhi duke qenë bashkëshorti i një ylli filmi në shkallën e Marilyn Monroe. Kur çifti shkoi në Londër pak pas martesës së tyre, 400 gazetarë u paraqitën për një konferencë shtypi dhe një kor i shkollës lokale këndoi për ta jashtë dritares së dhomës së hotelit.

Milleri më herët është cituar se ka thënë: “Fakti që iu bashkova një bote e cila ishte një cirk kamerash dhe ulërimash, ishte përtej forcës sime”.

“Për mua ishte e pakuptimtë të qëndroja poshtë një guri të rëndë, për një fotografi”.

Prof Bigsby tha se ishte e qartë se “Miller nuk donte të ishte pjesë e këtij cirku që do të zhvillohej në varrimin e saj”. Sapo marrëdhënia e yllit të Hollivudit dhe dramaturgut u bë publike, pasi ishte mbajtur sekret për gati një vit, filloi të përqeshej më gjerësisht.

Millerit dhe Monroes iu vunë nofka, si për shembull “Kokëveza dhe Ora me rërë”, në një revistë që e përshkruante si martesën më të çuditshme që kur “Bufi” u martua me një “Kotele”. Ndërsa vitet kalonin, ka pasur mendime se Miller u martua me të për paratë e saj ose për të pastruar emrin e tij.

Është e mundur që përshtypje të tilla, mund të përgënjeshtroheshin tek eseja, një fragment i së cilës është fotografuar në një reportazh të New York Times në Universitetin e Teksasit në Austin duke kërkuar në arkivat e letrave private të Millerit.

Profesor Bigsby këmbënguli se e vërteta ishte se Miller, i cili ishte rimartuar nga koha e funeralit, kishte qenë në një moment shumë i dashuruar me Marilyn.

Ai ishte plotësisht i mrekulluar nga ajo”, tha Prof Bigsby. “Ishte sigurisht një çështje dashurie. Në një nga letrat e tij të dashurisë, ai shfaqej si një adoleshent i dashuruar gjer në marrëzi”.

Problemi, shpjegoi ai, ishte se “të dy ata hynë në këtë martesë duke besuar diçka rreth karakterit të njëri – tjetrit, që më vonë i zhgënjeu ata, por ishin një çift unik në këtë drejtim”.

Nga ana tjetër, Prof Bigsby shtoi, “Joe e përdori atë. Një pjesë e saj ende ishte e mbërthyer tek Joe DiMaggio për shkak të një ane që ai kishte dhe që asaj i pëlqente: njeriu që i dërgonte trëndafila, por ai ishte brutal. Ai i theu asaj gishtin kur e goditi atë me një valixhe. Pas kësaj, gjithçka u romantizua”.

Pas 20 vitesh, në vitin 1982, DiMaggio ndërpreu urdhërin për dërgesën e luleve në varrin e Marilyn që ai fillimisht kishte thënë se do të ishte “i përjetshëm”.

Por dyzet vjet pas funeralit, në vitin 2002, Miller i tregoi Prof Bigsby në garazhin e shtëpisë ku ai ende jetonte se kishte planifikuar në njëfarë mënyre të kalonte jetën me Marilyn.

Prof Bigsby kujton Millerin duke treguar një objekt në mur dhe duke thënë: “Biçikleta e saj. Ka qenë e varur atje për 40 vjet”.

January 12, 2018 14:29
Komento

4 Komente

  1. Yjet e vertete kane Emer .Nji nga kto quhet Marilyn Monroe January 12, 15:49

    Ajo ishte nga nji Bote tjeter ,
    qe meshkujt ne Toke , nuk munden ta kuptonin kurre e ti jepnin ate qe asaj i mungonte ne jete ,kujdesin dhe vemendjen e nevojeshme te nji Ylli te permasave te paperseriteshme ,te nji shpirti te bukur e te brisht…

    Reply to this comment
  2. Arber January 12, 17:40

    Njeriu qe e ka vrare me helm ka rrefyer para vdekjes se ishte urdheruar nga CIA dhe FBI-ja. Te tjerat jane bllofe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*