Detaje të reja nga helmimi i ish-spiunit rus, policia: Është përdorur një agjent nervor

March 7, 2018 19:34

Detaje të reja nga helmimi i ish-spiunit rus, policia: Është përdorur një agjent nervor

Raporti zyrtar i policisë britanike zbulon se, në tentativën për vrasjen e ish-spiunit rus dhe vajzës së tij është përdorur një agjent nervor.

Sergei dhe Yulia Skripal u gjetën të pandërgjegjshëm në Salisbury pasditen e së dielës, e prej atëherë janë në gjendje kritike për jetën në spital.

Një oficer policie, që u ndodh i pari në vendngjarje, është shtruar gjithashtu në spital dhe në gjendje kritike, deklaroi ndihmës/komisioneri i njësisë Antiterrorizëm, Mark Rowley. Ai nuk mundi gjithsesi të konfirmonte ekzaktësisht se çfarë lloj substance është përdorur.

“Pasi kemi dalë në konkluzionin se një agjent nervor është shkaku i simptomave të tyre, gjë që na çon neve ta trajtojmë këtë si tentativë për vrasje, mund të konfirmoj gjithashtu se ne besojmë që dy personat e ndjerë keq papritur kanë qenë shënjestra specifike e keqbërësve”, deklaroi ai.

Në fund, ai njoftoi se nuk ka asnjë provë që substanca e përdorur të përbëjë rrezik shëndetësor për publikun.

o.j/dita

March 7, 2018 19:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*