Nga gazi apo… Detaje të reja nga vdekja e trefishtë në Bulqizë

February 14, 2020 16:01

Nga gazi apo… Detaje të reja nga vdekja e trefishtë në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin sot pasi nëna me dy fëmijët gjetën vdekjen në shtëpi.

Në fshatin Ostren të Bulqizës, nëna Rajmonda Tola, 40 vjeç, bashkë me djalin e saj Fatjonin 14 vjeç dhe vajzën Rudinën 19 vjeç humbën jetën.

Sipas informacioneve të para tragjedia e trefishtë u shkaktua prej asfiksimit nga rrjedhja e gazit nga një bombol.

Por grupi hetimor ka dyshime.

Ata thonë se bombola e gazit ka qenë jashtë dhomës dhe dritarja ishte e hapur.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për ta verifikuar nëse vdekja ka patur shkaqe të tjera.

Mjeku i zonës dyshon për helmim nga ushqimi.

Ndërkohë, e vetmja e mbijetuar është vajza tjetër e familjes, 16-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

l.h/ dita

February 14, 2020 16:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*